fbpx

Huliganë dhe politikanë: A ka dallim?

Vladimir Gjorgjeviç

Vladimir Djordjevic 400x500Është vetëm një ëndërr të besosh se Serbia do të jetë në gjendje të hyjë në BE me një gjyqësor të tillë. Udhëheqja aktuale politike e Serbisë vazhdon të mbështetet në praktikat më të këqija të regjimit të Millosheviqit që nga vitet 1990.

Ngjarjet e fundit në Serbi në të cilat elitat politike janë të lidhura me figura të krimit të organizuar dhe një pjesë (e konsiderueshme) e të ashtuquajturve tifozë të futbollit kanë treguar edhe një herë se sa thellësisht e pakëndshme mund të jetë marrëdhënia midis dy palëve, dhe tregojnë se udhëheqja aktuale politike e Serbisë vazhdon të mbështetet në praktikat më të këqija të regjimit të Millosheviqit që nga vitet 1990.

Belivuk, figura më e shquar e grupeve të njohura brutale të huliganëve (lexo: grupet e krimit të organizuar), "u arrestua në fillim të muajit shkurt, së bashku me disa anëtarë të tjerë të grupit. Ai ishte udhëheqësi i të ashtuquajturës „Jeniçerët", të ripagëzuar më vonë "Parimet", përndryshe një grup i njohur kriminal i fshehur pas tifozëve të futbollit". Sigurisht, elitat politike mohojnë me forcë akuzat për lidhjen e tyre me strukturat e krimit të organizuar, duke pretenduar vazhdimisht se këto janë vetëm thashetheme, gënjeshtra dhe madje goditje nga opozita politike.

Mos distancimi nga mbajtja e kontakteve të ngushta me huliganët dhe strukturat e krimit të organizuar tregon se, nga njëra anë, udhëheqja aktuale politike ka dështuar të largohet nga modeli në të cilin regjimi i Millosheviqit mbështetej shumë, dhe, nga ana tjetër, se nuk ka një sistem të pavarur dhe funksional gjyqësor, madje as nuk ka shenja se një gjë e tillë mund të bëhet në të ardhmen e afërt. Në vitet 1990, regjimi në pushtet në Serbi ishte dukshëm klientelist, deri në atë pikë sa stadiumet e futbollit, të Crvena Zvezda-s dhe Partizanit ishin vende jozyrtare për rekrutimin e individëve paramilitarë nga vetë klubet.

Ky model përfshiu më tej (dhe ende bën) "shërbimet" që huliganët dhe bota e nëntokës u ofrojnë elitave, duke çuar në një qendër të madhe me interes privat që tejkalon institucionet dhe rregullat formale. Në këtë kuptim, elitat e Ballkanit Perëndimor "anashkalonin vazhdimisht institucionet dhe sundonin përmes rregullave joformale. Pushteti ushtrohej përmes dominimit partiak. Jo vetëm që institucionet shtetërore janë të kapura, por edhe mediat janë të heshtura," që në thelb është tepër problematike.

Përveç faktit tashmë shqetësues se ekziston një lidhje midis strukturave të sigurisë politike dhe shtetërore dhe grupeve të krimit të organizuar, ajo që mbetet edhe më shqetësuese është se ka sinjale të përziera, konfuze dhe jokompetente, si nga elita serbe ashtu edhe nga gjyqësori, për mënyrën se si po trajtohet rasti „Belivuk“. Në muajin tetor të vitit 2020, Komisioni Evropian paralajmëroi se "Serbia ende nuk ka krijuar prova bindëse" se me të vërtetë ka aktivitete dhe dënime kundër nëntokës kriminale ", të cilat patjetër do të mbeten një problem për Serbinë, të paktën në periudhën kur Partia Progresive Serbe kontrollon aparatin shtetëror.

Duket se nuk ka prova bindëse se kjo parti është e përgatitur të merret me çështjet e shumta gjyqësore të papërshtatshme kundër huliganëve, shumica e të cilave mbetën të pazgjidhura, iu nënshtruan ndërhyrjeve politike dhe gjithashtu nuk kishin një verdikt adekuat gjyqësor. „Marrëdhënia midis shtetit dhe grupeve të tifozëve ka evoluar në një lloj angazhimi pune: në këmbim të bindjes në rrugë, huliganët janë të lirë të vazhdojnë punën e tyre pa asnjë frikë". Ky rast jo vetëm që zbulon se sa klienteliste është bërë shteti serb, por ai tregon më tej se gjyqësori serb nuk është në gjendje të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe se ai mbetet përgjithmonë nën ndikimin dhe presionin (domethënës) politik.

Përsëritja e pasigurisë së viteve të nëntëdhjeta

Përkundër gjithë zhurmës nga elitat aktuale politike se vendi po transformohet me shpejtësi dhe që thuhet se ka arritur të shkëputet me sukses nga vitet 1990, shteti serb vazhdon të drejtohet në atë mënyrë që ishte përdorur nga regjimi i Millosheviqit në të kaluarën. Nëse do të ishte e kundërta, Serbia nuk do të ishte më një vend ku lidhjet politike të grupeve të krimit të organizuar u lejuan atyre dhe homologëve të tyre të elitës politike të përfitonin nga një lidhje e tillë. Duket e pazakontë për udhëheqjen aktuale politike serbe të pretendojë se vendi po bën përparim pa u përballur me sukses me një nga kërcënimet më të mëdha, nëse jo të vetmet, më të mëdha të sigurisë së brendshme. Strukturat e krimit të organizuar, dhe ka dëshmi të shumta për këtë që nga vitet 1990, mbeten edhe më tej një ndër lojtarët shumë të fuqishëm në politikën e brendshme të Serbisë.

Huligani i politicari Postoi li razlikaBurimi: telegraf.rs

Së pari, ka shumë pak gjasa që ata të funksionojnë pa pasur njohuri dhe/ose pa i sanksionuar strukturat shtetërore dhe aot të sigurisë. Prandaj, lidhjet e tyre politike (lexo: mbrojtje) i lejuan ata të qëndrojnë të paprekur dhe gjithashtu i lejuan ata të "bëjnë punën e tyre". Së dyti, bazuar në modelin e viteve 1990, shumica prej tyre që u inkuadruan në grupet kriminale, në fakt, janë persona të „rekrutuar“ nga radhët e huliganëve, edhe atë sipas recetës së Arkanit – „të marrë drejtpërdrejt nga tribunat e stadiumit“. Së treti, fakti më i padiskutueshëm, klientelizmi i shtetit serb vazhdon të rritet, duke treguar se elitat politike kanë shumë pak dëshirë dhe vullnet për të rindërtuar shtetin, dhe kjo na kthen mbrapa kah pika të cilën Stracari e përmendi për Ballkanin Perëndimor në vitin 2007. Kur diskutohej për politikën vendore të shteteve të Ballkanit Perëndimor, ai kishte vërejtur se si duket ka "ndërthurje të institucioneve në zhvillim, të përcaktuara me çelës etnik, të ekonomive ushtarake të stilit mafioz dhe me tendenca për lidhje midis elitave". Unë konsideroj se shteti i Serbisë nga viti 2021 është një shembull i shkëlqyeshëm në këtë kuptim.

E fundit por jo më pak e rëndësishme, e kam të vështirë të bëj dallimin midis mafiozëve, huliganëve dhe politikanëve në Serbi. Një herë, angazhohen huliganë për nevojat e sigurimit të përurimit, kurse herën tjetër (imagjinoni, çfarë surprize!) ata punojnë me trafik të drogës. Sot, disa prej tyre janë pas grilave të akuzuar për krime të tmerrshme dhe, kush e di, disa madje mund të bëhen politikanë në të ardhmen, duke pasur parasysh sa të pasura janë lidhjet e tyre politike me disa prej tyre. Nuk kam asnjë dyshim në mendjen time se udhëheqja politike serbe do të vazhdojë të mohojë pretendimet e lartpërmendura për lidhje me nëntokën kriminale, dhe jam i sigurt se ajo gjithashtu do të refuzojë të merret me problemin, siç ka bërë deri më tani. Gjyqësori i dobët, larg pavarësisë dhe i ndikuar politikisht (dhe i qeverisur nga politika) do të vazhdojë të minojë funksionimin e duhur të shtetit serb, e cila është një çështje afatgjatë.

Gjyqësori i pavarur dhe tregime të tjera (evropiane) për fëmijët e vegjël

Është vetëm një ëndërr të besosh se Serbia do të jetë në gjendje të hyjë në BE me një gjyqësor të tillë. Edhe nëse i lëmë mënjanë skenarët e BE-së, është e pamundur që Serbia të bëhet një shoqëri vërtet demokratike me një gjyqësor të këtij lloji. Fakti që elitat politike serbe bënë gjithçka, por nuk ndihmuan në krijimin e një sistemi gjyqësor më të pavarur dhe efektiv, tregon faktin se kishte pak (nëse vërtet ka) vullnet politik për këtë.

Mungesa e vullnetit politik për të krijuar një gjyqësor profesional dhe të pavarur (dhe që nuk do t'i shërbejë qëllimeve politike) është një dëshmi se sa dobët janë bërë reformat e Serbisë në këtë fushë. Për më tepër, udhëheqja politike bëri ndoshta gjënë më të keqe që mund të kishte bërë: ajo vazhdoi të minonte atë sistem gjyqësor duke ndërhyrë vazhdimisht në punët e tij, e cila në fakt ishte një traditë në Serbi në vitet 1990 dhe gjatë kohës së shpërbërjes së Jugosllavisë socialiste.

Rasti i lartpërmendur Belivuk e reflekton këtë rast në mënyrë perfekte, me një numër kthesash të çuditshme dhe të dyshimta muajt e fundit, përmes keqpërdorimit të provave, si dhe disa ndryshimeve në deklaratat e dëshmitarëve. Është ironike të shohësh udhëheqjen serbe duke folur për ndryshime gjoja efektive në gjyqësor kur ky institucion shtetëror akoma mbetet në telashe të mëdha. Shteti serb, në fakt, kurrë nuk është përpjekur të angazhohet në rindërtimin e këtij institucioni, përmes lustrimit të duhur të këtij sistemi, i cili tregon se sa jo progresive kanë qenë reformat shtetërore në Serbi.

Në fund të fundit, përkundër gjithë "eksitimit" të tyre se është duke u rindërtuar një gjyqësor i pavarur, elitat serbe vazhdojnë edhe më tej të dobësojnë të njëjtin gjyqësor në paraqitjet e tyre publike, në të cilat ata vetëm përqeshin sistemin e lartpërmendur. Për këtë çështje, presidenti serb tha „se ai dhe ministri i brendshëm Aleksandar Vulin do të ngrenë aktpadi kundër vetë tyre“ në rastin Belivuk, i cili jo vetëm që tingëllon i çuditshëm dhe skandaloz, por gjithashtu tallet me vetë nocionin e drejtësisë.

Këto paraqitje publike nga politikanët janë krijuar për të hedhur poshtë akuzat e ngritura nga media e pavarur dhe të bëra nga disa njerëz të fshehtë kundër elitës qeverisëse në Serbi sot. Pikërisht këto paraqitje publike që dërgojnë mesazhe të gabuara në lidhje me sistemin për qytetarët serbë, zbulojnë se sa i gabuar është sistemi dhe japin një pamje të zymtë të një lidershipi politik që nuk ka punë më të zgjuar, përveçse të diskutojë raste të krimeve të profilit të lartë.

Nëse gjyqësori serb vepron në mënyrë të pavarur dhe në mënyrën e duhur, ai do të ngrejë akuza kundër kujtdo që përfshihet në aktivitetet e përmendura, gjë që nuk është rasti këtu.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni
Vërejtje: Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

A do ta lejojmë botën të vazhdojë të digjet?
„Ballkani i Hapur“ i përçau shqiptarët
 

Komente

Për momentin nuk ka komente. Bëju i pari me komentin tënd!
Anonim
E hënë, 25 Tetor 2021

  • Blogo +

    Bashkohuni me ekipin e bashkëpunëtorëve dhe sugjeroni një temë ose dërgoni një tekst, me foton tuaj dhe një biografi të shkurtër në info@iks.edu.mk.

    Lexo më shumë

  • Udhëzime +

    Tekstet duhet të përmbajnë ndërmjet 900 dhe 1300 fjalë dhe duhet të shkruhen në paragrafë të shkurtër, në një stil të kuptueshëm dhe joformal.

    Lexo më shumë

  • Shkarko +

    Ne dëshirojmë të nxitim një debat të shëndetshëm në lidhje me interesin publik dhe për këtë arsye t'i inkurajojmë lexuesit të lënë komente të arsyeshme dhe konstruktive në të gjitha blogјet tona, përfshirë edhe kritika të forta.

    Lexo më shumë

  • 1

Na ndiq