fbpx
 

Pse nuk i aplikojmë dokumentet e KB për kulturën?

MKD

Lidija Topuzovska

Lidija Topuzovska 200x250Potencialet e kulturës janë të mëdha, të llojllojshme dhe universale. Prandaj kultura mund të jetë lëvizës i fuqishëm për zhvillim i cili ndikon në tërë bashkësinë përmes shtyllave sociale, ekonomike dhe ekologjike.

Kultura është e tërthortë, ka të bëjë me më tepër fusha dhesi e tillë, ndikon në të gjitha dimensionet e zhvillimit. Prapëseprapë, për rolin e kulturës në zhvillimin e qëndrueshëm ka nevojë tu kushtohet kujdes i nevojshëm proceseve, si dhe rezultateve.

Rritet interesi për kulturën si pjesë integrale i zhvillimit të gjithëmbarshëm dhe tanimë ka filluar procesi i integrimit të saj në strategjitë dhe politikat zhvillimore. Por, për tu integruar kultura në agjendën zhvillimore nevojitet që të kihet qëllime të qarta, definicione, mekanizma, detyra, monitorim dhe sistem të evaluimit. 

UNESKO ka të hartuar politikë, legjislativ, standarde, udhëzime për punë, mjete për përcjellje dhe vlerësim, programe për ndërtim të kapaciteteve, fonde ndërkombëtare, si dhe aktivitete konkrete operative të cilat e mbrojnë dhe e promovojnë kulturën, të cilat kontribuojnë për zhvillim të kapaciteteve të institucioneve kulturore, për krijimin e rrjetit të profesionistëve dhe për përfshirje aktive të komuniteteve lokale.

Në këtë fushë ekziston një kornizë e rëndësishme normative – Konventat e UNESKO-s të cilat kanë të bëjnë me trashëgiminë materiale dhe jo-materiale, diversitetin e shprehjes kulturore dhe industritë kreative, tregtia e palejueshme me trashëgiminë kulturore (UNESCO Convention).

Krahas instrumenteve normative në procesin e integrimit të  kulturës në politikat zhvillimore kontribut të madh mund të japin iniciativat dhe programet vijuese:

  • Raporti i Komisionit Botëror për kulturë dhe zhvillim të udhëhequr nga Perez de Kuelar (në vitin 1996), Our Creative Diversity, Report of the World Commission on Culture and Development, led by Javier Pérez de Cuéllar
  • Planet aksionare për politika dhe zhvillim kulturor të miratuar në Konferencën në Stokholm (1998), Action Plan of the Stockholm Conference on Cultural Policies for Development
  • Deklarata milenare dhe MDG – F programi (2000), the Millennium Declaration and MDG – F programme
  • Decenia ndërkombëtare për arsim për zhvillim të qëndrueshëm (2005-2014), International Implementation Scheme for the United Nations Decade on Education for Sustainable Development (2005-2014)
  • UNDAF – Korniza zhvillimore e KB, United Nation Development Assessment Framework - UNDAF
  • Agjenda globale e KB për dialog midis civilizimeve, UN Global Agenda of Dialogue Among Civilizations;
  • Iniciativa globale e UNESKOS “Kultura: urë drejt zhvillimit”. UNESCO global initiative “Culture: a Bridge to Development ”
  • Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm të OKB, 2016. UN Sustainable Development Goals.

Programet dhe dokumentet e lartpërmendura janë instrumente të shkëlqyera se si të integrohet kultura në politikat dhe proceset zhvillimore duke i shfrytëzuar iniciativat, hulumtimet, rezultatet dhe rekomandimet e tyre.  

Kultura mund të jetë lëvizëse e fuqishme për zhvillim në të gjitha fushat e aspekteve sociale, ekonomike, ekologjike dhe politike. Kultura mund të integrohet në politikat dhe planet nacionale, si dhe në strategjitë ndërkombëtare për tu arritur qëllimet zhvillimore njerëzore dhe ç’rrënjosja e varfërisë.

Trashëgimia kulturore, industritë kulturore dhe kreative, turizmi ekzistues kulturor dhe infrastruktura kulturore mund të shërbejnë si pika strategjike – qëllime për profit, rritje të fuqisë punuese.

Industritë kulturore dhe kreative paraqesin një nga sektorët më shpejtë të eksponuar në ekonominë globale. Promovimi i këtij sektori kërkon investim të caktuar të kapitalit, por për këtë shkak fitohet përfshirje të drejtpërdrejtë të popullatës së lëndueshme, përfshirje të grave dhe të personave të rrezikuara sociale. Në këtë drejtim trashëgimia jo-materiale kulturore ka rol të madh. Ajo paraqet një pasuri të paçmueshme të diturive dhe vlera të cilat e fuqizojnë zhvillimin ekzistues njerëzor dhe ekonomik. Prandaj, është e nevojshme që trashëgimia jo-materiale kulturore sa është e mundur më mirë të integrohet  për zhvillim të qëndrueshëm të komuniteteve dhe territoreve lokale, duke i ndryshuar relacionet midis jetës fshatare dhe urbane, karakteristikat e lidhjeve sociale, si dhe transformimet e tjera shoqërore dhe kulturore.

Turizmi kulturor u bë një nga  sektorët më të shpejtë botëror të cilët e rrisin zhvillimin ekonomik. Një nga fenomenet më të mëdha botërore në dyzet vitet e kaluara është rritja e turizmit masiv. Ai ndikon në mënyrë të konsiderueshme mbi numrin e vizitorëve në lokalitetet e trashëgimisë botërore kulturore dhe natyrore.

Për shkak të zhvillimit të shpejtë në teknologjinë e mjeteve transportuese, standardin e përmirësuar jetësor, pushimet më të gjata të paguara dhe kohës së lirë, njerëzit kurrë nuk kanë udhëtuar aq shumë dhe aq larg sa sot. Turizmi njerëzve ju mundëson që të mësojnë që në mënyrë të drejtpërdrejtë ti vlerësojnë kulturat e ndryshme, mënyrat e të jetuarit dhe diversitetin e ambientit natyror. Gjithashtu, turizmi e jep mundësinë për forma të dobishme të shkëmbimit të ndërsjellë kulturologjik midis të rinjve.

Asnjë individ dhe asnjë kulturë veçmas nuk mund të zhvillohen pa ndikesën e ndërsjellë me popuj dhe kultura të tjera. Ne patjetër duhet të mësojmë të dallojmë se çka çdo kulturë u ka borxh të gjitha kulturave të tjera. Duhet të kuptojmë se turizmi kulturor mund të jetë një nga mjetet më të frytshme dhe më interesantet me të cilat do të mund të shprehet dialogu midis kulturave dhe civilizimeve. Takimi me të tjerët në të njëjtën kohë kontribuojnë që më tepër ta vlerësojmë kulturën dhe trashëgiminë tonë dhe ta kuptojmë ambientin tonë natyror.

ohrid

Turizmi kulturor na ndërlidh edhe me trashëgiminë materiale edhe me atë jo-materiale. Investimi në kulturën dhe kreativiteti ndihmon në rivitalizimin e ekonomisë së qyteteve. Sot shumë qytete e shfrytëzojnë trashëgiminë kulturore dhe ngjarjet kulturore për ta stimuluar zhvillimin urban, për ti animuar komunitetet lokale, sektorin privat dhe individët, si dhe tërheqin turistë por edhe investitorë.

Fuqia e kulturës është edhe në çështjet që kanë të bëjnë me barazinë e gjinive, ambientin jetësor, sfidat në fushën e arsimit, paqen përmes krijimit të dialogut ndër-kulturor dhe ndër-fetar.

Projektet dhe programet për zhvillim gjenerojnë vende të reja të punës, mundësi të reja të tregut, përmirësim të kushteve për jetë, fuqizim të komuniteteve – të cilat bazohen në rritjen ekonomike dhe kontributin për fuqizimin e individëve.

Me promovimin e respektimit të diversitetin kulturor mund të fuqizohet dhe avancohet dialogu ndër-kulturor dhe ndër-fetar, për tu shmangur konflikti dhe për tu mbrojtur të drejtat e njeriut të grupeve të margjinalizuara, në kuadër dhe midis kombeve, me çka krijohen kushte optimale për arritje të qëllimeve zhvillimore. Diversiteti kulturor krijon  botë të pasur dhe të llojllojshme e cila e shton mundësinë për zgjedhje dhe i nxit aftësitë dhe vlerat njerëzore, dhe sipas kësaj paraqet burim kryesor për zhvillim të qëndrueshëm të komuniteteve, popujve, kombeve....

Vetëm duke e kuptuar kulturën në atë mënyrë mund të arrihet zhvillimi i qëndrueshëm. Masat e propozuara vijuese të cilat burojnë nga dokumentet e theksuara më lartë mund të ndërtojnë përfitime të kulturës ndaj zhvillimit të qëndrueshëm:

  • Promovimi dhe fuqizimi i diversitetit kulturor, dialogu ndër-kulturor dhe kultura e paqes;
  • Menaxhimi i kulturës dhe aplikimi i praktikave të cilat arrijnë zhvillim ekonomik dhe ç’rrënjosje të varfërisë;
  • Përkrahje e turizmit të vazhdueshëm kulturor, të industrive kulturore dhe kreative, përkrahje për institucionet kulturore të cilat bazohen në rivitalizimin urban, punësime të reja, stimulim të zhvillimit lokal dhe fuqizim të sipërmarrësisë;
  • Avancimi i arsimit dhe ngritje e vetëdijes te të rinjtë dhe te popullata lokale për rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe përfitimet nga mbrojtja dhe afirmimi i tyre;
  • Integrim i diturisë tradicionale dhe të praktikave me teknologjitë e larta;
  • Promovim i potencialeve të artit me qëllim të promovimit të kohezionit social dhe të zhvillimit të sipërmarrësisë, posaçërisht midis të rinjve, si dhe në situatat post-konfliktuale – pas luftërave dhe katastrofave natyrore;

Shteti ynë i ka të gjitha potencialet që kulturën ta aplikojë në programet dhe strategjitë  e veta zhvillimore. Pa marrë parasysh se është i vogël, vendi ynë paraqet një thesar të trashëgimisë kulturore (materiale dhe jo-materiale) e cila nëpër shekujt dhe me diversitetin e vet në shprehjen kulturore është gjithnjë e më e vlefshme, me vlera universale. Edhe kultura jonë bashkëkohore në të gjitha format e saj të shprehjes (letërsi, film, muzikë, arti figurativ, teatror dhe i vallëzimit e të tj.) paraqet pjesë e rëndësishme dhe mbresëlënëse në mozaikun e gjithëmbarshëm kulturor të njerëzimit.

Si anëtare e OKB dhe UNESKO-s, Maqedonia mund ti implementojë Konventat e UNESKO-s të cilat i ka ratifikuar gjë e cila në esencë është edhe obligimi i saj, por para së gjithash ajo është edhe një mundësi e dobishme që konventat dhe dokumentet e theksuara më lartë dhe aktet themelore ti përdor gjatë përgatitjes dhe realizimit të programeve zhvillimore në pajtim me kushtet dhe nevojat tona.

Për fat të keq, në mënyrë të pamjaftueshme dhe jo-përkatëse i implemenetojmë dokumentet e lartpërmendura të njërës nga organizatat më intelektuale ndërkombëtare, Agjencinë e Kombeve të bashkuara për shkencë, kulturë dhe arsim - UNESKO.

Shembulli i rajonit të Ohrit

Mbrojtja jo-përkatëse e rajonit të Ohrit, e mira e vetme e jona kulturore dhe natyrore botërore e cila sivjet mund të gjendet në Listën e UNESKO-s të të mirave në rrezik, e mandej, nëse vazhdohet me urbanizimin dhe shkatërrimin destruktiv të bregut të liqenit të Ohrit si dhe me ndotjen e liqenit edhe mund të shlyhet nga Lista si pasuri botërore. Jo vetëm që jep një pasqyrë të keqe se kjo e mirë e jona që është bërë e mirë botërore nuk dimë ta mbrojmë, por nuk dimë që edhe në mënyrë përkatëse ta shfrytëzojmë emrin e fituar – brend të rajonit të Ohrit për zhvillimin e tij të qëndrueshëm.                              

Manastiri kreativ

Qyteti i Manastirit në vitin 2015 është shpallur si qytet Kreativ i UNESKO-s për film (në botë ekzistojnë vetëm 7 qytete për film) por deri tani para së gjithash qyteti, por edhe shteti nuk e kanë shfrytëzuar këtë përcaktim prestigjioz me qëllim të tërheqjes së turistëve, zhvillim dhe kërkim të mjeteve për avancimin e Festivalit Ndërkombëtar të kamerës filmike “Vëllezërit Manaqi”, festivalit “Kamera 300” dhe në përgjithësi zhvillimin e qytetit. Jam e bindur  se as organizatorët e festivaleve të filmit nuk e popullarizojnë këtë fakt gjatë prezantimeve të tyre publike, sepse Komuna është ajo e cila duhet në çdo rast atë ta publikojë, por edhe të kërkojë mjete nga programi përkatës të UNESKO-s për qytete kreative, si dhe nga partnerë të huaj.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit.

Дали моето дете е зависно од видео игри?
Зошто не ги применуваме документите на ОН за култу...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Сабота, 15 Јуни 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не