fbpx
 

Regjistrimi i studentëve të ri: pak apo shumë?

МК   ALB

prof. d-r Nenad Novkovski

nenad novkovskiDuhet të nxitet kyçje edhe më e madhe e të rinjve në procesin e arsimit të lartë, për tu siguruar strukturë kualifikuese e popullatës e krahasueshme me vendet e UE.

Në mediet para do kohësh vëmendje të posaçme tërhoqi dukuria e numrit të zvogëluar të studentëve të regjistruar në vitin shkollor 2017/2018 në raport me vitin paraprak mësimor. Pas periudhës prej rreth dy dekadave të rritjes së dukshme, kjo rënie duket e pa pritshme. Për të parë se cilat janë shkaqet për zvogëlimin e vëzhguar, si dhe më gjerë për dukurinë në afat më të gjatë, do ta shqyrtojmë lëvizjen e numrit të studentëve të regjistruar në një periudhë më të gjatë paraprake (nga viti shkollor 1974/1975 deri në vitin shkollor 2017/2018). Të dhënat e përdorura për këtë analizë janë nxjerrë nga kumtesa e Entit shtetëror për statistikë të Republikës së Maqedonisë.

Zapisuvanje na novi studenti malku ili mnogu 1Fotografia 1. Lëvizja e numrit të studentëve të regjistruar në arsimin e lartë profesional dhe të lartë universitar në Republikën e Maqedonisë, për periudhën prej vitit 1974 deri në vitin 2017 (viti mësimor 2027/2018)

Në pjesën e parë vërehet rritje e shpejtë, gjë e cila është e ndërlidhur me investimet e përforcuara në arsimin e lartë në atë periudhë (institucione të arsimit të lartë dhe programe me financimin e siguruar në vëllim të madh, konviktet e studentëve dhe bursat e kështu me radhë). Pjesa e dytë e vijës së shtrembër tregon rënie të shprehur. Kjo ka të bëjë me krizën në Jugosllavi të vitit 1980 deri në shpërbërjen e saj. Ky minimum ka vlerë më të ulët se sa ajo e vëzhguar nga ajo e vitit 1974. Sjellja është njëlloj si ajo e Bruto prodhimit vendor të ish Jugosllavisë, i cili prej vitit 1974 deri në vitin 1980 është rritur për një të tretën, ndërsa nga viti 1980 deri në vitin 1992 ka rënë deri në vlerën më të ulët se sa ajo në vitin 1974. Nga pavarësimi i Republikës së Maqedonisë në vitin 1992, sërish vërehet rritje e cila përshpejtohet diku rreth vitit 200, ndërsa në fund kah viti, stagnim me një rënie të butë. Pjesa e fundit është me interes të veçantë.

Sa është e madhe pjesa e të rinjve që studiojnë?

Numri absolut e studentëve të regjistruar ndryshon si rezultat i më tepër faktorëve. Për ta përjashtuar faktorin demografik, e shqyrtojmë të dhënën për përfshirjen në arsimin e lartë (bruto-shkallën e regjistrimit) nga kumtesa e njëjtë, e cila fitohet si raport midis numrit të tërësishëm të studentëve në arsimin e lartë dhe popullatën në moshën prej 18 deri 23 vjet.

Lëvizja e kësaj shkalle në periudhën e vitit shkollor 2011/2012 deri në vitin 2017/2018 është prezantuar në fotografinë 2. Në numrin e tërësishëm e studentëve të regjistruar hyjnë edhe ata që janë të regjistruar në arsimin e lartë universitar dhe të atyre në arsimin e lartë profesional. Duhet të shënohet se gjatë dhjetë viteve të fundit, të cilat këtu janë me interes të posaçëm, pjesëmarrja e studentëve në arsimin e lartë profesional nga numri i tërësishëm është shumë e vogël, e me këtë edhe më tej do të shqyrtohet përfshirja.

Zapisuvanje na novi studenti malku ili mnogu 2Fotografia 2. Lëvizje e përfshirjes se gjeneratave në moshë prej 18 deri në 23 vjet me arsim të lartë në Republikën e Maqedonisë, për periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2017 (viti shkollor 2017/2018)

Vërehet se ekziston trend i qartë i rritjes prej 0.82 pikë indeksi në vjet. Kjo do të thotë se periudha paraprake e rritjes ka përfunduar, por rritja vërehet edhe më tej.

Pa marrë parasysh se shumë shpesh në opinion hasen shpjegime se kjo rritje është ndonjë veçanti në Maqedoni, duhet të vërehet se bëhet fjalë trend botëror të përgjithshëm. Kështu në vitin 2013 mesatarja botërore e kësaj shkalle ka qenë 32,9 përqind, që është përafërsisht njëjtë me shkallën në Maqedoni për të njëjtin vit (31,6 përqind). Vlerat më të larta janë marrë në Amerikën e Veriut dhe në Evropën Perëndimore, me vlerë prej 60,0 përqind në vitin 2000 dhe pothuajse vlerë stacionare prej rreth 67 përqind nga viti 2010 e këndej. Me trendin e monitoruar për Republikën e Maqedonisë, pritet në vitin 2050 të arrihet vlera prej 62,15 përqind, e përafërt me vlerën për grupin e theksuar të vendeve më të zhvilluara. Vlen të përmendet se vendet e Evropës së Mesme dhe Lindore tanimë në vitin 2013 i janë afruar shkallës së lartë për vendet e zhvilluara, duke arritur 71,4 përqind.

Vrojtime shtesë

Nëse i shohim sërish lëvizjet e prezantuara në fotografinë 1, do të mund të themi më tepër për lëvizjet e ndërlikuara në periudhën që shqyrtohet. Kështu, rritja tejet e shpejtë nga viti 1992 deri në vitin 2007, e cila shpesh herë shpjegohet në mënyrë të pakontrolluar dhe jo të duhur, rezulton se në realitet është pasojë e ngecjes gjatë krizës se Jugosllavisë deri në shpërbërjen e saj. Ashtu, nga pavarësimi ka pasur nevojë të zhdëmtohet ajo që është lëshuar në periudhën e paraprake, gjë e cila nuk vërehet në vendet e tjera nga Evropa e Mesme dhe ajo Lindore të cilat e kanë ruajtur rritjen e dukshme në tërë periudhën e shqyrtuar. Për shkak të rritjes së shpejtë të përfshirjes, mund të pritet që cilësia e arsimit në masë të caktuar të rrezikohet. Për këtë shkak, për tu siguruar cilësi e lartë e arsimit të lartë, është e nevojshme që investimet nga burimet shtetërore dhe private të rriten në mënyrë të dukshme.

Një aspekt tjetër që është i rëndësishëm për efektivitetin e rritjes së përfshirjes në arsimin e lartë në kuptim të përmirësimit të strukturës arsimore të popullatës është faktori demografik . Ashtu, për shkak të procesit të papërfunduar të plakjes demografike dhe emigrimit, mund të pritet që pjesa e popullatës me arsim të lartë të jetë më e vogël nga ai në vendet me përfshirje të njëjtë të të rinjve në arsimin e lartë. Për këtë arsye, do të duhet të nxitet përfshirje edhe më e madhe të të rinjve në procesin e arsimit të lartë, për tu siguruar struktura kualifikuese e popullatës e krahasueshme me vendet nga UE drejtë të cilës synojmë.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit

Ставање крај на сексуалното насилство за време на ...
Запишување на нови студенти: малку или многу?
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Четврток, 18 Јули 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не