fbpx

Fenomenologjia e shëndetit mendor në Krizën e COVID-19

Radmila Zhivanoviq

COVID-19

Shëndeti

23.06.20

Прегледи

Radmila Zhivanoviç

Radmila Zivanovic 200x250Ndoshta tani, përfundimisht, do të kemi mundësinë, përveç frikës dhe mbrojtjes, të mësojmë se si të jetojmë nga mbështetja e ndërsjellë, dhembshuria, empatia, përgjegjësia, mirëkuptimi dhe respekti si vlerat thelbësore të individit dhe të sistemit, në tejkalimin e kësaj tragjedie kolektive.

Kanë kaluar katër muaj nga përshtatja me situatën, e cila në vend që të na çojë drejt një lloj zgjidhje, përsëri na krijon pengesa të reja në funksionimin tonë të përditshëm mendor. Ajo që në fillim dukej si një situatë të cilën do ta kapërcenim lehtë, ende mbijeton dhe rritet në një kërcënim edhe më të fortë për mbijetesën tonë. Fatkeqësisht, çfarë do që të ndërmarrim, nuk është e mjaftueshme që ta çrrënjosim dhe zbutim atë që më së shumti na frikëson dhe shqetëson për momentin.

Cilat janë karakteristikat e kërcënimit që po përjetojmë?

Kërcënimi në këtë historinë tonë pandemike është përhapja e papritur dhe e shpejtë e virusit Covid-19. Karakteristikat e tij përcaktojnë gjithashtu specifikën e reagimit tonë ndaj stresit. Kjo është më ndryshe nga ajo që kemi përjetuar deri më tani. Është globale, e kudogjendshme, kërcënuese për jetën dhe aq e padukshme, progresive dhe lehtësisht e transmetueshme. Ajo shfaqet shumë papritur në jetët tona. Ballafaqimi me të nënkupton aplikimin e protokolleve të reja të mbrojtjes dhe kujdesit që bien ndesh me natyrën njerëzore dhe sjelljet siç janë distanca fizike (dhe sociale), ulja e kontaktit, prekjes dhe izolimi. Për më tepër, pandemia është duke marrë promovim të madh mediatik për ndikimin dhe rrezikun e saj, e cila më tej dhe çdo ditë thekson paaftësinë tonë për të mbrojtur dhe shpëtuar veten në mënyrat e zakonshme që kemi përdorur deri më tani.

Pandemia është përcjellë nga një pa përgatitje e madhe sistemike për t'u përballur me kërcënimin. Shtetet në rrugë e sipër i përcaktojnë protokollet dhe masat mbrojtëse, më shpesh në përputhje me kapacitetet e trajtimit që i posedon sistemi shëndetësor lokal. Është ende duke u gjurmuar dhe zbuluar natyra e virusit (natyror ose artificial, mutacionet, etj.) paralajmërohen manifestime (valë) të reja më të forta dhe parashikohet prani shumëvjeçare. Grupet më të rrezikuara janë personat e moshuar, si dhe njerëzit me sëmundje kronike dhe sistemike. Për ditë shënojmë numra gjithnjë më larta të vdekjeve. Terapia që po administrohet është simptomatike dhe ende kërkohet terapi e përshtatshme. Nuk ka asnjë rregull se kush do të jetë i sëmurë me simptome dhe kush do të jetë asimptomatik. Nuk ka prova që pacientët nuk i kanë respektuar me të vërtetë masat. Bartësi i virusit nuk është e thënë t'i ketë simptomat e sëmundjes. Rregullat dhe kufizimet e vendosura nuk ofrojnë mbrojtje të plotë.

Të gjitha këto informacione kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në krijimin e perceptimit publik (jo vetëm atë personal) që po ballafaqohemi me një armik të përbashkët mjaft të fuqishëm, misterioz, natyrën e të cilit ende nuk e njohim plotësisht dhe praninë e të cilit e ndjejmë fortë. Me çdo çast të kaluar, ne me një pafuqi edhe më të madhe, shohim në cenueshmërinë tonë të brishtë.

Si reaguam fillimisht ndaj kërcënimit të Covid-19

Kur përballemi me një kërcënim të ri, derisa të marrim dëshmi se kërcënimi është në afërsi, reagimet tona mendore ndaj të njëjtit ende nuk janë të prekura fuqimisht. Aktivizimi i parë i kapaciteteve tona mendore dhe ballafaqimi me kërcënimin filloi që nga momenti kur në vend filluan të evidentoheshin infektimet e para, kur u anulua mësimi nëpër shkolla dhe filloi zbatimi i orës policore. Në fillim të pandemisë, reagimet tona u bazuan në perceptimin personal të rrezikut nga situata, kështu që për disa situata ishte e durueshme, madje e dëshirueshme, dhe akoma jo alarmante dhe as e rrezikshme, ndërsa për të tjerët situata u shndërrua menjëherë në një alarm të fortë që aktivizoi intensivisht kapacitetet e tyre për mbrojtje dhe ballafaqim. Në atë kohë, pandemia në fillimet e saj ishte thjesht një ngjarje stresuese për të cilën besonim se do të tejkalohej me trajtim adekuat dhe të duhur.

Në këtë fazë të kërcënimit, në të cilën kemi ende kemi një ndenjë kontrolli, ne përdorim tashmë përdorim mekanizma mbrojtëse të njohura ose zgjedhim strategji të vetëdijshme dhe efektive për ballafaqim. Aplikimi i tyre na ndihmon për të lehtësuar tensionin e akumuluar nga situata. Ju ofroj përmbledhje të disa prej mekanizmave që kam vërejtur gjatë pandemisë:

- mohimi i problemit (mohimi i ekzistencës së kërcënimit, p.sh. virusi nuk ekziston, informacionet janë të rreme),

- represion ose shtypje (me kujdes në ndryshimin e sjelljes me të cilën evitohet kontakt me kërcënimin, për shembull paraqitja e ftohjes me simptoma adekuate kur duhet të shkojmë në takim pune në ndonjë zonë për të cilën dëgjojmë se është e rrezikshme)

- racionalizimi (relativizimi i situatës dhe minimizimi i ndikimit të tij, p.sh. maska nuk do të më mbrojë nga virusi, dhe ky virus është si grip i zakonshëm, numri i vdekjeve është i njëjtë me epidemitë e tjera të gripit)

- devijimi (shmangia e kontaktit të drejtpërdrejtë me kërcënimin p.sh. shakatë me blerje të tepruar të letrës higjienike, ose pirja e kafes me Lide Lide)

- regresioni (zbatim i sjelljeve që janë zhvilluar më herët, p.sh., shtyhem në radhën që të blej bukë, bëj stoqe ushqimore, kënaqësi të menjëhershme me ushqime të preferuara),

- impulsivitet (përgjigje jo adekuate emocionale ndaj një situate të caktuar standarde, për shembull, në një takim biznesi, filloj të kem një frikë të tmerrshme)

- idealizim (idealizojmë person që do të na sigurojë mbrojtjen më të madhe dhe privojmë veten nga përgjegjësia dhe kritikat, p.sh. faqja e adhuruesve të Ministrit Venko Filipçe) etj.

Covid-19 si situatë krize

Me kalimin e kohës dhe me rritjen e rrezikut dhe forcën e kërcënimit, situata stresuese intensive u shndërrua në një situatë krize. Çfarë e përcakton situatën e krizës si të veçantë dhe më intensive nga situata e mëparshme stresuese? Kriza shkaktohet kur fuqia e një ngjarje kritike tejkalon aftësinë përballuese të individit. Ajo është përgjigja e individit ndaj një situate në të cilën çrregullohet ekuilibri mendor, mënyrat e mëparshme të përballimit të funksionit humbasin, kur individi nuk ka mundësi të krijojë mënyra alternative për t'u ballafaquar me situatën, dhe kur stresi i vetë situatës rrezikon funksionimin e përditshëm. Në krizë, reagimi ynë psikologjik i deritanishëm ndaj një kërcënimi, nuk ka më funksion dhe nuk na mbron më shumë nga vërshimi i kërcënimit.

Mentalnoto zdravje vo vreme na krizaBurimi: mia.mk

Nuk bëhet fjalë më, për ndonjë situatë që do të tejkalohet lehtë, por bëhet fjalë për situatë që kërkon angazhim dhe investim më të madh mendor. Kapacitetet tona të përballimit psikik tanimë janë shterur dhe nuk kanë asnjë efekt, dhe lirojnë hapësirë për paraqitjen e reagimeve intensive dhe më dobët të kontrolluara emocionalisht dhe gjendje siç janë mungesa e shpresës dhe dëshpërimi, frika, hidhërimi, shqetësim i fuqishëm, panik, konfuzion, dezorientim, shtangie dhe paralizë. Kur nuk mund të gjejmë më një zgjidhje funksionale të situatës, ne hyjmë në përgjigje traumatike ndaj stresit. Kështu, pandemia shndërrohet në një ngjarje traumatike dhe ne bëhemi viktima të mundshme të asaj mbijetese kolektive traumatike.

Kjo do të thotë të mbijetesa e çrregullimeve të pakontrolluara në funksionimin e përditshëm dhe marrëdhëniet me të tjerët, si dhe të humbasësh kuptimin e jetës. Paraqiten edhe shumë manifestime destruktive në ballafaqimin me jetën, të cilat konsistojnë në fuqinë e dsociimit, dekompesimit, hipersensivitetit, gjumit të çrregulluar dhe insomnisë, makthe gjatë natës, mendime intruzive dhe të dhunshme, frikë intensive, reagime fobie dhe sulme të fuqishme panike, depresion dhe ndjenjë për vetëvrasje, sjellje vartësie, izolim i fuqishëm dhe tërheqje. Lind një spektër i tërë i simptomatologjisë te çrregullimi i stresit post-traumatik i cili në thelb është një manifestim i përvojës traumatike të pa adresuar dhe të patrajtuar.

Ndërhyrja në krizë-Mundësitë dhe sfidat

Ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme në reagimin tonë të krizës ndaj pandemisë, është se nuk mund të parashikojmë kur do të kemi periudhë të rindërtimit të forcave psikike dhe rehabilitim të nevojshëm, që të kthehet fuqia psikike për ballafaqim e cila është jashëzakonisht e rëndësishme në tejkalimin e situatës së krizës. Për momentin, kapacitetet tona po shpenzohen pa rinovim, veçanërisht nëse nuk gjejmë mënyra alternative për t'i përmirësuar ato. Personat që ballafaqohen me krizën me aftësi mendore tashmë të çrregulluar, kanë shumë nevojë për ndihmë dhe mbështetje.

Ndërhyrja në krizë është ndërhyrje në kohë dhe adekuate psikologjike, që zvogëlon efektin e krizës mendore të shkaktuar. Kjo mbështetje dhe ndihmë psikologjike (MNP) që në fillim u ofrua përmes disa veprimeve institucionale dhe jashtë institucionale, me angazhimin e ekipeve të mëdha psikologë dhe psikiatër, shumë prej tyre të kyçur në mënyrë vullnetare. Ofrohen takime telefonike falas ose online takime, me çdo person të interesuar me vështirësi gjatë ballafaqimit me situatën të krijuar.

Këto komunitete ndihmëse u përfshinë gjithashtu në psiko - edukimin e popullatës për reagimet e mundshme ndaj krizës dhe rekomanduan vazhdimisht mënyra të provuara të ballafaqimit (Organizata Botërore Shëndetësore, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Dhoma e Psikologëve të Republikës së Maqedonisë, Klinika e Psikiatrisë dhe Shoqata).

Sidoqoftë, kjo ndërhyrje në krizë erdhi me rrezikun e pamundësisë së kontaktit fizik gjatë administrimit të ndihmës dhe kërkoi një ri përcaktim të duhur të dhënies së ndihmës së parë psikologjike përmes telefonit ose platformave në internet. Nga ana tjetër, vetë ndihmësit u prekën drejtpërdrejt nga situata me mundësi, për djegie personale dhe profesionale. E njëjta situatë e rrezikshme është e pranishme në të gjitha ato profesione ndihmëse të përfshira drejtpërdrejt në menaxhimin me krizën, kryesisht punëtorët shëndetësorë.

Ndërhyrja në krizë është vetëm fillimi i mbështetjes së duhur psikologjike. Ne jemi në vetë fillimin, të mbase krizës më të madhe të shëndetit mendor. Dhe në vend që të ofrojmë vetëm modele institucionale dhe riparuese të ballafaqimit me efektet, duhet të veprojmë në mënyrë parandaluese dhe ndërdisiplinore.

Në këtë drejtim, propozoj disa mundësi për ndërhyrje të mëtejshme sistemike:

a. Të mbështetet kapaciteti i të gjithë trupave legjitime për ofrimin e ndihmës psikologjike në këtë situatë të krizës.

b. Të aktualizohet forumi kombëtar për këmbimin e përvojave lokale dhe përvojave në sigurimin dhe ofrimin e mbështetjes psikologjike dhe ndihmë gjatë KOVID-19.

c) Të ofrohet model gjithëpërfshirës dhe i harmonizuar i ruajtjes së shëndetit mendor të qytetarëve, në të cilin nevoja dhe mënyrat e adresimit të këtyre efekteve të traumës kolektive do të trajtohen si përparësi dhe si një shërbim për të gjithë.

d. Të veprohet në zhvillimin e kapaciteteve të shoqërisë civile përmes strategjive të përshtatshme për trajtimin e krizës dhe zhvillimin e sistemit adekuat të vlerave si mbështetje për sjelljen e përgjegjshme personale dhe kolektive.

e. Të sigurohet mbështetje e pandërprerë psikologjike për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve të prekur nga kriza dhe familjet e tyre.

f. Të sigurohet mbështetje e pandërprerë psikologjike për të gjitha profesionet ndihmëse të përfshira në trajtimin e krizës dhe familjeve të tyre.

Në këtë situatë në të cilën të gjithë jemi zhytur dhe në të cilën askush nuk është jashtë ndodhive, shëndeti mendor është shqetësimi dhe përgjegjësia kryesore e të gjithë neve. Ndoshta tani, përfundimisht, do të kemi mundësinë, përveç frikës dhe mbrojtjes, të mësojmë se si të jetojmë nga mbështetja e ndërsjellë, dhembshuria, empatia, përgjegjësia, mirëkuptimi dhe respekti si vlerat thelbësore të individit dhe të sistemit, në tejkalimin e kësaj tragjedie kolektive.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni apo shkarkoni
Shënim: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë ato të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose të dhuruesit.

Radmila Zhivanoviq

Radmila Zhivanoviq është psikologe e licencuar, psikoterapiste e akredituar evropiane (EAGT / ECP), magjistre për Komunikime. Anëtare aktive e Bordit Drejtues të Dhomës së Psikologëve të R. së Maqedoninë dhe organizatore e disa prej programeve për avancimin dhe promovimin e profesionit dhe praktikës private, dhe Ditët e Psikologjisë, platformë për aktivizëm psikologjik për promovimin e shëndetit mendor. Praktikën e saj të psikoterapisë e realizon në kuadër të Psikoterapika - Shoqatë për Psikologji dhe Psikoterapi përmes së cilës kultivon dhe zhvillon qasje integruese në programet për psiko-edukim, psikoterapi dhe këshillim. Ajo organizon dhe koordinon seksionin psiko-edukativ #PyetPsikolog, në portalin deca.mk, dhe seksionin #ÇfarëTëRëndon në Radio Mof, së bashku me një ekip, kolegë psikologë-psikoterapistë.