Pas zgjedhjeve në prill, partite merren vesh për braktisje të ad hok zgjidhjes nga viti 2016 për të a.q. “qeveri teknike”, propozojnë Damjan Mançevski, ministër i shoqërisë informatike dhe Aleksandar Spasenovski, profesor dhe deputet i mëparshëm nga VMRO-DPMNE. Për Mançevskin është normale që në periudhën parazgjedhore të ketë ambient të intensifikuar politik, por ai është i ndryshëm nga kriza politike para 4 – 5 vitesh sepse tani institucuionet funksionojnë. Për profesorin Spasenovski, ndërkaq, kyçe është që qeveria teknike nuk e relaksoi polarizimin dhe nuk kontribuoi për kthimin e besimit në institucionet, gjë e cila ishte edhe një nga shkaqet për të cilat u miratua qeveria teknike. Përcillni ResPublika potkastin.