fbpx

Artan Limani

Artan Limani është doktor i shkencave në fushën e arsimit të lartë. Ka doktoruar në Universitetin e Europës Juglindore (UEJL) nën patronazhin e profesorit të njohur botërisht, Dr. John Parish-Sprowl, nga Universiteti i Indianës në Indianapolis, SHBA. Studimet e magjistraturës në lëminë e shkencave të komunikimit i ka kryer në Universitetin “Purdue” në Fort Wayne, SHBA, ku edhe ka punuar si asistent ligjërues. Në vitin akademik 2003/2004 ai ka qëndruar në Universitetin e Indianës në Indianapolis për ngritje akademike dhe specializim për hulumtime shkencore. Nga viti 2004 deri në vitin 2014 ka punuar si ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) ku përpos ligjerimit ka qenë i angazhuar edhe në zhvilimin e kurikulave dhe ka kontribuar në integrimin e shkathtësive akademike në mësimin e gjuhës angleze për qëllime specifike duke iu mundësuar studëntëve një qasje shumë-dimensionale ndaj të nxënit. Në vitin 2009 ai sërish qëndron në SHBA ku çertifikohet për strategji të mësimdhënies dhe mësimnxënies në Universitetin Shtetëror të Bowling Green. Nga shtatori i vitit 2014 kalon në “Rochester Institute of Technology” në Prishtinë (RIT Kosovë) për të menaxhuar me pjesën akademike të një prej programeve arsimore më me ndikim në Kosovë në periudhën e pas luftës, program ky i finansuar nga USAID Kosovë. Është përpilues i vetëm i Programit Amerikan për Përgatitje Universitare, Programit Përgatitor Parauniversitar, dhe Kampit Veror në RIT Kosovë. Ka ligjeruar disa lëndë nga shkencat e komunikimit, shkrimit akademik dhe hulumtimeve shkencore. Është studiues i pasionuar i zhvillimit të edukimit dhe në këtë fushë ka prezantuar në disa konferenca ndërkom bëtare.

Mediat sociale: Fundi i produktivitetit apo mundësia për përmirësim të komunikimit?

Bojan Kitanoviq

Ivana Kitanoviq

17.02.23

Cilat janë përfitimet e përdorimit të mediave sociale në një mjedis profesional për të përmirësuar komunikimin në vendin e...

Universiteti në Maqedoni: Komunitet shkollarësh apo vetëm farsë?

Artan Limani

27.07.20

Artan Limani Per krejt në fund, neve na ngel që të shkëputemi nga e kaluara dhe të krijojmë politika arsimore progresive të cilat do të mundësojnë që me universitetet të udheheqin ata të cilët i njohin hulumtimet shkencore nga thelbi. Fjala universitet...