fbpx

Mali i Zi nuk mund të jetë faktor përçarës në rajon

Intervistë

24.09.20

Прегледи

Qytetarët e Malit të Zi pas tre dekadave e kanë ndërruar Partinë Demokratike të socialistëve në krye të së cilës është presidenti aktual i koalicionit të shtetit Millo Gjukanoviq. Pushteti, sipas të gjitha gjasave, do të themeloje tre koalicione të ndryshme: “Për ardhmëri të Malit të Zi” e cila është e tubuar rreth Frontit demokratik ,në mënyrë dominuese proserb, rreth iniciativës qytetare “Paqja është kombi ynë” që e udhëheq Mali i Zi demokratik si dhe “E bardh në të zezë” në krye me Lëvizjen qytetare URA. Temë dominuese për të cilën është debatuar në vigjilje dhe gjatë zgjedhjeve ishte Ligji kontestues për lirinë e konfesionit fetar i cili gjatë gjysmë vitit të kaluar kanë protestuar disa dhjetëra mijëra qytetarë në mbarë Malin e Zi. Qytetarët kanë pritje të mëdha nga pushteti i ri, ndërsa ditët e tensionuara që vijuan pas 30 gushtit, sipas mendimit të gazetarit shumëvjeçar, Dushko Vukoviq, do të vazhdojnë vetëm nëse miratohen ligjet, të cilat pushteti i deritanishëm do të duhet të dëshmojnë se, në çfarë mënyrë e kanë përfituar pasurinë enorme.