fbpx
 

Samiti i ardshëm i BE-së në vjeshtë: Fillimi i fundit apo fundi i fillimit të aderimit të vendit tonë?

Dr. Simonida Kacarska

simonida KacarskaProcesi ynë i negociatave ka të ngjarë të jetë subjekt i kritereve dhe monitorimit më të rreptë duke pasur parasysh përvojat e vendeve që negociojnë aktualisht. Këto mekanizma përshkruhen në vendimin e Bundestagut dhe ne me siguri do t'i shohim ato në kornizën tonë të negociatave që do të përcaktojnë kushtet nën të cilat ne do të zhvillojmë negociatat tona.

Para një viti e gjysmë, veçanërisht pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, takimet e Samitit Evropian në vendin tonë perceptohen si një ngjarje që do të përcaktojë nëse do të jemi apo jo pjesë e Evropës. Samiti i ardhshëm në mes të tetorit 2019 nuk bën përjashtim nga ky rregull. Në ditët e ardhshme, vendet anëtare të BE-së do të ulen përsëri në tryezë për të provuar të arrijnë një konsensus nëse do të mbështesin rekomandimin e Komisionit Evropian që vendi ynë të fillojë negociatat e pranimit.

Në muajin e kaluar, shtetet anëtare kanë diskutuar këto çështje në përputhje me rregullat e tyre kombëtare. Një pikë kyçe ishte mbështetja e fortë e dhënë nga Bundestagu gjerman më 26 shtator të viti 2019, për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë Veriore. Në këtë vendim jepet orientim i qeverisë gjermane që të sigurojë një monitorim më të rreptë të negociatave, veçanërisht për sundimin e ligjit. Për më tepër, edhe pse e mbështeti rekomandimin e Komisionit për të filluar negociatat me Shqipërinë, Bundestagu ka vendosur kushte shtesë për këtë vend. Vendimi i Bundestag-ut që detyron qeverinë gjermane të ndjekë këto udhëzime shihet si dritë në qëllimin e faktorëve në Gjermani për të inkurajuar shtetet e tjera anëtare të marrin një vendim pozitiv, duke mbajtur në mend skepticizmin ende të pranishëm në disa prej tyre.

Megjithëse qëndrimet e të gjitha vendeve nuk janë përcaktuar plotësisht, dihet që ka paqartësi në lidhje me pozicionin e presidentit Makron, por ka edhe raste të tilla si Hollanda ku ka mbështetje vetëm për vendin tonë, por jo edhe për Shqipërinë. Nga ana tjetër, ka vende anëtare të BE-së, pozicioni i të cilave përcaktohet kryesisht nga nevoja për të siguruar stabilitetin rajonal duke mbështetur përparimin e të dy vendeve kandidate. Këto ndryshime do të zgjidhen në minutën e fundit gjatë mbledhjes së ardhshme të Këshillit të Ministrave dhe ndoshta edhe të Këshillit Evropian.

Pretstojniot esenski samit na EU Pocetok na krajot ili kraj na pocetokot za makedonskoto pristapuvanjeKancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron; burimi: kfgo.com

Pse ka pasiguri?

Pasiguria deri më 17 tetor ekziston ende për shkak të disa faktorëve që shpesh trajtohen bashkërisht, por që në një masë të madhe ndikojnë në qëndrimin e shteteve anëtare për fillimin e negociatave. Skepticizmi i shteteve anëtare për zgjerimin është për shkak të një numri faktorësh, disa prej të cilëve janë thelbësorë.

Së pari, pikëpamjet e integruara të BE-së mbi përvojën e zgjerimit të mëparshëm. Megjithëse përvojat e vendeve pranuese janë larg nga përvojat uniforme, në Union, dhe në veçanti në disa nga vendet më të vjetra dhe më të mëdha anëtare, ka pakënaqësi lidhur me sundimin e ligjit në disa nga vendet e pranuara gjatë zgjerimit të fundit të Unionit, ndërmjet 2004 dhe 2013. Këto diskutime janë të lidhura ngushtë me faktin se BE-ja nuk ka të krijuar një mekanizëm të qartë për identifikimin dhe sanksionimin e mospërputhjeve të tilla në sundimin e së drejtës. Në disa prej viteve të fundit gradualisht hapet debati për krijimin e një instrumenti potencial për këtë qëllim, por duke pasur prasysh procesin e harmonizimit midis 28 vendeve anëtare, kjo padyshim shkon ngadalë.

Arsyeja e dytë që lidhet ngushtë me këtë diskutim është pakënaqësia me rezultatin e negociatave deri më tani me vendet që negociojnë aktualisht. Mali i Zi dhe Serbia kanë negociuar për 7 ose 5 vjet nën metodologjinë e re të BE-së, nga e cila pritej të sigurohej një mbikëqyrje e shtuar dhe kontroll mbi pikërisht çështjet e sundimit të ligjit. Sidoqoftë, nëse shikoni raportet vjetore të Komsionit Evropian dhe Komunikimin për qasje kredibile në zgjerim, përparimi i këtyre dy vendeve është larg nga shembulli për vendet e tjera. Kjo lloj ngecje, padyshim ka shtyrë që vendet anëtare të mendojnë se si të përmirësojnë metodologjinë e zgjerimit për të siguruar një përparim të qartë.

Së treti, procesi i zgjerimit të BE-së ka qenë gjithmonë i ngarkuar me debatin e zgjerimit dhe thellimit që po aktualizohet edhe në fillimin e një cikli të ri institucional në BE që nuk ka ardhur ende. Deri në fund të muajti duhet të ndodhë votimi për përbërjen e Komsionit Evropian për periudhën e ardshme shtatëvjeçare. Ai përballet me shumë sfida, përfshirë trajtimin e daljes nga Mbretëria e Bashkuar, që përkundër trazirave institucionale rezulton edhe me një hendek në buxhetin aktual të BE-së prej mesatarisht 12 për qind . Për më tepër, institucionet e reja do të duhet të merren me një mori sfidash me të cilat përballet Unioni, të cilat do të përcaktojnë trajektoren afatgjatë që duhet të ndjekë.

Cilat janë argumentet tona para samitit të ardhshëm?

Argumentet e Republikës së Maqedonisë Veriore kësaj rradhe, edhe përkundër situatës komplekse, janë me të vërtetë të fuqishme dhe janë paraqitur vazhdimisht para anëtareve të BE-së. Ato përfshijnë Marrëveshjen e PrespësMarrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, si dhe vlerësimin e Komisionit Evropian nga raporti i majit të vitit 2019, vit në të cilin vendi ynë ka arriutr padyshim rezultate më të mira lidhur me përparimin në fushën e sundimit të së drejtës, si dhe bashkëpunimit rajonal në vitin 2018.

Sidoqoftë, përveç anës sonë të tregimit, faktorët e mësipërm krijojnë situatën në të cilën ne presim vendimin për të mbështetur negociatat, por edhe situatën e përgjithshme politike në të cilën do të zhvillohen negociatat. Nga të tre faktorët, ka mësime kryesore për tu mësuar dhe zbatuar.

Në lidhje me pikën e parë, është e nevojshme të ndërtohet një imazh i një vendi ku sundon ligji dhe ku nuk ka të ngjarë të përsëristen sjelljet e disa prej vendeve anëtare që aktualisht po diskutojnë ngritjen e një mekanizmi të shkeljes së sundimit të ligjit. Kjo nuk do të jetë e lehtë duke marrë parasysh dosien tonë, por është thelbësore të ndërtojmë një imazh të vetvetes si një shoqëri që rritet dhe mëson nga gabimet e së kaluarës.

Së dyti, procesi ynë negociues ka shumë të ngjarë t’i nënshtrohet kritereve edhe më të rrepta dhe monitorimit duke pasur parasysh përvojat e vendeve që negociojnë aktualisht. Këto mekanizma përshkruhen në vendimin e sipërpërmendur të Bundestag-ut dhe me siguri do t'i shohim ato në kornizën tonë të negociatave e cila do të përcaktojë kushtet në të cilat do të zhvillojmë negociatat tona. Ne duhet të jemi të gatshëm për këto mekanizma të rinj, por në të njëjtën kohë edhe racionalë, në mënyrë që të përdorim burimet e kufizuara në dispozicionin tonë. Këtu, para së gjithash, nevojiten burimet njerëzore dhe duhet të identifikohen qartë përparësitë kombëtare të zhvillimit në të gjitha fushat në përputhje me parimet kryesore dhe ligjet e BE-së.

Së treti, në lidhje me të ardhmen e BE-së dhe reformat e saj të brendshme, është e nevojshme që në planin afatgjatë ta shohim dhe pozicionojmë veten si një shtet anëtar i ulur në tryezën e vendimmarrjes sesa vetëm marrës i atyre vendimeve. Kjo nënkupton që përveç qëllimit tonë kryesor të anëtarësimit, duhet të mendojmë gjithashtu se si do të kontribuojmë në ndërtimin e një shtëpie të përbashkët në BE. Kjo ne na duket e largët, por si një shtet anëtar do të duhet të kujdesemi dhe të kontribuojmë në ndërtimin e një vizioni të përbashkët për Bashkimin Evropian që shpesh ka qenë subjekt i polemikave dhe konflikteve sidomos në të kaluarën.

Ju lutemi lexojini rregullat para se të komentoni apo të merrni tekstin
Shënim: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe ai nuk i pasqyron as pozicionet e Institutit të Studimeve të Komunikimit dhe as të donatorit.

Силно Собрание наместо лидерски средби
Претстојниот eсенски самит на ЕУ: Почеток на крајо...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Понеделник, 11 Ноември 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не