fbpx
 

Veting në Maqedoni: shembuj pozitiv ose shpresë e rrejshme?

Sonja Stojadinoviq

Sonja Stojadinovic 200x250Lustrimi ishte i farëse e pa nevojshme dhe qesharake, qërim hesapesh i pa suksesshëm dhe nënçmim i kundërshtarëve politik.Në mënyrë që të ketë sukses vetingu, duhet t’i përfshijë të gjithë.

Vetingu ose veting sistemi në Maqedoni është mjet i ri juridik, i cili premton shumë. Ministria e parë e cila u obligua ta zbatojë është Ministria e Punëve të Brendshme dhe tani më filluan të përpilohen ndryshimet ligjore për realizim. Vetingu filloi me Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, ndërsa premtimet e ministrit Spasovski, janë se nga rrënja do të përfshijë të gjithë ministrinë. Duhet të pranojmë se ky është premtim i madh.

Propozimet e ardhshme për veting u transferuan te institucionet gjyqësore me qëllim të pastrohet sistemi gjyqësor nga gjykatës dhe prokurorë jo kompetentë. Vetë kontrolli i kompetencës së gjykatësve dhe prokurorëve kërkon kohë, por shtohet pyetja nëse Maqedonia është e aftë të kryejë këtë kontroll tërësisht dhe në mënyrë profesionale, pa dallim se sa vetingu si vegël mjet është i nevojshëm, madhe edhe esencial. Ky kontroll nuk do të jetë vetëm për policinë dhe gjykatësit, por do të përfshijë edhe armatën dhe nëpunësit shtetëror. Por, vallë mund ta pastrojë vetingu administratën shtetërore, e cila me punësimin e madh u bë mastodont dhe vend për pranimin e militantëve partiak? Në këtë pyetje duhet përgjigje të japë qeveria e cila propozoi këtë sistem.

Origjina e sistemit veting dhe zbatimi i tij në botë

Sipas definicionit veting paraqet kontroll i personi të caktuar para pranimit të funksionit të ri. Këtë ka të drejtë ta bëjë punëdhënësi për kontrollin e kompetencës dhe biografisë së kandidatit për punësim, policia për identitetin dhe origjinën e refugjatëve të cilët kërkojnë azil, kompani e caktuar për kompani tjetër para se të fillojë bashkëpunim. Origjina e fjalës veting, buron nga shekulli 19 nga slengu britanik kur veterinar (shkurtesë vet) është dashur në mënyrë rrënjësore të kontrollojë kalë për gara para se të japë leje ai të marrë pjesë në garë. Nga ana tjetër, vetingu është procedurë e cila ka kosto.

Informacionet e fundit të cilat vijnë nga Australia, flasin se për vetingun e 350 mijë të punësuarve në qeveri, duhen nga 300 deri në 1500 dollarë australian për person, në varësi të vendit të punës. Shembulli i fundit sa i përket vetingut ekstrem, ndërsa mund të quhet edhe keqpërdorim i kësaj procedurë është vendimi i presidentit Tramp në janar të vitit 2017, të gjithë vizitorët në SHBA, të cilët Departamenti për Migracion (ICE) i ka shënuar si potencialisht të rrezikshëm në bazë të aktivitetit të profileve të tyre në rrjetet sociale, mund të arrestohen dhe të deportohen. Departamenti për Migracion, më vonë hoqi dorë nga ky sistem, por turpi ngeli.

Standarde, kushte, procedura për veting

Megjithatë, që të implementohet veting sistemi dhe që të pastrohen të gjitha institucionet, duhen standarde dhe kushte të cilat duhet ta mundësojnë vetingun. Rregullorja për veting e UNDP-së për shoqëri pas konflikti, ku bën pjesë edhe Maqedonia, jep përshkrim të detajuar për të gjithë procedurën dhe kushtet për mbajtjen e vetingut. Sado të na pëlqejë ose jo, veting sistemi është i dedikuar për sigurimin e standardeve minimale të integritetit të shërbimit publik. Fakti se për Maqedoninë nevojitet sistem i këtillë pas pothuajse 30 vjet nga pavarësia dhe 18 vjet nga konflikti, vetvetiu është shenjë se sistemin tonë e ka kapur erozioni. Kushtet themelore për mbajtjen e vetingut janë: prezencë e autoritetit dhe legjimitetit të qeverisë dhe vullnet politik, listë e institucioneve dhe individëve të cilët duhet t'i nënshtrohen vetingut, institucioni / trupi i cili do të realizojë vetingun, resurse për këtë dhe kornizë kohore për procedurën. Pasojat e padëshiruara nga kjo procedurë mund të keqpërdoren politikisht, zbrazëtira kohore në funksionimin e institucioneve për shkak të mënjanimit të punëtorëve jo kompetent, madje dhe de stabilizim të shtetit.

Vetingot vo Makedonija promeni kon podobro ili lazna nadezBurim: a1on.mk

Procedura mund t’i përfshijë të gjithë të punësuarit në një institucion ose vetëm disa funksionarë. Gjithashtu, nevojiten zgjidhje për ata që do të vlerësohen si jo kompetentë, nëse do të transferohen në institucione të tjera, nëse do të zbatohet ky sistem vetëm për të punësuarit aktual ose dhe për kandidatë për punësim dhe nëse ky mekanizëm do të jetë ad hok ose do të implementohet si i rregullt.

Para se t'i qaset kësaj procedure, qeveria duhet të njoftojë dhe konsultojë publikun. Në këtë procedurë duhet t'i jepet hapësirë edhe shoqërisë civile të shprehë mendimin dhe idetë e veta. Gjithashtu, duhet të përcaktohen institucione me prioritet për veting dhe jo i gjithë aparati shtetëror të vendoset në procedurë. Duhet të fillohet nga të ashtu quajturat institucione të ndjeshme, siç janë ushtria, policia, departamentet civile të sektorit të sigurisë, gjyqësori. Hapat e ardhshëm janë vendosja e kritereve, rezultate të pritshme dhe mekanizma për veprim. Në mënyrë që të evitohen keqpërdorimet, duhet ndjekje maksimale e standardeve ndërkombëtare.

Shembuj pozitiv për ndjekje

Në rajon Shqipëria kishte guximin të zbatojë veting në radhët e sistemit gjyqësor. Kjo procedurë nxori në sipërfaqe përqindje të lartë të korrupsionit në mesin e gjykatësve dhe prokurorëve publik. Nga ana tjetër, në rajon dhe në Evrope, gjithashtu mund të nxjerrim shembuj të tjerë pozitiv se si zbatohet sistemi i vetingut. Në Finlandë, në vitin 2002 është miratuar i ashtu quajturi çadër ligj, për sigurinë, i cili përfshin kriteret themelore për veting me atë që fillimisht i përcakton aplikantët për veting, ndërsa më pas procedurat e sigurisë, deri në shkallë të kontrollit të financave dhe lidhjes ndërkombëtare të personit që i nënshtrohet vetingut. Kjo kornizë ligjore lejohet të përdoret edhe nga firmat private, por nën kontrollin e institucioneve. Në vitin 2008 së bashku me ndryshimet e vitit 2012, Kroacia ka Ligj për vetin të sigurisë, i cili e rregullon kontrollin e personave fizik dhe personave juridik. Ky ligj e përfshin punësimin në institucionet shtetërore, organet e sigurisë dhe kundërzbulimit, trupat për luftë kundër krimit të organizuar, Ministrisë së Punëve të Jashtme, organet e Bashkimit Evropian dhe organet me interes të veçantë për sigurinë e shtetit. Ligji parashikon edhe përsëritjen e procedurës së vetingut në çdo 5 vjet.

Si është gjendja tek ne?

Siç përcakton rregullorja e UNDP, kushti i parë i cili duhet të plotësohet për implementimin e vetingut është vullneti politik. Nga përplasjet e përditshme ndërmjet politikanëve të cilat i shohim dhe lexojmë në media, fitohet përshtypja se edhe pse ata më së paku bëjnë thirrje për veting, ata njëkohësisht janë kundër vetingut, sepse edhe ata duhet të përfshihen me këtë kontroll. Një nga pyetjet kryesore të cilat duhet të shtrohen është, sipas cilave kritere do të kryhet kjo procedurë dhe kë do të përfshijë?

Nëse do të përshijë të gjithë politikanët, gjyqtarët, prokurorët, nëse të punësuarit në funksione të larta shtetërore janë të gatshëm të kontrollohen në bazë të pronës, financave, kompetencës profesionale për pozitë të caktuar dhe me kusht të humbin pozitat e tyre? Reagimet e pritshme të atyre që do të përjashtohen nga puna ose do të transferohen në vend tjetër pune për shkak të jo kompetencës, do të jenë se ata janë viktima të përplasjeve politike. Lustrimi ishte i farëse e pa nevojshme dhe qesharake, qërim hesapesh i pa suksesshëm dhe nënçmim i kundërshtarëve politik. Në mënyrë që të ketë sukses vetingu, duhet t’i përfshijë të gjithë, duke filluar nga këshilltarët dhe bashkëpunëtorët në pozita më të larta në qeveri, ministri, sistemin gjyqësor. Kocka është hedhur kërkohet i guximshmi ta përfundojë luftën me jo kompetentët.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose para se të merrni përmbajtjen
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Платнените торби се враќаат на „голема врата“
Ветингот во Македонија: промени кон подобро или ла...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Вторник, 20 Април 2021

  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.

    Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил.

    Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите.

    Повеќе

  • 1

Следете нè