fbpx

Është koha për transparencë më të madhe të autoriteteve policore maqedonase

Ismail Kamberi

Politika

17.08.20

Прегледи

Ismail Kamberi

Ismail Kamberi profile

Kriza e migrantëve të vitit 2015 dhe mos transparenca e institucioneve publike.

E ashtuquajtura "Rruga Ballkanike" ishte një nga rrugët kryesore për migrantët dhe refugjatët për në Evropën Perëndimore. Në vitin 2015, migrantët që arritën në Greqi patën një ndikim të drejtpërdrejtë në këtë rrugë me qëllimin e tyre që përmes Republikës së Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë të arrijnë në kufinjtë më të afërt të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian. Në vitin 2015, në Ballkan u zbuluan 764.033 vendkalime kufitare të paligjshme nga migrantët në përpjekje që ta kalojnë kufirin nga Serbia drejt Hungarisë për të vazhduar rrugën drejt vendeve të zhvilluara. Kjo shifër e vërtetoi faktin se Sfidat e valës së migrantëve në këtë rrugë nuk mund të tejkalohen vetëm përmes përpjekjeve të një vendi individual ose të një shteti-anëtar i Bashkimit Evropian, por ato mund të arrihen vetëm përmes një "qasjeje kolektive dhe ndërkufitare të bazuar në bashkëpunim".

Bazuar në këtë, në maj të vitit 2015, Komisioni Evropian prezantoi Axhendën Evropiane të Migracionit me qëllim që të zgjidhen sfidat që lidhen me migracionin e paligjshëm, kufijtë, azilin dhe migracionin legal. Bazuar në faktin e përcaktuar se Bashkimi Evropian nuk është në gjendje të zgjidhë çështjen e migrantëve vetëm përmes politikave dhe veprimtarive kombëtare të disa vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, Zhan Klod Junker më 25 tetor të vitit 2015 u bëri thirrje udhëheqësve të Shqipërisë, Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës së Maqedonisë, Gjermanisë, Greqisë, Hungarisë, Rumanisë, Serbisë dhe Sllovenisë të takohen në Bruksel. Në këtë takim u miratua "Plan-veprimi prej 17-pikave", nga të cilit pikat relevante (përkatëse) për përballjen me sfidat e krizës së migrantëve janë orientuar drejt marrjes së masave për të drejtuar punën e agjencive të Bashkimit Evropian me të vetmin qëllim që të vendoset shpejt një sistem i shkëmbimit të informacioneve dhe të fuqizohet Rrjeti për analizën e rreziqeve në Ballkanin Perendimor të Fronteksit, me një raportim të përshpejtuar nga të gjithë pjesëmarrësit.

Bashkëpunimi midis Maqedonisë dhe Fronteksit

Marrëveshje e punës

Më 19 janar të vitit 2009, u nënshkrua një Marrëveshje e punës midis Fronteksit dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë , e cila hyri në fuqi të nesërmen. Qëllimi i kësaj Marrëveshje është të luftojë migracionin e paligjshëm dhe krimin ndërkufitar përmes shkëmbimit të informacioneve, analizës së rrezikut, trajnimeve të përbashkëta, projekteve të kërkimit dhe zhvillimit, masave të përbashkëta operative dhe pjesëmarrjes në pilot-projektet, nën kompetencën e Drejtorit të përgjithshëm të Fronteksit.

Kjo marrëveshje siguroi mundësinë që Republika e Maqedonisë të përfitojë nga shërbimet e Fronteksit me qëllim që t’i forcojë kapacitetet e veta në menaxhimin e kufijve të vendit përmes operacioneve, trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme të përbashkëta. Shembuj të tillë përfshijnë pjesëmarrjen e Maqedonisë në aktivitetet e përbashkëta të koordinuara me Fronteksin, si vëzhgues në vendet-anëtare të Bashkimit Evropian, bashkëpunimi dhe pjesëmarrja në operacionet e koordinuara të Fronteksit të kryera në kufirin e përbashkët, siç është kufiri me Greqinë, shkëmbimi i informacioneve, si dhe pjesëmarrja e Maqedonisë. si vëzhguese, në sesionet dhe mbledhjet e Rrjetit për analizën e rreziqeve të Fronteksit (FRAN), etj.

Marrëveshje e statusit

Në korrik të vitit 2018, Eurokomisioneri Dhimitris Avramopoulos dhe Ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Oliver Spasovski, ranë dakord për një Marrëveshje të Statusit me të cilën do të mundësohet që ekipet e Fronteksit të vendosen në Maqedoni. Marrëveshja do t'i lejojë Fronteksit të kryejë operacione të përbashkëta brenda dhe me Maqedoninë në rast të sfidave urgjente ose të papritura të migracionit.Në Draft-versionin e kësaj marrëveshje parashikohet që një ekip i një shteti-anëtar nga Fronteksi të kryejë detyra në territorin e Republikës së Maqedonisë nën udhëzime dhe në prani të autoriteteve tona përkatëse.

Security official holding binocularsBurimi: makfax.com.mk

Megjithatë, kjo klauzolë parashikon që përmes zyrtarit të tij të koordinimit, përfaqësuesi i Fronteksit mund t’i përcjellë qëndrimet e veta personave që i përfaqësojnë autoritetet e policisë maqedonase. Në këtë rast, autoritetet kombëtare duhet t’i marrin parasysh këto qëndrime dhe t'i ndjekin deri në një shkallë më të madhe të mundshme. Kjo dispozitë mund të shkaktojë mospërputhje në zbatimin nëse qëndrimet që duhet të merren parasysh nuk janë në përputhje me kornizën përkatëse legjislative kombëtare të vendit tonë. Prandaj, rreziku i veprimeve të mundshme të paligjshme mund të jetë potencialisht i pranishëm. Vetëdija publike për këtë çështje mungon, kurse si pasojë duhet të organizohet një debat më i gjerë publik deri në ratifikimin e Marrëveshjes, kurse me qëllim që të përmirësohet përmbajtja e marrëveshjes.

Roje Kufitare e Huaj (nga BE dhe vendet e tjera) në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Republika e Maqedonisë ka bashkëpunuar intensivisht me disa shtete-anëtare të Bashkimit Evropian dhe Serbinë për t’i përparuar përpjekjet në përballjen me krizën e migrantëve të vitit 2015, kur kriza e arriti "kulmin". Në vitin 2015, Republika e Maqedonisë në qarqet evropiane dhe rajonale e nënvizoi faktin se ka nevojë për mbështetje materiale dhe logjistike që të përballet në mënyrë më efikase me migracionin e paligjshëm dhe ofrimin e mbështetjes humanitare për refugjatët . Që atëherë, ekziston një bashkëpunim i vazhdueshëm ndërkombëtar në të cilin marrin pjesë: tetë (8) shtete, duke përfshirë Çekinë, Poloninë, Sllovakinë, Austrinë, Hungarinë, Slloveninë, Kroacinë dhe Serbinë.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që policia maqedonase dhe policia e huaj bashkërisht të patrullojnë përgjatë kufirit me Greqinë, si dhe t’ju ndihmohet policëve të Maqedonisë në kryerjen e detyrave të tyre të përditshme. Për më tepër, bashkëpunimi përfshin trajnime reciproke, shkëmbimin e informacioneve dhe koordinimin. Gjithsej 166 policë të huaj ishin të pranishëm në kufirin maqedonas, kurse shpenzimet për qëndrimin e tyre u mbuluan nga fondet e BE-së . Numri i policëve të huaj u rrit, ndërsa në vitin 2019 arriti një kontigjentë i ri në vendin tonë.

Edhe pse në nenin 5 të Ligjit për Kontrollin Kufitar parashikohet që kontrolli kufitar është përgjegjësi e Ministrisë së Brendshme dhe se aktivitetet për kontrollin kufitar i zbatojnë departamentet policore të Ministrisë, prania e policisë së huaj parashikohet në nenin 59 të të njëjtit ligj. Përkatësisht, ky nen përcakton që oficerët e policisë nga vendet e tjera mund, në bazë të një marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar , të kryejnë aktivitete në lidhje me kontrollin kufitar dhe punë të tjera që lidhen me bashkëpunimin ndërkombëtar policor. Në territorin e Republikës së Maqedonisë, nëpunësit e huaj policor mund të përdorin pajisje teknike dhe automjete me shenja, të mbajnë uniforma, armë dhe mjete të tjera të shtrëngimit, në kushte dhe në mënyrën e përcaktuar me marrëveshjen ndërkombëtare.

Në këtë drejtim, Maqedonia nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Serbinë, Hungarinë dhe Austrinë, një dokument që ndryshon nga marrëveshjet e zakonshme të nënshkruara midis vendeve. Një ndryshim kryesor midis këtij dokumenti dhe arritjes së një marrëveshje është akti se marrëveshja mund të ekzekutohet edhe përmes organeve gjyqësore në rast të kontestit, që nuk është rasti me Memorandumin e Mirëkuptimit. Më e rëndësishmja, Kuvendi I Maqedonisë nuk e ratifikoi memorandumin e nënshkruar. Ai nuk është publikuar në Gazetën Zyrtare që e bën Memorandumin vetëm dokument me karakter deklarativ. Megjithatë, kjo nuk parandaloi që policët e huaj të vijnë në kontingente gjatë disa periudhave nga viti 2015 deri në vitin 2019 në kufijtë tanë.

Përfundim

Kriza e migrantëve në vitin 2015 i sfidoi shtyllat e menaxhimit të kufijve të brendshëm dhe të jashtëm të Bashkimit Evropian. Vendet e Ballkanit kanë luajtur një rol kryesor në menaxhimin dhe kontrollin e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian, të mbështetur nga burime të mëdha financiare dhe teknike të siguruara nga Bashkimi Evropian, agjensitë e tij dhe vendet-anëtare të BE-së. Edhe pse kapacitetet e forcave tona policore u fuqizuan bashkëpunimi me autoritetet policore të huaja është një praktikë e mirë, megjithatë, duhet të nënvizohet mungesa e transparencës të proceseve që po zhvillohen në vendin tonë.

Memorandumi për Mirëkuptimin që është nënshkruar me autoritetet e huaja policore nuk është në dispozicion publik , dokumenti nuk është ratifikuar në Kuvendin tonë, numri i saktë i policëve të huaj të pranishëm në Maqedoninë e Veriut nuk është në dispozicion në ueb-faqet të autoriteteve kompetente. Kjo për faktin se vendi ka miratuar një qasje fleksibile në përballjen me krizën e migrantëve në bashkëpunim me vendet e tjera . Njoftimi i mediave dhe njoftimet nga Ministria e Brendshme janë i vetmi burim i informacioneve për gjenden në kufijtë.

Për më tepër, ngarkesat politike, financiare dhe të tjera që dalin nga Marrëveshja e statutit me Fronteksin duhet të diskutohen publikisht me të gjitha palët e interesuara, përfshirë edhe përfaqësuesit e institucioneve përkatëse, akademinë dhe ekspertët, me të vetmin qëllim që të përmirësohen pozicionet e vendit në bazë të kësaj. Si pasojë, pas ratifikimit të tij, duhet të monitorohet zbatimi (implementimi) i kësaj marrëveshjeje.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni apo shkarkoni
Shënim: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë ato të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose të dhuruesit.

 

Ismail Kamberi

Ismail Kamberi ka përfunduar studimet master për të drejtën penale në Fakultetin e Drejtësisë "Justiniani i Parë” në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodij" në Shkup. Fusha e tij e interesit është e drejta themelore e njeriut me një theks të veçantë në të drejtat e romëve dhe ai përpiqet të përfaqësojë interesat e tyre ligjore. Ai ka përvojë në organizata ndërkombëtare si OSBE / ODIHR dhe organizata të ndryshme rome. Në përvojën e tij të punës deri më tani, Ismaili ka marrë pjesë në një numër trajnimesh, seminaresh dhe konferencash. Ai aktualisht është duke punuar si studiues i ri në Institutin për Politikë Evropiane (EPI) në Shkup në një projekt që eksploron problemin e kufizimit të së drejtës së lëvizjes së romëve në Maqedoni.