fbpx

Kosovës dhe Maqedonisë dëshpërimisht i duhet një sinjal pozitiv nga BE-ja

Sabin Selimi

Politika

14.01.19

Прегледи
МК   ALB   ENG

Sabin Selimi, MSc dhe Nadire Latifi, MSc 

Selimi LatifiShetësimi nuk është nëse BE-ja dështon në krijimin e vendeve fuksionale dhe të qëndrueshme, por nëse angazhimi i BE-së në rajon çon në humbjen e kredibilitetit të saj si aktor ndërkombëtar dhe dështimin e Politikës së Përbashkët të BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurisë.

“Kë të telefonoj kur dua të flas me Europën?” – Henry Kisinxher

Angazhimi i BE-së në Ballkanin Përendimor rrezikon të minoj kredibilitetin e saj si aktor ndërkombëtar dhe ngre pyetje për të ardhmen e Politikës së Përbashkët për Punët e Jashmte dhe Sigurisë, e cila është në zhvillim e sipër.

E mbështetur nga Shtet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të BE-së, Kosova deklaroj pavarsinë e saj bazuar në Planin e Ahtisarit me 17 shkurt 2008. BE-ja po paguan një çmim të lartë për paaftësinë e saj për tu shprehur njëzëri lidhur me Kosovën, gjë që po minon edhe kredibilitetin e saj si aktor ndërkombëtar. Kjo qasje pritet të vazhdoj në të ardhmën pasi pesë shtete anëtare – Greqia, Qiproja, Spanja, Rrumania dhe Sllovakia – vazhdojnë të mos e njohin shtetin e Kosovës. Për rrjedhojë, politikanët e Kosovës vazhdimisht hedhin sytë nga SHBA-ja për mbështetje dhe udhëzime politike.

Nevoja për koherencë dhe vazhdimësi në politikën e jashtme të BE-së ishin dy shtysa të forta që çuan në nënshkrimin e Marrëveshjës së Lisbonës, e cila ndryshon Marrëveshjen e Mastrihtit (1993) dhe Marrëveshjen e Romës (1957), dhe formon bazat për kushtetuten e BE-së. Megjithatë, Marrëveshja në realitet bën ndryshime të vogla si çjanë është zvogëlimi i zyrtarëve që flasin në emër të BE-së. Ky post mbulohet nga Komisionerja e Lartë e cila merret me politikën e jashtme, por kur vjen puna për “vendime të mëdha” siç është Kosova, kjo kërkon unanimitet në Këshillin Europian. Parimi i unanimitetit ka çuar edhe në bllokimin e hapjes së negociatave për Maqedoninë. Sfida e vertëtë mbetët koordinimi mes shteteve anëtare, diçka që asnjë marrëveshje s’mund të zgjidhë.

Është me rëndësi të theksohet që BE-ja mbetet për rajonin partneri me i rëndësishëm tregtar dhe burimi me i madh i ndihmes financiare. Sinjali me i madh i përafrimit mes Ballkanit dhe BE-së ka qënë liberalizimi i vizave. Ofrimi i mundësisë për të udhëtuar pa viza për të gjitha vendet e rajonit përjashto Kosovën e cila është edhe vendi ku BE-ja gëzon mbështetjen më të fortë, nuk pasqyron një strategji premtuese, sidomos kur konsideron që antarësimi në BE është dekada larg dhe liberalizimi i vizave është nxitja e vetme për reforma të mëtejshme në Kosovë për momentin. Kosova ka përmbushur të gjitha detyrimet dhe pret me padurim liberalizimin e vizave me BE-në.

Niveli i rritjes ekonomike jo gjithmonë nënkupton përmirësim të punësimit apo standardeve të jetesës. Papunësia mbetet shumë e lartë nga e cila të rijntë ndikohën më së keqi. Kthesa autoritariane e gjërë, polarizimi i shoqërisë, kufizimi i mundësisë së udhëtimit pa viza për Kosovën dhe mungesa e përspektivës për antarsim kanë kontribuar negativisht në ambjentin e brishtë dhe dinamikave prapavajtëse në rajon. Sikursë edhe e pamë në rastin e Maqedonisë përpara dy vitesh, ruajtja e stabilitetit në kurriz të llogaridhënies dhe sundimit të ligjit është recete dështimi. Reformat që rrjedhin nga “Procesi i Berlinit” të cilat përqendrohen në bashkëpunimin rajonal dhe ndërlidhjes janë të pakuptimta pa ligjzbatim efikas.

Na Kosovo i na Makedonija ocajno im e potreben pozitiven signal od EUBurim: unian.info

Samitin e Sofjes në maj 2018, Presidenti francez Emanuel Makron theksoj që nuk do të ketë zgjërim të mëtejshëm të BE-së pa reformimin e saj të brëndshëm. Në qasjen e një pozicioni të tillë ai mund të jetë nxitur nga shqetësimi për rritjen e populizmit dhe ekstremit të djathë në BE, ndërsa doli në kundërshtim të plotë me fjalimin e mbajtur para një viti në Sorbone ku shpalosi argumenta të forta kundër zbrapjses në sy të euroskepticizmit. Bllokimi i hapjes së negociatave me Maqedoninë vështirë se do të kontribuojë në zhvendosjen e votave nga forcat kundër BE-së. Përkundrazi, vendimi vëndos në vështirësi qeverine e re të Shkupit e cila ka vendosur të gjithë kredibilitetin e saj në përafrimin e vendit me NATO-n dhe BE-në. Për më tepër, një qëndrim i tillë nga Makron mund të ndihmojë forcat jo-liberale të rajonit të cilat gëzojnë mbështetjen e Rusisë.

Paqëndrueshmëria e cdo lloj në rajon nuk mund të përmbahet nga komuniteti ndërkombëtar. Gabimet e viteve 90-të nuk mund të përsëriten. Ballkani është ngulitur mes bërthamës së Europës dhe kaosit në Lindjen e Mesme. Rajoni po kalon kohë të vështira dhe kjo është arsyeja përse mundësitë për zhbërje të progresit janë të mëdha. Një investim relativisht i vogël i llojit “soft power” nga BE-ja në rajon do të nxirrte përfitime të mëdha. Në mungesë të saj, aktorë të tjerë si Rusia me gatishmëri të madhe do të mbushnin boshllekun. Grushti i dështuar i shtetit në Malin e Zi është një ndër lojërat politikë që Moska ka luajtur në rajon. Një tjetër është nxitja e retorikës përçarëse të Dodik dhe bllokimi i marrëveshjës së paqës së mbështetur nga SHBA-të, e cila i dha fund luftimeve në Bosnje. Ndryshe nga Boris Jeltsin në vitët 90-të, Vladimir Putin nuk beson se parimit të “sferave të ndikimit” i ka ikur koha. Moska është e gatshmë të bëjë çfarëdo është e nevojshme për të parandaluar zgjerimin e mëtejshëm Euro-Atlantik të rajonit.

Për rrjellojë, BE-ja rrezikon të humbasë instrumentat e saj të politikës së jashtme në rajon, veçanarisht tërheqjen normative të antarësimit. Shqetësimi nuk është nëse BE-ja dështon në krijimin e vendeve fuksionale dhe të qëndrueshme, por nëse angazhimi i BE-së në rajon çon në humbjen e kredibilitetit të saj si aktor ndërkombëtar dhe dështimin e Politikës së Përbashkët të BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurisë. Do të ishte një justifikim i pamjaftueshëm nëse angazhimi i BE-së në Ballkanin Përendimor vjen si rezultat i pavendosmërisë dhe jo nga një vendimi i gabuar.

Pas shtyrjes së liberalizimit me Kosovën, i cili ishte vendim jo-largpamës, dhe shtyrjes së datës për hapjen e negociatave me Maqedoninë, te dyja kanë dëshpërimisht nevojë për një sinjal pozitiv nga BE-ja. Është me rëndësi të theksohet se tani që Maqedonia zbatoi Marrëveshjen e Prespës në parlament, duhet të fillojnë reformat tjera të kërkuara nga BE-ja, siç janë reformat në drejtësi dhe administratë. Nëse Maqedonia arrin të përmbush detyrimet e saj por prapë BE-ja nuk mban premtimin e saj për të hapur negociatat për antarësim në qershor, kjo do të dëmtonte jashtëzakonisht shumë besueshmërinë e saj si një aktor ndërkombëtar.

Udhëheqësit e BE-së në Bruksel nuk duhet të harrojnë që Ballkani Përendimor është rajoni i vetëm ku BE-ja ka mundësinë të krijoj një realitet të ri duke krijuar kushtet për paqë të qëndrueshme. Për t’ia dale, nevojitet integrimi më i thellë i Politikë së Përbashkët të BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurisë. Nëse BE-ja dëshiron të bëhet një aktor ndërkombëtar i fuqishëm, përfshi edhe pikëpamjen e mbrojtjes, kjo duhet të fillojë në oborrin e saj.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit

Sabin Selimi

Sabin Selimi punon për organizatën zvicerane të zhvillimit, Helvetas, si menaxher i komunikimit në programin rajonal të quajtur RECONOMY, financuar nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim. Më parë, ai ka punuar në role këshilluese komunikimi në sektorin publik dhe projekte të financuara ndërkombëtarisht, me përvojë në Ballkan. Si një studiues Chevening, ai mori një Master Shkencor në Politikën Publike Ndërkombëtare nga University College London. Si përfitues i Bursave Presidenciale, ai mori një diplomë bachelor në Ekonomi dhe Studime Ndërkombëtare nga Universiteti Amerikan në Uashington, DC.