fbpx
 

Nga shteti Ekologjik deri te ëndrrat e naftës

Natasha Kovaçeviq

Në epokën në të cilën të gjitha vendet e avancuara të botës e braktisin përdorimin e lëndëve djegëse fosile, ne hapim vende për gjetje të reja, gjejmë arsyetim për shterjen e resurseve të pa përsëritshme dhe për aktivizimin e kërcënimit më të madh global për biodiversitetin global.

Mali i Zi me Kushtetutë është shpallur shtet ekologjik që në vitin e largët 1991. Përveç se që jemi shteti i parë dhe i vetmi në botë me përcaktimin e tillë kushtetues, zhvillimin tonë e kemi bazuar në turizmin dhe në sloganin “bukuri e egër” nga i cili sot grumbullohet 23 përqind të bruto prodhimit vendor. Shifrat dukeshin premtuese njëlloj si edhe raporti i fundit i Organizatës botërore turistike i cili thekson se deri në vitin 2025 do të mund të punësoheshin rreth 75000 njerëz në sektorin e turizmit.

Për fat të keq siç ndodh shpesh herë në vendet e vogla dhe të mbyllura në tranzicion, dikujt në Qeveri i ka lindur ideja se pas 70 viteve të hulumtimit të zbatuar të pasuksesshëm të kërkimit të naftës dhe të gazit nga thellësia e detit, ti kthehet këtij projekti me rreziqe të larta por edhe me përfitime të larta. Në këtë mënyrë pushteti ekzekutiv dhe ligjdhënës i Malit të Zi ka ndërmarrë një hap jo edhe aq të ndershëm, duke nënshkruar në të njëjtin vit – me një dorë kontrata me manjetet e naftës Eni – Novatek dhe Energean Oil and Gas për hapje të eksploatimeve të para në detin e pjesës së Malit të Zi, ndërsa me dorën tjetër e nënshkroi Marrëveshjen për klimën, se në mënyrë të përshkallëzuar do ta braktis përdorimin e burimeve fosile me 200 vendet e tjera të cilat gjithashtu janë obliguar që atë ta bëjnë. Kontratat e para janë të nënshkruara për 30 e më tepër vite, që do të thotë shterje të plotë të këtij resursi fosil, pa marrë parasysh rrugën evropiane e zvogëlimit të të emetimit të gazrave të serave të qelqta në minimum dhe atë deri në vitin 2050, në të cilën gjë jemi betuar në Marrëveshjen.

Dëme për botën gjallesat, peshkimin dhe turizmin

Gjendja sot është e tillë që hulumtimet në gjashtë blloqe për hulumtim të naftës dhe të gazit në ujërat nëndetare të Barit dhe të Ulqinit punojnë tanimë 40 ditë, 7000 e topave zhurmuese nga fundi i detit jehon për çdo ditë dhe kjo është vetëm sa për fillim. Ndikimi mbi biodiversitetin e detit dhe të ekosistemeve është i rëndësishëm por edhe i hulumtuar në mënyrë të pamjaftueshme, kështu që nuk e dimë se çfarë në përgjithësi humbim në këtë moment. Ndërkaq, dëmet për gjallesat, peshkimin dhe turizmin janë evidente sepse vetëm një top tingëllues, për nevojat e hulumtimit, prodhon zhurmë të cilën e prodhon një aeroplan reaktiv ose 260 db. shpërthimet e të cilave nënujore shkaktojnë shpërthim të organeve të dëgjimit të gjitarëve të detit (balena, delfinë, arinjtë e detit) dëmtim të organeve të balancimit të peshqve, shpërthimi i rasatit të peshkut dhe të organeve te breshkat dhe njësive juvenilie të llojeve detare e kështu me radhë, duke ndikuar në gjallesat në gjerësi prej 60 kilometra në perimetër.

Për ndikimet vdekjeprurëse nga ndotja me zhurmë ndaj peshqve dhe pakurizorëve më mirë flet raporti i fundit i ekspertëve zviceran nga Ocean Care, në të cilin theksohet se pas realizimit të hulumtimeve për naftë, peshkatarët humbin madje 50 përqind të kapjes komerciale të peshkut me rrjet dhe 70 përqind të kapjes me grep për një afat më të gjatë kohor, dhe për shkak të hulumtimeve ndikimet e para priten në peshkimin nga i cili varen rreth 1000 peshkatarë, mandej akuakultura, përpunimi dhe hoteleria, si dhe një numër i madh i komuniteteve lokale në bregdetin e Malit të Zi.

Burim: kamatica.com

për fat të keq, komunitetet e goditura të peshkatarëve dhe të turistëve, përmes proceseve formale të debateve publike, nuk kanë marrë informacion se çfarë pasoja i presin për çështjen e rrezikut nga ndotja e detit, çfarë ndikesa do të ketë në turizmin dhe peshkimin si veprimtari parësore nga e cila realizojnë të ardhura, por edhe për çështjet e ushqimit në të ardhmen, shëndetit dhe për cilësinë e jetës. Në Studimin e ndikimit mbi ambientin jetësor i cili është hartuar me kërkesë të Ministrisë së ekonomisë të malit të Zi theksohet se gjatë hulumtimeve sizmike dhe shpimeve testuese ndodh ngritja e sedimenteve nga fundi i detit, lirimi i materialeve të dëmshme dhe radioaktive nga shtresat e thella të fundit të detit (radon, plumb, kadmium, radium 226, 228) dhe të aditivëve teknologjik që akumulohen në peshqit dhe në llojet e tjera dhe ato janë të dëmshme edhe për shëndetin e njerëzve gjatë konsumimit të tyre.

Prapëseprapë rreziqet më të mëdha vijnë nga procesi i eksploatimit ku fatkeqësitë siç ishte ajo në Norvegjinë me standardizim të lartë në vitin 1977 kur u derdhën 80000 fuçi naftë, në tërësi do ta kishin mbuluar detin tonë të vogël dhe të mbyllur, ndërsa derdhjes së tillë do ti duhej të arrijë në bregun tonë që është larg vetëm 3 - 10km. Madje edhe gjatë operacioneve të rëndomta ndodh rrjedhja e naftës mesatarisht 1 - 4 herë në vit, ndërsa një rrezik të posaçëm paraqet ngarkim-shkarkimi dhe transporti i naftës dhe gazit me anije-cisterna, në tubacionet në fund të detit, shpërthimet e rregullta të gazit në platformat dhe ngjashëm. Hulumtimet e shtojnë rrezikun nga tërmetet e induktuara në rajonin tanimë të ndjeshëm në mënyrë ekstreme të Malit të Zi, ndërkaq hulumtimet e para do të bëhen në rajonin më të ndjeshëm sizmik të nëndetit të Ulqinit (9 shkallë).

Larja e trurit të qytetarëve

Mali i Zi nuk ka as kapacitete njerëzore e as pajisje, mjete lundruese e ngjashëm për mbikëqyrje dhe kontrolle të operacioneve që kanë të bëjnë me naftën dhe gazin, por këtu jemi të lënë në vullnetin e investitorëve. Kështu për shembull, kompania simotër e ENI-t, AGIP në vitin 2013 ka shënuar madje 471 hazarde ose fatkeqësi në lidhje me rrjedhjen e naftës, ndërsa në vitin e kaluar janë arrestuar 6 punëtorë të ENI-t në rajonin Bazilikat, të Italisë, të cilët janë akuzuar për kontrabandën e mbetjeve industriale nga platformat ose sivjet janë arrestuar 15 nëpunës të lartë në Itali për shkak të veprimeve korruptuese në Nigeri. Jemi duke folur për kompaninë e cila vendet e gjetjes i posedon në shtetet e botës së tretë siç janë Mozambiku, Gana, Kongo dhe Nigeria, ndërsa derdhja e fundit e naftës në Nigeri e goditi keq popullatën lokale e cila varet nga peshkimi, bujqësia dhe turizmi. deklaratat e investitorëve me biografi të tillë dhe klauzola e kontratës për “sigurim në rast të dëmit, për siguri maksimale dhe për kënaqje të standardeve më të ashpra ndërkombëtare” nuk paraqesin ngushëllim të madh për qytetarin e rëndomtë. Rezultatet e standardeve që na ofrohen mund ti shohim në pellgun e lumit Niger i cili vdes në mënyrë të pakthyeshme, përderisa Qeveria e Nigerisë vlerëson se për sanimin e pjesshëm nevojiten rreth një miliard dollarë dhe 30 vjet, ndërsa kompania ENI nuk ka përgjigje përkatëse e as reagim për situatën e krijuar.

Në vend që pasojat e hulumtimeve për naftë dhe ndërtimi i impianteve të naftës të shqyrtohen në mënyrë shkencore, e posaçërisht ndikimi i tyre në qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e strukturës bartëse ekonomike të strukturës së shoqërisë dhe në raport me strategjitë e vlefshme zhvillimore dhe obligimet ndërkombëtare, disa peshkatarëve të hutuar dhe qytetarëve në debatet, u shpërlahen sytë me shembujt nga Kavalla e Greqisë dhe delfininin që noton rreth Tasosit, ndërsa nuk përmendet shembulli i pellgut të lumit Niger dhe rajonet e tjera të cilat janë devastuar përgjithmonë me derdhjet e naftës nga platformat dhe naftësjellësit, ku cilësia e jetës së qytetarëve është nën të gjitha nivelet. Asnjë shembull i pasojave të katastrofave me naftën gjatë hulumtimeve dhe eksploatimit të karbon dyoksidit, posaçërisht në rajonet që u nënshtrohen tërmeteve nuk ka mund të dëgjohet gjatë debateve publike, ndërsa për ndikimin tejkufitar as që flitet. Në mënyrë të vazhdueshme u lahet mendja qytetarëve përmes një shembulli të prezantuar në mënyrë paushalle të shfrytëzimit të naftës nga Greqia, dhe shmanget fakti për gjatësinë e bregut grek prej mbi 13600 km të detit të hapur, duke i krahasuar me 297 km të vendit tonë, në hapësirën e të cilës janë koncentruar të gjitha vendet për shumimin e peshkut, objektet turistike, vendet arkeologjike nënujore, të mirat natyrore, marikultura, rrugët lundruese detare e ngjashëm.

Koha e gurit asesi të përfundojë

Qytetarët jo vetëm të Malit të Zi, por edhe të të gjitha vendeve në Detin Adriatik, nuk kanë kurrfarë garanci se nuk do të ndodh derdhja e naftës, asgjësimi i biodiversitetit detar dhe rrënimi i bregut. Mali i Zi nuk ka pajisje dhe kapacitete njerëzore dhe nuk është në gjendje ti mbikëqyr anije-cisternat, naftësjellësit, impiantet e konvertimit, platformat, pajisjet për trajtimin e naftës së papërpunuar e të tjera. Si mendon ta kontrollojë punën e kompanive ndërkombëtare të naftës siç është ENI e cila numëron mbi 400 derdhje të naftës në vit dhe atë në rajonin bregdetar në të cilin ka rrezik të lartë për tërmete.

Në epokën në të cilën të gjitha vendet e avancuara të botës e braktisin përdorimin e lëndëve djegëse fosile, ne hapim vend-gjetje të reja, gjejmë arsyetime për shterje të resurseve të pa përsëritshme dhe për aktivizimin e kërcënimit më të madh global ndaj biodiversitetit detar. Kështu në Mal të Zi epoka e gurit assesi të përfundojë, ndërsa shteti ekologjik – pothuajse dihet se do të përfundojë.

Në, 40 organizata të tubuara në rrjetin Një Adriatik nga Kroacia, Italia, Bosnja e Hercegovina dhe Sllovenia luftojmë që të aplikohet moratorium për hulumtime dhe eksploatim të naftës dhe të gazit nga Deti Adriatik dhe nuk do të heqim dorë duke besuar se ambienti i pastër jetësor është kapitali i vendeve përgjatë Adriatikut i cili edhe qytetarëve ju garanton qytetarëve cilësi të mirë të jetës. Misioni ynë është që ta informojmë publikun për ndikimet negative të këtyre aktiviteteve dhe edhe më tej ta mobilizojmë numrin sa më të madh të mundur të qytetarëve, ekspertëve dhe institucioneve ndërkombëtare botërore në luftën për ngjyrën e kaltër azure të Adriatikut dhe pa platforma të naftës.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

Od Ekološke države do naftnih snova
Од еколошка држава до соништа за нафта
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Среда, 13 Ноември 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не