fbpx

Dina Bajramspahiç

Dina Bajramspahiç është një studiuese/hulumtuese e politikave publike në Institutin Alternativa (IA), një organizatë jo-fitimprurëse, think-tank. Ajo në këtë pozicion punon për dhjetë vjet dhe në përshkrimin e saj të punës ajo koordinon aktivitetet e IA-së në fushën e programit "sundimi i ligjit", i cili përfshin reformën e sektorit të sigurisë dhe reformën e të drejtës penale. Ajo është një politikologe me profesion, e specializuar për politikat evropiane. Ajo ka paraqitur tezën për master në Fakultetin e Shkencave Politike në Podgoricë, në temën "Funksioni kontrollues i Kuvendit të Malit të Zi në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes", në drejtimin e integrimit euro-atlantik. Ajo është e përfshirë në negociatat e aderimit të Malit të Zi me Bashkimin Evropian si anëtare e grupit të punës për Kapitullin 23 "Sistemi gjyqësor dhe të drejtat themelore " dhe aktivisht merret me politikën e zgjerimit dhe instrumentet e BE-së në lidhje me rajonin.

Zgjerimi i BE-së – një objektiv frymëzues që po largohet vazhdimisht

Dina Bajramspahiç

01.02.21

Dina Bajramspahiç Në vitin 2020, asnjë nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk ka bërë përparim në procesin e integrimit evropian. Është e vërtetë që ata mund të kishin bërë më shumë, por kjo ende ngre pyetjen nëse vetë procesi...