Nëse shmangen tiparet etnike, do të kemi regjistrim me të meta i cili shmanget nga rekomandimet e KB, konsideron Bllagica Novkovska, drejtore e mëparshme e Entit shtetëror të statistikës, pas paralajmërimeve të drejtorit aktual të ESHS Apostol Simovski se është i gatshëm të bëjë për këtë çështje, vetëm për të marrë të dhëna cilësore për numrin e popullatës. Qëndrim të ndryshëm ka Anica Dragoviq, anëtare e mëparshme e Këshillit për statistikë sipas së cilës tiparet etnike nuk janë të obligueshme për regjistrimin.