fbpx
 

Janë të nevojshme politika të koordinuara dhe të vazhdueshme ekonomike për rritje të konkurrencës së ekonomisë maqedonase

МК   ALB

pof. d-r Sillvana Mojsovska

silvana mojsovskaPolitikat ekonomike patjetër duhet të udhëhiqen pavarësisht nga ciklet/çështjet politike dhe me rëndësi është vazhdimësia e tyre sepse çdo “ad hok” veprim mund të përcillet vetëm nga rezultate afatshkurtra. Udhëheqjet politike në Republikën e Maqedonisë duhet patjetër të kuptojnë se nuk kanë komoditet që ti lënë anësh politikat ekonomike   në llogari të agjendave politike. Në atë kuptim, pavarësisht sa do qoftë të jenë të rëndësishme çështjet politike, çështjet ekonomike nuk duhet të lihen anësh.

Nga viti 2008 e këndej, Republika e Maqedonisë realizoi nëntë zgjedhje politike (parlamentare, presidenciale dhe lokale), kaluan përmes një krize të fuqishme politike dhe turbulenca të panumërta politike (2015-2017), ndërsa vitin e fundit objekti kryesor i interesimit është zgjidhja  e çështjes politike për emrin. Ekonomia është gjithmonë temë qendrore në fushatat politike, mirëpo në praktikë, ka shumë pak lëvizje në planin ekonomik. Rritja ekonomike e Republikës së Maqedonisë  në periudhën 2008-2017 mesatarisht ka qenë 2 përqind në vjet, dhe atë, kryesisht si rezultat e rritjes në sektorin ndërtimor.

Sipas d-r Vlladimir Gligorov nga Instituti i Vjenës për studime ndërkombëtare ekonomike, nëse Republika e Maqedonisë do të kishte realizuar shkallë mesatare vjetore të rritjes ekonomike prej 4 përqind në 30 vitet e ardhshme, me supozimin se rritja e UE të jetë 2 përqind në vit në atë periudhë, atëherë BPV i Maqedonisë për banor do të kishte arritur rreth 90 përqind nga ai mesatar i UE. Me këtë rast, do të nevojitej që çdo vit 20-25 përqind nga BPV të Maqedonisë të investohet në inovacione dhe zhvillim teknologjik për tu arritur konkurrenca e ekonomisë, ndërsa eksporti të jetë gjeneratori kryesor i rritjes dhe i punësimeve.

Në shikim të parë, ajo është periudhë e gjatë, mirëpo, pothuajse është e njëjtë  sipas gjatësisë si ai nga pavarësimi i Republikës së Maqedonisë deri tani (27 vjet). Nëse do të kishte pasur stabilitet politik, politika të mira dhe të vazhdueshme ekonomike, kontest të zgjidhur me Greqinë për emrin dhe para së gjithash, sundim të të drejtës, pozita ekonomike e Republikës së Maqedonisë në mënyrë të pritshme do të kishte qenë më ndryshe. Ajo e para e filloi procesin e aderimit ndaj UE (para vendeve të tjera nga rajoni), kështu që, nuk ka dyshim se tanimë do të kishte qenë anëtare e Unionit, pa marrë se faji për atë që ka ndodhur nuk është vetëm për fajin  e palës maqedonase. Me këtë rast, pa idealizim dhe të mësuar nga përvojat e vendeve të cilat hynë në UE, procesi i zhvillimit ekonomik me siguri do të kishte pasur edhe mjaft probleme, mirëpo, në mënyrë të argumentuar mund të supozohet se ai do të vazhdohej në mënyrë të vazhdueshme, i ndihmuar me ndihmë financiare dhe profesionale nga UE. Në vend të asaj, konstelacionin real politik gjatë 20 viteve të kaluara kryesisht u karakterizua me “ad hok” politika dhe masa ekonomike pa vizion për zhvillim afatgjatë.

Republika e Maqedonisë në hartën globale të konkurrencës

Raportin më të ri për konkurrencë globale (2018) Forumin Botëror ekonomik (FBE), Republika e Maqedonisë gjendet në vendin e 84-tërt (nga 140 vende) sipas indeksit global të konkurrencës, me vlerë të indeksit 56,6 (nga të mundshmet 100). Kjo paraqet një rënie të konsiderueshme krahasuar me vendin e 68-të (nga 138 vende) në vitin 2016 dhe renditjen më të mirë nga viti 2015, kur Republika e Maqedonisë ishte në vendin e 60-të (nga 140 vende) dhe ishte e pozicionuar para të gjitha vendeve nga rajoni, përfshirë edhe Kroacinë. Në vitin 2018, përveç Bosnjë e Hercegovinës (vendi i 90-të), vendet nga rajoni janë të renditura para Republikës së Maqedonisë, përkatësisht Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria gjendeshin në pozitat 65, 71 dhe 76, në mënyrë përkatëse.

Raporti i konkurrencës globale nëpërmjet përfshirjes së madhe të vendeve siguron tregues krahasues të fituara nga e njëjta metodologji të cilët lejojnë të shihet pozicionimi i vendit në raport me të tjerët. Në kushte kur konkurrenca bie, dhe ajo duhet të jetë rezultati përfundimtar i politikave ekonomike të vendit, analiza e këtij Raporti është e dobishme. Rënia e fundit në renditjen e Republikës së Maqedonisë e pasqyron ndikimin negativ të krizës politike, megjithatë, edhe rezultatet paraprake kryesisht i tregojnë dobësitë në të njëjtat fusha të theksuara edhe në raportin e fundit.

Forumi Botëror ekonomik e definon konkurrencën si “shumë të institucioneve, politikave dhe faktorëve që e përcaktojnë nivelin e produktivitetit të vendit” dhe në pajtim me këtë, “ekonomi konkurrente është ajo që është produktive”. Ky definicion është i shndërruar në indeksin e lartë përmendur të konkurrencës globale i cili paraqet vlerë të përllogaritur nga 12 indekse komplekse (të cilët përfshijnë gjithsej 98 tregues). Për indikatorët/treguesit e caktuar që komentohen më poshtë është dhënë edhe rangu i Republikës së Maqedonisë nga 140 vendet e përfshira. Të dhënat në bazë të të cilave përllogariten indikatorët/treguesit merren nga bazat e të dhënave të organizatave të etabluara ndërkombëtare dhe përmes anketës së standardizuar të personave udhëheqës në kompanitë nga ekonomia nacionale. Nga kjo, rezultatet përfshijnë edhe percepcion të biznes sektorit për ambient afarist dhe konkurrencë të vendit.

Nga 12-të indikatorët, Republika e Maqedonisë është më dobët e pozicionuar në raport me katër indikatorët vijues: madhësia e tregut (109), tregu i prodhimeve (107), aftësi për sjellje të risive (98) dhe institucione (85).

Në indikatorin e parë ka dy tregues të përbërë: vlera e BPV sipas paritetit të fuqisë blerëse (115) dhe importi si përqindje nga BPV (18). Këto dy tregues tregojnë se, pavarësisht hapjes së theksuar tregtare të vendit (renditje e lartë në raportin e importit), fuqia blerëse në vend është e ulët, duke e bërë atë jo tërheqëse në një shkallë globale. Nevojitet rritje e fuqishme  e BPV për një periudhë më të gjatë kohore për të pasur një progres të caktuar të ky indikator.

Indikatori i dytë ka të bëjë me faktorët të cilët e përcaktojnë konkurrencën në tregun e prodhimeve dhe të shërbimeve. Ai është marrë si rezultat i tetë treguesve, me ç’rast Republika e Maqedonisë ka renditje më të dobët në katër treguesit vijues: efekti i dëmshëm i tatimeve dhe subvencioneve mbi konkurrencën në tregun (109), vëllimi i dominimit të tregut (124), konkurrenca në fushën e shërbimeve (119) dhe barriera jo-doganore në tregtinë (99).

Indikatori i tretë ka të bëjë me aftësinë për sjellje të risive, i matur përmes dhjetë treguesve. Prej tyre, Republika e Maqedonisë është më e dobët në raport me bashkëpunimin midis palëve të prekura (126), shkalla e sofistikimit të blerësve (119) dhe gjendja e klasterëve në vendin (108). Tregues interesant është sofistikimi i ulët i blerësve, i cili tregon se te blerësit në Maqedoni faktor themelor për blerje është çmimi i ulët, ndërsa karakteristikat teknike dhe të tjerat e prodhimit merren më pak parasysh. Ajo reflektohet në kapacitetin më të vogël të absorbimit të inovacioneve (risive) në tregun, që në mënyrë të tërthortë reflektohet edh në motivimin/aftësinë për inovim.

Indikatori i katërt janë institucionet. Nga gjithsej njëzet tregues në kuadër të këtij indikatori, Republika e Maqedonisë është e renditur më dobët në raport me tetë që vijojnë: mbrojtja e pronësisë intelektuale (133), krimi i organizuar (131), korniza juridike për zgjidhje të kontesteve (129), kornizë juridike për kontestimin e qëndrueshmërisë juridike të aktiviteteve ose vendimeve të qeverisë (nga ana e sektorit privat) (129), pavarësia e gjyqësisë (128), çështje pronësore (126), standarde për revizion dhe raportim (122) dhe orientimi i ardhshëm i qeverisë (120). Komenti për këto tregues nuk është i nevojshëm, duke pasur parasysh se presioni më i madh nga UE ka të bëjë me reformat në sistemin e legjislacionit dhe administratën publike.

Indikatorët e tjerë në kuadër të indeksit të konkurrencës janë: infrastruktura (80), miratimi i TIK (70), stabiliteti makroekonomik (70), shëndetësia (71), shkathtësitë (81), tregu i punës (78), sistemi financiar (80) dhe dinamika afariste (57). Në raport me këto indikatorë, gjithashtu, nevojitet përmirësimi, posaçërisht të infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, kualifikimet e kuadrit, mundësitë për gjetje të krahut të kualifikuar punues, aplikimi i të menduarit kritik në arsimin, bashkëpunimi midis të punësuarve dhe punëdhënësve, si dhe disponimi me kapital për investime dhe forma për financim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Neophodni se koordinirani i kontinuirani ekonomski politiki za rast na konkurentnosta na makedonskata ekonomijaFoto: Forum “Përmes internacionalizimit deri te rritja më e madhe ekonomike”. Burim: epicentar.mk

Mungon krijimi i koordinuar dhe zbatim të politikave ekonomike

Gjetjet e mësipërme tregojnë se Republika e Maqedonisë ka një treg me fuqi të ulët blerëse dhe konkurrencë të kufizuar, aftësi të ulëta inovative, dobësi të shprehura te institucionet përgjegjëse për krijimin dhe zbatimin e kuadrit ligjor dhe të politikave ekonomike, si dhe nevojë për përmirësimin e infrastrukturës dhe investimeve shtesë në kapitalin njerëzor. Kjo nuk është një njohuri e re, ndërsa shumica e këtyre problemeve janë diagnostikuar në mënyrë korrekte gjatë krijimit të një dokumenti politik ose strategjik nga institucionet kompetente. Me këtë rast, politikat ekonomike dhe dokumentet strategjike formalisht ekzistojnë. Dhe kjo është në një numër të lakmueshëm.

Në raport me konkurrencën, Ministria e ekonomisë ka ueb faqe të posaçme e cila e përmban kornizën juridike dhe strategjike për nxitje të konkurrencës, të projekteve dhe instrumenteve në për përkrahje të bizneseve, si dhe të shërbimeve publike që  kompanitë i kanë në dispozicion. Në faqen janë vendosur 11 dokumente strategjike/planore (Plan për zhvillim ekonomik 2018, Program për reforma ekonomike 2018-2020, Strategji për konkurrencë 2016-2020, Strategjia për inovacione 2012-2020, e kështu me radhë), gjë e cila konfirmon se ekziston planifikim strategjik në pjesën më të madhe të fushave relevante për konkurrencën. Prapëseprapë, konkurrenca në vend është në rënie e sipër.

Nëse analizohen këto dokumente vërehet qasje e ndryshme dhe shkallë e konkurrencës së qëllimeve, masave dhe aktiviteteve të definuara. Të gjitha dokumentet bashkë do të duhej të shpijnë drejtë qëllimit të përbashkët – konkurrencë më të lartë, për shkak të të cilës logjikisht do të kishte pasur koordinim gjatë planifikimit dhe zbatimit të tyre, në funksion të shfrytëzimit optimal të resurseve në dispozicion. Në vend të kësaj, nuk ka informacion për atë se sa mjete janë siguruar për financim të zbatimit të aktiviteteve të planifikuara (me përjashtim të Planit për rritje ekonomike 2018), a zbatohet dokumentet strategjike, në çfarë probleme haset dhe si (nëse) ato zgjidhen. Më tej, përcjellja dhe vlerësimi i politikave si hapa kyç në zbatimin e tyre, dhe njëkohësisht edhe si bazë për revidim në drejtim të përmirësimit të tyre, më shpesh mungojnë. E tërë kjo vë në pah mangësitë serioze gjatë krijimit dhe zbatimit të politikave ekonomike.

Dobësitë e numëruara edhe më tepër theksohen gjatë zgjedhjeve të shpeshta politike. Duke pasur parasysh se krijimi/zbatimi i masave kyç ekonomike më shpesh është i lidhur me koordinimin në nivel politik (ministër, zëvendës ministër ose sekretar shtetëror), çdo cikël zgjedhor politik ose çështje qenësore politike tërheq defokusim të caktuar (ose të plotë nga politikat ekonomike për shkak të angazhimit të politikanëve në procesin zgjedhor, ndërsa shpesh herë edhe shkurtim të mjeteve për zbatim të politikave. Rrjedhimisht, vazhdimësia në zbatimin e politikave ekonomike prishet. Këtu vendimtar është ekzistimi i administratës profesionale publike (me sekretar shtetëror si funksion profesional, e jo politik), e cila do të kishte funksionuar pa pengesa.

Sado qoftë të jenë çështjet politike, politikat ekonomike nuk duhet të lihen anësh. Me këtë rast, çdo qeveri duhet ti definojë prioritetet e veta dhe t’ia japë impulsin e vet zhvillimit, mirëpo shteti patjetër duhet të ketë orientim të qartë dhe afatgjatë zhvillimor të shprehur përmes dokumente dhe politika të zbatueshme dhe të harmonizuara strategjike. Politikat ekonomike duhet të krijohen përmes pjesëmarrjes konstruktive të të gjithë aktorëve shoqëror (partitë politike – posaçërisht kur janë në opozitë, sektori joqeveritar, akademia e  kështu me radhë) që të mund të sigurohet “pronësi” më të gjerë mbi ata dhe vazhdimësi të zbatimit të tyre. Çështjet politike nuk guxojnë të jenë të jenë justifikim për ngecjen në ekonominë (dhe fushat e tjera), por përkundrazi – rezultatet duhet të jenë matësi më i fuqishëm për vlerësim të suksesit të ushtruesve të funksioneve politike. Ky është thelbi  i udhëheqjes aktive të politikave ekonomike që duhet të aplikohet në Republikën e Maqedonisë.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

Дали проверката на подобност и одобрувањето на суд...
Неопходни се координирани и континуирани економски...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Петок, 26 Април 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не