fbpx

Ne definitivisht nuk jemi në luftë, por nuk jemi as në paqe të plotë

Plot 25 vite pas përfundimit të luftës në Kroaci, politika e lartë ka vendosur që ta ndërpresë spiralen kroato-serbe të urrejtjes. Çdo verë, nga lufta e deri më sot, njëra palë e feston “Shtrëngatën”, aksionin luftarak të Ushtrisë së Kroacisë (UK) me të cilën lufta ka përfunduar , ndërsa të tjerët rikujtojnë krimet mbi viktimat civile të cilat pas “Shtrëngatës” i kanë bërë pjesëtarët e UK dhe të policisë nëpër fshatrat serbe.

Respektimi i ndërsjellë i viktimave deri sivjet ka qenë nocion mjaft i panjohur. Por, ndërkohë rolet kryesore i morën Boris Millosheviq, nënkryetari i ri i Qeverisë nga radhët e Partisë së pavarur demokratike serbe dhe Tomo Medved, ministri i mbrojtësve. Të parit, pas aksionit “Shtrëngata” ia kanë vrarë gjyshen që ka jetuar jashtë Shibenikut, ndërsa i dyti është plagosur tre herë, ndërsa në aksionin “Shtrëngata” i është vrarë vëllai. Duke pasur parasysh këtë, ai ka pasur nevojë që Millosheviqi të gjejë fuqi që më 5 gusht të shkojë në kremtimin e përvjetorit të “Shtrëngatës”, si përfaqësues i parë i lartë i pakicës serbe, i cili ka marrë pjesë në këto kremtime. Medved nga ana tjetër, ka shkuar në Grubore, fshat në prapavijë të Kninit, që tanimë nuk ekziston. Më 25 gusht të vitit 1995, shenjat e fundit të jetës në atë fshat i kanë shuar pjesëtarët e NJAT( Njësiti Anti Terorist) Lluçko duke vrarë gjashtë pleq të fshatit. Me këtë shteti ,në një farë mënyrë, më në fund pranoi hapur se pas luftës janë kryer krime dhe se ato nuk kanë qenë vetëm “incidente të izoluara”. Për atë se çfarë mund të ketë kjo kthesë në raportet kroato-serbe, bisedojmë me Branko Vierd-in nga Iniciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut (YIHR), e cila tanimë vite me radhë me aksione të ndryshme ia tërheq vërejtjen opinionit për rëndësinë e respektimit të ndërsjellë të viktimave të luftës si investim për një ardhmëri më të ndritshme.

 

Ivor Fuka, gazetar
Branka Vierda, Iniciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut (YIHR)

Digjitalizimi dhe shërbimet elektronike
Kushtetuta në konflikt me pandeminë
 

Komente

Për momentin nuk ka komente. Bëju i pari me komentin tënd!
Anonim
E mërkurë, 27 Janar 2021

  • Blogo +

    Bashkohuni me ekipin e bashkëpunëtorëve dhe sugjeroni një temë ose dërgoni një tekst, me foton tuaj dhe një biografi të shkurtër në info@iks.edu.mk.

    Lexo më shumë

  • Udhëzime +

    Tekstet duhet të përmbajnë ndërmjet 900 dhe 1300 fjalë dhe duhet të shkruhen në paragrafë të shkurtër, në një stil të kuptueshëm dhe joformal.

    Lexo më shumë

  • Shkarko +

    Ne dëshirojmë të nxitim një debat të shëndetshëm në lidhje me interesin publik dhe për këtë arsye t'i inkurajojmë lexuesit të lënë komente të arsyeshme dhe konstruktive në të gjitha blogјet tona, përfshirë edhe kritika të forta.

    Lexo më shumë

  • 1

Na ndiq