fbpx
 

Edhe armata dhe policia jonë kanë nevojë për kapelanë

m-r Timurlenk Çekoviq

timurlenk cekovic200x250Kapelanët ushtarakë ekzistojnë në të gjitha vendet të cilat janë anëtare të NATO-s, madje edhe në Rusi. Kapelanët në SHBA kanë të kryer arsim të lartë teologjik si dhe arsim ushtarak dhe marrin pjesë në procesin e trajnimit të njësisë së vet, madje edhe në kryerjen e të gjitha detyrave, si edhe çdo epror tjetër. Në shtetet tjera, emërohet nga një kapelan prej çdo grupi religjioz apo fetar për një numër të konsiderueshëm të personelit ushtarak (policor).

Me kalimin e sistemit shtetëror të Maqedonisë nga socializmi në kapitalizëm dhe me vendosjen e demokracisë parlamentare, nuk u arrit ndonjë lëvizje domethënëse  në drejtim të pranimit të kapelanisë në institucionet. Kapelania mundëson organizimin e aktiviteteve fetare në armatën, policinë dhe institucionet tjera publike.

Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë Veriore e garanton lirinë e bindjes, ndërgjegjes, mendimit dhe shprehjes publike të tij. Pakicave kombëtare të cilat jetojnë në shtet me Kushtetutë u garantohet mbrojtja e identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar. Këtu, posaçërisht do ta kishim cekur aspektin religjioz të organizimit, i cili edhe përkrah mundësive kushtetuese dhe ligjore, mbeti të jetë një projekt i paplotësuar reformues.

Të gjithë qytetarët të cilët kanë shërbyer në APJ e dikurshme e mbajnë mend mirë se rritet fetare ishin rreptësisht të ndaluara, madje edhe çdo veprim i ruajtjes së objekteve fetare apo literaturës fetare sanksionohej. Me hyrjen në pluralizmin institucional, në pikëpamje të lirive dhe të drejtave fetare, në atë aspekt nuk kishte ndryshime të mëdha. Zyrtarët ushtarakë dhe ata policorë vazhduan me trendin e praktikimit të religjionit dhe bindjeve religjioze jashtë institucioneve.

Me veprimin e tillë nuk janë deri në fund të respektuara ligjet e shtetit dhe standardet e shteteve partnere në NATO, dhe as të drejtat individuale fetare. Në atë pikëpamje, shtetet fqinje tani më janë shumë përpara nesh, dhe në një kohë të arsyeshme nevojiten reforma themelor dhe vendosje e shërbimit të kapelanit në shërbimet e sigurisë dhe institucionet tjera publike.

Kapelania si pjesë e strukturave të NATO-s

Kapelania është nocion relativisht i ri në këto hapësira. Në ish RSFJ në institucionet ushtarake dhe të tjera ekzistonte vendi i punës „moralist“, respektivisht person përgjegjës për këshillim dhe vendosje të normave përkatëse dhe sjelljes etike. Kryesisht, si kapelan në këtë kontekst konsiderohet ai person profesional i cili në një institucion ushtarak, policor apo institucion tjetër publik organizon dhe ofron rrol shpirtëror, moral, etik dhe këshillëdhënës me qëllim të respektimit të nevojave fetare dhe nevojave tjera religjioze. Ajo mund të bëhet në mënyrë të barabartë edhe në kushte të luftës edhe në kohë të paqes. Duke punuar në mjedise multinacionale, shumë-gjuhësore dhe multi-religjioze – në vend dhe jashtë tij – kapelanët praktikojnë lloje të reja të bashkëpunimit të cilat mund të shërbejnë si shembuj të tolerancës ndërfetare.

Kapelanët ushtarakë ekzistojnë në të gjitha vendet të cilat janë anëtare të NATO-s, madje edhe në Rusi. Me hyrjen në strukturat e NATO-s dhe në organizatat ndërkombëtare, njësitë ushtarake bëhen pjesë e këshillit të kapelanëve të NATO-s dhe mund të marrin pjesë në Konferencën ndërkombëtare për kapelanë ushtarakë e cila është mbajtur për herë të parë në vitin 2009 në Kejptaun.

Në armatën amerikane ekzistojnë kapelanë të armatës, të marinës dhe të aviacionit. Kapelania e përkrahë principin themelor të zbatimit të lirë të religjionit dhe ndihmon në pasurimin e indit shpirtëror, moral dhe etik të ushtrisë së SHBA-ve. Kapelanët janë pjesëtarë në shtabin e çdo komandanti dhe mendimi i tyre gjatë sjelljes së vendimeve është shumë i respektuar. Kapelanët në ShBA kanë të kryer arsim të lartë teologjik dhe arsim ushtarak dhe marrin pjesë në procesin e trajnimit të njësisë së tyre, madje edhe në kryerjen e të gjitha detyrave, si edhe çdo epror tjetër. Në shtetet tjera, emërohet nga një kapelan prej çdo grupi religjioz apo fetar për një numër të konsiderueshëm të personelit ushtarak (policor).

Burim: thechaplainkit.com

Situata në Republikën e Maqedonisë Veriore

Mbi gjysma e qytetarëve të Maqedonisë Veriore konsiderohen të jenë religjiozë. Sipas nenit 19 të Kushtetutës të gjitha bashkësitë fetare dhe grupet religjioze janë të veçuara nga shteti dhe janë të barabarta para ligjit, me çka specifikohet qartë se nuk ekziston religjion shtetëror.

Shërbime fetare, lutje dhe manifestime tjera të fesë në objekte fetare apo në vende të caktuara me ligj mund të organizojë dhe të kryejë një zyrtar fetar nga kisha, bashkësia fetare dhe grupi religjioz, apo me lejen e tyre. Sipas nenit 20 të Ligjit për pozicionin ligjor të kishës, bashkësisë fetare dhe grupit religjioz, personat të cilat janë të vendosur në spitale, strehimore për fëmijë dhe shtëpi për pleq, institucione dhe hapësira ushtarake dhe policore, burgje dhe institucione të ngjashme mund ta shprehin fenë e tyre dhe me kërkesën e tyre të vizitohen nga klerikë fetarë me qëllim të kryerjes së riteve fetare dhe formave tjera të manifestimit të religjionit apo fesë në pajtueshmëri me rendin shtëpiak të institucionit në të cilin janë të vendosur. Të iniciuar nga këto motive, bashkësitë fetare në shtetin tonë para tri vitesh kërkuan vendosjen e kapelanëve në armatën, në spitalet, në burgjet dhe në institucionet. Personat kompetentë ende nuk u janë përgjigjur atyre kërkesave, dhe sikur nuk kanë mirëkuptim për këtë çështje.

Kjo është e nevojshme edhe në stacionet policore, institucionet administrative publike mbarë shtetit ku sundon diversiteti i pjesëtarëve në më shumë bashkësi fetare, dhe takimi i përditshëm me nevojat fetare të të punësuarve dhe të palëve.  Është fakt se shteti ynë ka përvojë relativisht të dobët në këtë pikëpamje dhe se nevojat e tij nuk mund të krahasohen me ato amerikane apo me nevojat e disa vendeve tjera të mëdha. Por armata malazeze, boshnjake, serbe dhe disa armata, shërbime policore dhe institucione publike të vendeve fqinje ofrojnë modele dhe mënyra të organizimit të cilat në qoftë se zbatohen në një test-periudhë përkatëse, mund të sjellin rezultate pozitive.

Ndoshta do të mund të ofrohet edhe ndonjë sistem tjetër unik i cili do të ishte nxjerrë nga anketat dhe qëndrimet e personave më të njoftuar në fenë. Në atë pikëpamje, KOM dhe BFI, si dhe komunitetet tjera fetare, duhet të kenë rrolin e korrigjuesit të anomalive dhe organit këshillëdhënës, përderisa personat të cilët do të ishin angazhuar në shërbimet përkatëse duhet të vijnë nga vetë shërbimet për qëllim të uljes së harxhimeve. Edhe pse bashkësitë fetare insistojnë të vendosin persona të vetë, çdo zgjidhje ligjore që është në leverdi të qytetarëve dhe përmbushjes së të drejtave të tyre është e mirëseardhur. Kjo do të shpjerë ndaj realizimit të të drejtave të anëtarëve të armatës dhe policisë si dhe personave të cilët shërbejnë dënim të caktuar me burg, por edhe personave të sëmurë.

Profilizimi profesional

Vendosja e formacionit në armatën dhe policinë tani për tani nuk parashikon shërbim kapelanor, që do të kishte shpjerë deri në sistematizim të ri të vendeve të punës në forcat e sigurisë. Në armatën e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, me radhë angazhohen klerikë ortodoksë, katolikë dhe imamë. Është e zakonshme të ketë klerik fetar (kapelan) në çdo 100 deri 500 pjesëtarë të armatës, që në përkthim do të kishte qenë, në çdo kazermë apo në disa stacione policore, të ketë nga një kapelan. Do të duhej që ai ta organizojë jetën e tërësishme fetare të pjesëtarëve në një grup të caktuar fetar, të organizojë shërbim fetar dhe vazhdimisht të komunikojë me eprorët ushtarakë dhe policorë e qëllim që të njihet me disponimin e përgjithshëm, problemet dhe motivimin. Leverdia më e madhe nga kapelania do të kishte qenë këshillimi moral në aspektin e uljes së korrupsionit dhe ekspozimit ndaj stresit.

Megjithëse përgjigjen para komunitetit fetar të cilit i përkasin, në institucionet e tipit të mbyllur ata duhet të jenë persona shumë të besueshëm të cilët do të duhet të dinë ti ruajnë sekretet e personelit me të cilin hasin në kontakt, të tregojnë cilat janë gabimet në sjelljen e individëve, të jenë persona të cilët pozitivisht do të ndikojnë ndaj kolektivit dhe në të njëjtën kohë të nxisin atmosferë të besueshmërisë, motivimit të fuqishëm dhe plotësimit të qëllimeve shpirtërore dhe qëllimeve tjera të rëndësishme për të mirën shoqërore.

Për shkak të problemit aktual të radikalizimit dhe ekstremizmit, parashihet Strategji nacionale për ndërprerje të ekstremizmit të dhunshëm. Kapelania do të duhet ta shtypë radikalizimin dhe ta nxisë risocializimin e personave dhe zyrtarëve të cilët për shkak të arsyeve ideologjike apo të tjera veprojnë në kundërshtim me qëllimet institucionale dhe shoqërore. Kapelanët duhet të jenë në komunikim të ndërsjellë me komunitetet fetare, forcat e armatosura dhe shoqërinë, duke i ngritur vlerat morale përmes autoritetit të vet.  Ata mund të propozojnë kuadro në fushën e psikiatrisë, psikologjisë, punës sociale dhe sferave tjera, për shkak të mënjanimit të rreziqeve të detektuara.

Shërbimi kapelanor dhe vendosja e tij në institucionet ushtarake, policore dhe të tjera, paraqet një hap të nevojshëm të parashikuar dhe të parashtruar me të gjitha normat ligjore dhe normat tjera njerëzore, i njohur dhe i pranuar nga institucionet partnere të NATO-s.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

Кризата на претставеност носи закана од екстремна ...
И нашата армија и полиција имаат потреба од капела...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Недела, 18 Август 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не