fbpx

A mund të humanizohet sistemi politik dhe ekonomik pa një revolucion?

Politika

02.11.20

Прегледи

Filip Kletnikov

Filip Kletnikov 200x250Populizmi i sotëm është një simptomë e një shpërthimit socio-ekonomik i liberalizmit të uzurpuar në neoliberalizëm jo-lateral. Edhe më shqetësuese, se kjo është një simptomë e paaftësisë së lindur e qenies njerëzore (ose, ndoshta, shoqërisë dhe shtetit?, që të tërheqë një mësim nga përsëritja e historisë."

Kur ju jeni duke folur në lidhje me populizmin zakonisht janë dy diskurse dominuese: së pari, është vëzhgimi i tij, thjeshtë si një fenomen politik, gjatë çka si populiste zakonisht vlerësohen opsionet e politikave të konsideruara si e djathta ose e majta radikale. Së dyti, populizmi vëzhgohet si diçka a priori negative.

Kujt duhet t'i lariten politikanët?

Një nga sulmet më të zakonshme nga establishmenti akademik ndaj populizmit është akuza për lajkatim me popullin. Sidoqoftë, një sulm i tillë, i cili vjen nga elitat akademike (!) është kontradiktor dhe demagogjik dhe atë për dy arsye: (1) nëse demokracia është një normë shoqërore, atëherë "lajkatimi" me popullin për sa i përket brohoritjes dhe përfaqësimit të vrullshëm të interesave të tyre është një vlerë pozitive! Është çështje tjetër nëse politikanët do të jenë "dashnorja e pabesë", kështu që kur të joshin popullin (lexo: do ta marrin pushtetin), do t'i tradhtojnë interesat e tyre.

Por establishmenti akademik-intelektual është ose jashtëzakonisht hipokrit ose jashtëzakonisht i paaftë nëse fajëson vetëm populizmin për këtë të fundit (i cili nuk ka pasur ende kohë të mjaftueshme për ta provuar veten si qeveri) dhe gjatë kësaj (dëshiron) të kuptojë se populizmi është pikërisht pasojë e tradhtisë brutale të interesave të popullit nga rendi politik tradicional i etabluar: e djathta konservatore, qendra liberale dhe social-demokracia. (2) Çdo intelektual (duhet) ta dijë se fjala "populizëm" vjen nga latinishtja "populus", që thjeshtë do të thotë "popull". Prandaj, etiketimi "populizëm" - përsëri, nëse demokracia është me të vërtetë normë shoqërore e vlefshme - duhet të rezervohet jo vetëm si vlerë pozitive shoqërore dhe prirje, por si një nga vlerat kryesore shoqërore, sepse populus + ism nuk do të thotë asgjë tjetër përveç artikulimi ideologjik ("-ism") i interesave të njerëzve (populus), i "së mirës së përbashkët" që filozofët, politikologët dhe eksponentët e tjerë të institucionit intelektual e vlerësojnë aq shumë.

Sidoqoftë, ne shohim se është çështje e kundërt, pra së këndejmi del përfundimi logjik që: ose demokracia nuk është një vlerë e vlefshme shoqërore ose establishmenti akademik-intelektual fshehtas/gjysmë haptas mbron oligarkinë ose plutokracinë, dhe kështu në fakt minon vlerat e demokracisë që e rrëfen vetëm në mënyrë nominale.

Përkatësisht, nëse globalizmi neoliberal, i cili për dy dekadat e kaluara haptazi ka nxitur përqendrimin e kapitalit, çrregullimin e sektorit financiar, privatizimin e të mirave publike, ishte vlera asaj që i lariteshin politikanët nga opsionet politike të pranuara tradicionalisht të mbështetura nga logjistika akademike-intelektuale e atëhershme, atëherë bëhet vërtet e qartë pse populizmi është kaq i urryer dhe nxit frikën midis elitave ekonomike dhe satelitëve të tyre intelektual. Me sa duket, a nuk është hipokrizi kulmore t'i predikohet individit për të "mirën e përgjithshme" dhe "interesin publik" kur realitetet që e përbëjnë të mirën publike zhvlerësohen dhe u shiten subjekteve private, me çka e mira e përgjithshme de facto shpërbëhet para hundës së tij?

Populizmi, anarkizmi, nihilizmi: kaq afër, por aq larg...

Pikërisht vëzhgimi i populizmit nga afër vetëm në kontekstin politik (ditor) është një tjetër gabim i papranueshëm në perceptimin e tij. Populizmi është një fenomen gjithëpërfshirës (sub)kulturor me elemente të caktuara të anarkizmit dhe nihilizmit, megjithëse në të njëjtën kohë ai ndryshon thelbësisht nga këto dy ide, veçanërisht nga nihilizmi. Përkatësisht, populizmi, ndryshe nga anarkizmi, nuk e mohon rendin shtetëror si kundërshtim të lirisë; përkundrazi, populistët modernë duket se parimisht kanë një besim të fortë në shtetin, pushtetin dhe ligjet, por i perceptojnë ato si të rrëmbyera nga elitat globaliste neoliberale dhe prandaj të tjetërsuara nga populli. Për dallim nga nihilizmi, populizmi, nuk e konteston shoqërinë/komunitetin dhe të mirën e përbashkët si indin e tyre lidhës, por - ngjashëm me anarkizmin - i percepton ato si të uzurpuara nga elitat e përmendura. (Nota bene: Anarkizmi, ndryshe nga nihilizmi, afirmon komunitetin dhe të mirën e përgjithshme - me përjashtim të disa rrymave të anarkizmit individualist (Stirner), megjithatë beson se mbështetja e komunitetit e bën atë të paqartë dhe të korruptuar, me çka "e mira e përbashkët" në të vërtetë bëhet posedimi real i një grupi të privilegjuar që legjitimon dhe mirëmban aparatin shtetëror shtypës për t'i mbrojtur privilegjet e tij të fituara në mënyrë të panatyrshme).

Moze li da se ocovecat ekonomskiot i politickiot sistem bez revolucijaBurimi: trilateralresearch.com

Prandaj, populistët politikë janë skeptikë ndaj institucioneve neoliberale globaliste dhe botëkuptimit që përfaqësojnë ata. Nga ky skepticizëm lind sovraniteti si një nga tiparet themelore të populizmit politik: një përqendrim në komunitetin e vet, në nevojën për ta formësuar atë, pra, ripërcaktimin e tij si një komunitet funksional transparent (politikisht, ekonomikisht dhe në mënyrë kulturore), i liruar nga shtrëngesat e padukshme të globalizmit dhe mekanikës politiko ekonomike të neoliberalizmit.

Populizmi e rrënoi monopolin e së vërtetës

Ne tashmë kemi thënë se është e gabuar që populizmi të reduktohet vetëm në fenomen politik. Në fakt, duket se çdo sfidë më serioze ndaj një rendi politik-drejtues përfshin një kontest gjithëpërfshirës ndaj sistemit të njohur më të gjerë të vlerave të lidhur me atë rend - dhe anasjelltas. Pikërisht në këtë kontekst që dikotomia populizëm-globalizëm/neoliberalizëm tregon disa ngjashmëri të habitshme me dikotominë liberalizëm-monarkizëm të shekullit të 19-të. Edhe atëherë, liberalizmi ishte i njollosur si "nihilizëm" nga establishmenti aristokrat. Liberalizmi historik rrënjësisht i ka kontestuar vlerat e aristokracisë, përfshirë vlerat familjare (patriarkale), dhe përmes vlerave estetike, deri në premisat e vetë realitetit (materializmit). Në të vërtetë, populizmi i sotëm (akoma) nuk ka shkaktuar ndryshime të tilla tektonike; ellan vital-i i tij është shumë më tepër në simbiozë me mjetet e reja (digjitalizimin) sesa që drejtohet nga disa postulate rrënjësisht të reja të realitetit.

Është pikërisht me këtë simbiozë që disa nga tiparet themelore të populizmit lidhen si një fenomen më i gjerë, kulturor-antropologjik dhe ato janë:

- Relativizimi i kufijve midis njohurive akademike dhe atyre popullore: Përhapja masive e informacionit e shkaktuar nga epoka digjitale ka çuar në disponueshmërinë e njohurive si kurrë më parë. Me këtë, individi ka njohuri për gamën më të gjerë të çështjeve që e prekin atë, dhe të cilat deri më tani kanë qenë kryesisht monopoli i ekspertëve (siç janë polemikat mbi vaksinimin publik).

- Alternativizëm: Epoka digjitale ka dhënë shumë më tepër sesa këqyrje masive. Kjo mundësoi një rrjetëzim masiv dhe të qëndrueshëm të individëve dhe grupeve të pakënaqura dhe kritike (kryesisht përmes rrjeteve sociale, por edhe përmes blogosferës). Mënyra e tillë e rrjetëzimit i mundësoi të mos gllabërrohen dhe asimilohen nga establishmenti sipas modelit: izolimpasiguri (në qëndimet personale) – presioni shoqëror (mediat, sistemi arsimor, etj.) - braktisja e pikëpamjeve, por të krijojnë "kundër-bashkësi" masive virtuale në të cilat ata mund të krijojnë dhe organizojnë pikëpamjet e tyre anti-establishment, duke krijuar alternativa ndaj botëkuptimit normativ të establishmentit. Interneti dhe (sub)kulturat popullore e disponueshme përmes tij po bëhen gjithnjë e më shumë një universitet përpara universitetit për gjeneratat e reja.

-Kontestimi i autoriteteve dhe institucioneve(intelektuale) të etabluara zyrtarisht: kjo është një pasojë e natyrshme e alternativizmit; megjithatë, sistemi zyrtar i arsimit (para së gjithash universiteti) ende nuk e ka humbur përparësinë e tij, por si burim i njohurive dhe autoritetit po bie në një krizë në rritje. "Ekspertët", të cilët gjithnjë e më shumë ngjajnë si demagogë-legjitimues sesa studiues, dhe (ose) ndërtojnë me arrogancë një kullë fildishi rreth statusit të tyre akademik, duket se tashmë e kanë humbur autoritetin dhe monopolin e tyre mbi të vërtetën, të paktën në fushën social-humaniste. Përveç kësaj, fakti që (ndoshta për herë të parë në historinë e punës) revolucioni digjital ka krijuar veprimtari që janë tepër kognitive dhe të fituara përmes mënyrës autodidakte ose mjeteve të tjera jo-formale të arsimit, thellon më tej krizën universitare.

Sot mbizotëron një pesimizëm nihilist

Një tjetër gjë e rëndësishme që harrohet kur flitet për populizmin (ose e panjohur për ata që flasin për të) janë fillimet e tij. Ato shtrihen në vitet 60 të shekullit të 19-të në Rusi ("narodniki") dhe janë të lidhura me artikulimin e gjendjes ekonomike absurde dhe të padurueshme të fshatarit rus i cili, megjithëse është bartës i ekonomisë së atëhershme (rudimentare) ruse, është në fundin e saj. Përkundër reputacionit "fshatar" që kanë populistët sot, populli rus u artikulua nga intelektualë si Herzen, Çernishevski, Plekhanov (i hershmi), Bakunin. Bartës të populizmit amerikan (Populist Party) ishin fermerët të cilët u rebeluan kundër politikës manipuluese kreditore dhe monetare të sistemit bankar. A tingëllon si e njohur?

Populizmi i sotëm është një simptomë e një shpërthimit socio-ekonomik i liberalizmit të uzurpuar në neoliberalizëm jo-lateral. Edhe më shqetësuese, kjo është një simptomë e paaftësisë së lindur e qënies njerëzore (ose, ndoshta, shoqërisë dhe shtetit? që të tërheqë një mësim nga përsëritja e historisë." Megjithatë, ndryshe nga optimizmi socialist i "popullit" rus, sot mbizotëron pesimizmi nihilist. Dhe nëse historia plotëson një rreth tjetër të plotë (re-volutio), me barazinë e sotme ushtarake dhe mjetet teknologjike, mund të jetë përsëritja e fundit dhe (ose) perëndimi i fundit i diellit të asaj që ne e quajmë liri - cilado qoftë ajo! Kështu lind pyetja e re e vjetër: a është e mundur të humanizohet sistemi ekonomik dhe politik pa revolutio?

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni apo shkarkoni
Shënim: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë ato të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose të dhuruesit.