fbpx
 

Sipërmarrësia e të rinjve – startap për ekonominë e Maqedonisë

Angel Mojsovski

Shteti duhet më tepër të përfshihet në promovimin e sipërmarrësish së të rinjve si aktivitet ekonomik i cili do të ndihmonte në zvogëlimin e papunësisë. Ka nevojë për promovim të mundësive për punësim për profesionet me më tepër perspektivë si dhe promovim të arsimit profesional.

Problemi me ballafaqimin e papunësisë së të rinjve paraqet sfidë serioze me të cilin duhet të ballafaqohet vendi ynë. Statistika tregon se papunësia në vend zvogëlohet dhe ka rënë në nivel të ulët rekord në 17.8 përqind, papunësia e të rinjve është ende e lartë dhe është 45.4 përqind. Krahasuar me rajonin e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia (bashkë me Kosovën) kanë shkallë më të lartë të papunësisë së të rinjve. Papunësia e të rinjve ka të bëjë me më tepër faktorë. Njëri prej tyre është hendeku që krijohet midis ofertës së fuqisë së punës nga njëra anë dhe kërkesa e bizneseve nga ana tjetër. Faktor tjetër është ajo se një numër i madh i njerëzve nuk vendosin të shkojnë në arsim profesional, ndërsa të tjerët që e kryejnë arsimin e lartë nuk mund më vonë të gjejnë punë me atë profil arsimor të cilin e kanë.

Arsimim për sipërmarrësi

Problemi rreth papunësisë në mënyrë të pashmangshme është i ndërlidhur me sistemin arsimor në vendin tonë. Ndryshimet ekzistuese të kuadrit ekzekutiv në Ministrinë resore për arsim (MASH), (gjithsej 12 ministra janë ndërruar nga viti 200 prej kur janë bashkuar ministria e arsimit dhe e shkencës në një ministri) kontribuojnë drejtë asaj që politika të caktuara të mos mund të zbatohen dhe të zënë rrënjë, gjë e cila kontribuoi që të ketë rënie të cilësisë së përgjithshme të arsimit në vendin tonë. Kjo rënie kontribuon edhe për atë që politika të caktuara të mos mund të zhvillohen në mënyrë të mjaftueshme e sidomos programet arsimore dhe lëndët për sipërmarrësi të orientuar drejt të rinjve. Për momentin, në programet dhe lëndët arsimore mësohen lëndët “Inovacione” (në klasën e nëntë), ndërsa në arsimin e mesëm mësohen lëndët “Inovacione dhe sipërmarrësi” (viti i 4-ërt në shkollën e mesme). Ky është drejtim pozitiv në të cilin do të duhet të lëviz zhvillimi i arsimit për sipërmarrësi (të të rinjve). Por, prapëseprapë, ajo që nevojitet më tepër, ka nevojë që këtë dituri të cilën duhet ta përfitojnë nxënësit e rinj, ta posedojnë edhe arsimtarët të cilët i transmetojnë lëndët e theksuara. Prandaj, nevojitet përforcimi i përkrahjes për shkollat fillore dhe të mesme për trajnim, rrumbullakësimin e trajnimit, trajnim të avancuar, e ajo para së gjithash ka të bëjë me arsimtarët të cilët i ligjërojnë këto lëndë dhe e dyta, trajnim i përgjithshëm, shtesë për arsim sipërmarrës për të gjithë arsimtarët. Kur bëhet fjalë për të mësuarin e sipërmarrësish si lëndë në arsimin e lartë, në Institutin e Ekonomisë pranë Universitetit “Sh. Qirili dhe Metodi”, në programin arsimor të ciklit të dytë të studimeve ekziston program studimor për “Sipërmarrësi”.

Problem tjetër paraqet edhe ajo që programet (posaçërisht) të institucioneve ekonomike arsimore nuk revidohen, e posaçërisht edhe nuk ekziston program i posaçëm i cili do të kishte të bëjë vetëm me sipërmarrësin si program i veçantë studimor edhe në studimet deri-diplomike. Këtu parashtrohet pyetja, a është i nevojshëm arsim përkatës përballë arsimit të lartë? Në Maqedoni, në 15 vitet e fundit u hapën shumë fakultete nëpër mbarë shtetin, ideja e të cilëve ishte që të ndihmojnë në përfitimin e arsimimit të lartë për një pjesë më të madhe të popullatës së re. Por, pas disa vitesh me mënyrën e tillë të eksperimentimit, fillojnë të shihen rezultatet e politikës së këtillë. Nga kjo shihet se ekziston mungesë e bashkëpunimit midis të gjithë faktorëve që janë të përfshirë në këtë fushë, siç janë shteti, institucionet arsimore dhe biznes sektori.

Burim: pexels.com

Si një nga zgjidhjet e mundshme për tejkalimin e këtij problemi mund të jetë edhe aplikimi i arsimit dualist në shkollat fillore. Thënë shkurt, nën arsim dual (sistem dual/trajnim alternativ) nënkuptohet “arsimim ose trajnim me kombinim kohor të institucioneve arsimore ose qendrave për trajnim me vend pune “i cili, varësisht nga dinamika e kontraktuar mund të zhvillohen në nivel javor, mujor ose vjetor. Për fat të mirë, një shembull i këtillë i suksesshëm tanimë ekziston edhe në Maqedoni, më saktë në Shkup, ku kompania EVN Maqedoni (me veprimtari kryesore shpërndarje të energjisë elektrike) përmes projektit “20-20-20“ ka nënshkruar memorandum për bashkëpunim me shkollën e mesme elektroteknike “Mihajllo Pupin”, ku do të formohet një paralele e veçantë për 25 nxënës. Është paralajmëruar edhe aplikimi i arsimimit dual edhe në dy shkolla të mesme në Kavadar dhe në Ohër.

Por, si me çdo praktikë të krijuar rishtazi, sfida është se si të mos jetë në dëm të këtyre mësuesve nga këto shkolla dhe si ato ti shmangen humbjes së fondit të orëve, për shkak të vëllimit të zvogëluara të punës, të cilat mund të çojnë edhe në humbjen e punës.

Mekanizma për zhvillim të shkathtësive sipërmarrëse

Në raport me përfaqësimit të mekanizmave për zhvillim të shkathtësive sipërmarrëse (të cilat ndihmojnë edhe në fitimin e shkathtësive për punë), në vendin tonë fillojnë në mënyrë më intensive të zhvillohen akceleratorët dhe inkubatorët. Ajo që mund të konkludohet është se në esencë ekziston problem në të kuptuarin e këtyre termeve tek ne, përkatësisht se çka është akcelerator, e çka është inkubator. Akceleratori është program me fillim dhe fund, e cila mundëson zhvillim të shpejtë të një biznesi të caktuar përkatësisht ai nuk është program edukativ, por për një kohë të shkurtër kuptohen rezultatet. Këtu bëhet fjalë për biznese ose startape, të cilat paraqiten me ide të veta qëllimi i të cilave përfundimtar është të marrin investim potencial përmes të cilit do të mund ta përshpejtojnë rritjen dhe më tej do të mund ta plasojnë produktin në treg. Deri tani të gjitha këto programe të cilat kanë qenë të vendosura, kanë qenë një lloj të programeve edukative për sipërmarrësi me bonuse të caktuara, prezantime të ideve dhe të ngjarjeve, por jo edhe akceleruese.

Çështja pozitive në zhvillimin e sipërmarrësish është ajo që të zhvillohen start-ap kompani të shumta, që sjellin në një lëvizshmëri më të madhe ekonomike, ndërsa e tërë ajo ka të bëjë edhe në popullarizimin e studimeve për IT. Në këtë kontekst mund të thuhet edhe se Shkupi ngadalë bëhet “start-ap qytet“ dhe se shkaku kryesor për këtë dukuri “për shkak të të cilës metropoli i Maqedonisë u gjet në këtë shoqëri është shpërthimi i madh i IT kompanive të cilat themelohen viteve të fundit, si dhe për faktin se vendi është i ranguar në vendin e 10-të në botë sipas kushteve për biznes në raportin "DoingBusiness" të Bankës Botërore. Kjo nënkupton se parakushtet tanimë janë krijuar përkatësisht se tani lehtë mund të regjistrohet kompani, se është rritur qasja në informacionet dhe në të njëjtën kohë është rritur përkrahja, programet dhe se zhvillohet bashkëpunimi.

Shembuj pozitiv

Njëri nga institucionet shtetërore e cila i përkrah startapet në Maqedoni, akceleratorët dhe inkubatorët është Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik. Fondi fokusohet në bashkë-financim ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme me qëllim të nxitjes se veprimtarisë inovative, aplikimit dhe transfertës së teknologjive te kompanitë; financim të mikro dhe ndërmarrjeve të vogla të porsaformuara, të fondacioneve dhe akceleratorëve; dhe fokusohet në arritje të kontributit afatgjatë pozitiv për zhvillimin e ekonomisë kombëtare, përmirësimit të konkurrencës dhe sigurimit të vendeve të reja të punës. Një nga instrumentet kryesore të fondit është edhe bashkë-financimi i shoqërive të porsaformuara tregtare të cilat janë start-ap ose spin-of (krijim të kompanisë së pavarur përmes shitjes ose distribuimit të aksioneve të reja të biznesit ekzistues, përkatësisht mundet edhe firmë bijë). Shembull shtesë nga Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik me të cilin nxiten të rinjtë ë të mendojnë në drejtim inovativ është edhe programi për hulumtues të rinj i tyre, me të cilin ju mundësojnë dhe i motivojnë nxënësit nga shkollat e mesme që ti realizojnë idetë e tyre dhe të kontribuojnë ndaj shoqërisë, siç është shembulli i ekipit të nxënësve nga gjimnazi “Georgi Dimitrov”, të cilët kanë krijuar një dron që mund të përdoret në vende në të cilat ka qasje të vështirë gjatë shuarjes së zjarreve ose gjatë spërkatjes së pyjeve.

Sfida dhe rekomandime

Prapëseprapë, krahas përkrahjes, problemi kyç në raport me qëndrueshmërinë e mekanizmave për përkrahje është bashkëpunimi i dobët midis shtetit dhe institucioneve arsimore, veçanërisht akademia, si dhe bizneset, sepse fitohet përshtypja sikur të gjithë bëjnë punë të ndërlidhura me sipërmarrësinë, por çdo njëri nga këto faktorë nga prizmi i vet dhe në mënyrën e vet, ndërsa ai mos-bashkëpunim dhe mos-informim sjell në përsëritje të projekteve të caktuara, të programeve ose mekanizmave për ndihmë financiare. Kjo mund të konstatohet edhe përmes dokumenteve dhe strategjive të ministrive ku mungon ndërlidhje e masave dhe vënie e qartë në pah të asaj se cili institucion merr pjesë dhe përgjigjet për cilat masa dhe politika. Një shembull konkret është edhe Garancia për të rinjtë e cila është vënë në pah nga më tepër institucione. Për shembull, në planin operativ të MPPS theksohet se për këtë masë “nevojitet aksion i koordinuar dhe i përbashkët i më tepër institucioneve qeveritare, para së gjithash të Ministrisë për punë dhe politikë sociale (MPPS). Agjencisë për punësim (APRMV) dhe të Ministrisë për arsim dhe shkencë (MASH), partnerë social dhe organizata civile” me ç’rast nuk përmendet Ministria e financave, ndërsa në programin për reforma ekonomike të Ministrisë së financave përmendet vetëm APRMV si implementues i kësaj mase.

Prandaj në këtë kontekst për zvogëlimin e papunësisë së të rinjve, fillimisht nevojitet komunikim dhe koordinim midis faktorëve kryesor nga kjo fushë, përkatësisht harmonizim përkatës midis nevojave që i ka sektori i biznesit, me politikat që i krijon shteti të cilat më vonë do të shndërroheshin në programore arsimore studimore në bashkëpunim me shkollat fillore, përkatësisht të mesme si dhe të universiteteve.

Shteti duhet më tepër të kyçet në promovimin e sipërmarrësish rinore e cila si aktivitet ekonomik do të ndihmonte për zvogëlim të papunësisë. Nevojitet promovimi i mundësive për punësim për profesionet më me perspektivë, si dhe promovimi i arsimit profesional. Këtu, gjithashtu, do të mund të bëhet listë e profesioneve të kërkuara dhe të vendeve të lira të punës të cilat vazhdimisht do të komunikohen dhe shpërndahen me shkollat e mesme, përkatësisht midis nxënësve të shkollave të mesme. Në raport me shkollat fillore dhe të mesme duhet të përforcohet përkrahja e drejtpërdrejtë nga aspekti i trajnimeve dhe trajnimeve të avancuara për të mësuarin sipërmarrës dhe ajo para së gjithash për vetë arsimtarët. Aplikimi i arsimit dualist është gjithashtu i rëndësishëm për zhvillimin e shkathtësive sipërmarrëse që nga mosha e hershme. Do të kishte qenë me përfitim të madh nëse rritet ose dyfishohet buxheti i fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik me çka do të rritej edhe përkrahja financiare për disa nga programet e përmendura (si programi për hulumtues të rinj).

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Политичарите како забавувачи на народот
Младинско претприемништво – стартап за македонскат...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Петок, 06 Декември 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не