Filip Kletnikov ka diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Gjermane në Fakultetin Filologjik "Blaže Koneski" në Shkup. Ka përfunduar studimet e tij të magjistraturës në Studime Ndërdisiplinore Mesjetare (gjermanistikë, filozofi, histori arti) në Universitetin "Otto-Friedrich" në Bamberg, Gjermani, si bursist i DAAD. Përveç se është aktiv si poet, eseist, përkthyes dhe tregimtar, ai ka mbajtur leksione publike dhe ka organizuar tribuna që trajtojnë probleme bashkëkohore shoqërore, të shqyrtuara përmes prizmit të autorëve/veprave/rrymave nga fusha e letërsisë dhe filozofisë. Aktualisht është doktorant dhe ligjërues në Departamentin e Gjermanistikës dhe Skandinavistikës në Universitetin e Oregonit në Eugene, SHBA.