fbpx
 

Korrupsioni në Ballkan: i rezistueshëm dhe vështirë i shërueshëm

МК  SR

Jovana Marovic

Korrupsioni dhe klientelizmi janë burim i drejtpërdrejtë i fuqisë së autokratëve ballkanik. Në të njëjtën kohë edhe politika e Unionit Evropian e mbajtjes së Ballkanit Perëndimor në një largësi dinjitoze nuk është shtytëse në mënyrë të mjaftueshme.

Korrupsioni në të gjitha nivelet është një nga sfidat kryesore për shtetet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa eliminimi i saj është parakusht i rëndësishëm për demokratizimin e tyre të mëtejmë. Shkaqet për rezultatet e kufizuara në këtë fushë janë të shumta: nga përmbushja e parakushteve ekskluzivisht teknike, përmes mungesës së elitave të caktuara politike në pushtet për të eliminuar praktikat jo-demokratike, deri në kulturën e pa ndërtuar në mënyrë të të mjaftueshme të ligjshmërisë. Ky tekst paraqet prerje të shkaqeve kyç të luftës kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor, dhe vë në pah drejtimet të cilat duhet të sjellin kthesën e nevojshme dhe rezultatet e prekshme në këtë fushë.

Koncepcioni i “demokratizimit në sajë të integrimit” në këmbë të luhatshme

Lëvizësi kryesor i reformave dhe të përpjekjeve për parandalim të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor është politika e kushtëzimit i Unionit Evropian e cila është treguar si instrument jashtëzakonisht i suksesshëm gjatë aderimit të vendeve të Evropës qendrore dhe lindore. Në kuadër të politikës së kushtëzimit vend qendror dhe bosht i kapitujve më kërkuese që kanë të bëjnë me sundimin e të drejtës (23 – Gjyqësi dhe të drejtat themelore, 24 – Drejtësi, liri dhe siguri) e bën luftën kundër korrupsionit. Llogaria është e qartë, shtetet e Ballkanit Perëndimor dëshirojnë të bëhen anëtare fuqiplote të Unionit Evropian, ndërsa deri te ai qëllim ka nevojë që të përmbushen kushte të caktuara dhe të kënaqen kritere të caktuara. Konkretisht, Mali i Zi, si shtet i cili më së tepërmi na avancuar në integrimin me 32 (nga gjithsej 35) kapituj të hapur dhe 3 përkohësisht të mbyllur, aktualisht aktivitet e veta në luftën kundër korrupsionit i ka grupuar dhe organizuar në pajtim me 14 masa/kushte kalimtare të Komisionit Evropian nga shkalla e përmbushjes së të cilave varet kalimi në fazën e ardhshme të integrimit. Numri i njëjtë e mtësve Komisioni Evropian ka defunuar edhe për Serbinë.

Megjithatë, pavarësisht nga suksesi i caktuar i rritjes së transparencës, avancimit të procedurave dhe ndryshimit të kornizës institucionale për luftën kundër korrupsionit, këto reforma kanë një ndikim të kufizuar në demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Zmbrapsja demokratike përkon me gjendjen e keqe të demokracisë në të gjithë Evropën, e cila në veçanti në Ballkanin Perëndimor ka vazhduar që nga viti 2012. Gjatë vitit 2018 ehe ashtu i keqi indeksi i perceptimi të korrupsionit i Transparency International-ë është përkeqësuar në pothuajse të gjitha vendet gjë e cila i pozicionon midis vendeve më të këqija në Evropë dhe e dëshmon përhapjen e gjerë të korrupsionit. Nga kjo koncepti i ”demokratizimit në sajë të integrimit” aktualisht është në një testim serioz pikërisht në Ballkan.

Unioni Evropian aplikon dy nivele të kushtëzimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor: demokratike dhe kushtëzimi që ka të bëjë me harmonizimin e legjislativit acquis-in dhe pikërisht për këtë sepse avancimi i dispozitave nuk do të thotë sundim të të drejtë e as luftë kundër korrupsionit.. Në vazhdën e deritanishme të procesit të negociatave shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë realizuat një sukses të caktuar sa i përket të dytit, por jo edhe nivelit të parë të kushtëzimit. Nga kjo shpesh herë në raportet e Komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian, por edhe në vetë deklaratat të zyrtarëve të UE insiston në “rezultatet e matshme” të cilat, sipas rregullës, mungojnë. Konfirmim për kapjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor kanë marrë edhe në dokumentin zyrtar të Unionit Evropian, strategjinë e vitit të kaluar për perspektivë kredibile në Unionin Evropian në të cilën theksohen lidhjet e elitave në pushtet me grupet e organizuara kriminale, si dhe korrupsionin në të gjitha nivelet. Duke u nisur nga definicioni i shteteve të robëruara e cila i sqaron si gjendje e korrupsionit të gjithë pranishëm dhe të korrupsionit të resurseve publike për shkak të interesave personale janë dimensione të qarta të problemit.

Burim: aspeniaonline.it

Lufta kundër korrupsionit vetëm fjalë boshe në letër

Pa marrë parasysh se të gjitha shtetet kanë ndërmarrë hapa të caktuara për përforcimin e mekanizmave të veta anti-korruptuese suksesi ekziston vetëm në letër. Dominuese është qasja klienteliste sipas së cilës suksesi në realizimin e të drejtave matet me afërsinë me partinë në pushtet.

Proceset reformuese nuk i bindën as qytetaret e as qytetarët se duhet më tepër ti besojnë pushtetit ekzekutiv, as në atë se përpjekjet për shlyerje të rezultatit japin fryt. Qytetaret dhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor e shohin korrupsionin, kao ni u to da napori na eliminisanju koruptivnih praksi daju rezultate, već vide korupciju Si ëpsoblemi i tretë më i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor menjëherë pas papunësisë dhe gjendjes së përgjithshme ekonomike, ndërsa në të njëjtën kohë 69% prej tyre nuk beson në efilasitetin e qeverive të tyre në luftimin e korrupsionit.

Përse korrupsioni në Ballkan është i gjithë-pranishëm?

Lufta kundër korrupsionit është komplekse dhe afatgjatë gjithmonë dhe kudo. Në Ballkan, është edhe më kërkuese sepse disa nga shkaqet kanë të bëjnë me nivelin e kulturës politike dhe demokratike, ndërsa kanë të bëjnë edhe me faktin se vendet e rajonit nuk e kanë “shijuar demokracinë”. Për këtë shkak harta e arsyeve kyç përfshin:

Institucione të lëndueshme dhe lartë-të politizuara të cilat ende janë vetëm instrument në duart e elitave pushtetmbajtëse

Dhe përderisa shtetet e Ballkanit Perëndimor zbatojnë aktivitete të caktuara në fuqizimin dhe reformimin e institucioneve, këto ndryshime janë dekorative dhe nuk reflektohen patjetër në avancimin e punës dhe efikasitetit të tyre, shkeljet e shpeshtuara të ligjit, pozicionimi i kuadrove luajale partiake në pozita të larta. Në të njëjtën kohë, përgjegjësia për shkelje të ligjit është inekzistente. Madje edhe rastet e dokumentuara të keqpërdorimit mbeten pa epilog përkatës. Aq më tepër, aktorët e tyre shpesh herë janë edhe të shpërblyer. Si rrjedhojë, qytetaret dhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor nuk besojnë në pavarësinë e gjyqësisë tanimë pothuajse 80% prej tyre konsiderojnë se ligji nuk zbatohet në mënyrë të njëjtë për të gjithë, përkatësisht se nuk jemi të gjithë të barabartë para ligjit, gjë e cila është një nga parimet e para të sundimit të të drejtës.

Kultura e e brishtë demokratike, mungesa e presionit shoqëror, mandej edhe bindja e ngulitur se korrupsioni është i pashërueshëm dhe se në një farë mënyre e arsyeshme

Qytetaret dhe qytetarët e rajonit e dallojnë korrupsionin si një nga problemet e nxehta, por dhënia e mitës për shërbime të caktuara, më shpesh shëndetësore, ende është e përhapurë gjerësisht. Për shkak të kësaj, përkundër bindjes se korrupsioni është i dëmshëm, i pranishëm në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat dhe si e tillë paraqet kërcënim serioz dhe pengesë për demokratizimin e shoqërisë, qytetaret dhe qytetarët shpesh herë e përdorin dhënien e mitës. Në të njëjtën kohë, gjysma (48%) konsideron se shoqëria civile dhe qytetaret e qytetarët nuk mund ta kontrollojnë në mënyrë efikase pushtetin ekzekutiv dhe ta bëjnë të përgjegjshëm. Si rrjedhojë ekziston edhe apati në të gjitha nivelet. Qytetaret dhe qytetarët rrallë marrin pjesë në debatet publike, madje edhe kur bëhet fjalë për buxhetet lokale. Përfshirja e shoqërisë civile në procesin e krijimit të politikave publike gjithashtu është një nga parakushtet për demokratizimin dhe integrimin më të shpejtë. Në Malin e Zi është përmirësimi i bashkëpunimit midis sektorit qeveritar dhe joqeveritar ka qenë një nga shtatë parakushteve për fillim të negociatave paraqasëse. Mirëpo, përkundër përshkrimit të debatit të obligueshëm publik dhe përfshirjes së shoqërisë civile në grupet punuese për negociata, ndikimi i politikës publike është tejet i kufizuar.

Mungesë e vullnetit politik për ndryshime dhe bindja se eliminimi i korrupsionit nuk shpaguhet

Korrupsioni dhe klientelizmi janë burim i drejtpërdrejtë i fuqisë së autokratëve ballkanik. Në të njëjtën kohë edhe politika e Unionit Evropian e mbajtjes së Ballkanit Perëndimor në një largësi dinjitoze nuk është shtytëse në mënyrë të mjaftueshme. Perspektiva e pasigurt e anëtarësisë në Unionin Evropian, anëtarësia në një shkop të gjatë pa karotë, është frustuese për liderët rajonal të cilët nën moton “evropeizim” marrin pikë politike dhe përfitojnë një numër të caktuar të votuesve. Për këtë shkak ardhmëria e pasigurt evropian është e rrezikshme për qëndrimin e tyre në pushtet. Në të njëjtën kohë, mesazhet e brengosjes për shkak të aktorëve jo – perëndimor do të duhet ta “çojnë” Unionin Evropian që ta integrojë rajonin pa marrë parasysh nivelin e reformave. Kjo, s[rish na shpien drejt pengesës së re për sigurimin e rezultateve të matshme – shmangia nga praktikat jo-demokratike zakonisht do të thoshte rrënim të levave të rëndësishme të pushtetit.

Instrumente të dobëta të UE të cilat duhet ta nxisin eliminimin e korrupsionit

Pa marrë parasysh se UE tani për tani është e vetmja që ofron kornizë për luftë kundër korrupsionit, ajo ende është e pamjaftueshme. UE nuk ka instrumente përkatëse me të cilat do të kishte ndikuar mbi rrënjët e problemeve në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, UE nuk dërgon mesazhe inkurajuese për Ballkanin Perëndimor. Pa marrë parassh se Komisioni Evropian në shkurt ët vitit 2018 e publikoi Strategjinë më të ciln prezantoi gjashtë iniciativa të reja të cilat duhetb të ofrojnë udhërrëfys më të qartë he të sigurojnë monitorim përkatës të dispozitave reformuese, ato ende nuk janë zhvilluar në praktikë. Disa muaj pas bindjes në perspektivën e padyshimtë të rajonit në UE, në maj të vitit 2018, në samitin UE-Ballkani Perëndimor, presidenti framcez i vuri sërish shpresat e rajonit në pritje. Me deklaratën e presidentit të saj se UE duhet të jetë më e fuqishme për të qenë më e madhe, por edhe me shpalljene e strategjisë me të cilën përkrahja për Ballkanin Perëndimor do të sigiurohet jashtë procesit të zgjerimit, Franca, bashkë me disa shtete anëtare, siç shihet është e oblikuar për rolin e policit të keq në UE, ndërsa roli i të mirit gjithsesi është e rezervuar për Komisionin Evropian i cili dha ngjyrë të gjelbër për hapje të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Me dërgimin e meazheve të ndryshme UE nuk ndihmon dhe nuk siguron nxitje të nevojshme për reformat dhe në luftën kundër korrupsionit.

Për rezultate më afatgjata dhe luftimin më efikas të korrupsionit nevojiten përpjekje në të gjitha nivelet (lokal, nacional dhe rajonal), pjesëmarrje më e madhe e qytetareve dhe të qytetarëve në procesin e vendimmarrjes, shoqëri civile e fuqizura dhe mentor i përkushtuar (UE).

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit.

Корупцијата на Балканот: упорна и тешко излечива
Korupcija na Balkanu: uporna i teško izlječiva
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Недела, 22 Септември 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не