fbpx

Ndotje me informacione në rrjetet sociale

Tamara Qupeva

Arsimi

06.05.19

Прегледи

Tamara Cupeva

Mediet sociale janë rendi i ri shoqëror, sepse ato janë versioni i tij më autentik. Por, mediet sociale në të njëjtën kohë janë edhe sfidë serioze për demokracinë, për shkak të ekspansionit të dezinformatave, lajmeve të rreme dhe manipuluese dhe të raportimeve subjektive të cilat e shtrembërojnë të vërtetën.

“Të gjithë e dinë se kush fitoi, por nuk e dinë se si!” – është fjalia kyç nga filmi “Bregzit” (Brexit: The Uncivil War, 2019) të regjisorit Tobi Hijns, e cila në disa fjalë e përmbledh mënyrën e funksionimit të rrjeteve sociale dhe ndikimin e tyre mbi shoqërinë dhe mbi qëndrimet dhe bindjet e përdoruesve. Duke mos e marrë parasysh dramatikën e rrëfimit që është përdorur si mjet për arritje të afektit artistik, ky film në mënyrë më eksplicite i shfaq teknikat që i përdorin kompanitë për arritje të qëllimeve të caktuara. Ky është film i cili e ilustron modelin e kulturës politike dhe qasjet në kohën digjitale, të bazuara në maksimën themelore sipas të cilës “të dhënat janë fuqia më e madhe”.

Skrining i përdoruesve për biznes - nevoja

Përvojat nga rasti “Kembrixh Analitika“ i përkrahin dyshimet për ekzistimin të të ashtuquajturin inxhiniering social, ekonomik, kulturor dhe politik ose përdorim të të dhënave të përdoruesve të rrjeteve globale. Ky sistem ju ndihmon kompanive që ti përcaktojnë nevojat e njerëzve – çfarë dëshirojnë, çfarë më shpesh bëjnë në përditshmërinë e tyre, çfarë stile dhe shije përzgjedhin, çfarë është sjellja e tyre në situata të caktuara, çfarë është orientimi i tyre, çfarë është orientimi i tyre social, politik dhe gjinor, kultura personale, arsimimi dhe ngjashëm.

Algoritmet e këtyre sistemeve e dallojnë edhe moshën (Face recognition) të përdoruesve përmes fotografive të publikuara, posaçërisht përmes shfrytëzimit të hashtagjeve, lojërave dhe kuizeve të profileve. Ata mund ta dallojnë edhe madje edhe gjendjen emocionale të përdoruesve, në bazë të fjalëve kyç që i përdor në komunikim personal.

Nga e tërë popullata botërore (7,7 miliardë), më tepër se 2,7 miliardë njerëz janë përdorues aktiv të rrjeteve sociale. Të gjitha këto profile vazhdimisht i mbushin këto platforma me miliona informacione në bazë të të cilave marketing agjentët (dhe jo vetëm ata) bëjnë vlerësim për sjelljen e njerëzve dhe të nevojave të tyre. Me të dhënat nga ky skrining-proces, ata i krijojnë reklamat e tyre, fushatat dhe format e tjera për targetim për qëllime të caktuara.

Interneti krijoi pesë djajë gjigant

Mediet sociale janë rendi i ri shoqëror, sepse ato janë versioni i tij më autentik. Ato janë sistem i bashkimit, për debat publik dhe të hapur, në ndikesë gjatë sjelljes së vendimeve. Bëhet fjalë për shoqëri digjitale ku nxiten ndryshime, iniciohet komunikim me individë dhe institucione, dallohen modele të cilat e parashikojnë zhvillimin e shteteve dhe të popujve.

Por, mediet sociale në të njëjtën kohë janë edhe sfidë serioze për demokracinë, për shkak të përhapjes së dezinformatave, lajmeve të rreme dhe manipuluese dhe të raportimeve subjektive të cilat e shtrembërojnë të vërtetë. Këtë gjendje globale, Dejvid Bakingam (David Buckingham) e krahason me aero-ndotjen, duke e emërtuar krizën e këtillë të informacioneve – ndotje me informacione ose proces i “shpërbërjes së të vërtetës”.

Burim: popularno.mk

Sipas tij, interneti i krijoi pesë djajtë gjigant të komunikimit masiv: konfuzionin, fragmentimin, mos-përgjegjësinë dhe apatinë.

K është shkaku për rënie të kulturës së përgjithshme publike, mos-besim në institucionet, dyshime në vërtetësinë e raporteve zyrtare, shtetërore, krijimin e “të vërtetave alternative” më të shumta për një ngjarje të njëjtë ose individ dhe më në fund, gjendja toksike mediatik, e nëse dëshironi edhe gjendja shtetërore në të cilën askush nuk beson në asgjë.

Detektor i informacioneve të rreme

Hapi i fundit për ndryshim të kësaj “lufte të lajmeve” është detektori i ri i informacioneve të rreme, të cilin e krijuan hulumtuesit nga Universiteti në Floridë, SHBA. Ky sistem do të shfrytëzojë algoritme automatik të cilat do të mund ta ndajnë gënjeshtrën nga e vërteta në publikimet në mediet sociale. Sistemi është i paramenduar si “onllajn poligraf” që do ta përcaktojë vërtetësinë e informacioneve. Nënkuptohet, ky është vetëm pilot – sistem, që në të ardhmen do të zhvillohet dhe do të përsoset në drejtim të dallimit të plotë midis informacioneve të rreme dhe të sakta.

Intensiteti i transmetimit të ngjarjeve në momentin e ndodhjes së tyre rritet gjithnjë e më tepër, për shkak se edhe opsionet e reja në mediet sociale e mundësojnë atë përvojë. Por, këto platforma ende nuk kanë të përcaktuara rregullativa për llojin e përmbajtjeve që transmetohen “drejtpërdrejtë” (live stream).

Përveç se me video-storie (story opsioni) nga ngjarjet personale, të përditshme, gjatë këtij opsioni, përdoruesit shpesh herë ballafaqohen edhe me forma brutale të dhunës. Kamerat/xhiruesit e telefonave dhe të tjerat që janë të reja dhe të përsosura bëjnë transmision të informacionit në momentin e ndodhjes së tij, e për shkak të ndikimit të emocioneve dhe mijëra komenteve, gjykimeve dhe dëshmive “të të tjerëve” – tërësisht humbet çfarë do qoftë analizë racionale dhe kritike dhe shpjegimi i këtyre përmbajtjeve. Madje edhe teknikisht, nuk ekziston distancë kohore për tu bërë ajo.

Fejsbuk aplikon mbrojtje

Ngjarja tragjike në Krajstçërç, në Zelandën e Re që u transmetua drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, pa kurrfarë censure të masakrës brutale, e ndezi alarmin e kuq të kompanive. Fokusi i opinionit ishte i vendosur në Fejsbukun, sepse kompania u vë në pah drejtpërdrejtë për publikimin e kësaj tragjedie, sepse e njëjta u transmetua plotë 29 minuta para se të paraqitet dhe të mënjanohet.

Apelet kryesore kishin të bëjnë me aksionin urgjent për rritje të rregullimit në raport me parandalimin e publikimeve/përmbajtjeve shqetësuese që e rrezikojnë shëndetin mendor të njerëzve, por edhe të mbrojtjes së të dhënave, monopoli i lajmeve dhe të informacioneve e ngjashëm.

Në atë drejtim, kompania Fejsbuk tanimë e prezantoi opsionin e ri (aktivizohet sivjet më dy maj) në të cilën do tu sqarohet shfrytëzuesve se si vendosin algoritmet e saj se çka publikohet në profilet personale të përdoruesve, në pjesën e raportimit për lajmet më të reja (News Feed) dhe sipas cilës radhitje aplikacioni e bën atë zgjedhje. Për herë të parë një medie sociale në të njëjtën kohë në të njëjtën kohë edhe do ti njoftojë përdoruesit me mënyrën e funksionimit të platformës (“Përse e shoh këtë post?” ose “përse e shoh këtë reklamë?”) duke dhënë qasje dhe informacione nga brenda, nga prapavija e vetë sistemit.

Me siguri kjo do të jetë hapi i parë, i vogël deri te shkrim-leximi i përgjithshëm digjital dhe informatik të shfrytëzuesve të rrjeteve sociale, mbrojtje dhe kultivim të komunikimit, për të ndërtuar bazë për demokraci të shëndetshme dhe shoqëri humane dhe të përgjegjshme.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit.

Tamara Qupeva

Tamara Qupeva është studiuese shumëvjeçare në fushën e arsimit dhe komunikimit. Profesoreshë, Doktor i Shkencave Filologjike që nga viti 2010, autore e dhjetëra punimeve dhe librave profesionalë ("Mësimdhënia Kreative dhe Teksti" dhe "Komunikimi Pedagogjik"). Në vitin 2018, e përfundoi qëndrimin e studimeve në Shtetet e Bashkuara, si pjesë e programit SUSI. Ajo ka qenë bashkëpunëtore për një kohë të gjatë në Shkollën e Gazetarisë dhe Marrëdhënieve me Publikun, gazetën “Medium” dhe Institutin e Mediave Maqedonase. Ajo është gjithashtu mentore për orët praktike të studentëve nga Fakulteti i Filologjisë "Blazhe Koneski" - Shkup.