fbpx
 

Hapi i parë deri në Ballkan pa kufi: Beneluksi ose Shengeni?

МК  SR

Jovana Marovic

Jovana Marovic 200x250“Shengeni i Vogël" u iniciua si ide në momentin kur shtetet e Ballkanit Perëndimor, të frustruara nga politika e BE-së ndaj rajonit, vendosën të ndërmarrin hapa të pavarur për integrim. Edhe pse është jashtëzakonisht e dobishme, iniciativa mund të arrijë potencialin e saj të plotë vetëm nëse marrin pjesë të gjitha shtetet e rajonit, ndërsa duhet të rezultojnë edhe me anulimin e plotë të kufijve të brendshëm.

 

Kur pesë shtetet e përjashtim të Italisë, themeluese të Komunitetit Evropian për thëngjill dhe çelik, pararendës i Bashkimit Evropian të sotëm, në afërsi të vendit Shengen në Luksemburg në vitin 1985 nënshkruan marrëveshje për lëvizje të lirë të qytetarëve të saj pa u nevojitur dokument për identifikim personal, në territorin e cilit do shteti nënshkrues, pakë veta mundën të parashikojnë se më shumë vende evropianë do t'i bashkëngjiten iniciativës. Marrëveshja nuk kishte asnjë lidhje me Komunitetin Evropian (BE-ja e sotme), por kjo iniciativë më vonë u bë një nga shtyllat e tregut të vetëm. Shkurtimisht, nënshkrueset e Marrëveshjes së Shengenit, njëzetegjashtë shtetet, nga të cilat katër nuk janë anëtare të BE-së, u obliguan të shlyejnë kufijtë e brendshëm, ndërsa me vetë këtë të anulojnë kalimet kufitare, të rrisin kontrollet në kufijtë e jashtëm të Bashkimit dhe të zbatojnë politikë të vetme të vizave.

Në shikim të parë është e qartë se iniciativa aktuale e tre shteteve ballkanike, e quajtur në mënyrë popullore "Shengeni i Vogël", nuk e paraqet këtë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në fakt, iniciativën mund ta quajmë të vogël për shkak të numrit të shteteve të cilat për momentin dëshirojnë të marrin pjesë në të, si dhe vëllimin e të drejtave që do të ishin garantuar për qytetaret dhe qytetarët, por shtetet pjesëmarrëse ende nuk janë të gatshme për anulimin e kufijve të brendshëm, respektivisht një lloj kontrolli do të ekzistojë pa marrë parasysh lidhjen më të thellë të shteteve në raport me gjendjen aktuale.

“Shengeni i Vogël” Ballkanik - çfarë përmban propozimi?

Iniciativa për largimin e disa barrierave administrative të cilat qëndrojnë në rrugën e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit në Ballkan buron nga Novi Sad, ndërsa është iniciuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Pas inicimit, liderët e tre shteteve u takuan në Ohër, në nëntor ( të gjitha shtetet me përjashtim të Kosovës) dhe në dhjetor në Tiranë ( shteteve të cilat iniciuan “Shengenin e Vogël” iu bashkëngjit Mali i Zi), ndërsa përfaqësues të tre shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor u ftuan në takimet. Çfarë në fakt do të thotë kjo iniciativë dhe çfarë është diskutuar në këto takime? Hapi i parë për vendosjen e “Shengenit të Vogël” duhet të jetë udhëtimi pa pasaporta. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se kalimi i kufijve do të mundësohet pa asnjë dokument identifikimi, por se do të mundësohet hyrja në shtetet edhe me letërnjoftim. Qëllimi nuk është të hiqen kalimet kufitare, por të lehtësohet kalimi i kufijve, për çka kjo iniciativë dallohet nga Shengeni. Dhe tregimi nuk përfundon këtu. Shtetet pjesëmarrëse arritën marrëveshje për vendosjen e 24 orë, orar pune për të gjitha shërbimet inspektuese, si dhe bashkimin e pakos së dokumenteve të nevojshme për transit të mallit, vlefshmërinë e lejeve për punë nga një territor në territoret e shteteve të tjera pjesëmarrëse dhe lëvizja e fuqisë së punë me pranimin e kualifikimeve. Këto janë vetëm disa nga fushat për të cilat negociohet. Megjithatë, liderët ishin të qartë: unioni politik nuk është opsion, as është heqje dore nga anëtarësimi në BE, ndërsa të gjitha vendet pjesëmarrëse paraprakisht janë nënshkruese të dokumentit për hapësirë rajonale ekonomike dhe marrin pjesë në Procesin e Berlinit, që në mënyrë plotësuese do të duhet ta përforcojë këtë iniciativë. Si Shengeni “I vërtetë”, bisedime bëhen edhe për regjim të veçantë të vizave me të cilin shtetasit e huaj të cilëve ju është lëshuar vizë për një shtet, mund të udhëtojnë në shtetet të tjera nënshkruese. Pas takimit në Tiranë, janë përcaktuar edhe korniza kohore për marrëveshjet respektivisht për përfundimin e fazave ekzistuese, ndërsa është diskutuar edhe për elementët e rëndësishëm për procesin e zgjerimit, për shembull bashkëngjitje ndaj Konferencës për të ardhmen e Evropës.

Prviot cekor do Balkan bez granici Beneluks ili SengenBurim: a1on.mk

Çfarë fitojnë shtetet nëse marrin pjesë në “Shengenin e Vogël” dhe çfarë mesazhi dëshirojnë të dërgojnë?

Lidhja më e thellë e shteteve të Ballkanit Perëndimor u iniciua shumë shpejtë pasi Franca e bllokoi fillimin e negociatave para aderuese me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me këtë lëvizje Franca dërgoi mesazh të qartë jo vetëm tek ato shtete, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor, se perspektiva për anëtarësim është e pa sigurt dhe së ajo, por edhe anëtare të tjera të BE-së, do të rishqyrtojnë procesin e zgjerimit dhe do të kërkojnë kushte më të vështira për aderim, për çka dëshmon edhe non pejpëri francez i publikuar kohë më parë. Tradhtia e këtillë i pritshmërive të publikut, para së gjithash në Maqedoninë e Veriut, sepse ajo në fakt në masë më të madhe i kishte plotësuar kushtet për hapjen e proceseve të negocimit, shkaktoi reagime dhe emocione të ndryshme. Prandaj, për lavdërim është ajo se një pjesë e mllefit u adresua në “kthim nga vetja”, me ndjekjen e logjikës se nuk duhet të vuajë dhe të rijë me duar kryq, por të iniciohen ndryshime nga brenda. Dhe pikërisht ky ishte mesazhi të cilin Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, së bashku me Serbinë dëshironin ta dërgojnë. Nëse mentori nuk është i përkushtuar, kandidati duhet të veprojë dhe vëmendjen ta kthejë kah vetja, siç edhe u bë në këtë rast.

Pse Mali i Zi është në mëdyshje?

Tani për tani, iniciativën me vendosmëri e mbështesin ato shtete të cilat e iniciuan. Përderisa përmbajtja dhe refuzimi i Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës, mund të sqarohet me shkaqe më të thella dhe më të komplikuara, ngel e paqartë pse Mali i Zi pas takimit në Ohër, shpejtë dhe kategorikisht e refuzoi pjesëmarrjen. “Shengeni i Vogël” që tani i tejkaloi marrëveshjet aktuale dhe iniciativat, që u vërtetua me bisedat e para dhe në mënyrë plotësuese i integron shtetet e Ballkanit Perëndimor. Mali i Zi, si vend i cili shpesh herë quhet lider i integrimeve evropiane, e cila nuk ka konteste të komplikuara bilaterale me fqinjët, duhet të jetë e para që do të interesohet për integrim më të thellë. Shtetaset dhe shtetasit e Malit të Zi, tani më disa kohë sugjerojnë në lidhje me përfitimet nga udhëtimi në vendet fqinje (me përjashtim të Kroacisë, e cila është anëtare e BE-së) vetëm me letërnjoftim, por pjesëmarrja në iniciativa të këtilla ose të ngjashme sigurisht se nuk është "humbje e energjisë", siç theksoi ministrja e Ekonomisë e Malit të Zi. Vlen të përkujtojmë se Mali i Zi ishte i kujdesshëm dhe skeptik kur filloi tregimi për hapësirën rajonale ekonomike, që duhet të interpretohet si mosinteresim për të gjitha format e integrimit të cilat janë “nën” anëtarësimin e BE-së. Megjithatë, ky është perceptim i gabuar i iniciativës rajonale, sepse qëllimi i tyre është “plotësues”, ndërsa duke pasur parasysh atë që anëtarësimi në BE për Ballkanin Perëndimor është i largët, është koha edhe rajoni të bëjë kthesë më serioze pa pritur vetëm presionin e Brukselit për të vepruar. Përfundimisht, duke pasur parasysh atë se bashkëpunimi kufitar dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar gjithashtu janë pjesë e bisedimeve në kuadër të “Shengenit të Vogël”, do të duhet të përdoren të gjitha kanalet për luftë me këto probleme urgjente të të gjitha vendeve në rajon. Nuk e dimë nëse këto janë shkaqet që kanë rezultuar me kthesën e butë pas takimit të tretë në Tiranë në të cilën morri pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, ose po, ndikim kanë pasur paralajmërimet se Komisioni Evropian do të mund financiarisht të mbështesë disa projekte në kuadër të “Shengenit të Vogël”, por për momentin qëndrimi malazez është inkurajues: mbështetje për të gjitha iniciativat rajonale të cilat i udhëheqin të gjitha shtetet e rajonit kah BE-ja ndërsa të cilat nuk paraqesin zëvendësim për anëtarësim. Pas paralajmërimeve, një nga takimet e ardhshme do të mund të mbahet në Podgoricë, që do të thotë se Mali i Zi do të vazhdojë të marrë pjesë në bisedimet dhe vetëm pritet bashkëngjitja e saj në mënyrë formale.

Si do të arrijmë deri në Ballkan pa kufij?

Ekzistimi i “Shengenit të vogël” i cili do të përfshinte disa shtete të Ballkanit Perëndimor është pozitiv, por pa pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të rajonit, ideja si e tillë nuk është e plotë dhe do të ketë kuptim të plotë, si simbolike, ashtu edhe esenciale, kur të gjitha vendet do ta pranojnë.

Projektet e përbashkëta që çojnë drejt lidhjes më të thellë të Ballkanit, e çojnë rajonin një hap më afër BE-së dhe shkojnë dorë për dore me procesin e integrimit evropian, sepse në këtë mënyrë përforcohet bashkëpunimi rajonal, përmirësohet klima afariste, tërhiqen investime të huaja, kultivohen raportet e mira fqinjësore. Së këndejmi, kjo dhe iniciativa të ngjashme të tjera, duhet të pranohen.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose para se të merrni përmbajtjen
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Зелениот договор или ќе ја обедини или ќе ја разде...
Првиот чекор до Балкан без граници: Бенелукс или Ш...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Сабота, 26 Септември 2020

  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.

    Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил.

    Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите.

    Повеќе

  • 1

Следете нè