fbpx

Sukseset e rreme ose dështimet e vërteta

Sonja Kramarska

Politika

06.03.24

Прегледи

Edhe pas 33 vitesh pavarësi, jeta në Maqedoni vazhdon të jetë e keqe. Vendi është në fund të Evropës për sa i përket pagave, fuqisë ekonomike, cilësisë së ajrit, shërbimeve shëndetësore, arsimit dhe sundimit të ligjit. Përderisa qytetarët ende presin për “ndryshuesin e lojës” që do të ndryshojë për mirë jetën në vend, Maqedonia mund të aplikojë në garën për riciklimin e programeve zgjedhore.

Teksti që vijon mund ta titullonim si "Gënjeshtra të vërteta", ose "Si propaganda politike në Maqedoni manipulon me sukses gënjeshtrat dhe të vërtetën", duke zëvendësuar vendet e tyre sipas nevojës.

Le të bëjmë fillimisht "pyetjen miliarda dollarësh": Çfarë është suksesi politik?

A është diçka që i përket menaxhimit të rregullt të shtetit apo është një arritje e jashtëzakonshme që kërkon më shumë njohuri, aftësi dhe energji?

Qeveria dhe ajo teknike, sidomos ajo e mëparshme me Dimitar Kovaçevski, shpesh herë dinin të mburreshin se ishte më e mirë se qeveritë e ish kundërshtarit të tyre politik, Nikolla Gruevskit.

Si argument për këtë e përmendën rritjen e pagës minimale nga 10.000 në 20.175 denarë, rritjen e pagës mesatare e cila për dallim nga dikur që ishte 22.000, tani është pothuajse 40.000 denarë, rritjen e pensioneve për 4.000-6.000 denarë, ngrirjen e çmimeve, stabilitetin e sistemit energjetik, shujtën studentore në shumën ditore prej 140 denarë, rritjen e ndihmës sociale, subvencionet në bujqësi dhe faturat e rrymës, rritja sipas tyre, e investimeve të huaja, rënia e shkallës së papunësisë.

Çuditërisht në sukseset nuk e kanë përfshirë edhe rritjen e pagave të zyrtarëve prej 78%, sepse edhe në këtë rast bëhet fjalë për rritje të të ardhurave të qytetarëve që jetojnë në Maqedoni.

Por a janë këto suksese politike reale, të prekshme, apo janë masa dhe hapa që bien nën menaxhimin e rregullt të burimeve të shtetit. Çfarë nevojitet, le të themi, për të rritur pagën minimale? Çfarë energjie, njohurish, aftësish nevojiten për ta bërë atë? Apo është një lëvizje brenda natës, duke përditësuar rregulloret në atë zonë. Duke u ulur në një karrige dhe duke vënë një nënshkrim. Kaq shumë energji është harxhuar për të rritur pagën minimale. Si dhe rritja e pensioneve, nivelizimi i rritjes së pagës mesatare për të ndjekur rritjen e çmimeve (edhe pse me një diferencë të madhe), dhe masa të tjera.

Çfarë mundej nga ana tjetër të konsiderohet një sukses i vërtetë politik i një qeverie. Këto janë thjesht rezultate të punës së qeverisë që mund të ndikojnë dhe ndryshojnë për të mirën e jetës së qytetarëve.

Për suksese politike do të konsiderohen ndërtimi i një qendre të re klinike në Shkup dhe Shtip, apo ndërtimi i spitalit të ri në Kërçovë i cili me 40 vite ndërtim hyri në fenomenin “besoni apo jo” dhe ende nuk ka përfunduar. Më tej, ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër, por edhe ndërtimi apo rindërtimi i rrugëve tjera, ndërtimi i linjës së re hekurudhore dhe blerja e trenave të rinj, rindërtimi i Sallës Universale, shkatërrimi i strukturave kriminale në Posta shtetërore dhe restaurimi i saj.

Në fund të Evropës

Për fat të keq, ne nuk pamë asgjë nga këto. Suksesi i vetëm dhe i vërtetë politik i Qeverisë ishte Marrëveshja e Prespës dhe anëtarësimi në NATO. Ishte një hap historik përpara për shtetin, por qytetarët prisnin shumë më tepër në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës së përditshme.

Burimi: novamakedonija.com.mk

Edhe pas 33 vitesh pavarësi, jeta në Maqedoni vazhdon të jetë e keqe. Vendi është në fund të Evropës për sa i përket pagave, fuqisë ekonomike, cilësisë së ajrit, shërbimeve shëndetësore, arsimit, luftës kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit. Asnjë nga qeveritë deri tani nuk ka bërë një kthesë ose të paktën ndryshime pozitive në këto parametra. Vendi po përparon me ritmin e kërmillit, por kur dëgjojmë partitë që mburren për arritjet e tyre, duket sikur kemi kapur hapin me vendet më të pasura dhe më të suksesshme.

Autoritetet në Maqedoni më shumë preferojnë propagandën sesa veprat e vërteta. Në çdo zgjedhje rishkruajnë të njëjtat programe me të cilat prezantohen gjatë fushatave. Dhe pse jo, kur në fillim të çdo fushate zgjedhore kanë të njëjtat probleme për të zgjidhur që përsëriten nga zgjedhjet në zgjedhje, pikërisht sepse politikanët harrojnë atë që kanë premtuar sapo ulen në karrige.

Por zgjedhjet e reja po vijnë, të cilat janë një mundësi e mirë për të dëgjuar se sa vendbanime ende nuk kanë kanalizim, sa vendbanime kanë ende bunare për furnizim me ujë, ku ka rrugë të rrënuara, sa shkolla, kopshte dhe spitale kanë nevojë për rinovim - pra pikërisht në zgjedhje, kur partitë mburren me përkushtimin e tyre ndaj qytetarëve, ne kuptojmë të vërtetën rrënuese për gjendjen e infrastrukturës në vend. Fushata është një pasqyrë precize e kësaj.

Që tani mund të parashikohen parullat zgjedhore për ndërtimin e qendrave klinike në Shkup dhe Shtip, për zgjerimin e autostradës Kërçovë-Ohër, për Sallën Universale, për të cilën tashmë ka bërë një premtim zgjedhor ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, se kjo sallë do të përfundojë pas tre vjetësh, dhe përsëritje të tjera të fushatave nga zgjedhjet parlamentare 2020 dhe zgjedhjet lokale 2021.

Partive nuk u vjen më turp të riciklojnë programet dhe parullat elektorale. Në të gjithë botën riciklohen produkte të ndryshme për të kursyer burime dhe lëndë të parë, si dhe për të reduktuar ndotjen, ndërsa Maqedoninë mund ta regjistrojmë në garën për riciklimin e programeve zgjedhore. Dhe të duken si të reja, sepse problemet për të zgjidhur janë të vjetra.

Në pritje të ndryshuesit të lojës

Partitë politike luftuan për nënshkrime për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe garuan se cili nga kandidatët do të merrte më shumë nënshkrime. Por beteja e vërtetë është cili nënshkrim presidencial, kryeministror apo ministror do të mbetet në historinë e vendit, si një konfirmim se me punën e tij bëri një ndryshim dhe përmirësoi jetën e qytetarëve.

Nuk ka ende një firmë të tillë në zhvillimin tre-dekadash të vendit. Ndryshuan presidentë, kryeministra, ministra dhe zëvendësministra, por shumica prej tyre i harruam sapo u larguan nga detyra. Ose përsëri i kujtojmë, por jo sipas veprave të tyre të mira, por sipas vulës që ata kanë lënë në rritjen e shkallës së krimit, korrupsionit, partizimit, pengesave në zhvillimin e shtetit. Ne jemi ende në pritje të “ndryshuesit të vërtetë të lojës”.

Kurse dëshira për poste mbetet konstante ndër vite, edhe nëse gjykohet nga zgjedhjet presidenciale dhe rritet. Tashmë janë shtatë kandidatë presidencialë  për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, me mundësinë që një tjetër t'i bashkohet në ditët e mbetura deri në fund të afatit për mbledhjen e nënshkrimeve.

Për një vend të vogël si Maqedonia, ky është një numër rekord i kandidatëve për postin më të lartë në vend. Amerika, e cila tradicionalisht zgjedh mes dy kandidatëve për president, madje mund të na ketë zili, ndonëse atje presidenti është në krye të shtetit dhe tek ne presidenca konsiderohet më shumë protokolare sesa vendimtare për udhëheqjen e politikës në vend. Ndoshta është pikërisht perceptimi se askush nuk është përgjegjës për asgjë në shtet është motivi kryesor që shkakton ambicie për një pozicion politik që sjell fitime të mira pa shumë investime.

Prej këtu rrjedh edhe shfaqja e rreme e sukseseve. Tek ne është më e lehtë të justifikohen dy mijë euro e gjysmë të ardhura nga pozita politike, se sa një pagë minimale prej 22 mijë denarë për të qëndruar në këmbë apo ulur para makinës gjatë gjithë ditës.

Dhe mbi të gjitha, do të shohim lajme se politikani ka firmosur një akt ligjor për pagën minimale më të lartë, të cilën duhet ta duartrokitim. Suksesi më i madh i Maqedonisë ishte se ajo shmangu vorbullën e luftës gjatë shpërbërjes së federatës jugosllave. Në periudhën që pasoi, pati një fundosje në të cilën morën pjesë të gjitha qeveritë dhe të gjithë presidentët, duke lejuar që virusi i korrupsionit dhe krimit të përhapet aq shumë sa që asnjë centimetër nuk mbeti pa pushtuar nga ky armik shumë i madh i shoqërisë dhe i qytetarëve.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të jenë kujtesa më e madhe për këtë, sepse do të dëgjojmë të njëjtat parrulla herë pas here pa ndonjë program thelbësor për të dalë nga rrethi vicioz i aktrimit të politikës.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni Vini re: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

Sonja Kramarska

Sonja Kramarska është gazetare, autore e disa fejtoneve dhe publikimeve të tjera, ish kryeredaktore e gazetës “Utrinski Vesnik” dhe e portalit NovaTV. Në karrierën e saj është vlerësuar me çmimin gazetare e vitit dhe çmimin më të lartë “Mito Haxhivasilev Jasmin”. Ajo ka kaluar një vit akademik në Universitetin e Oklahomas në SHBA si pjesë e programit për zhvillim profesional. Ajo ka punuar gjithashtu edhe si këshilltare për çështje politike dhe komunikim në kabinetin e ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.