fbpx

Si të përmirësojmë kulturën juridike në Maqedoni

E Vërteta

25.08.21

Прегледи

Natali Petrovska

Natali Petrovska 400x500Të gjithë këta faktorë ndikojnë në mënyrën se si do të përpiloheshin vendimet gjyqësore, si dhe cilësia e tyre, e cila është thelbësore për ekzistimin e jurisprudencës që do të ofrojë ushtrimin dhe sigurimin e lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve, si dhe subjekteve të tjera në vend.

Cilësia e drejtësisë është një përkushtim i vazhdueshëm dhe afatgjatë i organeve dhe mekanizmave ndërkombëtarë të parashikuara nga konventat, rezolutat dhe rekomandimet e miratuara nën patronazhin e tyre, me qëllim lehtësimin e aksesit në drejtësi, përmirësimin dhe thjeshtimin e procedurave, zvogëlimin e ngarkesës së gjykatave nga puna dhe rifokusimin mbi punën e gjyqtarëve për aktivitete të pastra gjyqësore. Në këtë kontekst, Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropian arrin në përfundimin se cilësia e vendimeve gjyqësore është një komponent kryesor i cilësisë së drejtësisë, dhe kjo, në një masë të madhe, mund të arrihet përmes shpjegimit dhe argumentimit të duhur. Prandaj, ekziston nevoja për një sistem për kontrollimin e cilësisë së vendimeve të gjykatave dhe arsyetimet e tyre, i cili nëse zbatohet me metoda të buta përveç rishikimit të rregullt të vendimeve nga gjykatat më të larta, siç është kritika akademike, mund të kontribuojë në përmirësimin dhe promovimin e kulturës juridike.

E drejta për vendime të arsyetuara është një komponent kryesor për një seancë të drejtë dëgjimore bazuar në praktikën e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), dhe e njëjta bazohet pikërisht në disa parime të përgjithshme të mishëruara në vetë Konventën, të cilat kështu, mbrojnë individin nga arbitrariteti i institucioneve. Pikërisht për këtë arsye, vendimet domosdoshmërisht duhet të përmbajnë arsye që do të ishin të kënaqshme në të cilat do të bazohej vendimi i gjykatës, por edhe t'u japin përgjigje aspekteve thelbësore që palët në procedurë i prezantojnë si argumentet e tyre juridike.

Vendimet e arsyetuara japin përshtypjen se rasti i tyre vërtet është shqyrtuar, analizuar dhe përpunuar në mënyrë përkatëse, duke futur kështu besim te palët, por gjithashtu duke kontribuar në promovimin e besimit të publikut në vendimmarrjen e gjykatave dhe duke siguruar një bazë të qëndrueshme për sundimin e ligjit. Arsyetimi i vendimeve gjyqësore është i një rëndësie të veçantë duke marrë parasysh se ai gjithashtu kontribuon në fitimin e besimit të publikut në drejtësinë e drejtë, objektive dhe transparente si shtylla të një shoqëri demokratike.

Nga ana tjetër, sigurimi i zbatimit uniform të ligjeve dhe uniformitetin e praktikës gjyqësore kontribuon në arritjen e sigurisë juridike. Praktika e GJEDNJ-së thekson rëndësinë e sigurimit të një praktike gjyqësore të vetme nga ana e gjykatave më të larta të shteteve. Praktikat e ndryshme në gjykata të ndryshme në një shtet mund të minojnë parimin e sigurisë juridike. Praktika gjyqësore mund të evoluojë me kalimin e kohës dhe të përshtatet, megjithatë GJEDNJ-ja thekson se është e nevojshme që individi të jetë në gjendje të udhëhiqet nga vendimet e gjykatave të marra në raste të mëparshme të ngjashme, përveç nëse ka arsye të parrëzueshme për t'iu shmangur praktikës së përcaktuar më parë.

Për të përcaktuar cilësinë dhe uniformitetin e vendimeve gjyqësore në nivelin e gjykatave themelore dhe të apelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe në përgjithësi në nivel kombëtar, Instituti për Politikë Evropiane (EPI) - Shkup, gjatë këtij viti kreu një analizë të cilësisë dhe uniformitetit të vendimeve gjyqësore. Në këtë analizë ishin trajtuar çështje që lidhen me strukturën dhe koherencën e vendimit të gjykatës, logjikën juridike, konsistencën e përmbajtjes së arsyetimeve me përmbajtjen e aktgjykimeve, si dhe cilësinë e arsyetimit të vendimeve gjyqësore, por edhe cilësinë e aktgjykimeve nga aspekti i korrektësisë së tyre gjuhësore dhe gramatikore. Për qëllimet e analizës, ishin rishikuar 61 aktgjykime nga aspekti i përmbushjes së standardeve të cilësisë dhe 10 aktgjykime në lidhje me uniformitetin e vendimeve gjyqësore, të shqiptuara nga gjykatat themelore dhe ato të apelit në vend, për një periudhë kohore prej 4 vjet.

Përfundimet e prezantuara në këtë blog janë pjesë e "Analizës së cilësisë dhe uniformitetit të vendimeve gjyqësore në sferën juridike-penale", përgatitur nga Natali Petrovska. Analiza është përgatitur në bazë të kritereve dhe treguesve të përcaktuar në Metodologjinë e zhvilluar posaçërisht për analizën e cilësisë dhe uniformitetit të vendimeve gjyqësore. Analiza dhe metodologjia janë kryer në kuadër të projektit „Partneriteti Justicia: Rivendosja e besimit të qytetarëve“ i zbatuar nga Instituti për Politikë Evropiane dhe Asociacioni për Iniciativa Zhvillimore - Zenit, projekt që është mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Cilësia e vendimeve gjyqësore

Cilësia e vendimeve gjyqësore varet jo vetëm nga gjyqtari individual që merret me çështjen, por edhe nga një numër i konsiderueshëm faktorësh të jashtëm dhe të brendshëm. Cilësia e legjislacionit, burimet e nevojshme në dispozicion të sistemit gjyqësor, cilësia e zhvillimit profesional të gjyqtarëve, profesionalizmi i gjyqtarëve, efikasiteti i tyre, parimi i funksionimit dhe mënyra e kryerjes së procedurës do të veçoheshin si faktorë kryesorë. Të gjithë këta faktorë ndikojnë në mënyrën se si do të përpiloheshin vendimet gjyqësore, si dhe cilësia e tyre, e cila është thelbësore për ekzistimin e jurisprudencës që do të ofrojë ushtrimin dhe sigurimin e lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve, si dhe subjekteve të tjera në vend.

Kako da ja podobrime pravnata kultura vo MakedonijaBurimi: sud.mk

Përfundimet nga analiza e kryer tregojnë për faktin se në nivel kombëtar, në një pjesë mbizotëruese, vendimet e gjykatave kompetente kanë një strukturë të saktë, duke përfshirë pajtueshmërinë e plotë me standardet e parashikuara mbi elementet që duhet të përmbajë një aktgjykim. Ato ndiqen nga dispozita të qarta dhe koncize që janë logjikisht në përputhje me arsyetimet dhe përfaqësojnë një tërësi koherente dhe jo kontradiktore.

Ajo që u identifikua ende si sfidë është ekzistenca e logjikës juridike, respektivisht shpjegimi adekuat i rregullave juridike në bazë të të cilave arrihet në përfundimin se në nivel kombëtar gjykatat nuk i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme arsyetimit më thelbësor dhe përcaktimit të rregullave juridike në aktgjykimet. Vendimet gjyqësore duhet të jenë të qarta dhe koncize, por pavarësisht kësaj, në disa vendime individuale të gjykatave në nivel kombëtar, janë identifikuar paragrafë të gjerë që duhet të trajtojnë segmente të ndryshme të situatës faktike, dhe të cilat janë të vështira për t'u ndjekur nga ana e qytetarëve. Prandaj, ekziston nevoja për të ndryshuar këtë praktikë dhe braktisjen graduale të saj, në mënyrë që të ngrihet niveli i cilësisë së arsyetimeve të përpiluara dhe në masë të madhe të ofrohet monitorim i lehtësuar i përmbajtjes së aktgjykimeve.

Në disa nga aktgjykimet e analizuara, nuk ka asnjë arsyetim dhe argumentim të detajuar për (jo)rëndësinë e provave duke përdorur një qasje individuale për secilën prej tyre, e cila deri diku kontribuon në uljen e nivelit të cilësisë së vendimeve gjyqësore, por edhe mungesa e arsyetimit thelbësor në drejtim të mos marrjes parasysh të argumenteve të të dy palëve në procedurë.

Si një nga problemet thelbësore të vërejtura gjatë kryerjes së hulumtimit është mungesa e praktikës për rregullimin e duhur ose në disa raste të ndonjë interpretimi të normës ligjore për secilën çështje që është në diskutim. Në mënyrë identike, është konstatuar të jetë mjaft problematik edhe fakti që gjykatat rrallë i kushtojnë vëmendje përpunimit të hollësishëm të veprës penale, karakteristikave dhe qenies së saj, si dhe subjektit të mbrojtjes, pra të mirës mbrojtëse,. Si një vlerë e shtuar për rritjen e nivelit të cilësisë së aktgjykimeve, një referencë në praktikën vendase ose gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut sigurisht që do të kontribuonte, diçka që është deklaruar në një numër të parëndësishëm ose të vogël - në një aktgjykim nga i gjithë numri i aktgjykimeve të përpunuara.

Elementi i fundit që kontribuon në cilësinë teknike të aktgjykimeve është përdorimi i gjuhës në to, si dhe rregullat drejtshkrimore të gjuhës maqedonase. Përfundimi në këtë pjesë për vendimet në nivel kombëtar është se ato nuk lënë përshtypjen se posedojnë një nivel të mjaftueshëm të saktësisë së kënaqshme gjuhësore dhe gramatikore. Gjatë përgatitjes me shkrim të disa vendimeve, ishte përdor një dialekt lokal, karakteristik për pjesë të caktuara të vendit, dhe gjithashtu u regjistruan edhe lëshime të caktuara gjatë aplikimit të drejtshkrimit maqedonas, si dhe gabime teknike në shkrim. E cila tregon vetëm nevojën urgjente për vëmendje të shtuar në përgatitjen e aktgjykimeve, si dhe minimizimin e rrezikut të krijimit të gabimeve tipografike dhe teknike me rastin e përgatitjes së aktgjykimeve/vendimeve.

Është e pashmangshme të theksohet se cilësia e vendimeve gjyqësore lidhet drejtpërdrejt me mungesën e stafit në gjykata, veçanërisht gjyqtarët (sipas sistemimit të vendeve të punës) në nivelin e gjykatave themelore. Rrethanat e vendosura në këtë mënyrë pa dyshim çojnë në një situatë ku gjyqtarët e caktuar kanë një sfidë për të kapërcyer kuotën e parashikuar të çështjeve/lëndëve të zgjidhura. Ngarkesa joproporcionale me punë, në krahasim me numrin aktiv të gjyqtarëve, çon në një ulje të cilësisë së vendimeve, veçanërisht nëse marrim parasysh kohën në të cilën pritet të përfundojë një lëndë, dhe pastaj për të njëjtin dhe një vendim të marrë në bazë të të gjitha kritereve dhe parimeve të përcaktuara në lidhje me arsyetimin e tij, dhe gjithashtu do të sigurojnë një nivel të lartë të cilësisë së zbatimit dhe argumentimit të drejtës materiale, mbështetjen teorike të tij, por edhe zbatimin e praktikës, si të asaj vendase ashtu edhe të GJEDNJ-së.

Uniformiteti i vendimeve gjyqësore nga këndvështrimi i zbatimit të institutit non bis in idem (ndalimi i gjykimit ose dënimit të dyfishtë)

Bazuar në kompetencat dhe rolin e gjykatës më të lartë në vend - Gjykatës Supreme, mund të konkludohet se ajo është gjithë kohën përgjegjëse për promovimin e praktikës gjyqësore, përkatësisht sigurimin e uniformitetit në zbatimin e ligjeve nga ana e gjykatave. Duke siguruar uniformitet në zbatimin e ligjeve, Gjykata Supreme e arrin atë duke miratuar, pra duke krijuar qëndrime parimore, mendime parimore ligjore për çështje të caktuara juridike që janë të detyrueshme për Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat kanë ndikim ose janë të detyrueshme për gjykatat më të ulëta në vend, në mënyrë që të përmirësohet praktika gjyqësore, gjegjësisht zbatimi i harmonizuar i ligjeve. Me qëndrimet parimore juridike të miratuara në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjykatës Supreme, ajo, si gjykata më e lartë në vend, kontribuon në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme juridike për të cilat gjatë vendimmarrjes, jo vetëm që përpunon dispozitat ligjore që janë subjekt shqyrtimi, por edhe subjekt shtjellimi dhe arsyetimi është fryma e ligjit në kontekstin specifik, parimi, si dhe vlerat që këto dispozita mbrojnë në interes të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, barazisë së qytetarëve para ligjit, por edhe sigurinë juridike në një rend juridik.

Nuk është e diskutueshme rëndësia dhe roli i Gjykatës Supreme në vend në sigurimin e praktikës gjyqësore të qëndrueshme, dhe kështu mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, duke siguruar barazinë para ligjit, si siguri juridike. Megjithatë, është fakt se jo të gjitha çështjet juridike mund të jenë ose janë subjekt i harmonizimit nga Gjykata Supreme e RMV-së ose ka nisma për uniformitet në disa sfera të veçanta. Për shkak të së cilës vetë koncepti i uniformitetit të vendimeve gjyqësore për nevojat e analizës së mësipërme u shqyrtua përmes aplikimit të institutit juridik non bis in idem.

Parimi Non bis in idem është një parim i përgjithshëm në të drejtën penale, pjesë e shumë sistemeve juridike, dhe në disa sisteme i kodifikuara në nivelin e një kategorie kushtetuese. Në të njëjtën kohë, ai është vendosur si e drejtë individuale brenda mekanizmave ndërkombëtarë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ky parim, i cili parashikon ndalimin e gjykimit ose dënimit të dyfishtë të një personi për një vepër për të cilin është dënuar më parë, tregon faktin se për shkelje të njëjtë ose të ngjashme të ligjit, nuk ka sanksion të ngjashëm ose identik, dhe në fakt nuk ka asnjë veprim identik brenda të gjitha gjykatave në aktgjykimet e analizuara. Ajo që thekson më tej nevojën për veprim të uniformuar është përfundimi se brenda së njëjtës gjykatë dhe të njëjtit rajon të apelit, nuk ka praktikë krejtësisht identike të veprimit. Kështu, situata e konstatuar i referohet një logjike të ndryshme juridike që kanë zbatuar gjykatat, e cila kryesisht i referohet pasigurisë juridike në sistemin juridik për të gjithë pjesëmarrësit në një procedurë penale, kur bëhet fjalë për aplikimin e një instituti identik.

Megjithatë, këto ndryshime drastike në zbatimin e këtij parimi janë regjistruar në funksionimin ose punën e një rajoni apelimi në vend, për shkak të të cilave ato nuk mund të kontribuojnë në krijimin e një pasqyrë të përgjithshme të jouniformitetit absolut në praktikën e punës së gjykatave në vend. Për të kryer një analizë të uniformitetit të vendimeve gjyqësore, në mënyrë që të krijohet një tablo objektive që do të pasqyronte praktikën e gjykatave dhe që do të ishte e rëndësishme për punën e të gjitha gjykatave në të gjitha rajonet e apelit, është e nevojshme të parashikohet një metodologji më gjithëpërfshirëse dhe më e plotë, e cila gjithashtu do të kishte një qasje unifikuese edhe për vendimet që nuk rregullojnë çështje brenda juridiksionit të Gjykatës Supreme.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni
Shënim: Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.