fbpx
 

Nëse i realizonim investimet kapitale publike, ndoshta do të kishim rritje më të madhe ekonomike

Vesna Garvanlieva Andonova

vesna andonova 200x250Realizimi jo i rregullt i investimeve kapitale e vë në pikëpyetje disiplinën fiskale të Qeverisë.

Investime kapitale publike të akorduara nga Buxheti i RMV-së, shënojnë shkurtim të konsiderueshëm çdo vit, një periudhë më të gjatë, shoqëruar edhe me shkallë relativisht të ulëta të realizimit.

Ky proces ka reperkusionet e veta të paktën mbi humbjet në rritjen ekonomike të RMV-së por edhe mbi rritjen eventuale të konkurrencës së ekonomisë maqedonase për shkak të pamundësisë të përmirësohet infrastruktura.

Gjatë procesit buxhetor, në pajtim me planet strategjike, shfrytëzuesit buxhetor i planifikojnë edhe investimet kapitale. Mirëpo, mos realizimi i tyre i rregullt e vë në pikëpyetje disiplinën fiskale të Qeverisë në tërësi, por edhe të shfrytëzuesve buxhetor në veçanti. Njëkohësisht, diskreditohen edhe Ligjit për buxhetet edhe Ligjet për realizimin e Buxhetit me çka cenohet sundimi i së drejtës në rregullativën për financat publike në RMV.

Kapitali si faktor për produktivitet të ekonomisë

Kapitali fizik, si ai privat ashtu edhe ai publik, e paraqesin pjesën "e prekshme" të pasurisë së një shteti. Ai është një nga faktorët themelor për produktivitetin e një ekonomie dhe paraqet trashëgimi për gjeneratat e ardhshme.

Investimet publike në cilin do nivel, qendror dhe lokal, e krijojnë dhe ndërtojnë bazën shtetërore të kapitalit nëpërmjet udhëzimit të burimeve drejt infrastrukturës themelore fizike, drejt investimeve dhe arsimit, të cilat rezultojnë me produktivitet më të madh, ndërsa kjo rezulton me standard më të mirë jetësor.

Investimet publike dallojnë nga ato privatet në vëllimin e efekteve me të cilat kontribuojnë ndaj shoqërisë. Respektivisht, investimet publike nuk kontribuojnë vetëm për ata që i bëjnë, por edhe për agjentët ekonomik, për personat fizik dhe për bizneset.

Përdore debatin në lidhje me atë nëse, si dhe deri në cilën shkallë, investimet publike i japin nxitje rritjes së ekonomisë në cikle të ndryshme ekonomike, por njëkohësisht ekzistojnë edhe hulumtime të rëndësishme ekonomike për investimet publike të cilat sugjerojnë në kontributin e tyre të konsiderueshëm drejt efektit afatgjatë për avancimin e rritjes së produktivitetit të një ekonomie, dhe së këndejmi edhe të standardit më të mirë jetësor.

Nëse në afat të shkurtë në kushte në mos shfrytëzimit të potencialit ekonomik, investimet publike financohen nëpërmjet borxhit, në afat të gjatë, gjatë kthimit të ekonomisë në potencialin e saj, financimi adekuat i investimeve kapitale do të varet nga kushtet ekonomike në atë periudhë të caktuar, sepse patë në afat të gjatë nuk është aq e rëndësishme si janë financuar investimet kapitale publike, por çfarë kanë prodhuar respektivisht çfarë kanë kontribuuar ato investime.

Investimet kapitale “fshihen” çdo vit

Investimet kapitale publike të akorduara nga buxheti i RMV-së, shënojnë shkurtim të konsiderueshëm çdo vit nëpërmjet ndryshimeve dhe plotësimeve të Buxhetit, respektivisht me rishikimet e buxheteve. Gjatë procesit buxhetor, në pajtim me planet strategjike, shfrytëzuesit buxhetor i planifikojnë edhe investimet kapitale. Mirëpo, mos realizimi i tyre i rregullt e vë në pikëpyetje disiplinën fiskale të Qeverisë në tërësi, por edhe të shfrytëzuesve buxhetor në veçanti. Gjithashtu, diskreditohen edhe Ligjit për buxhetet edhe Ligjet për realizimin e Buxhetit në vitet fiskale, me çka cenohet sundimi i së drejtës në rregullativën për financat publike në RMV.

Kjo sigurisht se ka reperkusionet e veta të paktën mbi humbjet në rritjen ekonomike të RMV-së por edhe mbi rritjen eventuale të konkurrencës së ekonomisë maqedonase për shkak të pamundësisë të përmirësohet infrastruktura për agjentët ekonomikë, të cilët mund të maten si humbje nga eksporti. Në veçanti, nëse kihet parasysh edhe hendeku i konsiderueshëm ndërmjet autputit potencial dhe atij të realizuar, të ekonomisë maqedonase.

Autputi potencial përkundër autputit të realizuar të ekonomisëDokolku gi realiziravme javnite kapitalni investicii mozebi ke imavme i pogolem ekonomski rast t1Burimi: Raporti vjeshtor për vitin 2019 i BB për BP

Lartësia e investimeve kapitale të realizuara në dekadën e fundit nuk tejkalon 20 miliardë denarë ( për periudhën 2009 – 2018). Vlera më e lartë absolute prej 19.86 miliardë denarë (325 milion EURO) është realizuar në vitin fiskal 2017.

Dokolku gi realiziravme javnite kapitalni investicii mozebi ke imavme i pogolem ekonomski rast t2*K3 2019 shkalla 33 përqind është realizimi me K3 në raport me buxhetin për vitin 2019 para rishikimit të buxhetit.
Burimi: përllogaritje e autorit në bazë të të dhënave nga Buxheti i RMV-së, për vite të ndryshme

Trendi i këtillë i jo realizmit të investimeve kapitale të planifikuara nga Buxheti për çdo vit gjatë periudhës prej një dekadë, sugjeron në më shumë anomali dhe mangësi në procesin e planifikimit të kapaciteteve, i vë në pikëpyetje vërtetësinë e proceseve të planifikimit, harmonizimin me prioritetet, rezulton me ngecje në prokurimet publike dhe tregon kapacitet të dobët administrativ për menaxhment të projektit.

Dokolku gi realiziravme javnite kapitalni investicii mozebi ke imavme i pogolem ekonomski rastBurim: analitika.mk

Njëkohësisht, sugjeron në nevojën për reformim të procesit të menaxhimit me financat publike me përfshirje të gjerë duke filluar nga qëllimet strategjike të një qeverie, realizimin e saj të mbështetur me kapacitetet e nevojshme, deri në nevojën për planifikim dhe realizim afatmesëm, real dhe objektiv.

Nga ana tjetër, në pjesën e ekonomisë politike, rishikimet e rregullta të Buxhetit nëpërmjet reduktimit të shpenzimeve kapitale për llogari të transferimeve sociale, rritjes së pagave dhe pensioneve për kategori të ndryshme të qytetarëve dhe firmave, gjatë kësaj pa mbajtur llogari për produktivitetin e ekonomisë, sugjerojnë për problem akut të shoqëruar me populizëm politik dhe ngushtimin e horizontit të ciklit kapital deri në atë të ciklit politik respektivisht modelim sipas nevojave politike të koalicioneve në pushtet.

Kështu edhe këtë vit, me rishikimin u shkurtuan 3.29 miliardë denarë (53.4 mil. EURO, ose reduktim për 12,7 përqind) të investimeve kapitale publike, të cilat deri në fund të korrikut 2019 janë realizuar vetëm 24,5 përqind nga buxheti i planifikuar, respektivisht 33 përqind deri në fund të shtatorit të vitit 2019, që sugjeron në mundësinë se madje edhe me rishikim të buxhetit ekziston rrezik i konsiderueshëm për realizim jo të plotë të shpenzimeve kapitale.

Ndikimi i investimeve kapitale joreale mbi rritjen ekonomike

Nuk kontestohet se investimet/shpenzimet kapitale në buxhetet nxisin rritje dhe zhvillim, por me vërejtje se kur flasim për investimet kapitale mendojmë për shpenzimet kapitale për mjetet kapitale afatgjata, të cilat janë në favor të krijimit të infrastrukturës respektivisht, parakushte për zhvillim më të mirë dhe rritje, avancim të produktivitetit dhe konkurrencës së sektorit afarist dhe shoqërisë në tërësi.

Gjatë skenarit për simulim të efekteve mbi shkallën e rritjes ekonomike me supozim të realizimit të shpenzimeve kapitale gjatë dhjetë viteve të fundit në lartësi të planit për shpenzime kapitale në pajtim me buxhetet e para të miratuara vjetore (pa rishikim), mund të fitojmë pasqyrën e efekteve potenciale të këtyre investimeve mbi prodhimin nacional respektivisht mbi rritjen e ekonomisë.

Në skenar të këtillë, vlera e investimeve kapitale për çdo vit do të ishte më e lartë pre 5 deri në 10 miliardë denarë (dallimi na plani në realizim). Simulimi tregon se gjatë një rasti të këtillë të realizimit të investimeve kapitale, potencialisht, mesatarisht do të kishte kontribuuar pozitivisht ndaj shkallëve vjetore të rritjes së ndryshimit prej ~0,2 pikë të përqindjes (p.p). në nivel vjetor, në varësi të vitit dhe si rezultat i realizimit të mundshëm të vlerës së ndryshme absolute të investimeve kapitale të realizuara, ajo lëviz prej 0.1 p.p deri në 1.7 p.p në vitin e caktuar.

E shprehur si efekt kumulativ për periudhën 2010 – 2018, shpenzimet ekonomike nga investimet kapitale të pa realizuara në skenarin e këtillë (6.5 përqind rritje) janë gjithsej 43 miliardë denarë ose rreth 700 milion euro.

Dokolku gi realiziravme javnite kapitalni investicii mozebi ke imavme i pogolem ekonomski rast t3Burimi: përllogaritje e autorit në bazë të të dhënave nga Buxhetet e RMV-së, për vite të ndryshme dhe Modeli mikromakro 

Shpenzimi ekonomik nga investimet kapitale të pa realizuara - konkurrencë e zvogëluar

Realizimi më i madh i investimeve kapitale adekuate dhe strategjike në nivel nacional (investime cilësore me impakt afatgjatë mbi zhvillimin, si infrastrukturë themelore: rrugë, ura, hekurudha, investime të gjelbra për energji të pastër, arsim dhe ngjashëm) ka efekt të drejtpërdrejtë mbi avancimin e konkurrencës së sektorit afarist, produktivitetin, standardin jetësor, dhe së këndejmi edhe mbi potencialin për rritjen e eksportit, që përsëri ka efekt të drejtpërdrejtë mbi rritjen e BPV-së. Nëse e marrim parasysh edhe këtë efekt, atëherë shkallët potenciale të rritjes përsëri janë pozitive, respektivisht ekzistojnë shpenzime të konsiderueshme ekonomike të cilat reflektohen në konkurrencë të zvogëluar dhe eksport të zvogëluar.

Shprehur si efekt kumulativ për periudhën 2010 - 2018, në shpenzime ekonomike të eksportit të pa realizuar si efekt i rritjes potenciale të parealizuar të konkurrencës gjatë realizimit të investimeve kapitale të planifikuara, është gjithsej 124 miliardë denarë ose rreth 2 miliardë euro, nga bruto prodhimi vendor.

Dokolku gi realiziravme javnite kapitalni investicii mozebi ke imavme i pogolem ekonomski rast t4Burimi: përllogaritje e autorit në bazë të të dhënave nga Buxhetet e RMV-së, për vite të ndryshme dhe Мodeli mikromakro

Përfundimisht, në grafikun në vijim i paraqesim shkallët e rritjes ekonomike reale të RMV-së (për çdo vit) dhe shkallët e rritjes ekonomike (për çdo vit) të cilat do të kishim mundur t'i kemi nëse do të realizoheshin investimet kapitale në tërësi siç janë planifikuar dhe nëse kjo rezulton me konkurrencë më të madhe të ekonomisë maqedonase nëpërmjet eksportit më të lartë.

Dokolku gi realiziravme javnite kapitalni investicii mozebi ke imavme i pogolem ekonomski rast t5Burimi: përllogaritje e autorit në bazë të të dhënave nga Buxhetet e RMV-së, për vite të ndryshme dhe Modeli mikromakro

Të mësojmë nga gabimet dhe mos i përsërisim

Nevojitet përmirësim i cilësisë së planifikimit të shpenzimeve kapitale në bazë të kapaciteteve për realizimin e tyre, si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal. Gjithashtu, nevojitet përgatitje e strategjive/planeve afatgjata shumëvjeçare për investimet publike të shoqëruara me përgatitje të strategjisë së harmonizuar adekuate dhe udhëzim të qartë dhe qasje për prioritete në periudhë më të gjatë. Nevojitet çlirimi i ciklit të projektit nga cikli politik sepse projektet kapitale infrastrukturore kërkojnë cikël projektues dhjetëvjeçar deri në implementim. Dhe në fund, avancimi i efikasitetit dhe efektivitetit të shpenzimeve publike, në këtë rast të shpenzimeve kapitale, është vërejtja dhe sugjerimi mbi të cilat duhet përfundimisht, seriozisht të punohet.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose para se të merrni përmbajtjen
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Живот после Инстаграм
Доколку ги реализиравме јавните капитални инвестиц...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Сабота, 04 Јули 2020

  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.

    Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил.

    Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите.

    Повеќе

  • 1

Следете нè