fbpx

Larg është Finlanda

Branimir Jovanoviq

Branimir Jovanovic 200x250Finlanda është larg prej nesh, por a duam të lëvizim fare në atë drejtim? Nëse është kështu, atëherë duhet të pranojmë se janë të nevojshme ndryshime në sistemin arsimor të Maqedonisë. Koncepti i propozuar për arsimin fillor është një hap i mirë, por do të nevojitet më shumë.

Modeli nordik i arsimit

Disa javë më parë, në kuadër të "s(c)iestave" shkencore të organizuara nga Nikolla Stikov, patëm një diskutim me rreth 20 shkencëtarë maqedonas nga universitete dhe institute të ndryshme botërore, për atë se çfarë ndryshimesh i nevojiten sistemit arsimor të Maqedonisë. Qëndrimi im ishte që ne duhet të ndjekim modelin nordik të arsimit.

Shembulli më i njohur është natyrisht Finlanda, e cila një vit më parë nga Forumi Ekonomik Botëror u shpall vendi me sistemin më të mirë arsimor në botë, por në fakt të gjitha vendet nordike kanë sisteme të ngjashme dhe në qarqet profesionale zakonisht flitet për një model nordik të arsimit.

Thelbi i modelit nordik është se arsimi kuptohet si një pjesë integrale e shoqërisë, si përgatitja e fëmijëve për jetën në komunitet, në të cilën të gjithë do të përpiqen të kontribuojnë për të mirën e përbashkët. Kjo është arsyeja pse fëmijët mësohen për bashkëpunim, e jo për konkurrencë; për bashkëjetesë (bashkim), e jo për individualizëm. Shkollat ​​janë gjithëpërfshirëse, gjithçka mësohet, ato nuk janë të specializuara dhe nuk i përgatisin fëmijët për "tregun e punës", por për "shtetin e mirëqenies". Fokusi është në të kuptuarit dhe të menduarit kritik, e jo në të mësuarit përmendsh dhe aftësitë "e buta" marrin një vëmendje të veçantë (madje mësohet edhe empatia (ndjeshmëria). Stresi është reduktuar në minimum, orët zakonisht fillojnë më vonë, nuk ka "zile", vlerësimi (notimi) është në shkallë minimale.

Vëmendje e veçantë i kushtohet cilësisë së mësueseve. Profesioni i mësuesit është ndër më të respektuarit dhe më prestigjiozët. Kriteret për regjistrim në fakultetet pedagogjike janë shumë të rrepta dhe vetëm një numër i vogël i kandidatësh arrijnë të regjistrohen. Mësuesit kalojnë të gjitha llojet e riaftësimeve dhe trajnimeve edhe pasi të fillojnë punën. Pagat e tyre janë më të larta se të profesioneve të tjera.

Në përputhje me idenë për barazi, arsimi është në dispozicion për të gjithë. Shkolla private pothuajse nuk ka. Arsimi është plotësisht falas - transporti shkollor, librat shkollorë, ushqimi, gjithçka mbulohet nga shteti, përmes tatimeve progresive. Vazhdimisht investohet në shkolla, mjete dhe pajisje mësimore. Investimet shtetërore në arsim arrijnë në rreth 7-8% të PBB-së, më e larta nga të gjitha vendet evropiane, dy herë më e lartë se ato të investuara në Maqedoni.

Nuk është rastësi që vendet nordike janë gjithmonë në krye të renditjes PISA, kanë nivelin më të lartë të zhvillimit në botë dhe kanë dallime të ulëta klasore.

Dolgiot i trnovit pat do kvalitetno obrazovanie

Koncepti i ri për arsimin fillor në Maqedoni

Para disa ditësh u bë publik koncepti i ri për arsimin fillor i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Mënyra se si u prezantua koncepti ishte diçka jotipike - në kanalin YouTube të platformës kombëtare në internet për arsim "Eduino" u shfaq një video e takimit konsultativ të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me drejtorët dhe mësuesit e shkollave fillore në vend.

Koncepti bazohet në një sondazh të pikëpamjeve të mësuesve për nevojën për ndryshim në arsimin fillor, të cilit iu përgjigjën 4.200 mësues. Nga këto, 82 përqind besojnë se arsimi duhet të reformohet sepse nuk është mjaft i mirë, 61 përqind besojnë se po mësohen gjëra të parëndësishme, 75 përqind se librat shkollorë janë një fushë prioritare për reformë, kurse 64 përqind – planprogramet mësimore. Për 64 përqind prej tyre duhet të ulet numri i lëndëve, kurse 57 përqind konsiderojnë se programet mësimore duhet të përshtaten me nevojat ose interesat e nxënësve.

U theksua se kjo është hera e parë që bëhet një koncept për një reformë gjithëpërfshirëse të arsimit fillor dhe se reformat e mëparshme kanë qenë gjithmonë vetëm të pjesshme. Qëllimet kryesore të konceptimit ishin interesi më i mirë i fëmijës, motivimi i mësuesve dhe gjithëpërfshirja, barazia dhe ndërkulturalizmi.

Dolgiot i trnovit pat do kvalitetno obrazovanie 2

Një nga risitë e parashikuara nga konceptimi i ri është se disiplinat janë të integruara në lëndë, në të nëntë klasat. Një integrim të tillë ka pasur deri më tani, por vetëm deri në një klasë të caktuar (për shembull, shkencat natyrore, deri në klasën e gjashtë). Integrimi parashikon që biologjia, kimia, fizika dhe një pjesë e gjeografisë të integrohen në një lëndë - shkencat natyrore; historia, shoqëria civile dhe një pjesë e gjeografisë në shkencat shoqërore; muzika dhe arti në një lëndë - edukimi artistik; teknika, teknologjia dhe informatika - gjithashtu në një lëndë. Integrimi shpjegohet me nevojën për një qasje holistike dhe një shpjegim më të gjerë të fenomeneve, në vend të të mësuarit përmendsh të fakteve, siç është për momentin.

Po ashtu po futen më shumë lëndë zgjedhore. Si gjuhë e huaj mund të zgjidhet edhe gjuha shqipe, kurse disa nga lëndët e reja zgjedhore janë programimi, arsyetimi matematiko-logjik, edukimi seksual, sporte të ndryshme, aktrimi, fotografia, gatimi, kopshtaria.

Çdo shkollë do të duhet të ofrojë si një aktivitet të detyrueshëm (jo një lëndë) studimin e gjuhës dhe kulturës së bashkësive më të vogla etnike, dhe punën e detyrueshme humanitare shoqërore.

Në përgjithësi, numri i lëndëve dhe klasave është zvogëluar, dhe koha e kaluar në shkollë është rritur për të punuar më pak në shtëpi. Rritet koha e mentorimit të nxënësve, kurse zvogëlohet koha e mësimdhënies.

Qasja e mësimdhënies pritet të jetë interaktive, me metoda më aktive të mësimdhënies, grupe më të vogla, më shumë kërkime dhe projekte. Fokusi është në stimulimin e të menduarit, në vend të memorizimit, dhe krijimin e përmbajtjeve që lidhen me realitetin. Gjithashtu futen në përdorim libra shkollorë digjitalë dhe interaktivë dhe hiqet nga përdorimi zilja e shkollës.

Pluhuri që u ngrit

Koncepti bëri shumë zhurmë në publik, por në kakofoninë që u krijua, ishte e vështirë të dëgjoje ndonjë argument apo kritikë të arsyetuar. Nga të gjitha ndryshimet e parashikuara, reagimet më të shumta ishin lidhur me integrimin e historisë me lëndët e tjera në lëndën e re "shkencat shoqërore". Madje u përhapën edhe dezinformata se historia po shfuqizohet si lëndë dhe se kjo po bëhet për të përmbushur dëshirat e bullgarëve.

Dolgiot i trnovit pat do kvalitetno obrazovanie 3

Reagime të tilla priten, të paktën në një farë mase. Kur tema kryesore në vend, për javë të tëra, është sjellja e dhunshme e Bullgarisë zyrtare, kur zyrtarët e tyre pothuajse çdo ditë mohojnë historinë, gjuhën dhe kombin maqedonas, është logjike që "gjuetarët e errësirës" në vend të përpiqen të përdorin këtë mundësi për të dëmtuar qeverinë dhe të marrin pikë politike.

Situata u ndez nga disa nga "ndikuesit (influenserët)" në rrjetet sociale, të cilët nuk humbin shanse të tilla për të kapur shpejt një status të pamatur dhe për të mbledhur disa pëlqime, sikur nuk mund të jetojnë pa to. Kishte edhe gazetari clickbait, e cila nuk mund t’i rezistonte mundësisë për të prodhuar tituj të bujshëm dhe lajme që do të lexoheshin, qofshin të vërteta apo jo.

Natyrisht, terren pjellor për reagime të tilla është mosbesimi i madh i publikut në reformat arsimore, sepse pikërisht reformat e mëparshme të pasuksesshme e sollën arsimin maqedonas në “derexhenë” aktuale. Kjo pasohet nga zhgënjimi i përgjithshëm i qeverisë aktuale, për shkak të gabimeve të shumta, pothuajse në çdo fushë.

Padyshim, gabimet në komunikim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të cilat thjesht nuk duhet të lejonin publikun të mësonte për këtë reformë nga një video e zbuluar aksidentalisht nga një takim konsultativ, kanë një rol të madh në atmosferën negative që u krijua. Kjo minon besimin e publikut dhe lë përshtypjen se diçka po përpiqet të “kontrabandohet”.

Kur pluhuri të bie

Sidoqoftë, mënyra e keqe në të cilën u bë publike reforma, dezinformatat e shumta që u shfaqën rreth saj dhe pluhuri që u ngrit, nuk duhet të turbullojnë vizionin tonë dhe të na ndalojnë të shohim reformën në mënyrë objektive dhe racionale.

Për vite me radhë ne po trumbetojmë se si në testet PISA jemi gjithmonë në fund të Evropës, se si arsimi na prodhon të rinj funksionalisht analfabetë. Si shkollat ​​nuk kanë as sapun, se si shkatërrohen tualetet. Si alokojmë më pak fonde për arsimin dhe shkencën në të gjithë Evropën. Dhe tani që dikush më në fund vendosi të zgjidhë dhe rregullojë arsimin, duke ndjekur shembullin e Finlandës, ne po e kundërshtojmë?

Po, reformat e mëparshme të arsimit kanë dështuar dhe janë arsyeja kryesore pse arsimi është ai që është sot. Por nëse çdo ndryshim i propozuar mirëpritet dhe refuzohet automatikisht, atëherë si të presim që gjërat të ndryshojnë?

Dolgiot i trnovit pat do kvalitetno obrazovanie 4Burimi: fokus.mk

Është tragjike që i gjithë diskutimi rreth reformës është përqendruar nëse historia do të jetë një lëndë e veçantë, apo një modul brenda një lënde të quajtur "shkencat shoqërore", i cili do të ketë module si për shoqërinë civile ashtu edhe për gjeografinë, të cilat do të mësohen edhe më tej nga të njëjtët mësues si më parë. Përqendrimi në një formalitet të tillë e humb plotësisht thelbin dhe heq vëmendjen nga problemet reale në sistemin arsimor të Maqedonisë.

Kurse thelbi është - a do të ketë trajnim për mësuesit, në mënyrë që ata të mund të ligjërojnë modulet e reja në mënyrë integrale dhe duke përdorur metoda aktive? A do të shtrëngohen kriteret për regjistrim në fakultetet pedagogjike? Çfarë tjetër do të bëhet për të rritur cilësinë dhe reputacionin e mësuesve? A do të ketë rritje të pagave të tyre, të cilat janë më të ulta se mesatarja kombëtare, ndryshe nga Finlanda e përmendur, ku ato janë rreth 10 përqind më të larta se mesatarja kombëtare?

A do të ketë investime në pajisje të reja në shkolla, në mënyrë që mësimdhënia të kryhet në një mënyrë bashkëkohore, me përmbajtje interaktive dhe në një mënyrë aktive? Një sondazh i fundit nga Shoqata për Hulumtime dhe Analiza ZMAI tregon se shkollat ​​kanë një kompjuter për 23 fëmijë. Si do të zbatohet mënyra e re e mësimdhënies me pajisje të tilla? A do të sigurojnë shkollat ​​tableta për studentët në mënyrë që të përdoren tekstet e reja digjitale dhe si do të sigurohet përfshirja e nx[nësve që nuk mund të përballojnë një gjë të tillë?

Po për kushtet materiale në shkolla? Si do të sigurohen barazia, gjithëpërfshirja dhe ndërveprimi, kur, sipas OECD-së, gati një e treta e shkollave në Maqedoni kanë nevojë për rinovim të madh? Sipas studimit të lartpërmendur nga ZMAI, 23% e shkollave kanë inventar të vjetëruar, dhe 21% pajisje të vjetra sanitare. A ka ndonjë plan për të investuar në këto gjëra dhe pse nuk kemi dëgjuar asgjë për këto?

A ka ndonjë plan për të rritur investimet në arsim, nga niveli aktual, i cili është më i ulët se 4% e PBB-së, në një nivel të ngjashëm me atë finlandez, me rreth 7% të PBB-së? Sipas studimit të ZMAI, rreth 20 milion euro janë të nevojshme për modernizimin e 48 shkollave në 10 komuna. Në Maqedoni ka gjithsej 1.100 shkolla fillore dhe të mesme, kështu që është lehtë e kuptueshme se për të rinovuar të gjitha, duhen disa qindra milion euro. Si do të sigurohen këto fonde, vallë përmes tatimeve progresive, si në vendet nordike?

Dolgiot i trnovit pat do kvalitetno obrazovanie 5

Koncepti i propozuar i arsimit fillor është në thelb i mirë, por në vetvete nuk do të jetë i mjaftueshëm. Synimet për reformë gjithëpërfshirëse të arsimit, për barazi dhe gjithëpërfshirje, për zvogëlimin e stresit të nxënësve, për më shumë mentorim, për mënyra moderne të mësimdhënies, për një qasje holistike të mësimdhënies, për stimulimin e të menduarit në vend të të mësuarit përmendësh, për modernizimin e përmbajtjeve mësimore, për motivimin më të mirë të mësuesve ... ata nuk do të mund të realizohen nëse investimet në arsim nuk rriten ndjeshëm, nëse nuk bëhet një plan gjithëpërfshirës për rinovimin e të gjitha shkollave në vend, nëse nuk përmirësohet cilësia e mësuesve dhe nuk rriten pagat e tyre.

Finlanda është larg, dhe ne të gjithë e dimë këtë. Ajo që ne nuk e dimë është - a dëshirojmë madje të lëvizim në atë drejtim? Nëse është kështu, ne duhet të pranojmë që kemi nevojë për ndryshime urgjente, madhore, rrënjësore në arsim. Kurse politikëbërësit duhet të pranojnë që do të nevojitet diçka më shumë se konceptimi i propozuar për arsimin fillor.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni tekstin
Shënim: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

Goran Çerkez: Imunizimi është vetëm fillimi i fund...
Sa miqësore është Marrëveshja për Miqësi midis Maq...
 

Komente

Për momentin nuk ka komente. Bëju i pari me komentin tënd!
Anonim
E hënë, 25 Tetor 2021

  • Blogo +

    Bashkohuni me ekipin e bashkëpunëtorëve dhe sugjeroni një temë ose dërgoni një tekst, me foton tuaj dhe një biografi të shkurtër në info@iks.edu.mk.

    Lexo më shumë

  • Udhëzime +

    Tekstet duhet të përmbajnë ndërmjet 900 dhe 1300 fjalë dhe duhet të shkruhen në paragrafë të shkurtër, në një stil të kuptueshëm dhe joformal.

    Lexo më shumë

  • Shkarko +

    Ne dëshirojmë të nxitim një debat të shëndetshëm në lidhje me interesin publik dhe për këtë arsye t'i inkurajojmë lexuesit të lënë komente të arsyeshme dhe konstruktive në të gjitha blogјet tona, përfshirë edhe kritika të forta.

    Lexo më shumë

  • 1

Na ndiq