Prof. d-r Svetomir Shkariq
Autorët e Marrëveshjes së Prespës kanë qasje bashkëkohore ndaj shtetësisë. Me të kuptuarin e tillë të shtetësisë shoqëria e Maqedonisë më shpejtë do të transformohet nga shoqëri multietnike në shoqëri civile dhe në mënyrë me të sigurt do të lëviz drejt UE.
Amendamentet kushtetuese (XXXIII, XXXIV, XXXV dhe XXXVI) janë vepër politike, e jo profesionale. Ato janë produkt i vullnetit të Qeverisë së RM e cila Marrëveshjen me Greqinë e realizoi ashtu siç është kontraktuar. Ajo rreptësisht e mbante procesin kushtetues nën kontroll nga fillimi deri në fund, duke ndërmarrë një sërë masa politike për rritje të shumicës parlamentare prej 72 në 80 deputetë. Në rrethana të tilla, e drejta kushtetuese nuk mundej as të shpërthejë, e ku më të ndikojë mbi përmbajtjen e amendamenteve kushtetuese dhe formësimin e tyre juridik. Ajo është e dukshme nga dispozitat e akumuluara me të cilat përcaktohet hyrja në fuqi të amendamenteve kushtetuese, si dhe nga intervenimet në preambulën e Kushtetutës, duke e sjellë në gjendje të mos leximit.
Lëshimi grek për përdorimin e fjalës “Maqedoni”
Amendamenti XXXIII parashikon zëvendësim të fjalëve “Republika e Maqedonisë” me fjalët “Republika e Maqedonisë së Veriut”, ndërsa fjala “Maqedoni” zëvendësohet me fjalët “Maqedonia e Veriut”, përveç në nenin 36 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë. Ky amendament është i ngjashëm me Amendamentin LXXXII të 7 qershorit të vitit 1991 kur fjala “Socialiste” u shlye para fjalëve “Republika e Maqedonisë” nga titulli i Kushtetutës dhe dispozitat e tij.
Ruajtja e fjalës “Maqedoni” në nenin 36 të ;Kushtetutës ka rëndësi të madhe, sepse tregon se pala greke është e prirë ndaj luftëtarëve të luftës Antifashiste dhe luftërave nacional-çlirimtare që janë udhëhequr në Maqedoni. Ajo do të thotë se SIRIZA i respekton luftëtarët e ELAS dhe të DAG, në radhët e të cilëve kanë luftuar edhe shumë maqedonas. Atë e konfirmon edhe Aleksis Cipras, në fjalimin që e mbajti më 25 janar të vitit 2019 në parlamentin grek para se të fillojë votimi për ratifikimin e Marrëveshjes nga Prespa.
Duke ju drejtuar deputetëve nga radhët e PKG të cilët paraprakisht paralajmëruan se do të votojnë kundër Marrëveshjes së Prespës, Cipras i quajti “nacionalistë”, duke i rikujtuar në paraardhësit e tyre të cilët kanë qenë internacionalistë: “Nuk dëshiroj ti bëj vështrim as Abetares sllavomaqedonase të cilën komunistët e shpërndanin në Tashkent fëmijëve të luftëtarëve sllavomaqedonas të Armatës demokratike të Greqisë. Nuk dëshiroj tu referohem as 70.000 refugjatëve nga Lufta Civile të cilët shteti grek në vitin 1983 i privoi nga e drejta që të kthehen në atdheun e tyre. As do ti referohem sllavomaqedonases Irini Gini – Mirka Ginova, gruan e parë të ekzekutuar në luftën civile. Ajo ka qenë komuniste. Me këto shqetësime të ndërgjegjes që i keni – duhet të ballafaqoheni vetë!”.
Askush deri tani nuk e ka thënë këtë në mënyrë kaq të hapur në parlamentin grek pas nënshkrimit të Marrëveshjes nga Varkiza në shkurt të vitit 1945. Mirka, mësuese nga fshati Rusinovë, të Vodenit fillimisht ka luftuar kundër okupatorëve fashist të Greqisë, ndërsa mandej edhe kundër monarko-fashistët e vendit dhe kundër trupave britanike. Ajo vajzë gazmore me flokë të zeza të bujshme është partizane në ELAS nga viti 1943, ndërsa në DAG nga viti 1946. Në 6 korrik të vitit 1946 në vendin e quajtur Dollga Livada në malin Poçep në afërsi të Vodenit ka formuar një arradhë partizane. Së shpejti në një aksion të monarko-fashistëve është zënë rob, bashkë me një grup aktivistësh të FNÇ për Maqedoninë e Egjeut dhe PKG. Të zënit rob kanë qenë brutalisht të torturuar dhe i shëtitur të lidhur nëpër rrugët e Vodenit. Nga Mirka kanë kërkuar që ti zbulojë emrat dhe adresat e aktivistëve të FNÇ. Shtatë ditë e kanë torturuar, me gjuajtje nga pistoleta përderisa ajo ka qenë e groposur në tokë. Ajo, me heshtjen e saj, ka shkaktuar zemërimin e ashpër të torturuesve. Ka filluar të flasë kur e kanë dërguar para Gjykatës Ushtarake në Enixhe – Vardar: “Jam maqedonase dhe i besoj PKG, sepse vetëm ajo parti i përfaqëson dëshirat e njerëzve në Greqi dhe për Maqedonasit garanton të drejta të njëjta me të gjithë të tjerët. Luftova kundër gjermanëve dhe tani jam krenare që vdes, sepse luftova okupatorët e ri”. Në mëngjes, më 26 korrik të vitit 1946 para pushkatimit ajo e ka kënduar Internacionalen. Para së të dëgjohet e shtëna ajo zëshëm ka klithur: “Rroftë Partia komuniste e Greqisë! Rroftë FNÇ!”, siç theksohet në librin e Dragan Klakiq, “Fitorja e humbur e gjeneralit Markos”.
Pas fjalimit të Ciprasit, mund të konkludohet lehtë se nuk është rastësi që Marrëveshja midis dy shteteve është nënshkruar në Prespë, në fshatin Nivici (Psarades). Vendi e simbolizon luftën antifashiste të grekëve dhe Maqedonasve, por edhe solidaritetin e popujve jugosllav me partizanët grek. Arë e konfirmon edhe Aleksandar Rankoviqi në vitin 1983, dhjetë ditë para vdekjes së tij: “Popujt tanë edhe përkundër faktit se pas luftës shkatërruese ishin të varfëruar, ata nga gojët e tyre ndanin kafshata për ti ndihmuar luftëtarët demokratik në Greqi. Nëpër qytetet dhe fshatrat njerëzit tanë grumbullonin veshje, këpucë, prodhime materiale dhe para sikur të ishte në pyetje ushtria jonë e cila përgatitet për të shkuar në front”, siç theksohet në librin e Rade Gogov – Crnoreçki, “Shërimi i luftëtarëve të DAG në Maqedoni.
Nuk duhej të shkëputet lidhja midis vendimeve të KAÇKM dhe Proklamatës
Amendamenti XXXIV i përmban ndryshimet në preambulën e Kushtetutës. Disa fjalë shlyhen, disa shtohen, ndërsa disa zëvendësohen me të reja. Intervenimet janë bërë në mënyrë mekanike në tekstin integral prej 178 fjalësh. Preambula e “lënduar” në atë mënyrë vështirë kuptohet. Prandaj disa deputetë në parlamentin grek kërkuan që tu dërgohet “teksti i pastruar i Kushtetutës”. Por, ajo kërkesë është e parealizueshme, së paku në këtë moment. Pastrimin mund ta bëjë vetëm Kuvendi, në procedurë të paraparë për sjellje të Kushtetutës së re. Kërkesa e tillë me gjasë do të parashtrohet edhe në procedurën për ratifikimin e Protokollit për aderim të Maqedonisë në NATO.
Shlyerja e fjalëve në dy vende në preambulën nuk krijon probleme më të mëdha. Nuk krijon probleme as shtimi i fjalëve të reja “vullneti për krijim të shtetit të pavarur sovran dhe Marrëveshja kornizë e Ohrit”. Por, problem më të madh zëvendësimi i fjalëve “vendimet e KAÇKM” me fjalët “vendimet juridike të cilat janë të theksuara në Proklamatën e Asamblesë së Parë të KAÇKM për popullin maqedonas për asamblenë e mbajtur të KAÇKM”“. Nëse shkohet deri në fund në sqarimin e dallimeve midis këtyre dokumenteve, atëherë do të shihet edhe pasojat nga ndarja e tyre.
Vendimet e KAÇKM janë miratuar më 2 gusht të vitit 1944 nga 116 anëtarë të KAÇKM, ndërsa Proklamata është nënshkruar më 6 gusht nga kryetari Metodi Andonov Çento dhe 21 anëtar të Presidiumit të KAÇKM dhe 98 anëtarë të KAÇKM. Midis nënshkruesve të Proklamatës figurojnë edhe katër anëtarë të KAÇKM të kooptuar në KAÇKM në seancën e Presidiumit të KAÇKM të 6 gushtit të vitit 1944. Figuron edhe emri i Llazar Kulishev, punëtor nga Sveti Nikole, për të cilët nuk ekzistojnë të dhëna se është kooptuar në KAÇKM. Dallime ka edhe në numrin e vendimeve të miratuara dhe në radhitjen e tyre. Në Asamblenë e Parë të KAÇKM janë miratuar 7 vendime (zgjidhje), një rregullore dhe Manifest nga Asambleja e parë e KAÇKM drejtuar popullit maqedonas. Në Proklamatën figurojnë 9 vendime (zgjidhje), me atë dallim se në të nuk theksohet Manifesti nga Asambleja e parë e KAÇKM drejtuar popullit maqedonas. Nuk theksohet për shkak të fjalëve: “ dëshirë e drejtë dhe e pashmangshme PËR BASHKIM TË TËRË POPULLIT MAQEDONAS mbi parimet e të të drejtës për vetë-përcaktim”.
Në Proklamatën në vend të parë figuron vendimi me të cilin Maqedonia shpallet si shtet federal, në Jugosllavinë e re, federative. Vendim të tillë të ndarë nuk ekziston në regjistrin e vendimeve të Asamblesë së Parë të KAÇKM. E pranishme është në mënyrë parciale, në më tepër vende. Me gjasë, ky është shkaku që Grekët kanë kërkuar që Proklamata të hyjë në preambulën, sepse përmes saj Maqedonia në mënyrë më të fuqishme lidhet për Jugosllavinë.
Prapëseprapë, nuk kishte nevojë të shlyhen fjalët “vendimet e KAÇKM”. Duhej të shtohen vetëm fjalët - “vendimet e KAÇKM të cilat janë të theksuara në Proklamatën e Asamblesë së Parë të KAÇKM drejtuar popullit maqedonas për asamblenë e mbajtur të KAÇKM”. Në atë mënyrë do të ishte vendosur lidhja e drejtpërdrejtë midis vendimeve të KAÇKM dhe vendimeve të Proklamatës, ndërsa pala greke nuk do të kishte pasur bazë të druajë nga irredentizmi nga lidhja e vendosur në atë mënyrë.
Tejet është e nevojshme që të hulumtohet presioni për korrigjim të frymës së KAÇKM. A ka ardhur nga kreu i Jugosllavisë Federative ose nga fuqitë e mëdha të asaj kohe? Më e besueshme është e dyta, sepse edhe pas Proklamatës nuk pushoi bashkëpunimi midis ELAS dhe UNÇ të Maqedonisë. Nuk u ndërpre as bashkëpunimi gjatë luftës Civile. Përkundrazi, përgjatë kufirit shtetëror nga Prespa deri në Dojran DAG i bëri betejat më të fuqishme, ndërsa në Maqedoni dhe Jugosllavi kanë ekzistuar më tepër qendra për trajnim dhe dhënie të ndihmës për njësitë e DAG.
Me rëndësi është se çka mendon “Vinozhito” (Ylberi) e jo çka mendojnë nacionalistët
Me amendamentin XXXV për herë të dytë plotësohet neni 3 nga Kushtetuta me të cilin përcaktohen kufijtë shtetëror të Republikës së Maqedonisë. Me atë jepen garanci se Republika do ta respektojë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të vendeve fqinje. Nuk ka asgjë të kontestueshme në atë. Bëhet fjalë përshkrim të kërkesës greke të formuluar në Marrëveshjen e përkohshme të vitit 1996 (neni 3).
Burim: sdk.mk
Me amendamentin XXXVI zëvendësohet në mënyrë integrale neni 49 dhe Amendamenti II i vitit 1992, me ç’rast amendamenti i theksuar tërësisht vendoset në Amendamentin XXXVI. Në mënyrë definitive braktiset kategoria “pjesëtarët e popullit maqedonas në vendet fqinje” të paraparë në Kushtetutën e vitit 1991. Amendamenti i ri operon me kategoritë “shtetas” dhe “diasporë”. Kur janë në pyetje shtetasit e Maqedonisë, Republika e ndërmerr obligimin që ti mbrojë të drejtat dhe interesat e tyre kur ata jetojnë ose qëndrojnë në botën e jashtme. Por kujdeset edhe për diasporën e cila është pjesë e popujve të theksuar në Preambulën. Grekëve nuk ju pengon kategoria “populli maqedonas” për shkak se ajo është çështje identitare e cila nuk varet nga vullneti i tyre.
Pjesëtarët e “Ylberit” në Greqi konsiderojnë se zgjidhje e problemit të pakicës maqedonase në Greqi është problem i Greqisë dhe se duhet të zgjidhet nga ana e saj, me ndihmë të demokratëve - Grekë dhe institucioneve edhe evropiane edhe botërore që kanë të bëjnë me mbrojtje të të drejtave të pakicave. Rruga shpien përmes demokratizimit të shoqërisë greke. Ajo rrugë është e vështirë dhe e gjatë, i ngjan lundrimit nëpër “det të trazuar”, por shpien në një “port demokratik”. Ata janë të bindur se nacionalizmi maqedonas do të jetë tragjik nëse “bëhet karikaturë e atij grek”, nëse insiston në rrënjë dhe në qasjen – kussh i pari ka ardhur ose nuk ka ardhur në një territor të caktuar edhe në cilësi të tillë.
Në Amendamentin më gjerë garantohen dhe mbrohen identiteti maqedonas se sa ishte paraparë në Draft – amendamentin të propozuar nga Qeveria e RM. Në të theksohet se Republika i mbron dhe kultivon karakteristikat, trashëgiminë historike dhe kulturore të popullit maqedonas. Kjo zgjidhje buron drejtpërdrejtë nga Marrëveshja e Prespës, nga dispozitat me të cilat përcaktohet territori, gjuha, populli, historia, kultura dhe trashëgimia e pjesës sonë të Maqedonisë (neni 7 pika 3).
Neni i theksuar nga Marrëveshja çel hapësirë për afirmim të identitetit të popullit maqedonas, shumë më gjerë nga hapësira që e jep Amendamenti VIII të Kushtetutës kur është në pyetje identiteti i bashkësive të pakicave në Maqedoni. Autorët e Marrëveshjes kanë qenë të vetëdijshëm se çështjet identitare janë të ndërlidhura me vetëdijen e njerëzve dhe me ndjenjat e tyre, e jo me rregullativën shtetërore dhe të drejtën ndërkombëtare. Atë e kuptuan edhe tetë deputetët nga opozita të cilët e përkrahën shumicën parlamentare që ta hap, e mandej edhe ta përfundojë procedurën për ndryshimet kushtetuese. Ishte mjaft e tendosur, por prapëseprapë e suksesshme.
Vendimi për shtetësi është ndërmarrë nga Marrëveshja e Prespës
LigjiLigji Kushtetues për zbatimin e amendamenteve e merr drejtpërdrejtë dispozita nga Marrëveshja për shtetësinë maqedonase, ashtu siç është shënuar në vetë marrëveshjen. Ky është konfirmimi se Marrëveshja e Prespës ka karakter kushtetues dhe se paraqet burim të të drejtës kushtetuese.
Shtetësia është maqedonase. Me përcaktimin e tillë, fuqizohet karakteri maqedonas i rregullimit shtetëror në kuptimin juridik, politik dhe kulturor. Ajo është një hap përpara në raport me zgjidhjen e deritanishme kushtetuese e cila është tërësisht juridike, pa formë të caktuar. I kuptuari i ri i shtetësisë nuk e përcakton e as përshkruan përkatësinë etnike të qytetarëve, por nuk e përjashton as mundësinë e puthitjes së tyre te ata qytetarë që ndjehen si maqedonas ose të cilët dëshirojnë të jenë Maqedonas, pavarësisht nga përkatësia ose mos-përkatësia e tyre etnike.
Nëse pjesëtarët e “Ylberit” kanë qasje bashkëkohore ndaj pakicës nacionale, autorët e Marrëveshjes së Prespës kanë qasje bashkëkohore ndaj shtetësisë. Me kuptimin e tillë të shtetësisë, shoqëria e Maqedonisë më shpejtë do të transformohet nga multietnike në shoqëri qytetare dhe në mënyrë më të sigurt do të lëviz drejt UE.
Amendamentet Kushtetuese janë miratuar më 11 janar të vitit 2019, pas negociatave të gjata dhe të vështira të shumicës parlamentare me opozitën për sigurim të 81 votë në Kuvendin. Edhe në Parlamentin e Greqisë, shumica parlamentare me vështirësi të mëdha arriti të sigurojë 153 vota për ratifikim të Marrëveshjes së Prespës më 25 janar të vitit 2019. Nga rezistenca në të dy vendet shihet qartë se sa Rabidranat Tagore ka pasur të drejtë kur në vitin 1912 ka pohuar se “nacionalizmi është epidemi e tmerrshme e cila e helmon njerëzimin”, dhe se “është mjegull e dendur e padurueshme e cila e fsheh madje edhe diellin” dhe se “Kombi mund të jetë e keqja më e madhe për vetë Kombin”.
Prandaj ekziston propozim që autorët e Marrëveshjes së Prespës ta marrin Çmimin Nobel për paqe në vitin 2019. Ata e meritojnë atë sepse fuqishëm e shkelin nacionalizmin në vendet e tyre dhe hapin perspektiva për miqësi dhe marrëdhënie të fqinjësisë së mirë.
Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.