fbpx

Politikanët si zbavitës të popullit

Dr. Vuk Vuçetiq

Politika

16.08.19

Прегледи

Vuk Vuçetiq

Vuk Vucetic 200x250Ka kaluar koha kur politika ka qenë “betejë shahu” të aktorëve politik, e cila jo rrallë është zhvilluar larg nga sytë e publikut dhe ka qenë mjaft e pakuptueshme për votuesin e rëndomtë. Sot politikani është shoumen, zbavitës, provokator, zhongler, dikush që askënd nuk lë indiferent. Mund të thuhet se te votuesit me kalimin e kohës është kristalizuar parulla: “Meqë nuk mund asgjë të ndryshojnë, së paku le të na zbavitin”.

Politika në kuptimin klasik një kohë të gjatë ka qenë e vendosur në forume, agora, kafene, kuvende, zyra. Ky “art i të mundurës” siç e ka emërtuar Bismarku, kryesisht ka qenë/është e perceptuar si luftë për vlera të caktuara, ideologji, interesa, pushtet, ndërsa politikani i rëndomtë në sytë e publikut ka qenë serioz, nga pak rigid dhe i rreptë.

Mirëpo, politikanët bashkëkohorë dhe politika janë transformuar. Nuk mund e të mos vërehet se ka gjithnjë e më tepër personazhe jo-konvencionale në radhët e para politike, para së gjithash nga bota e zbavitjes dhe e estradës. Qarqet profesioniste janë të gatshme të diskutojnë për atë që ngadalë por sigurt hymë në epokën e politaintment-it të llojit të vet në të cilin politikanët gjithnjë e ,ë tepër përkujtojnë në shoumenë të llojit të vet, ndërsa zbavitësit shndërrohen në politikanë.

Mediet masive luajnë rol të rëndësishëm në transformimin e skenës politike. Epoka e shndërrimit të politikës në zbavitje pothuajse është rrugë dy kahëshe. Politika dhe politikanët në sytë e medieve duken si mall i cili duhet shfrytëzuar për interesa komerciale (shikueshmëri/lexueshmëri më e madhe), për të cilën gjë politika gjithnjë e më tepër paketohet në celofane zbavitëse me ç’rast ndodh infotainment-i politik. Nga ana tjetër, politikanët gjithashtu fillojnë ta përqafojnë logjikën mediatike, përkatësisht kompletin e rregullave të shkruara dhe të pashkruara mediatike të cilat duhet njohur për të fituar hapësirën e nevojshme mediatike. Në atë kontekst, mediet dhe politika gjenden në simbiozë të llojit të vet në të cilën të dy anët kanë përfitime njëra nga tjetra. Politikanët sigurojnë shikueshmëri për mediet, ndërsa politikanët kanë publicitet më të madh.

Teknologji të reja mediatike në funksion të zbavitjes

Ajo që, përveç komercijalizimit të përgjithshëm të medieve, në mënyrë shtesë i siguroi kushtet për zhvillimin e politainment-it është zhvillimi i teknologjive të reja të komunikimit/medieve. Në fakt, politikanët tani mund drejtpërdrejtë tu drejtohen votuesve të tyre, përkatësisht në mënyrë shumë të saktë mund ti targetojnë grupet e caktuara sociale varësisht nga tema/problemi. Duke pasur parasysh se politikanët praktikisht mund të komunikojnë drejtpërdrejtë me zgjedhësit pothuajse se nuk u nevojiten më infrastrukturat e partive politike, të cilat në epokën e para-internetit, kanë qenë garantuese të fitimit të pikave politike. Sot pikat politike gjithnjë e më tepër realizohen përmes rrjeteve sociale, live stream paraqitjeve, pjesëmarrjes në emisioneve zbavitëse televizive dhe në reality programeve, me publikimin e përmbajtjeve private në rrjetet sociale e ngjashëm. Në atë kuptim duket se marrja me politikë është bërë “garë e kuajve” e llojit të vet me ç’rast partitë u shërbejnë liderëve politik si bazë private të fansave, e jo matricë ideologjike. Përveç asaj, partitë politike fillojnë që në titullin e tyre ta përdorin emrin e liderit ose në zgjedhjet dalin me listat të cilat i mbajnë emrat e liderëve të tyre (Në zgjedhjet parlamentare në Serbi në vitin ekzistonte lista „Aleksandar Vučiq – Serbia fiton“, ndërsa në Beh emërtimi zyrtar i në partie politike është Lidhje për ardhmëri më të mirë– Fahrudin Radonçiq), gjë e cila është një nga shkaqet për të supozuar se si ndodh personalizimi i llojit të vet të politikës, me ç’rast në plan të parë është lideri si yll mediatik i cili (duket se sipas disponimit të vet momental) ka fuqi të vendimmarrjes, të cilat janë në pajtim me imazhin e tij mediatik, e jo me dietë politike. Sidoqoftë të jetë, parashtrohet pyetja a sjellin trendët e reja në komunikimin politik çfarë do qoftë rreziqe për funksionimin e demokracisë në kuptimin më të gjerë të fjalës. Për tu përgjigjur në këtë pyetje nevojitet që të kthehemi në fillim.

Nga televizimi deri te bërja e politikës zbavitje

Shikuar historikisht, mund të thuhet se epoka e bërjes së politikës zbavitje ka filluar kah mesi i shekullit të XX. Në fakt, konsiderohet se Xhon Kenedi ka qenë “presidenti televiziv” i pari i cili në debatin parazgjedhor presidencial në vitin 1960 (përndryshe debati i parë i cili është transmetuar në TV-të), me sukses “e mposhti” kundërshtarin e tij, republikanin Riçard Nikson, që sipas pohimeve i ka siguruar fitore në zgjedhjet. Ky debat televiziv i dha kahe zhvillimit të mëtejmë të ngjarjeve dhe paralajmëroi një epokë të re të televizivit të politikës, por edhe në profesionalizimin gjithnjë e më të madh të komunikimit politik në përgjithësi. Pas Kenedit, në skenën politike amerikane në rolin e presidentit paraqitet artisti Ronald Regan, mjeshtri i skandaleve Bill Klinton, shoumeni i njohur dhe biznesmeni Donalld Tramp. Të gjithë ata janë lajmëtar të epokës së re, në të cilën shkëputen nga imazhi tradicional të politikanit dhe e veshin mantelin mediatike me xixa në bazë të cilës tubojnë pika politike.

Njëri nga pionierët e bërjes së politikës zbavitje ish kryeministri italian Silvio Berlluskoni, tajkun italian i cili arriti që nga politika të bëjë zbavitje private për masat e gjera popullore. Ai ishte pronar i grupit më të madh mediatik italian “Media set”, por përmes parlamentit italian, gjatë kohës që ishte kryeministër ndikoi në transmetuesit publik, gjë e cila mjaftonte për krijimin e neologjizmit “berluskonizimi i medieve“, me të cilin shënohet kontrolli i plotë i medieve, si ato private ashtu të atyre publike. Berluskoni ishte i prirë të bëjë afera, por më të njohura ishin zbavitjet të cilat i organizonte se sa vendimet politike që i merrte.

Kur është në pyetje Britania e Madhe ish kryeministri Toni Bler gjithsesi i vendosi standardet e reja në kontekstin e personalizimit të politikës. Ky politikan britanik, me ndihmën e këshilltarit të tij të njohur Alister Kembell në mënyrë të shkathtë manipulonte me mediet dhe krijoi imazh pozitiv në publik. Përveç asaj, pas qëndrimit të tij në pushtet, filloi të përdoret nocioni “Efekti i Blerit“ me të cilin shpjegohet situata se një politikan cilësor vlerësohet në sajë të karakteristikave personale, e jo në sajë të ideve. Kryeministri i ri britanik Boris Xhonson është gjithashtu shembull i politikanit jo-konvencional “të mediatizuar” i cili nga bota e gazetarisë ka ardhur në politikë. Xhonson, Trampi britanik, me “shaka më të mira dhe me tru më të madh”, është i prirë të bëjë deklarata provokuese, paraqitjeve të pazakonta mediatike, ndërsa gjatë karrierës së tij vëmendjen ndaj vetes e ktheu edhe me pjesëmarrjen në kuisin e popullarizuar satirik “Have I Got News for you”.

Burim: europeanwesternbalkans.com

Përfundimisht, fakti se politika është në procesin e tranzicionit të llojit të vet nga tradicionalja në atë mediatike, zbavitëse – dëshmon edhe zgjedhja e presidentit të ri ukrainas Vlladimir Zelinski i cili është praktikisht drejtpërdrejtë nga seti filmik u ul në kolltukun e njeriut të parë të Ukrainës. Siç duket në këtë vend është bërë një rreth i plotë kur është në pyetje televizimi/zbavitëzimi i politikës. Në fakt, Zelinski në mënyrë tejet tërheqëse përkujton në Kenedin me elan dhe të rinj, i cili e kundërshtoi politikanin tradicional me pedigre dhe me përvojë politike, të rreptë dhe serioz, Petar Poroshenko, i cili, ndërkaq, i ngjanë Riçard Niksonit i cili në atë vit 1960 kishte pasur përvojë të mjaftueshme politike (i cili madje tetë vjet ishte në funksionin e nënpresidentit të SHBA-ve). Ashtu siç dikur Niksonit radioja dhe shtypi ishin medie kryesore të cilat i përdori gjatë fushatës, ashtu edhe Poroshenko në masë më të madhe u mbështet në televizionin (tanimë mjet i vjetërsuar) për garën paraelektorale. Nga ana tjetër, Zelinski e përqafoi logjikën e teknologjive bashkëkohore të komunikimit dhe në mediet shoqërore, siç para se më tepër se gjysmë shekulli Kenedi koketonte me medien e atëhershme të re - televizionin. Në atë kuptim, mund të thuhet se zgjedhja e presidentit të ri të Ukrainës e paralajmëroi fundin e televizimit, ndërsa e paralajmëroi epokën e sundimit të politainment-it.

Politainment në mënyrë ballkanike

Duket se në vendet e ish Jugosllavisë gjithashtu fillojnë të duken elementet e politainment-it. Në Slloveni tanimë në mandatin e dytë funksionin e presidentit e ushtron Borut Pahor. Në fushatën e tij të parë presidenciale ai, për t’iu afruar rolit të “njeriut të rëndomtë” ka qenë në role të ndryshme: pastrues rrugësh, kasap, roje pyjesh, floktar, punues i kopshteve e kështu me radhë. Përveç asaj Pahor në instagram publikon fotografi private nga përditshmëria e tij me çka dëshiron që të krijojë imazh të politikanit të hapur dhe të drejtpërdrejtë, por gjithashtu e shfrytëzon rastin për të publikuar fotografi me personalitete të njohura siç janë Naomi Kembell, Bono U2 e ngj. Në përgjithësi, mund të thuhet se Pahor në masë të madhe e ka përqafuar logjikën mediale, dhe se ballafaqohet mirë me sfidat bashkëkohore.

Presidentja Kroate Kolinda Grabar Kitaroviq gjithashtu e njohu rëndësinë e promovimit mediatik. Ajo është kampione në rrjetet sociale. Ka mbi 350 mijë ndjekës në Instagram, që është më tepër se të gjithë kolegët e saj të rajonit së bashku. Ndërkaq, shumë shpesh në mediet është e prezantuar në kontekst e yllit mediatik të llojit të vet. Në atë kuptim duket se mediet janë më tepër të prirë të analizojnë se me çka është veshur presidentja, çfarë e ka dukjen e flokëve, ku i kalon pushimet verore, se sa çfarë i ka idetë politike. Gjithashtu, jo rrallë e ndanë privatësinë e saj me mediet, paraqitet në emisionet e popullarizuara televizive, lifestyle revistave e ngjashëm. Imazhin e saj të politikanes të drejtpërdrejtë dhe të hapur e shfaqi gjatë kampionatit të vitit të kaluar futbollistik kur bashkë me futbollistët e në zhveshtoren e festoi medaljen e fituar të argjendtë. Dhe se në Kroaci është në paraqitje e sipër është vala e politainment-it dëshmon edhe ajo se këngëtari i popullarizuar kroat Mirosllav Shkoro vendosi që të hapërojë në ujërat politike dhe vendosi që të kandidohet për president të republikës. Interesant është se Shkoro kandidaturën e shpalli në facebook profilin e vet, gjë e cila e konfirmon tezën për personalizimin e llojit të vet të politikës. Në fakt ai përmes urdhëresës së vet mund të komunikojë me mbi 60.000 fansa/votues të vet sa aktualisht e ndjekin, që nuk është shifër e pa përfillshme. Në Serbi dy përmbajtjet më të përfaqësuara mediatike janë ato të reality programeve edhe deklaratat e presidentit Aleksandar Vuçiq. Në televizionin me frekuencë kombëtare Pink, për çdo ditë janë të përfshira një rend i reality programeve, mandej një rend i deklaratave mediatike të Aleksandër Vuçiqit. Në atë mënyrë mediet me vetëdije apo jo, e mjegullojnë kufirin midis zbavitjes (së lirë) dhe politikës (gjithashtu të lirë), duke krijuar një farë formati mediatik zbavitës - politik. Gjendja është e njëjtë edhe në televizionin Happy, ku presidenti Vuçiq jo rrallë është mysafir dhe zbulon detaje nga jeta personale për të lënë imazh të njeriut të hapur, të drejtpërdrejtë të rëndomtë i cili ka probleme njëlloj si qytetarët e tjerë. Përveç asaj në paraqitjet publike më së shumti e përdor teknikën e storytelling, përkatësisht të rrëfimit të stories. Esenca është se problemet/temat e përditshme politike shpesh herë i thjeshtëson dhe përpiqet që ti rrëfejë përmes shembujve figurativ për të shkaktuar te votuesit drojë, shpresë dhe dhembshuri. Në përgjithësi, paraqitjet e tij marrin dimensione epike të cilat i karakterizon drama, pasiguria, metaforat e ngjashëm. Sidoqoftë, është e qartë se presidenti i Serbisë, i cili ndërkaq ka background gazetari, mban llogari për paraqitjen mediatike, por nuk i lë anësh edhe aktivitetet në rrjetet sociale.

BeH, gjithashtu mund të dallohen disa nga elementëve të politainment-it. Për shkak të garës për përfitime, mediet në BEH jo rrallë e shndërrojnë politikën në spektakël, i cili ka shkallë të lartë të shprehur të konfliktit midis kundërshtarëve politik. Si një nga elementet e shndërrimit të politikës në zbavitje është gjithsesi “arguetainment” i shprehur përkatësisht situata në të cilën debatet politike dhe zënkat (le të themi në kuvend) paketohen në formën e sensacionit dhe të reality-t. Nga ana tjetër edhe politikanët me paraqitjet e tyre provokuese dhe mediatike shpesh me (pa)vetëdijesim i kënaqin standardet “tabloide” dhe sensacionaliste mediatike, gjë e cila u mundëson popullaritet më të madh. Në atë kuptim me siguri prinë anëtari serb i presidencës së BeH Millorad Dodik i cili shpesh herë lëshon deklarata provokuese dhe fyese në llogari të rivalëve të tij politik. Përveç kësaj ky politikan gjithashtu din edhe të fillojë të këndojë në mitingjet paraelektorale dhe në tubimet politike me çfarë bën përpjekje që të prezantohet si shoumen i llojit të vet por edhe si njeri i rëndomtë nga populli. Për dallim nga kolegët nga rajoni, Dodik pothuajse se aspak nuk mban llogari për aktivitetet në rrjetet sociale (posedon vetëm profil në facebook), që qartë e vë në pah se grupi i tij i qëllimit nuk janë, thënë kushtimisht, milenarët dhe njerëzit që dinë shkrim-lexim informatik. 

Nga publiku si subjekt deri te publiku si objekt i politikës

Këtu është, me sa duket, më me rëndësi të dallohet se politika ndryshon sepse nevojat e zgjedhësve kanë ndryshuar. Publikun tanimë nuk e interesojnë politikanë të cilët përdorin “logjikë politike”, por politikanë që e kanë përvetësuar “logjikën zbavitëse mediatike”. Opinioni është i lodhur nga temat e rënda politike, të cilat janë shpesh herë të paqarta dhe të komplikuara, për shkak të të cilës janë të hapura për politikë të thjeshtë zbavitëse, përplot me provokime të lira, humor dhe konflikte. Politika fillon të përjetohet si boks maç i llojit të vet në të cilin është me rëndësi të kërcëllojnë goditjet, të shihet djersë dhe gjak. Publiku është në rolin e tifozit i cili pa dallim të rezultatit bën tifo për favoritët e tyre, për të cilët kanë vendosur në pajtim me karakteristikat personale, e jo për nga idetë politike. Ka kaluar koha kur politika ishte “betejë shahu” të aktorëve politik, e cila jo rrallë zhvillohet larg nga sytë e publikut dhe ishte mjaft e pakuptueshme për votuesin e rëndomtë. Sot politikani është shoumen, zbavitës, provokues, zhongler, dikush që nuk e lë indiferent askënd. Mund të thuhet se me kalimin e kohës është kristalizuar parulla: “Kur tanimë nuk mund të ndryshojnë asgjë, së paku le të na zbavitin”, Ajo gjithsesi nuk do të thotë se realiteti politik në tërësi shteret në skenën e hapur mediatike, por se nën presionin e trendëve të reja mediatike kanë ndodhur ndryshime të caktuara, kështu që politikanët janë të detyruar të bëjnë jetë paralele, atë prapa dyerve të mbyllura dhe atë në hapësirën mediatike. Politikanët i kanë pranuar këto rregulla dhe ua kanë nënshtruar karrierat pritjeve të votuesve të tyre por edhe të medieve. Për çdo ditë servirin racione të bukës së fortë dhe zbavitje gjithnjë e më të buta. Më në fund, mund të themi se rreziku i politainment-it shihet në banalizimin gjithnjë e më të madh të realitetit politik i cili fillon ti ngjajë reality programit, me ç’rast votuesit, thënë me gjuhën e habermasit, bëhen objekt, e jo subjekt i politikës së tillë.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit.

Dr. Vuk Vuçetiq

Dr. Vuk Vuçetiq ka diplomuar në vitin 2010 në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Sarajevës Lindore, në drejtimin gazetari. Studimet master për komunikim i ka përfunduar në vitin 2013 në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë me temën “Spektakli politik si fenomen mediatik – shembulli i Bosnjës dhe Hercegovinës”. Në vitin 2018 ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë me temën “Polemikat e mediatizimit të politikës në Bosnjë dhe Hercegovinën bashkëkohore.” Që nga viti 2011 është në marrëdhënie të rregullt pune në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Sarajevës Lindore në Katedrën e Gazetarisë.