fbpx

Shoqëria do të ketë dobi më të madhe nga puna me interes publik ose burgu shtëpiak

Jasmin Kalaç

E Vërteta

13.05.19

Прегледи

m-r Jasmin Kalac

Puna me interes publik paraqet risi kyç në reformën e sistemit tonë penitenciar dhe ndëshkues-juridik dhe qëllim prioritar i politikës së qeverisë. Shërbimi i provës në shtet, duhet sa më shpejtë ta gjejë vendin e vet në sistemin e zbatimit të sanksioneve penale, dhe roli i saj në periudhën që vijon duhet të bëhet rol i rëndësishëm në parandalimin e krimit, mbrojtjen e personave të dënuar nëpërmjet humanizimit të veprimit ndaj tyre, risocializimit dhe rehabilitimit të tyre si dhe ndaj mbrojtjes së shoqërisë.

Të gjithë ata të cilët kanë shikuar filma kriminalistikë holivudianë do të duhej të dinë se çfarë është shërbimi i provës (probation) apo të kenë një përfytyrim të caktuar për atë metodë dhe mënyrë të kontrollit të personave të cilët janë të dënuar me vendim të plotfuqishëm nga një gjykatë kompetente, edhe pse nuk e dinë nocionin teknik për atë. Nocioni shërbim i provës (probation) etimologjikisht rrjedh nga gjuha angleze dhe në përkthim do të thotë ,,testim,,. Shërbimi i provës paraqet ,,liri të kushtëzuar“, e cila i nënshtrohet mbikëqyrjes mbi kryerësin e veprës penale. Gjatë periudhës së shërbimit të provës, punonjësit e shërbimit të provës kryejnë mbikëqyrje dhe me ndihmën e procedurave profesionale të parapara me nenin 11 të Ligjit për shërbimin e provës, ndikojnë ndaj elementeve të rrezikshme si rreziku për kryerje të sërishme të një vepre penale (pasi recidivistët përsëri kryejnë vepra penale porsa lihen pa mbikëqyrje) nga kryerësi i veprës penale me qëllim që të arrihet risocializimi dhe ri-integrimi i tij në komunitetin, respektivisht shoqërinë.

Shërbimi i provës, në të drejtën anglosaksone fillimisht, e më pas edhe në të drejtën tonë kontinentale është procedurë për mbikëqyrje të sjelljes së personave të cilët janë në rrezik pas shqiptimit të një sanksioni të caktuar penal. Në vendet perëndimore shërbimi i provës praktikohet shumë në punën me delikuentët minorenë në të cilën janë të përfshirë edhe Qendrat për punë sociale në bashkëpunim me institucione tjera kompetente apo edhe me familjen në qoftë se edhe ajo është në gjendje të përfshihet në këtë proces të shërbimit të provës, me çka vihet theks në rehabilitimin dhe risocializimin e tyre, në sajë të parimeve të drejtësisë restorative. Alternativat e dënimeve të shkurta me burg reflektohen në rritjen e humanitetit dhe të shkallës së ekonomizimit gjatë zbatimit të sanksioneve penale, me perspektivë në ndikimin pozitiv të rehabilitimit dhe adaptimit social të personave të dënuar.

Çfarë parashikon Ligji për shërbimin e provës?

Me Ligjin për shërbimin e provës i cili hyri në fuqi nga fundi i vitit 2016 së pari rregullohet procedura për kryerjen e masave alternative siç janë: dënim me kusht për mbikëqyrje mbrojtëse, burg shtëpiak, punë me interes publik, obligimet e shqiptuara në procedurën penale në pajtim me ligjin, si dhe kryerja e lirimit me kusht të shqiptuar sipas vendimit të gjykatës kompetente, si dhe hapja e zyrave të shërbimit të provës nëpër qytetet mbanë shtetit me punonjës të shërbimit të provës. Punët e shërbimit të provës sipas nenit 3 paragrafit 1 nga ligji i lartpërmendur janë aktivitete të cilat i ndërmarrin punëtorët e shërbimit të provës gjatë zbatimit të mbikëqyrjes mbi zbatimin e masave dhe obligimeve alternative, si dhe lirimi me kusht, ndaj personave të cilave të njëjtat u janë shqiptuar nga gjykata. Punët e shërbimit të provës sipas Ligjit për shërbimin e provës, i kryejnë punëtorët e shërbimit të provës nga Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve, në bazë të kërkesës paraprake apo vendimit të gjykatës nga gjykata kompetente, dhe në bazë të pëlqimit paraprak të personit ndaj të cilit veprojnë. Me politikën për luftën kundër krimit, përcaktohet edhe mënyra në të cilën shteti dëshiron të ndikojë ndaj uljes së tij, si në kuptim të parandalimit në përgjithësi, ashtu edhe në parandalimin e posaçëm. Metodat e shërbimit të provës dhe masat alternative të parapara në nenin 11 të këtij ligji, kanë funksion të trajtimit, risocializimit në shoqëri dhe uljes së popullatës së burgosur në shtet. Rol më të madh në trajtimin dhe risocializimin e kryerësit të veprës penale ka sanksioni penal apo ndëshkues i cili i është shqiptuar dhe programi për trajtim si gjatë periudhës së zbatimit të tij, ashtu edhe pas tij. Sipas autorit të blogut, duhet të vihet fokus i veçantë në dënimet e shkurta të privimit nga liria për shkak të shqiptimit të tyre gjithnjë e më të shpeshtë, natyrës së tyre si bazë për trajtimin e kryerësit të veprës penale, si dhe shpenzimeve të shtetit në procesin e zbatimit të tyre.

Probleme në zbatimin e ligjit

Fatkeqësisht, Ligji për shërbimin e provës në praktikë ballafaqohet me shumë probleme. Në Tryezën e rrumbullakët të organizuar në muajin shkurt të këtij viti, nga Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve dhe Fondacioni gjerman për bashkëpunim ligjor ndërkombëtar IRZ, në suaza të Tuining Projektit ”Përforcim i sistemit penitenciar dhe shërbimit të provës, drejtori i Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve informoi se deri në vitin 2019 janë hapur nëntë (9) zyra të shërbimit të provës në të cilat punojnë 22 punëtorë të shërbimit të provës. Sa për krahasim, Estonia numëron 1,3 milionë banorë, ndërsa në të punojnë 230 punonjës të shërbimit të provës. Për realizimin e suksesshëm të strategjisë nacionale për reformën e sistemit penitenciar në vend, dhe hapjen e zyrave të reja nëpër qytetet e vendit si dhe punësimin e personave kompetentë siç janë pedagogë socialë, psikologë dhe juristë, është e nevojshme që sa më shpejtë shteti të sigurojë mjete financiare.

Ligji për shërbimin e provës edhe pse është miratuar para disa vitesh, nuk ekzistojnë të dhëna zyrtare për atë se sa i njëjti është i përdorur dhe i zbatuar në praktikë. Sipas portalit Libertas, ai është përdorur vetëm në gjashtë (6) raste, nga të cilat në pesë raste në vitin 2017, dhe vetëm në një rast të vetëm në vitin 2018. Ajo që është interesante sipas këtyre të dhënave është që nga Ligji për shërbimin e provës janë të shfrytëzuara vetëm dispozitat të cilat kanë të bëjnë me lirimin me kusht, ndërsa asnjë rast nuk ka për punë me interes publik, apo për burgim shtëpiak. Portali “Sakam da kazham” në dhjetor të vitit 2017 doli me të dhënat se në vitin 2017 për pesë persona nga rajoni i apelit të Shkupit është shqiptuar masë sipas Ligjit për shërbimin e provës. Të dhënat janë të ndryshme, pasi që ende nuk është vendosur regjistër i unifikuar shtetëror i personave të cilëve u është shqiptuar masë e caktuar e shërbimit të provës. Është e nevojshme që saktë, publikisht dhe në mënyrë transparente të vërtetohet dhe të kristalizohet statistika në aspektin e përdorimit të deritanishëm të ligjit. Gjithashtu, “hallkat e popullarizuara elektronike” të synuara për burgimin shtëpiak apo paraburgimin shtëpiak, janë blerë para pothuajse 5 vitesh dhe ndodhen në Gjykatën penale në Shkup, por përdorimi i tyre ende është jashtë funksionit pasi asnjë kompani nuk është paraqitur në tenderin e publikuar në vitin 2019 për mirëmbajtjen e tyre. Sipas reportazhit të televizionit Telma, në Gjermani e cila vlen për një nga vendet më të zhvilluara të Evropës, rreth 70% të personave të dënuar me burg, dënimin e vuajnë jashtë burgut, përderisa në shtetin tonë ka vetëm një shembull të tillë të një të burgosuri në Tetovë. Në Gjermani, në bazë të analizës të Howard League for Penal reform, numri i njerëzve të cilët kanë qenë nën ,mbikëqyrje/shërbim të provës,, (Führungsaufsicht) vazhdimisht rritet, nga 24,818 persona në vitin 2008 në 36,706 persona në vitin 2014. Ndërkaq numri i personave të cilat kanë fituar udhëzime të mbeten në kontakt me punonjësin e shërimit të provës është rritur në mënyrë drastike nga 27,401 persona në vitin 1963 në 182,715 në vitin 2011. Portali Aplla.mk doli me të dhënat e Këshillit të Evropës, se Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i tretë me stërmbushje të burgjeve, gjegjësisht ka 123 të burgosur për 100 vende burgu, përderisa mesatarja evropiane është 99 të burgosur për 100 vende burgu. Nuk është bërë analizë se a është kjo rezultat i shkallës së lartë të kriminalitetit, apo është pasojë e politikës së rreptë retributive ndëshkuese në shtet.

Është për tu përshëndetur memorandumi i kontraktuar në muajin shkurt të vitit 2019 për bashkëpunim midis Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve dhe Qytetit të Shkupit, sipas të cilit personat e dënuar për vepra më të lehta penale për të cilat parashihet dënimi me burg deri në 3 vite, do të kryejnë punë me interes publik në ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit. Obligimet e personit të dënuar gjatë kryerjes së punës konkrete me interes publik do të jenë të harmonizuara me planin dhe programin individual të përpiluara nga ana e organit për shërbimin e provës. Sipas memorandumit, Qyteti i Shkupit duhet të mundësojë mbikëqyrje mbi kryerjen e detyrimeve të personave gjatë zbatimit të masës punë me interes publik nga një punonjës i autorizuar i shërbimit të provës nga zyra e shërbimit të provës në nivel lokal dhe nga Sektori për shërbimin e provës si njësi organizative e Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve në nivel qendror. Risia më e madhe do të jetë edhe mbikëqyrja mbrojtëse nga ana e zyrtarëve për dënime me kusht. Momentalisht, sipas reportazhit të Tellmës ka vetëm një vendim të tillë gjyqësor, por prokuroria e cila ka punuar në atë lëndë e ka revokuar. Për këto arsye sistemi i shërbimit të provës, nuk mund të kufizohet vetëm në periudhën penale (ndëshkuese) apo në atë post-penale.

Për ri-integrimin cilësor, rëndësi të posaçme ka edhe vlerësimi i rrezikut i cili duhet të zbatohet shumë kohë para se prokurori publik të sjellë vendim për ngritjen e procedurës ose ngjashëm. Rëndësi të veçantë për shërbim të suksesshëm të provës nga ana e organit kompetent për shërbimin e provës është që vlerësimi i rrezikut nga ana e organit kompetent të shërbimit të provës në bashkëpunim me prokurorinë publike dhe organet e tjera, të kryhet në vetë fillimin e ndjekjes penale dhe në sajë të atyre vlerësimeve të drejtohet rrjedha e procedurës si dhe lloji i masës apo sanksioneve të cilat do të ishin përdorur.

Përfitimi nga zbatimi i Ligjit për shërbimin e provës

Sipas përvojave nga vendet perëndimore, shërbimi i provës në afat të gjatë jep rezultate të suksesshme sa i përket luftës kundër krimit, dhe ri-integrim dhe risocializim të kryerësve të veprave penale në komunitetin. Eksperti Endi Stelman, i cili jeton në Mbretërinë e Bashkuar dhe është ekspert i së drejtës ndëshkuese, ishte mysafir në tryezën e rrumbullakët e cila kishte për temë shërbimin e provës ndërsa ishte e organizuar nga Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë “Pavell Shatev” edhe para se të hyjë në fuqi Ligji për shërbimin e provës, në të cilën tha se vendet nga të cilat vjen ai, respektivisht Anglia dhe Uellsi, kanë traditë të suksesshme mbi njëqind vjeçare në fushën e shërbimit të provës, dhe se sistemi i shërbimit të provës e redukton popullatën e burgjeve dhe ndihmon në ri-integrimin në shoqëri. Në Angli dhe Uells ka madje 17.881 punonjës të shërbimit të provës.

Burim: 15min.lt

Të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian e kanë vënë re dobinë nga shërbimi i provës. Në atë drejtim edhe përvojat në lëmin e shërbimit të provës të cilat na vijnë nga Kroacia, flasin se organi i shërbimit të provës atje punon me ”shpejtësi të plotë”. Punëtorët e shërbimit të provës në Kroaci, sipas buletinit për shërbimin e provës për vitin 2018, kanë punuar me më se 7000 kryerës të veprave penale, që për ne paraqet një numër habitës. Në muajin shkurt të vitit 2017 në Kroaci iu vendos edhe ,,hallka e parë elektronike,, një personi të cilit i ishte shqiptuar masa paraburgim shtëpiak. Tek ne ende nuk ka rast të tillë. Sa i përket punës me interes publik dhe dobisë së shoqërisë prej saj, mund ta veçojmë këtë shembull pozitiv: në vitin 2017 në vërshimet në Sllavoninë Lindore, me organizimin e organit të shërbimit të provës së Kroacisë, të dënuarit në rajonet e vërshuara kanë punuar rreth 11 mijë orë punë me interes publik, respektivisht kanë punuar në zbrazjen e ujit me pompë dhe nxjerrjen e trupave të kafshëve të ngordhura në rajonin e vërshuar. Njëkohësisht të dënuarit të cilët janë nën mbikëqyrje të shërbimit të provës, ndjehen të dobishëm pasi që i ndihmojnë komunistit në kohë të fatkeqësisë natyrore, nuk janë të lënë mënjanë, ri-integrohen në aspekt social në komunitetin, dhe njëkohësisht shoqëria ka dobi nga ta. Nëse të njëjtit do të kishin vuajtur dënim me burg, atëherë ky aksion në rajonet e vërshuara nuk do të kishte mundur të zbatohet. Me shembujt e lartpërmendur pozitivë mund të konstatojmë se nevojitet që sa më shpejtë të fillojë të funksionojë ligji që të mund edhe shoqëria jonë ti shfrytëzojë dobitë nga ai.

Duke pasur parasysh faktin se qëllimi i shërbimin të provës është që të kontribuojë ndaj asaj që procedurat penale të jenë zë drejta, si dhe ndaj sigurisë publike nëpërmjet parandalimit dhe uljes së krimit, si dhe rëndësisë së organeve të shërbimit të provës të cilat janë kyç dhe puna e tyre ndikon ndaj uljes së popullatës së burgjeve. Këshilli i Evropës e solli rekomandimin kyç CM/Rec (2010) i cili ka të bëjë me rregullat e shërbimit të provës. Qëllimet më të rëndësishme të shërbimit të provës sipas këtyre rregullave të shërbimit të provës të parapara në rekomandimin, janë parandalimi i sjelljes kriminale të kryerësit të veprës penale në të ardhmen, vlerësim i rrezikut kriminogjen dhe nevojat për trajtim, ndikimi i rrethanave të cilat e përcaktojnë kryerjen e veprës penale dhe të cilat mbase mund të kontribuojnë ndaj recidivizmit, punë në integrimin social të personit të përfshirë në shërbim të provës dhe mbrojtje e shoqërisë. Një ditë në burg në shtetin tonë, kushton rreth 950 denarë, ndërkaq një ditë shërbim prove vetëm 50 denarë. Dallimi është i dukshëm. Shteti në këtë mënyrë do të kursejë shumë në aspektin e financave, dhe në vend që ,,kundërvajtësit e imët“, ti dërgojë në institucion ndëshkues-korrigjues, do të mund ti shfrytëzojë për punë me interes publik deri në 240 orë për gjysmë viti. Shkelja, respektivisht cenimi i udhëzimeve të punëtorëve të shërbimit të provës mund të rezultojnë me periudhë më të gjatë të shërbimit të provës apo transformim të “lirisë së kushtëzuar” në dënim me burg. Shërbimi i provës i vë në ,,pozitë të vështirë,, personat të cilëve u është shqiptuar një masë e caktuar e shërbimit të provës, pasi ata do të duhet të kenë kujdes në çdo lëvizje që e bëjnë. Qëllimi i shërbimit të provës është ta rehabilitojë personin. Në atë drejtim, Ligji duhet sa më shpejtë të funksionojë në praktikë në mënyrë efikase, të mundësohen mjaftueshëm resurse për zbatimin e tij.

Organi i shërbimit të provës në bashkëpunim me komunitetin do të punojë ndaj mbrojtjes së shoqërisë dhe zvogëlimit të rrezikut për kthim nëpërmjet rehabilitimit dhe ri-integrimit të kryerësve të veprave penale në shoqërinë, e gjatë kësaj duke i respektuar të drejtat dhe nevojat e viktimës. Këtë vit duhet ta presim ,,valën e madhe,, të ndryshimeve pozitive të cilat i sjell Ligji për shërbimin e provës. Gjykatësve tanë nuk u është e panjohur të shqiptojnë masa alternative, respektivisht dënime me kusht të personave të cilët për herë të parë kanë ardhur për herë të parë ndesh me Kodin penal të shtetit dhe të cilët kanë kryer vepër më të lehtë penale. Në aktgjykimet e njëjta me kusht duhet vetëm ti shtojnë masat për mbikëqyrje të cilat parashihen sipas ligjit – punë me interes publik apo ndonjë gjykatës të marrë guximin dhe të sjellë sanksion – burgim shtëpiak me mbikëqyrje elektronike.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit.

Jasmin Kalaç

Jasmin Kalaç është student i doktoratës në Departamentin e së Drejtës Penale në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Ankarasë në Turqi. Punon si avokati dhe fushat kryesore të tij të interesit janë e drejta penale, kriminologjia, penologjia dhe të drejtat e njeriut.