Vitin e kaluar, Prokuroria Publike ka pranuar 44 raporte revizore në të cilat ka dyshim për punë jo-ligjore, thotë Maksim Acevski, njeriu i parë i Entit shtetëror për revizion (ESHR). Por, Kuvendi i cili është themelues i ESHR, nuk i shqyrton raportet e revizionit, e me këtë nuk kërkon as përgjegjësi të institucioneve shtetërore. Sipas përfaqësuese së Maqedonisë në GREKO, Ana Pavlovska Daneva vendi përmirësohet në luftën kundër korrupsionit, por problemi mbetet Komisioni i anti-korrupsionit.
Оваа содржина ја изработи Институтот за комуникациски студии