fbpx

Ballkani i Hapur – Një mundësi suksesi apo një alternativë për në BE?

Hristijan Ilievski

Politika

22.09.21

Прегледи

Hristijan Ilievski

Hristijan Ilievski 400x500Pyetja në lidhje me kuptimin e të ashtuquajturit Ballkani i Hapur dhe pasojat (pozitive ose negative) që ai ka në rajon po bëhet një temë gjithnjë e më interesante për t'u ndjekur në periudhën në vijim.

Aktualisht, janë dy nisma më relevante në rajonin tonë që synojnë të stimulojnë dhe thellojnë bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Tregu i Përbashkët Rajonal i sponsorizuar nga BE-ja, kryesisht përmes Gjermanisë dhe Procesit të Berlinit, dhe Nismës për Ballkanin e Hapur, e njohur më parë si Mini Shengen, që përfshin Maqedoninë, Shqipërinë dhe Serbinë.

Çfarë paraqetBallkani i Hapur“?

Tregu i përbashkët rajonal u bë realitet vitin e kaluar gjatë Procesit të Berlinit të mbajtur në Sofje, kurse Maqedonia ishte bashkë-nikoqire me Bullgarinë . Gjatë kohës së mbajtjes së samitit, udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan Deklaratën për një Treg të Përbashkët Rajonal, për integrim më të thellë ekonomik rajonal dhe një hap më pranë tregut të vetëm të BE-së dhe Deklaratës së Agjendës së Gjelbër. Bëhet fjalë për bashkëpunimin dhe investimet në disa sektorë si prodhimi, infrastruktura, politika klimatike, mbrojtja dhe rinovimi i ekosistemeve. Një rol gjithëpërfshirës në zbatimin dhe arritjen e këtij qëllimi ka Plani i plotë Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Kjo nismë pritet të rrisë marrëdhëniet ekonomike midis vendeve, si dhe bashkëpunimin në të gjithë sektorët përkatës që nënkuptojnë përparim dhe përfitim për qytetarët e rajonit, në mënyrë që t'i afrojë vendet e rajonit me standardet e nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Nga ana tjetër, paralelisht me Tregun e Përbashkët Rajonal që lidh të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, këtë vit, gjatë Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal të mbajtur në Shkup, u promovua Iniciativa për të ashtuquajturin Ballkani i hapur, nënshkruesit e të cilit janë vetëm gjysma e vendeve, respektivisht Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia.

Vendimet kryesore që u miratuan nga ana e kryeministrit maqedonas Zaev, homologut të tij shqiptar Rama dhe presidentit serb Vuçiç janë praktikisht heqja e kufijve midis tre vendeve, e cila hyn në fuqi më 1 janar 2023, nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi për mbrojtjen dhe shpëtimin nga fatkeqësitë në Ballkanin Perëndimor, i cili synon të ndihmojë Republikën e Maqedonisë, Republikën e Serbisë dhe Republikën e Shqipërisë me kapacitetet e duhura në rast fatkeqësish dhe nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për qasje të lirë në tregun e punës që lehtëson lëvizjen e qytetarëve dhe ofron një qasje më të lehtë dhe më të lirë në tregun e punës duke hequr lejet e punës dhe duke thjeshtuar procedurat për lejet e qëndrimit të përkohshëm për qytetarët e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë.  

Duke pasur parasysh kontekstin më të gjerë të rajonit dhe integrimin evropian të ngecur që nuk po mund të zhbllokohet në asnjë mënyrë, të gjithë ne logjikisht do të shtronim pyetjen nëse BE-ja ka vërtet dëshirë për të integruar Rajonin në Bashkim apo këto iniciativa janë zëvendësim për anëtarësimin, respektivisht një alternativë për në BE. Këdo që të pyesim nga liderët evropianë dhe botërorë, përgjigjja është e njëjtë, dmth se këto iniciativa janë të mira për rajonin dhe se ato do të forcojnë marrëdhëniet midis vendeve, por që ato kurrë nuk duhet të jenë një alternativë për në BE, respektivisht qëllimi përfundimtar i vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë anëtarësimi i plotë në BE.

Ndryshe nga Tregu i Përbashkët Rajonal ku të 6 vendet janë nënshkruese, Ballkani i Hapur përbëhet nga vetëm tre, gjë që shkaktoi një sërë reagimesh në lidhje me gjithëpërfshirjen e iniciativës dhe efektet negative që mund të ketë nëse nuk përfshin tre vendet e tjera. Për hir të vërtetës, ata që nuk janë pjesë e Ballkanit të Hapur gjithashtu u ftuan të bashkohen, por secili vend kishte arsyet e veta pse aktualisht po distancohet nga i gjithë ky proces.

Në përgjithësi, arsyet pse Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi nuk duan t'i bashkohen kësaj iniciative është roli që po merr Serbia, duke u paraqitur si lokomotiva që e çon këtë proces përpara, dmth frika nga dominimi i tepërt serb gjatë gjithë kohës, dhe në të njëjtën kohë nuk duhet harruar se të gjitha këto vende kanë mosmarrëveshje të hapura me Serbinë.

Otvoren Balkan Otskocna daska ili zamena za EU

Burimi: altax.al

Çështja e njohjes së Kosovës nga Serbia dhe normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve është ende e rëndësishme dhe Prishtina nuk dëshiron të përfshihet në një iniciativë ku, sipas mendimit të tyre, ata do të ishin në pozitë më të nënshtruar në raport me Beogradin. Mali i Zi, nga ana tjetër, ka një problem me rolin e Kishës Ortodokse Serbe dhe ndikimin e saj në jetën politike të vendit, kurse marrëdhëniet janë përkeqësuar veçanërisht pas ngjarjeve në Cetinje muajin e kaluar. Nga ana tjetër ne kemi Bosnjë dhe Hercegovinën ku Republika Srpska paraqet gjithmonë një pengesë në sa i përket marrëdhënieve midis Bosnjës dhe Serbisë.

Qëndrimi ifuqive të mëdha

Pozicioni i aktorëve kryesorë në politikën evropiane dhe botërore është interesant, veçanërisht ai i Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjermania, si nxitësi kryesor i Procesit të Berlinit, është plotësisht prapa Nismës së Tregut të Përbashkët Ekonomik, e cila bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i ndihmon ata të afrohen me tregun evropian dhe BE-në, dhe ka një qëndrim më pak të përmbajtur ose skeptik kur bëhet fjalë për iniciativën Ballkani i Hapur.

Kjo mund të shihet nga deklaratat e Sekretarit të Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë Miguel Berger, i cili konsideron se të ardhmen e gjashtë vendeve e sheh në tregun e përbashkët ekonomik dhe se është vendimtare për Gjermaninë që të avancohet puna e tij, i cili duhet të krijohet deri në vitin 2024, dhe paraqet një parakusht kyç për zbatimin e suksesshëm të planit ekonomik dhe investues të BE-së për rajonin. Ai beson se Ballkani i Hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe që iniciativa të jetë e suksesshme, kësaj iniciative duhen t'i bashkohen edhe vendet e tjera.

Në atë linjë është qëndrimi i kancelares në largim Angela Merkel, e cila gjatë vizitës së saj në Beograd këtë muaj tha se Ballkani i Hapur mund të ishte një zgjidhje e mirë, por që ajo e konsideroi atë një opsion të dytë sepse nuk është aq gjithëpërfshirës sa tregu i përbashkët rajonal. Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, gjithashtu foli me një ton më të mprehtë për këtë çështje, i cili gjatë një interviste të dhënë kishte thënë se kjo iniciativë është një konkurrencë jo e shëndetshme.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë një përkrahëse dhe promovuese e fortë e Iniciativës për Ballkanin e Hapur, duke qenë se ajo u dërgoi mesazhe inkurajuese drejtuesve dhe nismëtarëve të procesit, dhe në të njëjtën kohë ftoi udhëheqësit e tre vendeve të tjera për të shfrytëzuar këtë mundësi dhe për t'iu bashkuar iniciativës sa më shpejt të jetë e mundur. Deri më tani, ato përpjekje kanë qenë të pasuksesshme dhe nuk ka njoftime se ndonjë nga tre vendet (Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova) do të bashkohen në të ardhmen e afërt, kurse me një ton veçanërisht të ashpër u prezantua Kryeministri i Kosovës Kurti, duke deklaruar se derisa Serbia nuk e njeh Kosovën, ai nuk do të merrte pjesë në atë iniciativë. Kryeministri shqiptar Rama, nga ana tjetër, e konsideron lëvizjen e Kryeministrit të Kosovës një mundësi të humbur, sepse sipas tij, nëse Kurti i bashkohet kësaj iniciative, kjo do të shënonte një hap përpara në lidhje me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

Fakti që Presidenti serb Vuçiç ftoi Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi që të bashkohen, duke mos ftuar Kosovën dhe duke thënë se nuk do të ketë kufij midis Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke pasur parasysh ftesën e Kryeministrit Rama për Kosovën që t'i bashkohet kësaj iniciative, te shumica të cilët janë skeptikë në lidhje me vetë Iniciativën, hodhi dyshime mbi rolin e Maqedonisë në vetë procesin dhe ngriti pyetjen nëse Maqedonia, duke u bashkuar me Ballkanin e Hapur vetëm me Shqipërinë dhe Serbinë, dhe pa vendet e tjera, me vetëdije ka hyrë në procesin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes shqiptaro-serbe siç e emërton Vuçiç, dmth mosmarrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit, dhe në dëm të cilit shtet do të ishte verdikti përfundimtar i gjithë kësaj. Tani për tani, gjithçka është në nivelin e spekulimeve, kurse kurse mesazhet nga Shtetet e Bashkuara se kufijtë e Ballkanit janë të pandryshueshëm ngjallin besim se Maqedonia nuk do të dalë e dëmtuar nga ky proces, por se do të ketë vetëm përfitime nga bashkëpunimi me Shqipërinë dhe Serbinë.

Në kërkim të zgjidhjeve të tjera

Ajo që mund të përmblidhet nga të gjitha të dhënat që kemi në dispozicion deri më tani është se BE-ja nuk ka gjetur ende një zgjidhje përfundimtare në lidhje me pranimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe se ata padyshim janë të lodhur nga procesi i zgjerimit. Kjo është arsyeja pse udhëheqësit e rajonit, duke e kuptuar këtë, po përpiqen të gjejnë zgjidhje të përkohshme krijuese dhe të qëndrueshme që do ta mbajnë gjallë procesin e pranimit, derisa BE-ja vetë të jetë plotësisht e përgatitur për anëtarësimin në Ballkanin Perëndimor. Kjo pasohet edhe nga deklarata e fundit e kancelares në largim Merkel, gjatë vizitës së saj në rajon në shtator të këtij viti, se ne duhet të presim një kohë të gjatë deri në anëtarësimin përfundimtar.

Sa i përket vetë Iniciativës për Ballkanin e Hapur, do të mbetet kohë për të parë se si do të funksionojë në praktikë, dhe duke pasur parasysh që politika po zhvillohet me një ritëm mjaft të fortë vitet e fundit, një përgjigje të shpejtë rreth funksionimit të vërtetë të këtij projekti mund të presim në një ose dy vitet e ardhshme.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni
Vërejtje: Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

Hristijan Ilievski

Hristijan Ilievski është ambasadori i ri i GLOBSEC për Ballkanin Perëndimor.