fbpx
 

Sajber-hapësira dhe ndikesa mbi sigurinë kombëtare

m-r Timurlenk Çekoviq

Gjuha e urrejtjes, lajmet e rreme, propaganda ekstremiste përveç që janë kërcënim për sigurinë dhe integritetin e qytetarëve, ata janë edhe kërcënim për sigurinë nacionale për një shtet.

Në kuptimin më të gjerë, me gjuhë të urrejtjes (“sajber urrejtje“) nënkuptohet çfarë do qoftë përdorimi I teknologjisë të komunikimeve elektronike për përhapje të përmbajtjeve antisemitiste, raciste, ksenofobike, diskriminuese ose terroriste.

Rreziqet bashkëkohore dhe trendet bashkëkohore nuk mund, e të mos e ndërlidhin sigurinë kombëtare me sigurinë globale informatike e cila I përfshin të gjitha llojet e sigurisë, duke filluar nga siguria rajonale, ndërkombëtare dhe tej-shtetërore. Koncepti ynë I sajber sigurisë bazohet në parimet e UE (Strategjinë për sajber-siguri të Unionit Evropian) dhe të NETO-s (përmes Përpjekjes për sajber mbrojtje), e cila e shpalli sajber hapësirën si domen të operacioneve në samitin në Varshavë në vitin 2016. Ajo e ndryshon edhe strategjinë kombëtare të një shteti, sepse siguria kombëtare e krijon edhe strategjinë kombëtare të shtetit, si shtyllë e sajë themelore.

Vlera universale

Revolucioni informatik, posaçërisht interaksioni në rrjetet sociale, e përhapi shpejtë dhe e ngriti shpejtë vetëdijen kulturore dhe politike të njerëzve, duke ju siguruar qasje të drejtpërdrejtë në një numër të madh të ngjarjeve politike dhe ushtarake.

Sipas sistemit të OKB, çështja e lirisë së shtypit/medieve, e me atë edhe çështja e onllajn-medieve, nuk trajtohet ndaras nga liria e shprehjes. Deklarata për lirinë e komunikimeve e pranuar nga Këshilli i Evropës (viti 2003) parashikon se komunikimi i lirë paraqet e drejtë për dinjitet ose të drejta të tjera fondamentale të njeriut. Në Raportin për liri të internetit është përmendur se bëhet përpjekje që të sqarohet nevoja për gjetje të baraspeshës midis të drejtës për të qenë anonim në internet dhe obligimit për përndjekje të kryerësve të veprave penale.

Numri global i internet përdoruesve deri në prill të vitit 2019 në botë tanimë është afërsisht 4,4 miliardë, gjë e cila është përafërsisht 57 përqind nga popullata botërore. Përveç që ndikesa e individit bëhet më e madhe, përmes asaj depërtojnë edhe individët dhe grupet edhe jo-shtetërore dhe me orientim kriminel. Në disa segmente ata bëhen gjithnjë e më vendimtare me kërcënimet e veta për sigurinë e integritetit dhe mbi lirinë e qytetarëve në mbarë botën.

Utilitaristi Xhon Stjuart Mill thotë se liria e shprehjes na mbron nga korruptimi i tirania e pushtetit. Në bazë të të drejtës humanitare, një numër i madh i aktivistëve do të luftojnë hapur kundër sekuritizimit (sigurimit) të sajber hapësirës. Por, si do të na mbrojnë shqyrtimet e tyre na mënyrat bashkëkohore të luftimit dhe të sajber-sulmeve?

Sajber aktivitetet paraqesin formë të re të aktivitetit ushtarak ose nxitje kriminele dhe terroriste për destabilizim të shoqërisë. Pa marrë parasysh nëse ato informacione burojnë nga kompanitë, organizatat e caktuara ose shtetet, kërcënimet për sigurinë kombëtare për një vend të vogël paraqesin sfidë e vërtetë.

Burim: misa.gov.mk

Sipas programeve dhe qëllimeve që janë të vendosura, Republika e Maqedonisë së Veriut me Pasqyrën Strategjike Mbrojtëse (PSM) është e vendosur fuqishëm që ti realizojë qëllimet e veta dhe të krijojë ambient sigurimi me pjesëmarrje aktive dhe të vazhdueshme në bashkësinë ndërkombëtare dhe në raportet ndërkombëtare. Më 21 shtator të vitit 2005 me konsensus të Kuvendit u miratua Strategjia Kombëtare për zhvillim të shoqërisë informatike, ndërsa Ministria e shoqërisë informatike ka miratuar edhe Strategji për sajber siguri në vitet 2018 – 2022.

Lajme të rreme dhe propagandë

Informacionet e shumta të pakontrolluara të plasuara në mediet dhe në internet, të krijuara për manipulim të skenës politike, për shkak të senzacionalizmit dhe vëmendjes së shkaktuar lënë shenja të thella në shoqërinë. Armata të boteve janë të angazhuara për të madhëruar politika të një partie të caktuar, me përhapje dhe plasim të lajmeve të rreme marrin pjesë në mobilizimin e anëtarësisë së vet. Gjermania tanimë ndërmori masa në pikëpamje të asaj dhe aplikoi dënime tejet të mëdha për gjuhë të urrejtjes. Shri Llanka vendosi ta ndryshojë Kodin penal për ta përfshirë dënimin prej pesë vjet dhe dënimin në para për ata që janë shpallur fajtorë për shpërndarje të lajmeve të rreme. Një studim në Bullgarinë fqinje tregoi se midis viteve 2014 dhe 2016 gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale është rritur, posaçërisht në mediet, në vend të parë të atyre të ndërlidhura me partitë nacionaliste dhe me onllajn lajmet. Perceptimi negativ onllajn e ka nxitur edhe retorikën publike të politikanëve, nacionalistëve dhe aktivistëve të ekstremit të djathtë. Qëllimet kryesor ishin refugjatët (posaçërisht myslimanët) dhe pakica rome.

Vitin e kaluar, Republika e Maqedonisë së Veriut u ballafaqua me të gjitha sfidat bashkëkohore të sajber kërcënimeve midis të cilave janë lajmet e rreme dhe propaganda. Vetëm në periudhën nga janari deri në tetor të vitit 2017, ueb faqet e Maqedonisë kanë qenë cak 328 sajber sulmeve. Gjatë verës së vitit 2018 u paraqitën qindra internet faqe të reja. Për këtë dhe shembuj të ngjashëm, Ministria e mbrojtjes dhe Qeveria paralajmëruan hapje të Akademisë për sajber siguri.

 Në shkurt të vitit 2011, në vendin tonë ndodhi organizimi përmes rrjeteve sociale për incidentin në Kalanë e Shkupit i cili ishte konflikt midis dy grupeve (njëra maqedonase, tjetra shqiptare). Konflikti u ndërpre nga policia maqedonase dhe përfundoi me një numër të madh të të lënduarve. Prej atëherë është shtuar kontrolli mbi rrjetet sociale, por raste dhe akte të caktuara të dhunës e tregojnë të kundërtën. Këtu mund të paraqesin, një shembull me vrasjen e tifozit të ri të grupit “Komitët”, ngjarje e cila nga një zënkë e rëndomtë dhe fyerje përmes rrjeteve sociale rezultoi me vrasje të një djaloshit të ri.

 Sipas nenit 319 nga Kodi Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkaktimi I urrejtës, përçarjes ose mos-durimit mbi bazën nacionale, racore, fetare ose tjetër diskriminuese është vepër penale për të cilën policia dhe prokurori publik duhet të ngrenë procedurë në sajë të detyrimit zyrtar. Dënimet e parapara me burg për vepër e cila “do të shkaktojë ose do të nxisë urrejtje, përçarje ose mos-durim” janë nga një deri në dhjetë vite. Me dënim me burg më së paku katër vite sanksionohet edhe ai që në kundërshtim me Ligjin për tubi,, përmes tekstit të shkruar, me xhirime audio – vizuale, përmes rrjeteve sociale ose me të cilën angazhon ose nxit tjetër person për kryerje të veprave të ndëshkueshme. E hollë është linja midis vepra të kryera nga gjuha e urrejtjes dhe veprat e ndërlidhura me urrejtje. Me ndryshimet e fundit dhe plotësimet e Kodit penal, të bëra kah fundi i vitit 2018, ky akt kryesor ndëshkues normativ bëhet më i saktë.

Fuqizimi i sigurisë kombëtare

Si rrezik i parë i përmendur në Koncepcionit nacional për mbrojtje dhe siguri janë manifestimet e mundshme të nacionalizmit ekstrem, mos-durimit racor dhe fetar. Këtu si rreziqe janë të numëruara edhe aktivitetet e ndërlidhura me terrorizmin të ndërlidhura me terrorizmin ndërkombëtar, krimin e organizuar, migrimin ilegal, trafikimin ilegal me drogë, armë, njerëz e të tjera.

Për këto shkaqe, me qëllim të fuqizimit të sigurisë kombëtare dhe luftës kundër kërcënimeve globale, posaçërisht kundër terrorizmit, Kuvendi votoi ndryshime në Kodin Penal me të cilat pjesëmarrja në ushtri të huaj, formacione paraushtarake dhe para-policore do të ndëshkohet me më së paku 4 vite burgim, ndërsa dënimi për organizim dhe financime të kësaj vepre me më së paku 5 vite burgim. Pas hyrjes në fuqi të këtyre dispozitave ligjore ndjehet edhe zmbrapsje e vogël në aspektin e fenomeneve të rekrutimit, sidomos nëpërmjet internetit, por reduktimi i plotë është nëpërmjet de-radikalizmit, reduktimit të gjuhës së urrejtjes nëpërmjet rrjeteve sociale, duke kufizuar përhapjen e përmbajtjes së dhunshme përmes të cilave radikalizmi dhe parandalimi i përhapjes së lajmit të rremë.

Fejsbuk, Tiiuiter, Jutjub dhe Majkrosoft premtuan se do ta pengojnë gjuhën e urrejtjes nga maji i vitit 2016 në Evropë përmes zbatimit të Kodit të sjelljes. Raportet tregojnë se kompanitë po përmbushin gjithnjë e më shumë detyrimet e tyre për të mënjanuar shumicën e përmbajtjeve të paligjshme me gjuhën e urrejtjes. Megjithatë, ka ende sfida, sidomos mungesa e reagimeve sistematike kthyese.

Krahas përhapjes së urrejtjes, lajmet e rremë luajnë një rol të madh në kultivimin dhe nxitjen e urrejtjes. Qëndrime të tilla mund të shkojnë në veprim të organizuar anti-kushtetues ose aktivitet terrorist. Aktiviteti negativ sociologjik nga ndonjë herë gjen mbështetje në strukturat shtetërore për shkak të të cilës, për shembull në Ministrinë e punëve të brendshme është miratuar edhe Udhëzim për shfrytëzimin e rrjeteve sociale për pjesëtarët e Ministrisë.

Sajber hapësira ndikon në sigurinë e qytetarëve, dhe me këtë edhe në sigurinë kombëtare. Siguria kombëtare duhet të nënkuptojë dhe ti zbatojë të gjitha aktet normative pozitive normative-juridike, metodat dhe teknikat organizative, procedurale, njerëzore dhe të tjera në dispozicion të bartësve dhe pjesëmarrësve në zbatimin e politikës së sigurisë në komunikimin dhe bashkëpunimin me të gjitha organizatat qeverisëse dhe jo-qeveritare, organizatat vendore dhe ndërkombëtare.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit.

Дали исламот го совладува христијанството?
Кибер-просторот и влијанието врз националната безб...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Сабота, 15 Јуни 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не