fbpx
 

Bosnja e Hercegovina: medie të pëkufizuara me frustracionet politike dhe etnike

МК  BS

Radenko Udoviçiq

Një nga nevojat kyç në shkollimin universitar të gazetarëve është vendosja e mësimit praktik në masë më të madhe, i cili do të jepej nga gazetarë profesionalë dhe me eksperiencë, ndërsa nga profesorët të kërkohet dozë më e vogël e angazhimit politik dhe zhvillim i ligjeratave debatuese.

Opinion thellësisht i ndarë, edhe etnikisht edhe për nga ana teerritorriale, ndikon në raportimin e medieve. Shumica e medieve dhe e gazetarëve raporton ashtu siç i përgjigjet grupit të tyre të synimit. Ajo që në një pjesë të vendit është e përshtatshme për tu kritikuar, në pjesën tjetër nuk është. Çdokush ka favoritët e vet nacional dhe pikëpamjet e veta në historinë dhe në ardhmërinë shtetërore. Prandaj mund lirisht të konstatojmë se sjellja e shumicës së medieve gjithsesi është e kufizuar me elementet politike, ndërsa me qëllim që frustrimet etnike dhe konfliktet në B e H kurrë nuk ka qenë më e madhe në 20 vitet e fundit, kështu që frustrimi mediatik është tejet i madh.

Vetëcenzura, lider në kufizimin e lirive mediatike

Elementë të cilat ndikojnë në lirinë e medieve janë pak - a shumë standarde për çdo shoqëri, por ajo që, pikërisht për shkak të asaj ndasie etnike që ka ndikim më të fuqishëm, është vetë-censura. Nga maja deri poshtë në fund. Ajo shfaqet edhe te pronarët edhe te redaktorët dhe gazetarët. Në masë të madhe vetë censura është rezultat i bindjes së individëve se qëndrimi i popullit të tyre është i drejtë. Bindja e tillë në punën e gazetarisë mund të pasqyrohet përmes mënyrës joprofesionale të produksionit mediatik – seleksionim të informacioneve, theksimi i temave të cilat i konfirmojnë qëndrimet e atij grupacioni, komente negative ndaj atyre që janë, sipas bindjes së politikës dominuese nacionale, kundërshtarë. Këto metoda ndonjë herë nuk janë lehtë të vërejtshme dhe për dallim nga informacioni i pasaktë, vështirë se mund të procesuohen me rregullim apo vetërregullim të medieve. Pikërissht për këtë medie të shumta në B e H pohojnë se janë objektive sepse, për shembull, u japin mundësi të gjithëve që të thonë diçka. Por e kontestueshme është se si dhe në çfarë konteksti.

Gazetari nga Sarajeva Almir Panjeta në hulumtimin e Media qendrës nga sarajeva për lirinë e medieve thotë se censura është një nga problemet e mëdha e cila e kufizon lirinë e medieve. “Jo vetëm te gazetarët por edhe te qytetarët e shumtë, ekziston frika nga mos-kuptimi publik dhe nga dënimi publik. Autocenzura i “gllabëroi” pothuajse të gjithë autorët me mendim të lirë. Shkruhet në atë mënyrë që askujt të mos hyhet i bën dëm, ose dëmtimi të jetë sa më i vogël”.

Amir Suzhanj, redaktor i radios publike BH Radio 1 ka thënë në hulumtimin për besueshmërinë e mediave se hapësira mediatike në BeH është kryesisht pasqyrë e shoqërisë. “Politika kadrovike në mediat është seriozisht e cënuar, për këtë arësye në shumë media kanë ardhur njerëz të cilët e kanë 'humbur rrugën në gazetari'. Plotësisht të vetëdijshëm për mungesat e tyre, ata pranojnë të bëhen lodra politikë të atyre të cilëve u shërbejnë. Në situatë të tillë, vetëcensurimi është elementi kyç i punës së tyre, që edhe atë si bile, reflektohet në kualitetin e përmbajtjeve mediatike“ (FoE bulletin 5, 2017, CJI, Bucharest).

Vetëcensurimi është më i shprehur në pikëpamjen e interesave kyç nacionale dhe “kuazinacionale”. Ato nuk guxon të vehen në pyetje. Ajo që është e vetë-shpallur apo politikisht e caktuar, ndërsa e pranuar nga opinioneve shumicë, në qoftë se vihet nën pikpetje ndërsa e pranuar nga opinioni shumicë, kërcënon apo kontestohet, rrezikon të rezultojë me humbje të vendit të punës, vërejtje nga rrethi, madje edhe sulme fizike.

Kërcënime dhe sulme ndaj gazetarëve

Është tejet e vështirë të vlerësohet numri i kërcënimeve, madje edhe i sulmeve të drejtpërdrejta ndaj gazetarëve pasi nuk ekziston një evidencë e vetme mbi këtë kategori në BeH. Sipas të dhënave të Linjës për ndihmë ndaj gazetarëve, deri në fund të vitit 2017 janë evidentuar 41 sulme ndaj gazetarëve. Midis tyre shumica e kërcënimeve, gjithsej 21, prej të cilave trembëdhjetë (13) verbale dhe tetë (8) kërcënime me vdekje, ndërsa të tjerat kanë të bëjnë me sulme fizike (6) dhe presion politik (14). Shoqata e gazetarëve e BeH e cila e menaxhon këtë linjë, thekson se institucionet shtetërore dhe aktorët politikë nuk marrin përgjegjësi për mbrojtjen e gazetarëve. Madje, përkundrazi, politikanët janë shpesh herë ata të cilët i sulmojnë gazetarët. Arsyet për këto sulme janë shembujt e raportimit të gazetarëve të cilat nuk u konvenojnë politikanëve. Këto sulme në shumicën e rasteve nuk sanksionohen. Në bazën e të dhënave mbi punën në rastet gjyqësore nuk ekziston asnjë lloj mundësie për evidentimin e rasteve të cilat kanë të bëjnë vetëm me kërcënimet apo sulmet ndaj gazetarëve. Të dhënat për vitin 2018 ende nuk janë të publikuara, por nga shoqata e gazetarëve të BeH morrëm informacionin se bëhet fjalë për rreth 50 denoncime. Këto numra janë ato të cilat vetë gazetarët i kanë paraqitur. Vlerësimi i institutit Media plan nga Sarajeva, në sajë të press clipping-ut mbi temën e problematikës së shtypjes mbi mediat (2013), është se ekzistojnë sulme dhe kërcënime të pesëfishta, për të cilat gazetarët heshtin, posaçërisht në mjediset më të vogla, qoftë për shkak të frikës për vehten, për familjen, humbjen e vendit të punës, apo për shkak se nuk i konsiderojnë ato si tepër serioze.

Në raportin e Avokatit të popullit mbi pozitën e gazetarëve dhe kërcënimet ndaj tyre në Bosnjë e Hercegovinë, thuhet se në rastet e sulmeve ndaj gazetarëve, nuk bëhet fjalë vetëm për cënimin e integritetit fizik të një personi dhe thyerjen e ligjit, por këto raste u dërgojnë një mesazh të qartë, si gazetarëve ashtu edhe opinionit. Në atë kontekst, gazetarëve në përgjithësi u dërgohet mesazhi se, në qoftë se e ushtrojnë profesionin e tyre në mënyrë të kontestueshme nga një individ apo nga një grup i caktuar, do të ketë pasoja, ndërsa kryerësit do të mbeten të pandëshkuar. Opinioni i gjerë, në qoftë se percepton se edhe personalitete të caktuara publike (përfshirë këtu edhe gazetarët) mund të sulmohen fizikisht në mënyrë të padënueshme, atë do ta kuptojë si mugesë të sundimit të së drejtës në shtet, dhe më tej, do të ketë frikë ti shprehë qëndrimet dhe mendimet e veta.

Burim: osce.org

Nebojsha Vukanoviq, ish gazetar në televizonin BN dhe bloger në intervistën në hulumtimin e Iniciativës mediatike për luftën kundër korrupsionit (2019), ka thënë se çdo ditë pranon kërcënime. “Unë gjatë 6 viteve të fundit kam pranuar 7 padi për kompensim të dhimbjes shpirtërore, secila nga 10 mijë km. Është i kontestushëm fakti që gjej lidhje midis qeverisë dhe marrëveshjeve të turrbullta dhe keqpërdorimeve në shuma milionëshe. Më besoni se sot konsiderohet për guxim të uleni me mua për një pije. Mjafton të uleni me mua në kafene dhe për këtë tu marrin në pyetje. Kështu që presioni është në të vërtetë shumë i lartë për çdokënd që merret me gazetari hulumtuese.

Në çarjen midis profitit dhe interesit publik

Në gazetari gjithmonë do të ekzistojë tensioni midis dëshirës për profitim dhe mandatit moral që të punohet për interesin publik, me atë që profesioni duhet ndonjëherë të gjejë kompromisin midis këtyre dy obligimeve. Shoqëri ideale është shoqëria e kompromiseve. Ashtu të qenit lojal ndaj financuesve mund të vijë në konflikt me obligimet ndaj interesave tjera.

Kur flasim për presionet ndaj mediave në BeH, në vepër është edhe një nga vargu i paradokseve. Presionet ekonomike ndaj mediave në BeH janë në thelb instrument për rritjen e qëllimeve të caktuara politike. Në perëndim ndodh e kundërta e kësaj. Atje presionet politike janë instrument i mbizotërimit dhe të nënshtrimit ekonomik, respektivisht i fitimit të profitit dhe pasurisë. Siç ka shkruar analisti meditik nga BeH Dushan Babiq, vegla kresore për realizimin e interesave të caktuar politikë, ekonomikë dhe tjera është manipulimi dhe instrumentalizimi i opninionit publik, më qëllim që të fitohet legjitimiteti dhe ligjshmëria e programeve konkrete politike. Dhe kjo gjë në mënyrën më efikase artikulohet përmes ndërmjetësimit të medieve, mirëpo problemi është gjithmonë mungesa e korrektësisë politike gjatë artikulimit të interesave të tilla. Historia moderne konfirmon se fuqia ekonomike dhe financiare është larg më efikase se fuqia e thjeshtë fizike dhe detyrimi.

Në atë kuptim redaktori i magazinës onlajn Žurnal.info, Eldin Kariq, në hulumtimin e Media qendrës mbi lirinë mediatike thotë se kërcënimi më i madh ndaj lirisë së të shrehurit dhe lirisë së mediave janë pikërisht paratë e kushtëzuara me interesat politike. “Problemi janë paratë nën kontrollin e qeverisë dhe institucioneve të sistemit. Në Bosnje e Hercegovinë plasohen në media 30 milionë marka në vit, nëpërmjet niveleve të ndryshme të qeverisë. Asnjë fening nuk ka përfunduar në mediat e pavarura por janë harxhuar me prapavijë politike”.

Njëkohësisht, nga ana tjetër, donatorët ndërkombëtar i përkrahin të ashtuquajturat media të pavarura vendase (ndonjëherë edhe opozitare), të cilat duhet të promovojnë vlera perëndimore dhe të luftojnë kundër nacionalizmit dhe ndarjeve në bazë etnike. Një ide progresive dhe bujare, mirëpo mediat e tilla qytetare nuk e kanë gjithmonë përkrahjen e shumicës etnike në BeH, dhe me vetë atë, kanë edhe ndikim më të vogël. Pra, edhe pse bëhet fjalë për donacione zyrtare, edhe ato janë të kushtëzuara në aspektin e programit sepse në të kundërtën as që mund të fitohen.

Gjithashtu, me presionet ekonomike mediat private janë më shumë të ekspozuara gjatë zgjedhjes për reklamim nga ana e institucioneve shtetërore, kompanive publike dhe partive politike. Është e qartë që në suaza të çdo komuniteti etnik secili u jep mediave „të veta“ , e më pas midis atyre „të vetëve“ kërkohet ai i cili është politikisht më i përshtatshëm. Dnevni avaz me vite ka fituar shuma enorme nga reklamuesit shtetërorë. Pasi pronari i tij Fahrudin Radonçiq themeloi parti të vetë, një pjesë e atyre mjeteve u zhdukën. Gjithashtu edhe servisi publik RTV FBeH duhej në mënyrë të vazhdueshme të balancojë midis kompanive në pronësi të të afërmve të dy partive më të forta me selinë në Sarajevë – SDA i SDP, me qëllim që të ti vazhdojë kontratat e marketingut.

Kompanitë komerciale nuk e bëjnë këtë vetëm përmes shantazhit për reklamim, por shpesh herë kanë në shënjestër edhe vetë gazetarët, të cilët për shkak ta rrogave të ulëta pajtohen që për një honorar të vogël të shkruajnë tekst apo të bëjnë një material i cili ka elemente promovuese. Vështirë për tu zbuluar dhe vështirë për tu dëshmuar.

Midis profesioneve universitare më pak të paguara janë gazetarët e diplomuar me 680 marka (340€). Megjithatë, rrogat në masë të madhe lëvizin nga një medium në tjetrin, bile edhe brenda një mediumi. Më mirë të paguar janë gazetarët e mediave të huaja në BeH, posaçërisht Al Jazeera, e cila ka redaksion të madh për ish Jugosllavinë në Sarajevë. Rrogat në mediat më të mëdha private lëvizin nga disa mijëra marka për njerëz shumë të besueshëm (apo me kualitet të lartë) deri te mospagesa totale, kryesisht ndaj gazetarëve të rinj. Përndryshe, rroga mesatare në BeH është 840 KM (430 €). Sikur rrogat të ishin më të larta dhe rrethanat për punë më të favorshme, kjo pozitivisht do të ndikonte ndaj gazetarisë.

Si të ndryshojë realiteti

Ekzistimi i tre opinioneve etnike dhe një, thënë kushtimisht, qytetar, i cili ekziston vetëm në qytetet më të mëdha ku boshnjakët janë shumicë, rezulton në hapësirë thellë të ndarë mediatike. Ekzistojnë televizione nacionale të cilat kanë frekuencë nacionale (BHT, RTRS, FTV, OBN, Pink BH, të cilat mbulojnë në tokësor tërë BeH-nën pastaj N1 dhe Al Jazeera, të cilat emetojnë me ndërmjetësim të TV operatorëve), por pranueshmëria e tyre është tejet e limituar pasi është pothuajse e pamundur të ketë qëndrim objektiv ndaj opsioneve diametralisht të kundërta në një shtet me sovranitet të ndarë. Zgjidhja e këtij problemi është e mundur vetëm përmes shkrirjes së të gjitha kundërshtimeve etniko-kombëtare dhe politike në BeH. Por, aktualisht gjërat nuk lëvizin në atë drejtim. Megjithatë, ajo që është e mundur është prezantimi i të gjitha palëve dhe shfaqja e qëndrimeve të tyre.

Për një kohë të gjatë në media kishim situatën e seleksionimit negativ të informacioneve. Por prapë se prapë, një pjesë e mediave kohëve të fundit i shfaq palët pa seleksionim politik.

Duhet të pranohet fakti se mediat kanë qëndrimet e veta respektivisht persona dhe opsione të cilat i përkrahin, por edhe ato të cilat i kritikojnë, në shumicën e rasteve për shkak të bindjeve të ndryshme politike dhe etnike. Por në hapësirën mediatike të një shteti të ndarë, së paku duhet të insistohet të ndahen faktet nga qëndrimet, gjë e cila nuk vlen gjithmonë në mediat e BeH.

Qëndrimi i përgjithshëm i pranuar për profesionalitetin e mediave është edukimi cilësor i studentëve të gazetarisë të cilët do të kishin hyrë në profesion me më shumë vetëdije dhe përgjegjësi pas kryerjes së fakultetit. Në BeH ekzistojnë 6 katedra publike dhe dy private të cilat shkollojnë komunikues. Ky numër i madh në drejtimin e gazetarisë nuk është rezultat i nevojave të vërteta të mediave dhe institucioneve për komunikime, por janë pasojë e copëzimit të shtetit në entitete dhe kantone, ndërsa edhe më tepër vjen si pasojë e copëtimit të shtetit në baza etnike. Mund të thuhet se secila qeveri respektivisht strukturë etnike politike shkollon për vete gazetarë „të vetë“. Një nga nevojat kyç në shkollimin universitar të gazetarëve është vendosja e mësimit praktik në masë më të madhe, i cili do të jepej nga gazetarë profesionalë dhe me eksperiencë, ndërsa nga profesorët të kërkohet dozë më e vogël e angazhimit politik dhe zhvillim i ligjeratave debatuese.

Dhe gjëja e tretë, duhet të insistohet ndaj sanksionimit të të gjitha sulmeve dhe shtypjeve ndaj mediave. Një pjesë e shoqatave të gazetarëve dhe OJQ-ve punon në këtë drejtim, por vërehet mungesa e solidaritetit midis gazetarëve si në fushën e luftës për të drejta ekonomike ashtu edhe gjatë ignorimit të presionit ndaj mediave, në rast se i ndodh ndonjë mediumi politikisht jo të afërt. Duhet të hyhet sërish në procesin e afrimit të gazetarëve. Dhe atë sipas principit që në mbledhje dhe bisedime mos të ftohen vetëm ata të mendimit të njëjtë por të forcohet bashkëpunimi në aspekt të produksionit, bashkëpunimi ligjor, ekonomik midis gazetarëve dhe mediave nga pjesët e ndryshme të vendit sepse së paku rreth këtyre çështjeve ekzistojnë më pak dallime.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

Ќе ја дочекаме ли конечно демократијата?
Босна и Херцеговина: медиумите оградени со политич...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Петок, 22 Март 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не