fbpx

Shkupi duhet të bëhet më rezistues ndaj ndryshimeve klimatike

Teksti është fituesi i garës për blogun më të mirë "Në çfarë qytet dëshironi të jetoni?" organizuar nga Res publika dhe IKS.

Stefan Mitiç

Stefan Mitic 400x500Shumica e përmbytjeve katastrofike që kanë goditur vendin vitet e fundit janë vetëm një paralajmërim i përkeqësimit të klimës ndër vite.

Reshjet ekstreme, si ato në Gjermani në qershor të këti viti, janë një nga provat më të dukshme se klima po ndryshon si pasojë e emetimeve të gazrave serrë. Sipas një studimi, shirat tani ndodhin më shpesh dhe shkaktojnë përmbytje, për arsyen e thjeshtë se një mjedis më i ngrohtë mund të përmbajë më shumë lagështi, që rezulton në reshje më të shpeshta dhe më të fuqishme. Rritja e ngrohjes së vazhdueshme të Tokës kontribuon që një mjedis më i ngrohtë të bëhet më i zakonshëm, duke krijuar hapësirë për më shumë përmbytje.

Përkeqësimi i situatës së ndryshimeve klimatike është rezultat i drejtpërdrejtë i keqpërdorimit të gjerë të burimeve natyrore nga korporatat e mëdha, ndërkaq pasojat e sjelljes së tyre i ka përjetuar çdo person në planet. Shfrytëzimi i burimeve çon në konsum më të madh të energjisë dhe emetim më të lartë të gazeve serrë që hollojnë shtresën e ozonit, duke lejuar që intensiteti i rrezeve të diellit të rritet, pra të ketë një efekt më afatgjatë.

Veturat e shkatërruara dhe trungjet masive të pemëve u shpërndanë përgjatë brigjeve të lumenjve, ndërsa shumë nga rrugët dhe kalldrëmet në qytete dhe fshatra u mbuluan me mbeturina dhe mbetje natyrore. Kamionë me inventar të shkatërruar, degë pemësh të shkulura dhe copa guri të thyer, si dhe shtylla të thyera elektrike, janë vetëm disa nga gjërat që kanë ndodhur në Gjermani.

Pse ky fenomen është gjithnjë e më i zakonshëm?

Përmbytja është një fenomen i ndërlikuar që mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë zhvillimin e tokës dhe kushtet e dheut. Megjithëse nevojiten kërkime të rëndësishme shkencore për të lidhur ndryshimet klimatike me përmbytjet, ndryshimi i klimës, i cili tashmë po shkakton më shumë reshje dhe më shumë stuhi, po bëhet një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e kombinimit të shkaqeve që çojnë në përmbytje. Më shumë ujë ruhet dhe lirohet nga mjedisi më i ngrohtë, pa dallim nëse është në formë shiu apo bore dimërore.

Megjithatë, një artikull i Gardian tregoi se, megjithëse e pazakontë, një katastrofë e tillë tani ka 1.2 deri në 9 herë më shumë gjasa se para një shekulli, përpara se emetimet e gazeve serrë të ngrohnin tokën me më shumë se 1 gradë celsius.

Dhe nëse planeti ngrohet me 2 gradë celsius, siç pritet, nëse emetimet nuk ulen në mënyrë dramatike, probabiliteti i një ngjarjeje të tillë rritet shumë më tepër, duke u bërë 1.2 deri në 1.4 herë më i lartë se sa është tani.

Pjese e studimeve tashmë treguan se ndërsa bota po ngrohet, frekuenca e shirave ekstremë të rrëmbyeshëm do të rritet dhe Paneli ndërqeveritar për ndryshimet klimatike, një grup i mbështetur nga Kombet e Bashkuara që raporton mbi shkencën dhe efektet e ngrohjes globale, ka konfirmuar se shpeshtësia e këtyre ngjarjeve do te rritet me rritje të vazhdueshme të temperaturave.

Çfarë po ndodh në Maqedoni?

Maqedonia nuk bën përjashtim nga ky fenomen ekstrem meteorologjik. Në fakt, përmbytjet po bëhen më të shpeshta dhe të rrezikshme me kalimin e viteve. Njerëzit, edhe pse presin, nuk mund të mësohen me to. Shkupi në vitet e fundit është prekur më së shumti nga shirat e rrëmbyeshëm dhe vërshimet. Ato jo vetëm që ndikojnë në mënyrën e jetesës së qytetarëve, por çdo stuhi e radhës zgjat më shumë dhe bën më shumë dëme.

Pesë vjet më parë Shkupi u godit nga një stuhi e fortë dhe përmbytje, duke vrarë 22 persona dhe duke shkaktuar dëme të mëdha në fshatrat Singeliç, Stajkovci, Smilkovci, Cento, Brnjarci, Strachinci, Viniçe, Creshevo, Bulachani, Rashtanski Pat, Ilinden, Suto Orizar dhe në Haraçinë. Më pas në më pak se 24 orë më 6 gusht 2016 reshjet kanë qenë 92.9 litra për metër katror. U shembën pemë, shumë shtëpi mbetën pa energji elektrike dhe rreth një mijë njerëz u evakuuan gjatë natës.

Ndërkohë, Shkupi u pushtua nga stuhi, me reshje të dendura shiu dhe erë në qershor 2018, që shkaktoi përmbytje të shumë bulevardeve, pemë të thyera e të rrëzuara dhe rrugë të pakalueshme.

Në 2020, përsëri pas tre ditësh reshje të bollshme, shumë banorë të Shkupit u ankuan për bodrume të përmbytura, oborre, por edhe për rrugë të pakalueshme.

Skopje mora da stane pootporno na klimatskite promeniBurimi: shutterstock.com

Fatkeqësisht, reshjet e bollshme në tetor të këtij viti janë vetëm pasojë e përkeqësimit të situatës me ndryshimet klimatike. E njëjta pamje me rrugë të pakalueshme dhe oborre e bodrume të përmbytura është e pranishme kudo në Shkup. Përmbytjet jo vetëm që shkaktojnë vështirësi në lëvizje nëpër qytet, por edhe bllokime të trafikut, në Shkup shpesh ka dukuri të tërmeteve afatshkurta pas shiut të dendur, me intensitet të ndryshëm.

Rrjeti i kanalizimit të Shkupit nuk është mjaft i zhvilluar për t'u përballur me shirat e rrëmbyeshëm

Problemi me ndikimin e vërshimeve, në të shumtën e rasteve është në rrjetin e pazhvilluar të kanalizimit atmosferik, përkatësisht mungesën e hapësirës për manovrimin dhe ridrejtimin e ujërave të vërshimeve në lumin Vardar. Problem shtesë është se rrjeti i kanalizimit atmosferik nuk ka asnjë mënyrë për të filtruar mbeturinat natyrore të grumbulluara nga shiu i rrëmbyeshëm dhe era, por edhe mbeturinat artificiale, kështu që rrjedhja e ujit në lokacione të ndryshme anembanë Shkupit është pamundësuar. Në vend të filtrimit, pusetat në Shkup mbushen me ujë dhe nuk ka rrjedhje të vazhdueshme e të pandërprerë, por uji derdhet dhe kthehet në rrugë.

Mos zhvillimi i rrjetit të kanalizimeve sjell probleme që lidhen me ndërprerjen e energjisë elektrike në vendbanime të ndryshme, por edhe ndërprerjen e rrjetit të telekomunikacionit. Ndonëse ka sanim të rregullt të problemit dhe dëmit menjëherë pas raportimit të të njëtit nga Ndërmarrja Publike “Parqe dhe gjelbërim” dhe Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe kanalizime”, gjithsesi është vetëm një zgjidhje afatshkurtër për zgjidhje të një problemi afatgjatë.

Për shkak se shirat e rrëmbyeshëm janë një problem i pashmangshëm dhe urgjent në Shkup dhe dëmi nga ndryshimet klimatike nuk është lehtësisht i rikthyeshëm, njerëzit duhet të përshtatin veten dhe qytetin me normalitetin e ri në zhvillim dhe të nxjerrin më të mirën prej tij.

Cila është zgjidhja e mundshme?

Ka shembuj të zgjidhjeve të dobishme për trajtimin e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve në shumë vende të botës. Një shembull është zgjidhja e krijimit të sistemi të qëndrueshëm kullimi i cili aplikohet në Londër, Mbretëria e Bashkuar, ku me kombinim të kopshteve të shiut, gropësira në tokë, pishina për mbajtjen e ujit dhe pemëve të vendosura në kopshte publike, parandalojnë derdhjet e ujit nëpër rrugët. Në Bangalore të Indisë, nga ana tjetër, u krijua parku tek i cili përdoret gërmimi i tokës, tubacione për filtrim të ujit të shiut dhe rezervuarë të depozitimit dhe transportit të ujit nëntokësor për të parandaluar bllokimin e sistemit të kanalizimeve. Në Caldes de Montbui, Spanjë, përmes një liqeni kryesor dhe kanaleve të ndryshme të vogla dhe bimëve ujore, njerëzit kanë përmirësuar problemin e ndotjes së sistemit të ujitjes.

Një ide që mund të aplikohet në Shkup është që drejtoritë komunale në koordinim me drejtorinë e qytetit të ndërtojnë disa parqe të vetë-qëndrueshme në lokacione të ndryshme dhe të bollshme në Shkup. Në ndërtimin e parkut do të merrnin pjesë arkitektë të fokusuar në ndërtesa të vet-qëndrueshme, si dhe meteorologë, hidrologë, gjeologë, si dhe fokus grupe qytetarësh për të ruajtur një ekuilibër mendimesh. Parqet do të bëheshin në një pjerrësi të caktuar, në mënyrë që uji i shiut të rrjedhë në një vend. Në atë vend do të vendoseshin biçikleta që do mund t'i përdorë kushdo dhe përmes të cilave do mund të gjenerohet energji e mjaftueshme për ta transportuar ujin në zonat e gjelbra përreth.

Në pjesën më të lartë të parkut do të kishte një çati të gjelbër, të ngjashme me atë të Qendrës Tregtare të qytetit, ku qytetarët do mund të kënaqeshin kur ta lejonte moti. Poshtë pjesës së sipërme do të kishte një rezervuar, i cili do të lidhej me një rrjet të degëzuar tubash të vogla të lidhura me rrjetin e madh atmosferik të kanalizimeve, në mënyrë që uji nga rrugët dhe bulevardet të mund të derdhej direkt në rezervuar dhe më pas të transferohej në Vardar. Në tubat e hyrjes nga rezervuari do të kishte filtra që do të pastronin ujin nga çdo mbetje.

Kjo mënyrë e zgjidhjes ciklike të problemit me reshjet nëpër disa faza vazhdimisht do të sigurojë sasi të vogla të ujit të akumuluar në të gjithë qytetin dhe do të ndihmonte për rimbushjen natyrale të lumit Vardar.

Dhe çfarë duhet të bëjë shteti?

Maqedonia më në fund duhet të rishikojë planin e tretë kombëtar për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike, i botuar në dhjetor 2013, dhe ta botojë të katërtin që është në njoftim - pritet të përfundojë deri në fund të vitit. Thelbi i planit është mekanizëm i menaxhimit të rrezikut, me fokus në fushat strategjike - ajri, uji, mbeturinat dhe shëndeti publik, në mënyrë që vendi të jetë më i përgatitur për fatkeqësi të tilla.

Në planin e tretë është vërejtur një tendencë e rënies së sasisë së reshjeve, por këto të dhëna patjetër do të ndryshojnë në planin e ri. Në të njëjtën kohë, u përmend se është përdorur ekip kombëtar dhe modele matematikore dhe softuer për vlerësimin e ofertës dhe kërkesës së burimeve ujore, si dhe është bërë një bilanc ujor për pellgun e lumit Strumicë. Zgjidhjet specifike dhe rezultatet e tyre për burimet ujore nuk janë dhënë, por masat e mundshme të përshtatjes janë përshkruar së bashku me grafika për palët e interesuara, kornizën kohore, financimin dhe kufizimet. Plani i katërt duhet të bëjë një krahasim dhe të tregojë masat e ndërmarra dhe rezultatet e tyre, sepse uji është një aspekt me rëndësi të madhe për të ardhmen klimatike të Maqedonisë.

Përmbytjet aktuale janë vetëm një paralajmërim i përkeqësimit të klimës ndër vite. Për këtë gjendje kontribuojnë shumë faktorë dhe fatkeqësisht nëse nuk reagojmë me kohë dhe nuk bëjmë një proces të sanimit afatgjatë të pasojave, Shkupi do të përmbytet dhe do të zhduken shtëpi të tëra, do të humbasë energjia elektrike dhe do të shkatërrohet rrjeti i telekomunikacionit.

Plani kombëtar duhet të ndihmojë shtetet në zbatimin e strategjive afatgjata për të përshtatur zonat me evolucionin e vazhdueshëm të klimës. Ndryshimet klimatike duhet të përdoren për të integruar një mori përvojash nga vendi dhe nga jashtë, dhe procesi duhet të bazohet në zhvillimet aktuale në secilin rajon të Maqedonisë. Prandaj Maqedonisë i duhet plani i katërt kombëtar i rishikuar dhe atë sa më shpejt.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni
Vini re: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

Kush përsërit të kaluarën kontrollon të tashmen (d...
Vdekja e një ideje të madhe: Ngritja dhe rënia e k...
 

Komente

Për momentin nuk ka komente. Bëju i pari me komentin tënd!
Anonim
E premte, 21 Janar 2022

  • Blogo +

    Bashkohuni me ekipin e bashkëpunëtorëve dhe sugjeroni një temë ose dërgoni një tekst, me foton tuaj dhe një biografi të shkurtër në info@iks.edu.mk.

    Lexo më shumë

  • Udhëzime +

    Tekstet duhet të përmbajnë ndërmjet 900 dhe 1300 fjalë dhe duhet të shkruhen në paragrafë të shkurtër, në një stil të kuptueshëm dhe joformal.

    Lexo më shumë

  • Shkarko +

    Ne dëshirojmë të nxitim një debat të shëndetshëm në lidhje me interesin publik dhe për këtë arsye t'i inkurajojmë lexuesit të lënë komente të arsyeshme dhe konstruktive në të gjitha blogјet tona, përfshirë edhe kritika të forta.

    Lexo më shumë

  • 1

Na ndiq