fbpx
 

Marrëveshjet tregtare ndërmjet BE-së dhe Merkosur ose sa na helmojnë në interes të profitit

Sonja Stojadinoviq

Sonja Stojadinovic 200x250Duhet pasur kujdes me importin e prodhimeve nga Amerika Jugore, në veçanti ushqim, sojë dhe mëlçi nga Brazili, mish viçi nga Argjentina dhe përdorimi i glifosfatit. Në listën e vendeve të cilat e kanë ndaluar glifosfatin, Maqedonia mungon, por kjo nuk duhet të thotë se ushqimi është tërësisht i sigurt

Marrëveshjet ndërkombëtare tregtare, rrallë herë janë lëndë e debateve publike që të plotësohen interesat e publikut, duke u nisur nga pozita se janë shumë komplekse dhe jo çdo kush mund t'i kuptojë. Këto marrëveshje çdo herë paraqiten si të dobishme për ekonomitë, për bizneset, për bujqit, tregtinë, por rrallë kur tregohet edhe ana tjetër e monedhës, më saktë sa janë ato të dëmshme për ata pjesëmarrës në to, të cilët janë në nivelin më të ulët, në këtë rast bujqit, punëtorët dhe njerëzit e rëndomtë.

Marrëveshje të dëmshme, profit i madh

Marrëveshjet TTIP dhe CETA (CETA është marrëveshje për tregti ndërmjet Kanadasë dhe BE-së, ndërsa TTIP është marrëveshje për tregti ndërmjet SHBA-ve dhe BE-së) ende nuk janë ratifikuar në të gjitha parlamentet kombëtare të vendeve anëtare të BE-së, por jo transparenca e këtyre marrëveshjeve dhe vetë procedurat e negociatave ndërmjet vendeve paraqesin pikëpyetje të mëdha. SETA marrëveshja do t’i zvogëlojë tarifat për eksport të produkteve kanadeze në BE, por nga ana tjetër në rrezik e vendos pozitën e bujqve të cilët janë në pozitë jo konkurruese në raport me korporatat e mëdha të ushqimit. Nga ana tjetër, as TTIP marrëveshja nuk është transparentë dhe e volitshme për të dyja palët. Kjo marrëveshje lë hapësirë për privatizim të shëndetësisë publike, të ujit dhe institucioneve arsimore të cilat janë në pronë shtetërore të vendeve anëtare të BE-së, ndërsa janë në sulm të korporatave të mëdha amerikane.

Përqindja e ushqimit i cili shitet në SHBA dhe përmban modifikim gjenetik ose më mirë i njohur si GMO është 70 përqind, ndërsa ai ushqim me këtë marrëveshje lehtë mund të arrijë në dyqanet e BE-së. Në mënyrë plotësuese, fermerët dhe bujqit nga SHBA-ja përdorin pesticide dhe antibiotikë për mish dhe ushqim të cilat janë të ndaluara në BE. Këtu janë edhe ndryshimet të cilat i ofron marrëveshja në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale me mundësimin e qasjes së lirë të kompanive farmakologjike në informacione private të pacientëve për hulumtimet të tyre personale. Në fund, vjen mashtrimi në kuptimin e demokracisë me mundësimin e korporatave private të padisin vendet nënshkruese nëse ato marrin vendime të cilat janë në dëm të profitit të korporatave. Shembull për këtë është padia e kompanisë suedeze Vatenfall e cila e paditi qeverinë gjermane nëpërmjet Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, në vitin 2012 për shkak të ndalimit të përdorimit të energjisë nukleare pas fatkeqësisë në Fukushima. Shembull eklatant se si profiti është më i rëndësishëm se shëndeti i qytetarëve.

BE- Merkosur (MEFTA) marrëveshja, helmim masiv

Merkosur është bllok tregtar nga Amerika Jugore e themeluar në vitin 1991 dhe përbëhet nga Brazili, Uruguai, Paraguai, Argjentina dhe Venezuela, e cila për fat të keq ka anëtarësim të suspenduar nga viti 2016. Anëtare shoqëruese janë Bolivia, Kolumbia, Çile, Ekuadori, Guajana, Peru dhe Surinam. Vendet mbikëqyrëse janë Zelanda e Re dhe Meksiko.

Trgovskite dogovori pomegu EU i Merkosur ili kolku ne trujat vo interes na profitotBurim: neweurope.eu

Kjo marrëveshje përbëhet nga më shumë nën marrëveshje të cilat i rregullojnë fushat e tregtisë. Fokusi më tepër është vendosur mbi tregtinë në fushën e bujqësisë, investimeve dhe lëvizjes së kapitalit. Megjithatë, në lidhje me jo transparencën e negociatave, vetë struktura e marrëveshjes dhe e asaj se si do të zhvillohet kjo tregti, zgjon shumë reagime dhe protesta në publik. Import i sojës e cila prodhohet në mënyrë masive në Brazil do t'ju bëjë konkurrencë jo lojale prodhuesve të BE-së. Këtu në sulm gjithashtu, do të jenë prodhuesit e portokallit dhe limonit nga BE-ja (Spanja dhe Portugalia) sepse nuk mund të jenë konkurrencë e firmave të mëdha braziliane dhe argjentinase, prodhues të agrumeve. Me anulimin e tarifës prej 20 përqind të importit të verës nga Argjentina, sulmin më të madh do të përjetojnë prodhuesit nga Franca, Spanja dhe Italia. Gjithashtu, sulmin do ta ndjejnë prodhuesit e mishit të viçit për shkak të konkurrencës dhe prodhimit masiv i cili vjen nga Argjentina.

Probleme plotësuese të cilat rezultojnë nga kjo marrëveshje janë standardet e lëvizjes së lirë të kapitalit. Vendet anëtare të Merkosur, dobët i implementojnë standardet e FATF (Financial Action Task Force, Trup Ndërkombëtar për Luftë Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit), ndërsa me këtë marrëveshje lihet hapësirë për pastrimin e parave në mënyrë më intensive dhe evitimin e pagesës së tatimit. Megjithatë, as vendet anëtare të BE-së, së bashku me Spanjën nuk janë aq të pastra sa supozohet. Luksemburgu dhe Gjermania, janë në 10 vendet e para në listën me indeks të lartë të sekretit financiar, ndërsa e para është Zvicra. Sa i përket përqindjes së pronësisë së pasurisë në ofshor bankat, Zvicra është në vend të parë me pronë prej 23 përqind të ofshor pasurisë, ndërsa kjo është 2.4 trilion euro për vitin 2016. Reduktimi i të dhënave për eksport do të godasë sektorin publik, diçka që tani më u pa në Argjentinë. Presidenti Makri i reduktoi të dhënat për eksport të sojës dhe me këtë e dyfishoi borxhin publik.

Kur bëhet fjalë për importin e ushqimit nga Merkosur vendet në BE, të dhëna të caktuara për nivelin e cilësisë janë më tepër se dëshpëruese. Soja si produkt i cili më tepër prodhohet dhe eksportohet nga Brazili, por nga 150 lloje të pesticideve të cilat përdoren për prodhim, 35 përmbajnë materie toksike të cilat janë të ndaluara në BE. Sipas të dhënave të helmimit të popullsisë në Brazil me pesticide toksike të prezantuara në konferencën e fundit në Parlamentin Evropian të organizuar nga grupi parlamentar GUE / NLG (E Majta e Bashkuar Evropiane - E Majta e Gjelbër Nordike) më 12 dhjetor 2019, statistika është si vijon: nga viti 2007 deri në vitin 2017, 4.612 njerëz janë helmuar, 3782 helmohen në nivel vjetor, ndërsa në nivel ditor helmohen nga 10 njerëz. Glifosati, një nga pesticidet më të përdorura për prodhimin e sojës, i ndaluar në disa vende të BE-së dhe në botë sepse shkakton kancer, por megjithatë kjo nuk e pengon GMO kompaninë si Monsanto në mënyrë masive ta përdorë. Edhe përpos ndalimit, eksporti i glifosat nga BE-ja në Amerikën Jugore është në nivel të lartë.

Të gjitha këto helmime ndodhin në rajonet e Brazilit jugor dhe në rrjedhën e lumit Amazon, ku më së shumti prodhohet soja. Firmat e mëdha për prodhimin e ushqimit, në veçanti sojë, kërkojnë gjithnjë e më tepër tokë që mund të përpunohet, ndërsa më së shumti vuajnë fermerët e vegjël dhe banorët vendas në Brazil. Një nga fushatat të presidentit brazilian Bolsonaro për këtë marrëveshje është se do të hapë vende të reja pune me investues të huaj. Atë që e hesht Bolsonaro është se investimet e huaja do të jenë vetëm formë e fabrikave për montimin e automjeteve, fabrika tekstili për qepjen e veshjeve, me paga të ulëta dhe pothuajse aspak kushte për punë dhe të drejta për punë. Diçka që në Maqedoni kohë më parë është realitet.

Të jemi të gëzuar ose të shqetësuar?

Maqedonia në këtë situatë mund të jetë e gëzuar sepse ende nuk është pjesë e tregut të lirë të BE-së. Por, megjithatë, duhet pasur kujdes me importin e prodhimeve nga Amerika Jugore, në veçanti ushqim, sojë dhe mëlçi nga Brazili, mish viçi nga Argjentina dhe përdorimi i glifosfatit. Në listën e vendeve të cilat e kanë ndaluar glifosfatin, Maqedonia mungon, por kjo nuk duhet të thotë se ushqimi është tërësisht i sigurt. Gara për profit nuk mban llogari për mbrojtjen e jetëve të njeriut. E gjithë kjo ndikon negativisht vetëm mbi profitin i cili duhet të jetë në vend të parë. Grupet partiake nga Parlamenti Evropian si GUE/NGL (GUE/NGL, E Majta e Bashkuar Evropiane – E Majta e Gjelbër Nordike), E Majta Evropiane (European Left) dhe organizatat të cilat luftojnë kundër ratifikimit të plotë dhe hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje, kanë vetëm një vit luftë nëpërmjet lobimit dhe fushatave për zbulimin e të gjitha pjesëve të turbullta të cilat janë heshtur në publik, derisa nuk përfundon periudha e ratifikimit në parlamentet kombëtare. Nëse nuk ia dalin, BE-ja do të hajë ushqim të kontaminuar nga glifosfati i saj, ndërsa pasuria e korporatave do të rritet, ndërsa populli do të vdesë nga kanceri.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose para se të merrni përmbajtjen
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Само демократска писменост може да ја спаси демокр...
Трговските договори помеѓу ЕУ и Меркосур или колку...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Петок, 24 Јануари 2020

Најнови постови

  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не