fbpx
 

Përse populizmi u nevojitet lëvizjeve të gjelbra?

Ivo Bosillkov

Zhgënjimi total nga të gjitha mejnstrim elitat politike, përfshirë edhe të gjelbrit në mënyrë të vazhdueshme shpien drejt tjetërsimit të qytetarëve, për të cilën gjë dëshmi është edhe bojkotimi gjithnjë e më masiv të proceseve zgjedhore.

Nga paragjykimet të cilat ekzistojnë në raport me ideologjitë politike, dy kanë karakter posaçërisht të rrënjosur thellë. E para është se populizmi sipas rregullës është simptomë patologjike në politikën dhe kërcënim për demokracinë. Simbioza e lëmuar e parimeve populiste me të djathtën radikale e ka ndërtuar reputacionin e keq të populizmit, përmes perceptimit të përgjithshëm se ai është fajtor për krijimin e ndasive dhe për retorikën e urrejtjes. E vërteta prapëseprapë është shumë më e komplikuar. Në fakt, për këto tendenca fajin e merr qartë vetëm ideologjia radikale djathtiste, në dobi të të cilës instrumentalizohet populizmi. Ai, vetvetiu, nuk është asgjë tjetër se vegël, funksioni i të cilit varet nga duart në të cilat do të vendoset.

Miri i dytë ideologjik është se opsionet e gjelbra politike gjithmonë kanë qenë dhe gjithmonë do të jenë margjinale në skenën politike. Dy logjika shpijnë drejt kësaj logjike të njëjtë. E para është se çfarë do qoftë partie orientimi fondamental e së cilës është ambienti jetësor, mund vetëm të paraqesë një grupe të kufizuar të votuesve të cilët kryesisht kanë diskonim kozmopolit, karakterizohet me arsimim të lartë dhe jetojnë në mjedise urbane, dhe për shkak të specializimit të tillë, mesazhi i një partie të tillë nuk mund të depërtojë deri të elektorati më i gjerë. Logjika e dytë është se partitë e gjelbra tejet lehtë pajtohen me sistemin, duke pranuar të jenë satelitë koalicionimi të gjigantëve të qendrës, me çka bëjnë tradhti të kauzës së vet, ndërsa kredibiliteti i tyre si aktorë politik zhduket automatikisht.

Në këtë kritikë ka edhe të vërtetë të pjesshme. Hulumtimet tregojnë se prerja demokratike e votuesit të gjelbër është me të vërtetë e tillë pikërisht ashtu siç e vë në pah logjika e parë. Rreth logjikës së dytë, dëshmi e mjaftueshme është partia e gjelbër tek ne, e cila tanimë një decenie është shkronjë e heshtur në prehrin e partive të etabluara, në fillim të demo-krishterëve e mandej edhe të social-demokratëve. Mirëpo, vendosja e këtillë nuk duhet patjetër të jetë e fiksuar, gjithashtu siç që roli i populizmit mund të jetë në drejtim pikërisht të freskimit të demokracisë. Në fakt, fati i këtyre dy ndryshimeve potenciale paradigmatike, është e ndërlidhur mes vete.

Populizmi nuk është problem

Sekreti i suksesit të populizmit është aftësia e tij ë garën politike ta sjell në shkallën e konfliktit moral në të cilin njëra pa,lë i posedon të gjitha virtytet, ndërsa tjetra për nga natyra është e keqe dhe e korruptuar. Interpretimi i tillë i politikës has në kritikë nga mendimi dominues liberal, e cila e hedh poshtë logjikën populiste si thjeshtësim të një shoqërie jashtëzakonisht të komplikuar pluraliste. Pa marrë parasysh se kjo për nga ana teorike është e saktë, ajo që kritikët liberal refuzojnë ta pranojnë është fakti se fenomeni populist manifestohet gjithmonë kur shoqëria arrin një nivel kritik të caktuar të mos-barazisë klasore dhe mos-transparencës institucionale. Në kontekstin e tillë të fragmentimit ekstrem midis “të privilegjuarve” dhe “të pa favorizuarve”, te të dytët mobilizohet ndjesia e padrejtësisë, të artikuluar përmes lëvizjeve të reja sociale dhe zhvendosjeve të një pas njëshme dramatike në skenën politike.

Thënë në mënyrë më të thjeshtë, problemi nuk është populizmi, por ajo që i paraprinë. Në fakt, ai mundet madje të jetë edhe zgjidhje, nëse me të disponon aktor politik i cili dëshpërimin nga padrejtësia do ta kanalizonte në kauzë progresive. Shkaku për atë është se klithmën populiste e nxit entuziazmin për pjesëmarrje në politikën, dhe e kthen besimin në fuqinë e komunitetit për ta ndryshuar gjendjen ekzistuese. Ata që janë të neveritur nga mendimi se qasje populiste mund të jetë korrektues i demokracisë, duhet ta pyesin veten nëse në vizionin e tyre demokratik qytetarët janë vetëm subjekte cinike, pasive që duhet të pajtohen me pafuqinë e tyre dhe tua lënë politikën atyre për të cilët ajo paraqet karrierë.

Evolucioni i politikës së gjelbër

Për kënaqësinë e përgjithshme të atyre "antipopullistëve" të pështirë, në vendin tonë një aktor i tillë, i cili do ti ofronte cilësitë shëruese në vend të atyre helmuese në tregun politik, ende nuk ekziston. Mirëpo, në disa vende nga Perëndimi, stili i tillë politik fillon të zë rrënjë atje ku pothuajse askush nuk mund të priste – te lëvizjet që i janë të përkushtuara ambientit jetësor. Në kushte të degradimit të përgjithshëm global e cila do të kulmojë në një të ardhme jo aq të largët, pionierët e qasjes së tillë vijnë nga gjeneratat e reja. Ylli politik amerikan në rritje e sipër, Aleksandrija Okasio Kortez e shndërroi në shenjë të vet mbrojtëse thirrjen për “Grin Nju Dill”, e cila në kombinim me karizmin e saj të pafytyrë shpejt e promovoi në rivalin më shpresëdhënës të Donald Trampit. Në Evropë ndërkaq, Greta Tunberg që është edhe më e re është inspirim për miliona të rinj të cilët çdo të premte e ndjekin në luftën kundër krizës klimatike.

Burim: engineering.stanford.edu

Okasio – Kortezi dhe Tunbergu janë paralajmërues të transformimit përmes të cilit kalon lëvizja e gjelbër politike, me të cilën sërish bëhet aktuale në arenën zgjedhore. Të gjelbrit i fituan simpatitë nga klasa e mesme pas paraqitjes së tyre në skenën në vitet e 80-ta si grasruts lëvizje emancipuese, anti-konsumatore dhe post-materialiste. Por sot, konteksti socio politik është shumë më i ndryshëm: beteja ekzistencialiste është më e vrazhdët, ndërsa distanca midis kastave sociale është shumë më e madhe. Në këtë të fundit u bashkëngjitën edhe të gjelbrit, përmes braktisjes së rrënjëve të veta alternative, antisistemore dhe shkrirjes në estabilishmentin, me çka e humbën relevancën e vet.

Mirëpo ambienti i pasigurisë i cili dominon në nivel global është gjasë për kthyerje ndaj këtyre rrënjëve, posaçërisht që një pjesëmarrje të madhe në krijimin e atij ambienti është katastrofa potenciale klimatike në dekadat e ardhshme. Vënia në pah e plotë kuptimtë në këtë fakt është praktikë e rregullt e Greta Tunbergut, siç është edhe apeli i saj emotiv se “ka ardhur koha për panik”. Sipas politologëve që e hulumtojnë populizmin, theksimi i momentit të krizës dhe shkathtësia e bindjes afektive janë elementë kyç në krijimin e identiteteve të reja politike të cilat i bashkojnë interesat e ndryshme. E më në fund, artefakt i këtyre ndikesave të reja populiste është edhe riaktivizimi i parimeve origjinale të gjelbra – demokraci e drejtpërdrejtë dhe vendimmarrje plebishitare.

Përmes fuzionit të ideologjisë së gjelbër dhe populizmit deri te ndryshimi social

Në këtë mënyrë populizmi e komplementon ideologjinë e gjelbër dhe e shpien në margjinat, përmes përforcimit të auticitentit të saj, thjeshtësimit të mesazhit të saj dhe krijimit të tërësisë inkluziv, por homogjene, të definuar jo si komb të populistëve të djathtë ose klasë e të majtëve, por si “qytetarë të cilëve ju mbetet bota”. Gatishmëria për kompromise e bëri më të hollë vizionin e të gjelbërve, por vënia në pah të fajtorit për asgjësim të ambientit jetësor (e me atë edhe të gjitha mekanizmat shoqëror) në lidhjen e elitave korporatave dhe politikanëve të korruptuar, paraqet shpëtim për atë vizion dhe katalizator i mobilizimit dhe i ndryshimit social.

Maqedonia është një shembull mahnitës ilustrues i gjithë kësaj dinamike. Dëshpërimi total nga të gjitha mejnstrim elitat politike, përfshirë edhe të gjelbrit, në mënyrë të vazhdueshme shpien te tjetërsimi i qytetarëve, për të cilën dëshmi është bojkotimi gjithnjë edhe më masiv të proceseve zgjedhore. Nga ana tjetër, betejat lokale aktiviste, si ato kundër minierave në rrethinën e Strumicës, për shpëtim të Liqenit të Ohrit ose për mbrojtje të pyjeve në Vodno janë në kontrast dramatik me gjendjen e përgjithshme politike të zombi – demokracisë. Këto beteja i bën avangarda e “qytetarëve të cilëve bota – ose shteti – ju mbetet”, e cila rrezaton me vetëdije, pasion dhe kapacitet organizativ. Kur këto elita të fragmentuara do të piqet në mënyrë të mjaftueshme, do ta ri-definojnë jo vetëm skenën politike në vendin tonë, por edhe vetë domethënien e populizmit si nocion.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Преку измени во законот за игри на среќа и забавни...
Зошто популизмот им е потребен на зелените движења...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Понеделник, 16 Септември 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не