fbpx

Me të vërtetë jemi egërsira!

Branko Përlja

Mjedisi

02.09.19

Прегледи

Branko Prlja

Branko Prlja 200x250Për fsh. Dollno Divjaci, turizmin rural dhe avazet e keqija të hedhjes së mbeturinave çdokund.

Krusheva është e njohur me arkitekturën, kulturën, historinë e vet, pushimoret dimërore të saj dhe kremtimin e Ilindenit, me Kampionatin Botëror për paraglajdizëm kur qielli bëhet i larmë. Krusheva është e kënduar në këngë, e përshkruar, e incizuar por sa dimë se çfarë ndodh në rrethinën e saj, në shpatet e maleve dhe fshatrave përreth?

Nëse zbrisni pak më poshtë dhe niseni në rrugën drejt Demir Hisarit, do të hasni në fshatrat e harruara në shpatet e Malit Busheva. Në fillim do t’ju pres fshati i braktisur Arilevë, “qendra” e dikurshme ku janë tubuar njerëz nga fshatrat përreth në festime dhe ndeshje futbollistik, e tani ju pret zhurma e sharave motorike dhe të automjeteve të “NP Pyjet e Maqedonisë”. Në bisedë me banorët lokal kuptohet se çdo gjë është legale, bëhet “prerje deri në zhveshje” e cila për ata është proces tërësisht normal. Por, nëse drejt shpateve të malit, pjesë të tyre duken sikur kanë përjetuar zjarr pyjesh, janë tërësisht të zhveshura. Prapëseprapë, ju bindin se nuk ka problem, pylli do të përtërihet .....”për rreth pesëdhjetë vjet”.

Bas sme Divjaci 1

Nëse vazhdoni më tutje, do të arrini deri te fshati Dollno Divjaci, i cili gjendet në lartësi mbidetare prej 860 metra, përmes të cilit kalon lumi Zhaba, e emërtuar ashtu sepse e shikuar nga lartë u ngjanë këmbëve të bretkosës. Por këtu nuk do të gjeni shumë bretkosa. Por prandaj numri i vogël i banorëve që kanë mbetur aty mund t’ju ofrojnë kërpudha (porcini), mjaltë, raki , vezë, gjalpë dhe prodhime të tjera të cilat padyshim janë natyrore. Nëse nisni lartë ose poshtë nëpër shpatet e Malit Bushevë mund të mblidhni çaj trumze, çaj hikërror, manaferra, mjedra, kumbulla xhenerika ose thana. Dukuri interesante, si bunkerë nga koha e gurit, janë “gëlqeroret” në të cilat dikur është bërë gëlqere, por sot këtë e ndalon ligji.

Turizëm rural me mbeturina gjithkund – vështirë bëhet!

A ju duket deri tani si vend i përshtatshëm për turizëm rural? Motivet parësore për shkak të të cilave turist[t shkojnë në fshat janë natyra dhe trashëgimia kulturore, gastronomia, aktivitetet e ndryshme dhe interesat speciale (grumbullimi i bimëve shëruese, sporti malor, turne, pjesëmarrje në aktivitete rurale...)

Agroturizmi (pjesëmarrja dhe edukimi në punët bujqësore) dhe eko-turizmi (qëndrimi në natyre të virgjër) janë pjesë e turizmit rural. Eko – turistët janë udhëtarë të vetëdijesuar për nga ana ekologjike të cilët kërkojnë bukuri natyrore, nuk dëshirojnë hotele të kushtueshme, spa dhe pansione të plota, ata dëshirojnë të jenë pjesë e parafytyrimit romantik për fshatin në bukurinë e tij të lashtë dhe natyrore. Pikërisht ky lloj i turizmit rural ka rritje më të madhe në botë, ndërsa atë do ta kishin mundur ta ofrojnë edhe zonat tona.

Në një nga reportazhet për turizmin rural në Serbi, flitet për njerëz nga Zvicra, Sllovenia dhe vende të tjera të cilët udhëtojnë për të vizituar në shtëpi “të vjetër” nga viti 1964 (të ndërtuar me tulla) për ta provuar bukën e “gjyshes Millojka”. Për krahasim, Dollno Divjaci (si edhe shumica e fshatrave nga ky rajon) ka shtëpi tejet të bukura të vjetra guri me trarë druri në stil tradicional. Banorët do tu ofrojnë vezë fshati me ngjyrë të verdhë si dielli i Maqedonisë, raki vodka ruse në krahasim me të cilën duket si ujë, mjaltë mali e bletëve të cilat kanë grumbulluar nektar nga lulet e rritura në ajrin më të mirë në Maqedoni, gjalpë e shkrihet në gojë, kërpudha nga të cilat automjeti kur të ktheheni në shtëpi do të ketë aromë restoranti italian, ndërsa mjedrat… ah, mjedra më të mira malore! Parashtrohet pyetja a janë fshatrat tona më pak të vlefshme se sa fshatrat e fqinjëve tanë? Përgjigja është se nuk janë.

Në Dollno Divjaci nuk ka turizëm rural, në shkollën e dikurshme fillore “Mishe Eftim” kah mesi i shekullit të kaluar kanë mësuar edhe deri 350 nxënës, ndërsa sot “mësojnë” dhi, ndërsa në “mes-fshat” banorët hedhin mbeturina. Mbeturinat hidhen edhe “në rrugën” drejt fshati Gorno Divjaci, ndërsa në rrugët e tjera përgjatë shpatet e lumit. Virin e kaluar, përmes aktivitetit të grupit “Mos hidh, mos ndot” bëmë përpjekje që nuk kishin sukses që ti apelojmë komunën së Krushevës për të vendosur një kazan plehrash në fshatin. Prej tyre morëm një përgjigje diplomatike në të cilën “e përshëndesin aktivitetin tonë” me të cilën është njoftuar edhe ndërmarrja komunale, por edhe ata nuk premtojnë asgjë konkrete. Në pajtim me atë, praktikisht nuk është bërë asgjë.

Bas sme Divjaci 2

Çfarë mund të bëhet?

Pyetja është – çfarë mund të bëjnë kompetentët për tu zgjidhur ky problem dhe që është më me rëndësi – përse farë të zgjidhet? Paramendoni se kemi një fshat me rreth tridhjetë banorë i cili ka potencial për turizëm rural, mund të ofrojë prodhime natyrore, natyrë, për ajrin dhe klimën aspak të mos flasim , në qiellin Rruga e Qumështit thjeshtë “derdhet” para syve të juaja, qindra, mijëra yje shihen me sy, ndërsa pjesa më e madhe e shtëpive duken si të pa prekura ë nga shekulli i 19-të.

Dollno Divjaci është fshat i tillë i cili, siç merret vesh, ka vetëm një të re, një vajzë trevjeçare, e cila në mungesë të fëmijëve të tjerë i viziton pleqtë e vetmuar në shtëpitë përreth dhe ua bën ditën më të gëzuar . Por, sivjet edhe ajo familje me vajzën e re do ta braktis fshatin. Nuk është gabim që të vlerësohet se në dy deri tre deceniet e ardhshme fshati plotësisht do të braktiset. Ja përse është me rëndësi të zgjidhet kjo çështje – sepse me lënie të fshatrave pas dore e humbim lidhjen me zanafillat tona, atë natyroren, e lëmë pas dore origjinën dhe ashtu privohemi nga ardhmëria e ndërtuar në baza të forta.

Ja se çfarë mund të bëjnë kompetentët. E para, që është edhe më e rëndësishme është të sigurojnë një kazan plehrash për fshatarët të cilat do ta zbrazin një herë në javë. Ajo është gjëja e parë për të cilën turistët bëjnë vërejtje. Mandej, tu ofrohen subvencione për ruajtje të aktiviteteve ekzistuese në fshatin për të gjithë ata që kultivojnë ose prodhojnë diçka. Domethënë, nuk flasim vetëm për subvencione për qëllime turistike të amvisërive fshatare (të cilat, të përmendim, janë tepër të vogla, rreth 300 euro dhe të jenë kushtetuese – nëse hiqni dorë nga projekti patjetër duhet të ktheni 80 përqind nga paratë), por për subvencione për kultivim dhe zhvillim të aktiviteteve autentike në fshatin.

E treta, duhet të ruhen shtëpitë ekzistuese sepse një pjesë e tyre tani më janë rrënuar për shkak të kohës që ka kaluar. Mund të bëhen edhe shumë gjëra të tjera, për shembull të mirëmbahet rruga drejt Demir Hisarit e cila, në të dy anët është e mbuluar nga bari dhe automobilat janë të ekspozuar në “fshikullima” të vërteta nga shkurret përreth, ose të asfaltohet pjesa e rrugës që është midis komunave Krushevë dhe Demir Hisar. Gropa që është aty me dhjetëra vite rikujton në skenë të ndonjë skeçi të Monti Pajtonit, ose madje më tepër të serialit Top lista nadrealista, ku dy komunat nuk mund të merren vesh (më saktë, nuk dëshirojnë ta bëjnë atë nga inati) ta asfaltojnë pjesën e cila i takon komunës tjetër.

Por, madje edhe të meremetohet rruga, mund të jetë edhe pjesë e legjendave urbane të cilat fshatarët do t’ua rrëfejnë turistëve, si Turi-kamen (Vendos gur), një shkëmb që qëndron drejtë në rrugën në drejtim të fshatit Gorno Divjaci, nën të cilën ka humnerë, prej ku para shumë vitesh një banor është hedhur. Disa thonë për shkak të dashurisë së pa kthyer, por para asaj e ka lënë kësulën mbi shkëmbin. Sot, nga kurioziteti turistik në atë vend gjenden vetëm mbetjet dhe mbeturinat e ndërtimeve të hedhura afër shkëmbit. Domethënë, fillimisht të pastrohen mbeturinat (grupi “Mos hidh, mos ndot” tanimë e ka filluar me këtë aksion), e mandej të vendoset kontejner. E kjo është një lloj fillimi, apo jo?

Bas sme Divjaci 3

Ekoturizmi si bazë e mirë për shtet të ardhshëm ekologjik

Fshati Dollno Divjaci e morëm si shembull, ndërsa shembujt e tillë nuk mund të numërohen në shtetin tonë. Por, për shumicën e problemeve ka zgjidhje. Të gjitha propozimet mund të realizohen me çmimin e një këmbe të cilës do qoftë përmendore në kryeqytetin tonë, sepse edhe fshatrat janë trashëgimi kulturore, pa të cilat ardhmëria nuk do të ketë këmbë të forta në të cilat do të qëndrojë. Nëse ndërtojmë shtet ekologjik për shëndet dhe jetëgjatësi edhe të gjeneratave të ardhshme, e mua personalisht me duket se pjesa më e madhe e qytetarëve atë e dëshirojnë, shteti patjetër duhet të përfshihet në ndërtimin e vetëdijes ekologjike edhe me aktivitete praktikë, madje edhe me diçka që është aq banale siç është vendosja e kazanit për plehra në një fshat.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Branko Përlja

Branko Përlja është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë (SHKM) dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM). Ai u diplomua në Fakultetin e Artit dhe Dizajnit në Universitetin Evropian. Ai ka botuar më shumë se 15 vepra si shkrimtar, dhe shkruan me pseudonimin Bert Stein. Ai është themeluesi i portalit arno.mk, si dhe grupet "Jepi, mos hidh" dhe "Mos hidh, mos ndot", përmes të cilit ai punon për të rritur ndërgjegjësimin për riciklimin, ripërdorimin dhe zvogëlimin e përdorimit në mënyrë që të ruhet mjedisi.