fbpx
 

Ku u zhduk edukimi nga arsimi maqedonas?

МК   ALB

Elizabeta Sekirarska

sekirarska elizabeta 200x250Gjithnjë e më pak arrijmë t’i mësojmë nxënësit tanë. Gjithnjë e më pak edhe jemi në rolin e edukuesve. Jemi të demotivuar, të margjinalizuar dhe si bazë, gjithnjë e më pak të etabluar në atë që krijohet si realitet edukativo-arsimor. Prapëseprapë, të mos harrojmë në fëmijët.

Edukimi detektohet si proces kompleks i ndërtimit dhe përsosjes së aftësive intelektuale, morale, shpirtërore dhe emocionale dhe të karakteristikave të fëmijës. Si formë specifike e socijalizimit, nënkupton themelim të sjelljes së tij në drejtim i cili është i dëshiruar për nga ana sociale. Si edukim primar, lidhet për familjen si qelizë themelore shoqërore dhe rrihet përmes dashurisë dhe afektivitetit, ndërsa si sekondare, lidhet për realizimin e fëmijës përmes grupeve moshatarë, shkollës. Bëhet fjalë për sistem jashtëzakonisht të ndërlikuar, i përbërë nga veriga të ndërlidhura mes vete të cilat krijojnë zinxhir i cili varet nga sjellja dhe mënyra e manifestimit të personalitetit të fëmijës.

Shkolla si sistem

Në shkollat, mësimi është fokus qendror e veprimit të tij. Në kuptimin më të gjerë, monitorohet si bashkësi në të cilën është në mënyrë të ndërlidhur dhe të orientuar veprojnë të gjitha subjektet e involvuar – nxënësit, arsimtarët, prindërit, bashkëpunëtorët profesional dhe gjithsesi, bashkësia më e gjerë. Me këtë rast, nxënësve si subjekte të pozicionuara në mënyrë qendrore ju siguron përfitim të diturive, shkathtësive, aftësive dhe të avazeve dhe në të njëjtën kohë ua krijon pikëpamjen ndaj botës përmes përmbajtjeve që i miraton, si dhe përmes identifikimit me modelet e sjelljes nga ajo që mësohet dhe nga ata nga të cilat mësohet.

Sistemi i gjithëmbarshëm i tillë udhëzon në faktin e pa kontestueshëm se subjektet të cilët janë të orientuara drejtë fëmijëve janë pjesë e tyre, në cilësi të ndryshme, por me rol identik – të rriten, piqen, mësojnë dhe të arsimojnë rini nga e cila në të ardhmen do të del njeri i vetëdijshëm, i ndershëm, preciz për nga morale, i pjekur dhe me disponim kritik, i aftë që është ai vetë ta transmetojë te ata që vijnë pas tij.

Gjendje reale në sistemin arsimor të Maqedonisë

Përvojat nga “terreni” si dhe analizat e pakta të aspekteve pedagogjike të rëndësishme për realizimin e funksionit edukativ të shkollave, përmes prizmit të literaturës shkencore, kornizave ligjore, aktiviteteve mësimore dhe jashtë-mësimore, si dhe kompetencat e arsimtarëve në sferën e punës edukative, tregojnë se sot, funksioni arsimor i shkollës është shumë më i theksuar nga ai edukativ. Aspektet edukative janë të lëna pas dore dhe të margjinalizuara, për shkaqe që janë të shumta, të llojllojshme dhe të ndërlidhura mes vete. Ato fshehen në sferën e ndryshimeve të shpejta shoqërore, në erozionin e përgjithshëm të vlerave shoqërore dhe morale, në humbjen e vlerave fondamentale familjare dhe rolin e prindërve në etablimin e aspekteve të shtrembëruara të cilat fëmijës nuk i ofrojnë percepcion të shëndoshë të gjërave, e posaçërisht në mishërimin të pamjaftueshëm pedagogjik të paradigmave arsimore në vetë shkollat.

Kade iscezzna vospituvaweto od makedonskoto obrazovanie vnatreBurim: vecer.press

Analizë e situatave hipotetike në funksion të edukimit

Besoj thellë se modeli më i mirë edukativ në shkollën është krijimi i ambientit në të cilin nxënësi do të ndjehet i dobishëm dhe do të jetë pjesë e zgjidhjeve, e jo vetëm pjesë e problemeve dhe i vetmi fajtor për ato. Në atë drejtim, rezultatet nga anketa të cilën e bëra me nxënësit në temën “Unë dhe të kuptuari im për atë që është rreth meje” në kuadër të të cilës fëmijët u vënë në situatë që t’i sqarojnë të kuptuarit e veta nga pozita e bartësve të më tepër roleve hipotetike, u treguan si bazë e mirë për vërejtje të defekteve në kuptimin edukativ, kur të rinjtë i shohin, ndjejnë dhe i jetojnë si pasojë, ndërsa ne si prindër dhe arsimtarë i lamë pas dore. Para së gjithash, tërësisht realisht e përshkruajnë veten përmes shpjegimit të vetive të veta të mira dhe të këqija dhe dinë ti ndajnë. Raportin e vet ndaj prindërve e shpjegojnë në mënyrë objektive, reale dhe në përputhje me normat e imponuara të jetës shoqërore, në të cilat ka gjithnjë e më pak vend për atë që është shtëpia, prind dhe qetësi.

Në sferën e arsimit, e vënë në pah dominimin e mësimit tradicional, i cili nuk ofron nxitje dhe interes. Mbizotërojnë metoda dhe forma të punës të orientuara ndaj përfitimit të diturive në mënyrë klasike dhe jo-sfiduese, në llogari të zhvillimit të vlerave pro-sociale, morale dhe humaniste. Në rolin hipotetik të arsimtarit të lëndës ofrojnë modele të mësimit ç’është kujdestari i klasës në shkollë. Ndonjëherë edhe shumë më tepër - nxitje, mbështetje dhe shtyllë e sjelljes së tyre. Në rolin hipotetik të drejtorit të shkollës, ata kanë mendime shumë konstruktive se çfarë autoriteti duhet të posedojë një drejtor, çfarë duhet të bëjë ai për një mjedis të shëndetshëm arsimor-edukativ dhe ku e shohin marrëdhënien midis tij dhe atyre. Si bartës të rolit të ministrit të arsimit, ndahen qëndrime që e vënë në pah nevojën që të kihet vesh nga ana e kësaj instance më të lartë për nevojat, opinionet dhe idetë e tyre, posaçërisht në fushën e përmirësimit të teksteve shkollore, zvogëlimin e ngarkesës me programe voluminoze dhe fond të orëve, si dhe shqyrtimin e nevojës për mbajtje të llogarisë për kuadro cilësore në mësimin, gjë të cilën personalisht e konsideroj si një sinjal shumë të qartë që do të duhet të na alarmojë para të gjithash ne - arsimtarët.

Një sferë e veçantë interesimi ishin mendimet e tyre pikërisht në lidhje me edukimin, në kontekst të shkollës dhe komunitetit më të gjerë shoqëror. Ata edukimin e përjetojnë si një sferë e cila sipas tyre, edhe pse është e institucionalizuar në shkollën, është thellësisht e lënë pas dore dhe gjithnjë e më pak para tyre kanë modele nga të cilat ata mund të mësojnë çfarë është ajo. Ata vënë në pah ngjarje, sjellje në situata të caktuara dhe reagime në mësonjëtoret e tyre, nga të cilat dalin me shije të hidhur të dëshpërimit. Një numër i madh i tyre ndajnë mos-vërejtje të problemeve ekzistuese në komunikimin midis nxënësve, bullingu gjithnjë e më i shpeshtë, humbje e eupatisë dhe poshtërimi i ndërsjellë si modele bashkëkohore të tjetërsimit të të rinjve. Mospasja e interesimit nga ana e arsimtarëve që ti dëgjojnë deri në fund para se ti dënojnë, e definojnë si tregues eklatant për atë se sa klasa nuk është më sfidë atyre nga të cilët duhet të mësojnë se sa ajo është një hapësirë e bukur për pjekuri mendore dhe emocionale. Ata tërësisht sinqerisht vënë në pah se si duhet të duket një arsimtar në çdo pikëpamje, cili narrativ edukativ ju mungon dhe në veçanti, çfarë referencë duhet të ketë një arsimtar për t'u quajtur edukator. Jeta e pa përmbushur me përmbajtje rinore, ndërkaq, është plotësisht dhe në mënyrë të saktë e detektuar dhe i referohet nevojës për ndërhyrje në sferën më të gjerë të jetës shoqërore, vlerave dhe aspekteve.

Edukimi si imperativ

Gjithnjë e më pak kemi arritur t’i mësojmë nxënësit tanë. Ne jemi gjithnjë e më pak në rolin e edukatorëve. Ne jemi të demotivuar, të margjinalizuar dhe si bazë, gjithnjë e më pak të vendosur në atë që po krijohet si një realitet arsimor-edukativ. Prapëseprapë, të mos harrojmë në fëmijët. Në esencë, didaktiku Xherom Bruner vë në pah se vëllimi i diturive është më pak i rëndësishëm nga aftësia e vetëdijshme për sjellje.

Në këtë kontekst, ne si mësues duhet të pranojmë se dobësitë e punës sonë edukative janë shumë të pranishme, përkundër përpjekjeve për të gjetur zgjidhje pedagogjike për një edukim më efikas. Dobësitë duhet ti kërkojmë në bazën teorike në të cilën na mbështetet puna edukative, gjegjësisht në vetë formulimin e qëllimeve, detyrave dhe rezultateve të pritshme të mësimdhënies. Mbetet fakti se megjithatë, funksioni edukativ i orës mësimore mbetet i pa definuar deri në fund dhe i parealizuar, kryesisht për shkak të hendekut midis koncepteve të rrënjosura tradicionalisht dhe nevojave bashkëkohore të shkollës.

Megjithatë, Potkonjak e vë në pah imperativin e edukimit: “Sa do qoftë të jetë me rëndësi për çdo komunitet bashkëkohor që pjesëtarët e saj të jenë të arsimuar në mënyrë cilësore, të jenë të aftë për mësimin, përcjelljen dhe përsosjen (deri në fund të jetës), aq është me rëndësi që ata të kenë edhe fytyrë njerëzore, të dinë kush janë dhe kujt i takojnë, cilat janë ato vlera njerëzore të cilat duhet ti njohin, pranojnë dhe ti mishërojnë në sistemet e tyre personale të vlerave.”

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

Запишување на нови студенти: малку или многу?
Каде исчезна воспитувањето од македонското образов...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Петок, 26 Април 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не