fbpx

Dy shkaqe për të cilat Gordana Siljanovska – Davkova do të kishte qenë presidente e cila ndjek, në vend të presidentes që udhëheq

Kristijan Fidanovski

Politika

29.03.19

Прегледи

Kristijan Fidanovski

Dy shtyllat kryesore të të gjitha paraqitjeve të deritanishme publike të Gordana Siljanovska-Davkovës – ndjekja e verbër e opinionit publik dhe refuzimi që ti perceptojë pasojat reale politike nga qëndrimet e veta tregojnë vazhdimësi të fuqishme ideologjike midis VMRO – DPMNE-së dhe kandidates së tyre presidenciale.

TV-paraqitjen e vet më të madhe deri tani, kandidatja presidenciale e VMRO – DPMNE-së, Gordana Siljanovska, theksoi se në kohën e sotme ndasia tradicionale ideologjike në “të majtë” dhe “të djathtë” është gjithnjë e më pak e dukshme. Ky pohim është tërësisht në linjë me konceptin e epokës post-ideologjike të cilin e përfaqëson shumica e politologëve në botë. Mirëpo, Mirëpo, pyetja për të cilën nuk ekziston pajtimi aq i madh – dhe të cilën Siljanovska – Davkova nuk e preku në paraqitjen e vet – është si atëherë duket kjo epokë?

Një nga përgjigjet e mundshme është se jetojmë në kohë të politikanëve të cilët prijnë përballë politikanëve që i ndjekin. Të parët kërkojnë besim nga votuesit për ta realizuar vizionin e tyre, i cili ndërkaq është në mënyrë të pashmangshme heterogjene, shpesh herë i paqartë, ndërsa ngandonjëherë edhe tërësisht i pa zbatueshëm. Politikanët e llojit të parë janë krenarë për vizionin e vet, ndërsa ata të llojit të dytë janë krenar për demokracinë e tyre, dhe atë në kuptimin më të ngushtë të fjalës: ndjekja e pakushtëzuar e vullnetit të qytetarëve pa dallim nëse ai vullnet në përgjithësi a është në harmoni me interesat e të njëjtave atyre qytetarë, apo jo.

Në paraqitjet e veta publike në këtë periudhë, Siljanovska-Davkova fuqimisht u definua si politikane e llojit të dytë. Nëse ajo është një gjë e mirë ose jo do të vlerësojnë votuesit, por ajo që është e pakontestueshme është se ajo me vetë-definimin e tillë tregon një vazhdimësi të fuqishme me filozofinë politike të partisë që e dominoi: VMRO-DPMNE.

Kjo nuk do të thotë patjetër se Siljanovska-Davkova ka qenë dorë e zgjatur e udhëheqjes së partisë. Spekulimet e shumta për kontrollin e fuqishëm të cilin lideri i opozitës, Hristijan Mickovski, e ka mbi kandidaten e vet presidenciale mund të jenë të sakta ose jo, por mungesë të dëshmive ata duhet të injorohen. Mirëpo, ajo që tanimë është e dukshme, e gjithsesi edhe shumë më e rëndësishme nga ajo nëse Siljanovska-Davkova dhe Mickovski janë “në linjë”, është fakti se kandidatja e VMRO-DPMNE-së për nga ana ideologjike përshtatet në modelin vmroist të politikanit nga dy aspekte kyç.

Popullariteti si doracak ideologjik

Vinston Çerçili në kohën e vet ka vërejtur me një dozë të fuqishme cinizmi se çdo popull ka pikërisht qeveri të tillë çfarë meriton. Platforma para-elektorale e Siljanovska-Davkovës në esencë është thjeshtë një shumë matematikore nga të gjitha kauzat e popullarizuara te shumica e Maqedonasve (sh. sundimi i të drejtës dhe ç’rrënjosja e korrupsionit), por edhe nga kauzat e popullarizuara te një pjesë e Maqedonasve etnik: kundërshtimi ndaj Marrëveshjes së Prespës (ose, sëpaku shija e hidhur në gojën në raport me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje) dhe ndaj Ligjit për gjuhët. Kjo do të thotë se Siljanovska-Davkova e kupton funksionin presidencial si një detyrë të pastër administrative për zbatimin në praktikë të të gjitha kauzave të popullarizuara të cilat mbijnë në shoqërinë.

Nënkuptohet, ajo vetvetiu nuk e vendos Siljanovska-Davkovën në llojin e dytë të theksuar të politikanëve: fakti që këto kauza janë popullore nuk do të thotë se nuk mund në të njëjtën kohë të jenë pjesë edhe të kauzës së saj personale. Mirëpo, ky miks tanimë i dyshimtë i të gjitha kauzave të mundshme të popullarizuara te etnikumi maqedonas dhe më gjerë në shtetin shndërrohet në populizëm klasik kur Siljanovska-Davkova shfaq mos-gatishmëri që të radhitet prapa sëpaku në kauze vetanake e cila, për dallim nga kauzat e tjera të saja, me siguri nuk do të kishte qenë e popullarizuar te shumica e qytetarëve.

pyetjen gazetareske për abortin, Siljanovska-Davkova theksoi fuqishëm se i jep prioritet të drejtës për zgjedhje që e ka gruaja, që menjëherë mandej të shtojë se do të ishte angazhuar që ligji i ardhshëm për abortin të shkojë në referendum. Duke e pasur parasysh atë që konsideron se ne jemi “shoqëri tradicionale dhe patriarkale”, Siljanovska-Davkova dukshëm është e vetëdijshme se rezultati i një referendumi të tillë do të kishte qenë tërësisht i ndryshëm se sa qëndrimi i saj personal për këtë çështje. Pa marrë parasysh se aborti për shumicën e qytetarëve me siguri nuk është faktor i vendosjes për atë nëse ata do ta japin votën e vet për Siljanovska-Davkovën apo jo, ajo sipas të gjitha gjasave nuk është e gatshme madje edhe për çështje e cila nuk luan rol të rëndësishëm në opinionin të shmanget nga qasja e saj populiste .

Ky është një tregues i artë se edhe në situatat (tani për tani jashtëzakonisht të rralla) atëherë kur mendimi i saj do të ballafaqohet me mendimin publik, Silljanovska – Davkova nuk do të jetë e gatshme që të luftojë për ato. Siç vëren politologu Ivan Krastev në librin e tij më të ri “Pas fundit të Evropës” (After Europe), populistët nuk kanë ideologji sepse në thelb ata nuk kanë kurrfarë pritje nga votuesit e tyre – i duan pikërisht të atillë siç tanimë janë.

Burim: mkd.mk

Mungesa e këtillë e interesit te Siljanovska-Davkova që ta formësojë mendimin publik vjen në shprehje edhe në pyetjen e cila më së shumti e afirmoi në opinionin më të gjerë: kundërshtimin e saj ndaj Marrëveshjes së Prespës. Pa marrë parasysh që ajo parapëlqen që në opinion të paraqitet nga pozicioni i profesorit (pa marrë parasysh faktin se profesioni i cilit do qoftë kandidat presidencial nuk guxon të përzihet me kandidaturën e tij/saj politike), Siljanovska-Davkova me qëndrimin e saj rreth emrit fjalë për fjalë e hedh “profesurën” e vet përmes dritares, duke i ushqyer me këmbëngulësi druajtjet nga humbja e identitetit te pjesa e painformuar e opinionit.

Në shkencat shoqërore, njëri nga leksionet e para thotë se kombet janë konstruksione shoqërore, me ç’rast një nga detyrat parësore të çdo qytetari akademik është të ndihmojë ne de-konstruktimin e tyre. Duke e pasur këtë në mend, është e pakuptueshme se si Siljanovska-Davkova mund “ta mësojë” tërë kombin që ta bëjë pikërisht të kundërtën: të vazhdojë të jetojë në domenin e abstraksioneve, në vend që më në fund të kthehet ndaj problemeve të veta të vërteta.

Sovraniteti, kuptimi fjalë për fjalë dhe përgjegjësia

Pikërisht kontesti për emrin e zbulon edhe shkakun e dytë për të cilin Siljanovska-Davkova do të kishte qenë presidente që ndjek, në vend të presidentes që udhëheq. Në thelb shkencat shoqërore njohin dy lloje morali: utilitar dhe deontologjik. Morali utilitar vë theks në moralitetin e rezultati nga veprimet tona, përderisa morali deontologjik i jep përparësi moralitetit të parimeve prapa atyre veprimeve. Shoqëria jonë tanimë u nda përgjatë këtij boshti moral rreth Marrëveshjes së Prespës: utilitaristët e përkrahën marrëveshjen për shkak të rezultatit moral (zhbllokimi i integrimeve euroatlantike), ndërsa deontologët e dënuan për shkak të parimit jo-moral (marrëveshje ndërfqinjësore për ri-emërimin e shtetit pa precedencë në të drejtën ndërkombëtare).

Shkenca është e ndarë rreth asaj nëse dikush nga ne në jetën e përditshme duhet të jetë utilitarist apo deontolog. Nënkuptohet, shpesh herë është vështirë që të vendoset cili nga dy rezultatet e mundshme në situatën e dhënë është më shumë e moralshme, dhe mu për këtë është shumë më e lehtë që rezultatet të hiqen anësh në tërësi dhe të ndiqet ndonjë farë parimi moral. Në mënyrë shtesë, ndjekja e parimeve më shpesh do të thotë të vazhdohet të veprohet në të njëjtën mënyrë siç është vepruar edhe deri atëherë, gjë e cila është gjithmonë më e lehtë se sa të bëhet ndonjë farë ndryshimi në bazë të analizës të rezultateve të mundshme.

Mirëpo, qëllimi i funksionit të presidentit nuk është që ai të jetë i lehtë. Nga pozita e juristit, Siljanovska-Davkova mund deri në pafundësi të thirret në vendimin e dikurshëm gjyqësor të Gjykatës ndërkombëtare për drejtësi në favor të Maqedonisë në kontestin për emrin. Prapëseprapë, nga pozita e kandidates për president, ajo është e obliguar ti shohë edhe pasojat e veprimeve të saja. Atëherë kur rezultati i mundshëm i zgjidhjes së kontestit është avancim në integrimet euroatlantike, ndërsa rezultatin nga mos zgjidhja e kemi jetuar pothuajse tre decenie, atëherë është mjaft e dukshme se kjo është situatë në të cilën mund të sillet vendim utilitar për ardhmëri më të, në vend që të flitet për vendime të papërdorshme gjyqësore përderisa edhe njeriu i fundit i ri nuk largohet nga shteti.

Çështje e dytë të cilën në këtë periudhë e ndau Siljanovska-Davkova në opinionin më të gjerë ishte kundërshtimi i saj ndaj Ligjit për gjuhët. Pavarësisht nga ajo a ka të drejtë për mangësitë juridike në këtë ligj apo jo, Siljanovska – Davkova në asnjë paraqitje të saj publike nuk ndjeu nevojë ti shohë pasojat shoqërore nga fokusimi i saj i verbër për dimensionin abstrakt juridik, të cilin ajo parapëlqen ta emërtojë “sovranizëm” juridik. Nëse Siljanovska-Davkova me të vërtetë ka ndjesi aq të madhe për zërin e qytetarëve siç vazhdimisht pohon, atëherë patjetër është e vetëdijshme se lamentimi i saj këmbëngulës për “rrënimin e rendit kushtetues” nuk nxit ndonjë farë dëshire te qytetarët për njohje më të thellë me legjislativin e Maqedonisë, por vetëm në mënyrë të drejtpërdrejtë i ushqen tensionet ndër-etnike.

Nëse paraprakisht ekyistonte ndonjë dyshim nëse Siljanovska - Davkovës i pengonte ushqimi i tensioneve ndër-etnike, dyshimi i tillë padyshim e  menjanoi deklarata e saj skandaloze e paradokohshme me rastin publikimit kontestues të një kolege të saj dhe përkrahëse e fuqishme e kandidaturës së saj, për të cilën hulumtohet nëse ka përhapur  gjuhë të urrejtjes. Në vend që ta dënojë retorikën tejet pa ndjesi ndaj viktimave nga aksidenti i paradokohshëm i komunikacionit në rrethinën e Tetovës, dhe me atë edhe ndaj etnikumit të dytë në shtetin tonë, Siljanovska – Davkova konfirmoi se nuk mund të dalë nga kuptimi i saj fjalë-për-fjalë madje edhe në një situatë të tillë së duket se është e qartë në mënyrë të kristaltë.

Në vend që ta konkludojmë implikimin e qartë malicioz e asaj që është shkruar, Siljanovska - Davkova tha se fama e cila është ngritur rreth kësaj situate “më tepër flet për interpretuesit se sa për autorin” e asaj që është shkruar. Njëlloj siç mos-zgjidhja e tre decenieve e kontestit për emrin fliste vetëm për inatin grek, e jo për kokëfortësinë tonë nga i cili vetëm ne kishim dëm, e jo edhe për Grekët. Ose siç injorimi i vendimit gjyqësor të Gjykatës Ndërkombëtare për drejtësi fliste për mos pasjen e parimeve nga pjesa tjetër e botës, ndaj vendit tonë të gjorët dhe parimorët. Ose, në fund, ashtu siç tensionet ndëretnike të ushqyera nga alarmet e saja të juristes për rrezikimin e shtetësisë maqedonase nuk flisnin për mungesën e përgjegjësisë shoqërore te Siljanovska – Davkovës. Ose sikur e drejta ekziston në ndonjë farë vakuumi abstrakt, në vend që ti avancojë marrëdhëniet shoqërore.

Shpata me dy tehe

Nga perspektiva pragmatike, kandidimi i Gordana Siljanovska – Davkovës ishte goditje e plotë jo vetëm për VMRO – DPMNE-në, por edhe për sistemin e tërësishëm demokratik në shtetin. Gjithmonë është shëndetshëm për një demokraci që partia opozitare të dalë në zgjedhje me kandidate pa ngjyrosje partiake, e cila patjetër mund më tepër ta “djerrsojë” kandidatin qeveritar nga cili do qoftë kuadër të VMRO – DPMNE-së për momentin. Mirëpo, dy shtyllat kryesore të të gjitha paraqitjeve të deritanishme publike të Siljanovska – Davkovës tregojnë vazhdimësi të fuqishme ideologjike midis saj dhe partisë që e kandidoi. Nga qytetarët varet nëse ajo do ti ndihmojë ose do ti ja shmang ndihmën kandidaturës së saj.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

Kristijan Fidanovski

Kristijan Fidanovski aktualisht është duke kryer studimet e doktoraturës në Politikat Sociale në Universitetin e Oksfordit, ku studion politikat për stimulimin e natalitetit në Ballkan dhe Evropën Lindore. Kristijani ka kryer studimet master në shkencat politike dhe studimet e Evropës Lindore nga Universiteti Xhorxhtaun (Georgetown) në Uashington, kurse studimet deridiplomike i ka kryer në të njëjtën fushë në Kolexhin Universitar Londër (University College London UCL). Përveç politikës së natalitetit, fokusi i tij kryesor kërkimor janë sistemet partiake, proceset eurointegruese dhe teoritë e konspiracionit. Ai ka botuar punime akademike dhe tekste gazetareske në maqedonisht, anglisht dhe italisht për dhjetëra botime vendase dhe ndërkombëtare.