Sonja Stojadinovic
Përveç faktit se presidenti deri në fund të jetës të shfrytëzimit të zyrave dhe të shërbimeve nga tre këshilltarë, nuk ka kurrfarë rregullimi të përgjegjësive të tij ndaj shtetit për tu garantuar përkrahja financiare të garantuar deri në fund të jetës.
Komisioni i antikorrupsionit bëri hap të pritur dhe të përgjegjshëm i cili është i pritur në kuadër të ingerencave të tij duke nxitur propozim për zvogëlim të beneficioneve të presidentit të shtetit pas përfundimit të mandatit. Presidenti Pendarovski e përkrahu këtë propozim me deklaratë se do të heqë dorë nga beneficionet e veta të presidentit post mandatit dhe se kërkon vetëm zyrë në institucion shtetëror ku do ti kishte kryer obligimet e veta protokollare.
Kjo deklaratë është pozitive për reputacionin e presidentit në situatën kur kemi skandale të fuqishme me shpenzimin e parave nga deputetët për shpenzime udhëtimi dhe manipulime me përkrahjen financiare për vendosje të deputetëve që nuk janë nga Shkupi. Prapëseprapë, parashtrohet pyetja nëse heqja dorë e presidentit nga këto beneficione do të ketë ndikesë pozitive fiskale mbi buxhetin. Shuma prej 1950 euro për qiramarrje të hapësirave për zyra në kullat “Xhevahir”, ku është vendosur presidenti i mëparshëm Gjorgje Ivanov dhe shfrytëzohen për kabinetin e tij, gjithsesi mund të përdoren për gjëra më të mençura.
Ligji për të drejtat e presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe të familjes së tij është shumë i përgjithësuar, por edhe i dëmshëm për buxhetin e shtetit. Përveç faktit se presidenti deri në fund të jetës të shfrytëzimit të zyrave dhe të shërbimeve nga tre këshilltarë, nuk ka kurrfarë rregullimi të përgjegjësive të tij ndaj shtetit për tu garantuar përkrahja financiare të garantuar deri në fund të jetës. Në nenin 8 qëndron se presidenti të cilit i ka përfunduar mandati merr pjesë në solemnitetet shtetërore. Kaq nga obligimet e tij. Përveç pensionit, vetëm imponohet pyetja nëse është e nevojshme suita e këshilltarëve kur askund në ligjin nuk janë të theksuara qartë obligimet të cilat presidenti do ti kishte përmbushur pas përfundimit të mandatit.
Shembuj të mirë dhe të këqij
Në Bullgarinë fqinje presidenti aktual Rumen Radev bashkë me paraardhësit e tij pas mandatit do të gëzojë në rrogë të përjetshme mujore prej 3744 leva ose 1850 euro, si dhe përkrahje vjetore financiare prej 15 mijë euro për rrogë të këshilltarëve. Gjithashtu, si ish president, Radev bashkë me paraardhësit të tij ka të drejtë për bodigard në periudhë prej një viti pas përfundimit të mandatit, por e drejta për përdorim të automjetit zyrtar mbetet deri në fund të jetës.
Nëse e marrim parasysh situatën në rajon, ish shtetet jugosllave – Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia japin shembull më të mirë për ndjekje. Në Serbi presidenti pas përfundimit të mandatit, 6 muaj merr rrogë të plotë, por ajo mund të vazhdohet deri në një vit. Mandej shteti mund ti paguajë 80 përqind nga rroga përderisa nuk gjen punë ose nuk shkon në pension. Praktikisht, është i siguruar deri në fund të jetës, por prapëseprapë jo si presidenti i Maqedonisë. Gjithashtu, ka të drejtë për zyrë, këshilltarë dhe shofer personal sa kohë që ka zgjatur mandati i tij.
Burim: mms.mk
Në Itali, ndërkaq, presidenti i shtetit pas përfundimit të mandatit e merr titullin President Emeritus ose president i nderit dhe bëhet anëtar i përjetshëm i Senatit. Prapëseprapë, me atë pozitë ai tanimë formalisht më tepër merr pjesë në jetën juridike të Italisë sepse ai pozicion nuk është i rezervuar vetëm për ish presidentët por edhe për persona të cilët shumë kanë kontribuar me punën e tyre. Në listën e senatorëve të përjetshëm janë edhe kompozitori Arturo Toskanini, dizajnuesi i automobilave Serxho Pinifarina, industrialisti Xhani Anjeli.
Me ligj të posaçëm, Greqia fqinje i ka rregulluar beneficionet e ish presidentëve. Ata kanë të drejtë për 4 shoferë personal, 7 këshilltarë, zyrë dhe 6700 euro rrogë mujore dhe e tërë kjo gjithashtu është e përjetshme.
Në Francë presidenti i mëparshëm merr rrogë prej 6000 euro bruto, por gjithashtu bëhet edhe anëtar i përjetshëm i Këshillit Kushtetues nga i cili në mënyrë shtesë merr rrogë... Gjithashtu, ka edhe të drejtë të përjetshme për zyrë me dy të punësuar, dy shoferë personal dhe dy policë të cilët e ruajnë shtëpinë e tij. Ka të drejtë edhe për transport falas publik dhe shfrytëzim të parave në klasin e parë të aviokompanisë franceze Er Frans.
Të drejtat pas – mandatit e presidentëve të mëparshëm në Federatën Ruse janë të rregulluara me dekret të nënshkruar nga presidenti i atëhershëm Boris Jelcin në vitin 1995. Dekreti pas përfundimit të mandatit ju garanton rrogë t[ përjetshme në lartësi prej 75 përqind nga rroga që e kanë marrë gjatë kohës së mandatit. Në rast të vdekjes së presidentit, anëtarët e familjes së tij kanë të drejtë për pagesa mujore gjashtë herë më të mëdha se sa pensioni minimal i cili është rreth 175 dollarë. Pas përfundimit të mandatit, presidentët kanë të drejtë për imunitet të përjetshëm dhe nuk do të përndiqen për krim të kryer gjatë mandatit. Familja dhe fëmijët deri në moshën 16 vjeçare janë nën mbrojtje të shërbimit federal të sigurimit deri në vdekjen e presidentit.
Si më tej për Maqedoninë e varfër?
Sipas shembujve të theksuara më lartë, çdo shtet jep benefite në kuadër të bruto prodhimit të vet. Gjithsesi se Franca ose Rusia mund ti lejojnë vetes që ta financojnë presidentin deri në fund të jetës. Por a mundet Maqedonia t’ia lejojë vetes shpenzimin kur kemi sistem të shkatërruar arsimor dhe shëndetësor? Kur i vetmi qëllim i të zgjedhurve të popullit dhe i politikanëve është që gjatë mandateve të tyre të krijojnë kushte për jetë dembele pasi ti braktisin kolltukët.
Heqja dorë e Pendarovskit nga beneficionet nuk guxon të jetë vetëm në periudhën pas mandatit presidencial, por të hyjë si ndryshim i Ligjit për të drejtat e presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe familjes së tij. Nëse ajo nuk ndodh, vendimi i tij do të mbetet vetëm si vepër për duartrokitje dhe asgjë tjetër. Kur bëhet fjalë për zvogëlim të beneficioneve të presidentëve pas mandateve, duhet të diskutohet edhe për kontributin e tyre ndaj shtetit të cilin ata mandej mund ta japin. Aktualisht kemi dy presidentë të gjallë për të cilët shteti ndan para për pension, zyra dhe personel. Nëse deri tani shteti ka shpenzuar 1,1 milion euro për shpenzime për zyra dhe për personel, cilat janë benefite të cilat shteti i ka marrë si kthim? Ligji nuk i obligon ish presidentët me kurrfarë obligime ndaj shtetit. Presidenti i mëparshëm ka të drejta dhe beneficione sipas këtij ligji, por nuk ka obligime. Nëse, për shembull, sipas nenit 10 nga ligji, “Presidenti i Republikës së Maqedonisë të cilit i ka përfunduar i ka përfunduar mandati në pajtim me nenin2 paragrafi 1 i këtij ligji ka të drejtë për shpenzime materiale për nevojat gjatë realizimit të aktiviteteve të tij” më tepër se në mënyrë korrekte do të duhet të dihen aktivitetet e tij. A do të shfrytëzohen kontaktet e vendosura ndërkombëtare të cilat ai do ti përdor për avancimin e politikës së jashtme të vendit ose për ndikesë në interes të shtetit, ajo duhet të dihet në mënyrë publike dhe gjithashtu të rregullohet. Nëse kjo nuk bëhet atëherë nuk ka nevojë që të ndahen para për zyra, këshilltarë dhe obligime të paqarta protokollare.
Nënshtetësia, sipas të drejtës ndërkombëtare definohet si një komplet i të të drejtave të cilat qytetarët i gëzojnë në kuadër të shtetit, por edhe obligime të cilat ata i kanë ndaj saj. Është koha e fundit ë presidenti, por edhe të gjithë ne të fillojmë të sillemi sipas këtij definicioni dhe ti përmbushim obligimet ndaj shtetit tonë.
Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.