fbpx

Të gjitha kombet janë konstrukte bashkëkohore

Politika

01.08.19

Прегледи

МК

d-r. Lubica Spaskovska

ljubica spaskovskaKolegët tanë bullgar në përgjithësi e hedhin poshtë qasjen konstruktiviste nga teoritë e nacionalizmit dhe e përfaqësojnë pikëpamjen primordijaliste dhe se në territorin e Maqedonisë në vazhdimësi ekziston identitet esencial, bullgar kulturor i cili, sipas tyre, shteti bashkëkohor maqedonas bën përpjekje ta shlyejë. Mendimi im personal është se komisionet e ekspertëve duhet të jenë në nivel të metodave më të reja shkencore dhe ta shfrytëzojnë diturinë dhe përvojën e vet që përgjithmonë të lirojnë shkencën dhe opinionin ballkanik nga antagonizmi i rremë dhe nacionalizmin retrospektiv.

Në teoritë bashkëkohore të nacionalizmit, madje edhe vetë Entoni D. Smit – sociologu britanik i njohur sipas teorisë së etno-simbolizmit (të vendosur në mes midis teoritë moderniste/konstruktiviste, nga njëra anë, të cilët e mbrojnë natyrën e paradokohshme, të paramenduar dhe të konstruktuar të kombeve gjatë shekujve), në debatin e njohur  me mentorin e tij Ernest Gellner në vitin 1996 pranon se edhe nëse për disa kombe mund të thuhet se kanë ekzistuar para shekullit të 18-të, pjesa më e madhe e kombeve bashkëkohore janë moderne, në kuptimin se janë konstruksione të paradokohshme. Gjithashtu, vetë Smit në të njëjtin debat konfirmon se “sot, pjesa më e madhe shkencëtarëve idenë se kombet ekzistojnë në vazhdimësi që nga antika dhe Shekulli i mesëm e konsiderojnë si nacionalizëm retrospektiv (retrospektive nationalism)”.

Çfarë është kombi?

Për dallim nga komisionet e tjera bilaterale historike që kanë ekzistuar në të kaluarën, puna e Komisionit të përbashkët Maqedono-Bullgar për çështje historike dhe arsimore është e rënduar nga çështja themelore e ekzistencës dhe origjinës së kombit maqedonas. Çështja maqedonase, përkatësisht mosnjohja e popullit maqedonas nuk është rast i izoluar – në kontekstin ballkanik më e përafërt është paralelja me mos-njohjen e Myslimanëve?Boshnjakëve të Bosnjës dhe “përvetësimi” i tyre nga Serbia dhe Kroacia. Siç vë në pah  me të drejtë Xhon B/Allkok në studimin e tij Explaining Yugoslavia në lidhje me proceset e ndërtimit të kombit në këto raste është mjaft i paradokohshëm dhe nga kjo është më tepër i dukshëm për ne, nuk është në mënyrë fondamentale i ndryshëm nga ai përmes të cilit kanë kaluar popujt e tjerë, ndërtimi i të cilëve të kombit tani është e fshehur me distancë historike”. Por, madje edhe në raste të kombeve “më të vjetra” siç është ai italian, është e qartë se krijimi i ndjenjës së përkatësisë dhe identitetit kombëtar jashtë kornizave rajonale është e mundur vetëm në korniza të vendosura institucionale – e njohur dhe tani fjali shpesh e përsëritur  e politikanit italian dhe kryeministër nga shekulli i 19-të Masimo d’Azelio e konfirmon atë: “e krijuam Italinë; tani duhet të krijojmë italianë”

Që nga fundi i shekullit të 19-të, Bullgaria dhe Serbia, në rastin e Maqedonisë, dhe Serbia dhe Kroacia në rastin e Bosnjës bëjnë gara për lojalitetin e njerëzve të rëndomtë, kryesisht të udhëhequr nga apetite territoriale, shpesh herë me politika dhe mjete diskriminuese, siç përshkruan historiania Ipek Kosmaollu në hulumtimet e saja për Maqedoninë Osmane, posaçërisht gjatë regjistrimit të popullatës në territorin e Maqedonisë Osmane, ndërsa edhe më gjerë në Evropën Jug-Lindore ka identitet religjioz dhe/ose gjuhësor. Përkatësisht,siç shënon Mark Mazover në studimin e tij për Ballkanin, me shekuj, për fshatarin ballkanik, fshati është “atdheu” i tij.

Por, kolegët tanë bullgar në përgjithësi e hedhin poshtë qasjen konstruktiviste nga teoritë e nacionalizmit dhe angazhohen për një pikëpamje primordialiste se edhe  në territorin e Maqedonisë në vazhdimësi me shekuj ekziston identitet esencial, bullgar kulturor i cili, sipas tre, shteti bashkëkohor maqedonas bënë përpjekje ta shlyejë. Madje edhe nëse i aplikojmë teoritë e Entoni Smitit, i cili ka qasje më të moderuar dhe është në mes midis këtyre pikëpamjeve më ekstreme, nuk mund të ekzistojë shenjë barazie dhe njehsim të kombit maqedonas dhe bullgar. Në atë kuptim, në rastin maqedono-bullgar/kontestin mund të flasim për epoka historike të asociacionit etnik, por jo edhe për bashkësi etnike ose komb të njëjtë.   

imafgeee
Burim: Meta.mk

Në  definicionin e Smitit  për kombin, ai thotë se për atë, para së gjithash, kombi “është bashkësi; ai është një lloj bashkësie e cila mbështetet në idenë se njerëzit konsiderojnë se një territor i caktuar u takon atyre, me të drejtë ose pa të drejtë. Domethënë, ajo është karakteristika e parë: [kombi] është bashkësi territoriale. Karakteristika e dytë është ajo që ajo është bashkësi е miteve, kujtimeve, simboleve, traditave, të cilat dallojnë nga ato të kombeve të tjera. E treta, pjesëtarët e atyre kombeve kanë ndërtuar kulturë publike, e cila përfshinë rituale dhe ceremoni dhe kode publike të sjelljes; kulturë politike të simboleve, flamujve, himneve, pullave, monedhave e kështu me radhë t[ cilat e karakterizojnë këtë komb nga kombi tjetër. Dhe, më në fund, pjesëtarët kanë tendencë ti bashkëngjiten – dhe këtu jam më i kujdesshëm, sepse jo të gjithë pjesëtarët e një bashkësie e bëjnë atë – drejt adeteve dhe zakoneve të përbashkëta...”

Lirim  ose okupim?

Pa marrë parasysh se në periudha të caktuara historike mund të flasim për tradita të përbashkëta (edhe pse në frymën e qasjes moderniste/konstruktiviste me të drejtë mund të pyetemi se sa të përbashkët kanë pasur/kanë, për shembull fshatarët nga rajoni i Dibrës dhe fshatarët nga rrethina e Nesebarit), karakteristika e parë dhe e dytë nuk mund të aplikohen si dëshmi për mos-ekzistimin e kombit maqedonas – në të vërtetë, kombi maqedonas në këtë kuptim ekziston si  bashkësi e territorrializuar që moti, së paku nga shekulli i 19-të, si dhe identitet i veçantë territorial, përkatësisht identitet i ndërlidhur me rajonin gjeografik Maqedoni. Posaçërisht në kuptimin e karakteristikës së tretë (institucione të përbashkëta, simbole shtetërore e kështu me radhë) të cilën e thekson Smiti, kombi maqedonas dhe bullgar nuk mund të barazohen, me përjashtim të periudhës së shkurtër të de fakto okupacionit  të pjesëve të pjesës së Vardarit nga Mbretëria SKS në Luftën e Dytë Botërore. Në këtë periudhë edhe pjesë të Serbisë jug-lindore dhe Kosova lindore gjenden në përbërje të Mbretërisë së Bullgarisë, si dhe pjesë të Trakisë Perëndimore dhe Maqedonisë Lindore të Egjeut. Komisioni ende nuk e ka shqyrtuar periudhën 1941-44, por këtu do të duhet të theksohet se projekti i krijimit të Bullgarisë së Madhe në atë periudhë mishërohet në ideologjinë shtetërore dhe kolaboracionalizmin me Rajhun e Tretë. Për pjesët e okupuara serbe, ndërkaq, pohohet se janë të banuar me Bullgarë të Moravisë dhe të gjitha këto pjesë trajtohen si “territore të çliruara”, edhe pse në fillim rreth 40 000 trupa bullgare, e më vonë edhe më tepër, gjenden në territorin maqedonas. Të ballafaquar me faktin se vetëm nj[ pjesë e caktuar nga popullata në Maqedoninë e okupuar ndjehen si Bullgarë ose janë me diskonim pro-bullgar, autoritetet bullgare fillojnë me proces aktiv të bullgarizimit, posaçërisht në pjesën e arsimit, ku më tepër se gjysma e mësuesve/arsimtarëve janë nga Bullgaria. Domethënë, në periudhën 1941-44, autoritetet bullgare bëjnë çdo gjë për të krijuar (në përgjithësi me përdorimin e fuqisë) ajo që Smit e quan komunitet etnik, përkatësisht komb – në përgjithësi pa shumë sukses.

imafgeee
Burim: МИА 

Trajtimi nga autoritetet serbe mbetet i njëjtë me trajtimin nga autoritetet bullgare në sytë e pjesës më të madhe të popullatës lokale. Projektet konkurruese nacionale në territorin e Maqedonisë pas rënies së Perandorisë Osmane, dhuna, politikat e ndryshimit të emrave dhe stigmatizimi i “dialektit” maqedonas si gjuhë jo e vërtetë serbe ose bullgare në shkollat, nxisin revoltë dhe vetëdije nacionale, madje edhe kur ajo ka ekzistuar në formë të rudimentuar. Ose, në raport me gjuhën maqedonase, siç pohon me të drejtë Viktor Fridman në studimin për çështjen maqedonase të rregulluar nga Victor Roudometof,  “trajtimi i tillë vetëm ndihmoi që të konfirmohet ndjesia e popullarizuar se gjuha maqedonase është gjuhë e veçantë”. Sekretari në përfaqësinë britanike në Beograd R. A. Gallop, pas vizitës  në Maqedoni vëren se njerëzit që i ka njoftuar “në mënyrë të njëjtë insistonin të mos quhen as serbë as Bullgarë, por Maqedonas.... Duket se në pjesën më të madhe të vendeve Bullgarët i konsiderojnë si armiq (There seemed to be no love lost for the Bulgars in most places). Brutaliteti i tyre gjatë luftës bëri që ti humbin simpatitë madje edhe ata që para luftërave Ballkanike ishin miq të tyre....”

(De)nacionalizimi i Shekullit të Mesëm

Në Universitetin në Angli ku punoj, në lëndën që i dedikohet shekullit të mesëm, për pjesën e titulluar “Etnia, raca, kombi” theksohet se “Vëmendje e posaçme do tu kushtohet shenjëzimeve kulturore – siç janë gjuha, adetet dhe e drejta – të cilat kanë kontribuar për përkufizimin e grupeve etnike nga fqinjët e tyre dhe shkalla deri te e cila mund të flasim për paraqitjen e ndjesisë që “nacionaliteti” në këtë periudhë.“ Që në fillim të studimeve të gjithë studentët, pa dallim a do të specializojnë histori mesjetare ose bashkëkohore, njoftohen me teoritë bashkëkohore për nacionalizmin dhe Komunitete të paramenduara  të Benedikt Andersonit që është në listën e literaturës së obligueshme  në disa lëndë. Madje edhe për periudhën mesjetare, literatura është e zgjedhur në mënyrë që studentëve tu vë në pah shkallën komplekse dhe shtresat e shumta të përcaktuesve nacional në këtë periudhë, në heterogjenitetin e komuniteteve të ndryshme të cilët e banojnë Britaninë, rolin fondamental të elitave dhe të fuqisë politike, si dhe me aspektet problematike gjatë përkthimit të burimeve mesjetare dhe të nocioneve nga latinishtja siç janë gens, gentes, natio, mores, ku gens mund të përkthehet edhe si racë, popull, fis, prejardhje ose familje. Por, ekzistimi i “idiomit mesjetar gjenealogjik” nuk do të thotë se ekziston lidhje logjike, jo-problematike midis të kuptuarin e sotëm të kombit dhe mesjetës, siç vënë në pah shumë shkencëtarë (për shembull, RobertBartlett, SverrirJakobsson. Edhe në kontekstin ballkanik, shtetet mesjetare janë dinastike, mbështeten në autoritetin e sunduesit, por ato assesi nuk janë kombe-shtete. Profesori amerikan Xhon van Arverp Fajn shkon edhe përtej me atë që pohon se mesjeta në Ballkan jo vetëm që është epokë para-nacionale (pre-national) historike, por edhe para-etnike (pre-ethnic). Siç vë në pah Poll Stivenson në studimin e tij Byzantium’sBalkanFrontier: A PoliticalStudyoftheNorthernBalkans, 900 – 1200, përkundër hendekut ë ekziston midis retorikës dhe realitetit në burimet bizantine, nuk ekzistojnë indicie se lojaliteti ndaj sunduesit lokal mund të shpjegohet si ndonjë lloj i lojalitetit më të lartë, e as më pak si ndjesi e përkatësisë ndaj ndonjë entiteti ekstrem siç është “kombi”.

Mendimi im personal është se komisionet e ekspertëve duhet të jenë në lartësinë e metodave më të reja shkencore dhe ta shfrytëzojnë diturinë dhe përvojën e vet që përgjithmonë ta çlirojnë shkencën dhe publikun ballkanik nga antagonizmi i rremë dhe nacionalizmi retrospektiv. Historia ballkanike është një storie e gjatë për gërshetimin, identitete me shumë shtresa, “osmozë etnike” dhe nuk është vetëm histori e luftërave, pushtuesve dhe të betejave, parafytyrime të romanizuara për të kaluarën dhe dëshmimi cila/e kujt histori është më e vjetër. Në librat duhet të kemi më tepër, në qoftë se edhe në pjesë më të madhe – histori shoqërore dhe kulturore, histori të shkencës dhe të mjekësisë, më tepër botërore, e më pak nacionale, përkatësisht histori nacionaliste.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit