m-r Ana Krstinoska
Maqedonia e Veriut do të mbetet edhe gjatë, mundet jo para derës, por në paradhomën e UE siç është rasti me Malin e Zi dhe me Serbinë.
Republika e Maqedonisë së Veriut edhe në qershor të vitit 2019 nuk morri datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në UE. Këshilli i Ministrave i UE-së, pa marrë parasysh se e përshëndeti Marrëveshjen e Prespës si një hap shumë i rëndësishëm për vendin, megjithatë vendosi të shtyjë miratimin e vendimit “vonë deri për tetor të vitit“. Për më mirë të udhëzuarit, kjo ishte një lëvizje që mund të parashikohej disa muaj më parë, për euro-optimistët – edhe një tjetër zhgënjim ndërsa për euroskeptikët - një konfirmim i qëndrimit se UE është një projekt i paqëndrueshëm dhe një partner i jo i besueshëm. Cilat janë arsyet për atë vendim, sfidat me të cilat do të përballej Maqedonia Veriore në të ardhmen në rrugën drejt U-së dhe zgjidhjet e mundshme?
Përse nuk morëm datë për negociata?
Përkundër përpjekjeve të drejtpërdrejta të gjysmës së vendeve anëtare, Këshilli i UE-së më 18 qershor nuk arriti konsensus mbi hapjen e negociatave qasëse me Maqedoninë e Veriut. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i shteteve që janë kundër zgjerimit madje edhe shtuar dhe, krahas Francës, në atë grup tani numërohet edhe Gjermania. Arsyet për dy ekonomitë më të mëdha evropiane kanë të bëjnë me situatën e tyre të brendshme politike. Shpjegimi zyrtar për vendimin gjerman ishte se për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion, Bundestagu nuk ka arritur ta shqyrtojë raportin e Komisionit Evropian, por se në tetor do ta japë dritën e gjelbër. Megjithatë, duhet pasur parasysh se partitë në pushtet CDU/CSU në pushtet në zgjedhjet e fundit (evropiane) humbën një përqindje të konsiderueshme votash në favor të Alternativës për Gjermaninë, të cilat ata shpresojnë se do ti rimarrin në zgjedhjet e ardhshme rajonale në dy shtete federale në shtator. Në Francë, partia në pushtet ishte e dyta në zgjedhjet pas Frontin të ekstremit të djathtë. Në të dy vendet, politika e zgjerimit përdoret nga nacionalistët dhe populistët për të fituar pikë politike, sepse në një kontekst negativ ndërlidhet me migracionin, çështjet e sigurisë, stabilitetin politik dhe barrën financiare mbi shtetet e vjetra anëtare.
Përveç kësaj, Franca konsideron se BE aktualisht nuk ka kapacitet për të pranuar anëtarë të rinj, se zgjerimi do të shkonte në dëm të thellimit të shkallës së integrimit të anëtarëve ekzistues dhe se duhet paraprakisht të zbatohen më parë. Sipas Strategjisë së re të Presidentit Makron, paralelisht, duhet t'u ndihmojnë vendeve të Ballkanit Perëndimor ti tejkalojnë sfidat që lidhen me sundimin e ligjit dhe çështjet ekonomike-sociale nëpërmjet një pranie më të fuqishme të UE-së dhe vendeve anëtare në rajonin, pa dhënë një dinamikë të përcaktuar kohore të pranimit.
Për më tepër, nëse e krahasojmë raportin e KE-së me Maqedoninë Veriore me vërejtjet nga një pjesë të disa vendeve anëtare dhe organizatave të tjera ndërkombëtare për të njëjtat çështje, vërehet një mospërputhje e pjesshme në lidhje me vlerësimin e cilësisë së reformave të kryera në vend gjatë viteve të fundit. Megjithëse raporti është përgatitur sipas një metodologjie të paracaktuar dhe do të duhej të ofrojë një përfaqësim gjithëpërfshirës dhe objektiv të punës së bërë edhe gjatë vitit të fundit edhe në mënyrë kumulative, duhet të kihet parasysh se versioni përfundimtar miratohet në nivel politik. Në atë kontekst, për këtë përbërje të KE-së në largim, i cili nuk shënohen arritje të konsiderueshme në politikën e zgjerimit, sidomos për Përfaqësuesen e Lartë dhe Komisionarin për zgjerim, të cilët personalisht u angazhuan për Marrëveshjen e Prespës si një mënyrë për Maqedoninë e Veriut që të përparojë në rrugën drejt UE-së, mbështetja është e kuptueshme për Qeverinë në vitin e parë të nënshkrimit dhe ratifikimit të Marrëveshjes nëpërmjet instrumentit të vetëm që e kanë në dispozicion - një raport “i zbukuruar”. Por duke e pasur parasysh zgjedhjen e ardhshme të Komisionit të ri nga përfaqësuesit e vendeve që kanë një qëndrim negativ në rritje ndaj zgjerimit, ka të ngjarë që raporti i ardhshëm të mos jetë aq pozitiv dhe do ta reflektojë në mënyrë reale mungesën e reformave në vendin tonë, që është një faktor shtesë rëndues për ne.
Burim: eeas.europa.eu
Fundi i politikës së zgjerimit të tillë siç e dimë?
Qeveria, në përpjekje për ta kapërcyer mosmarrëveshjen që deri para disa vitesh ishte e vetmja pengesë për fillimin e negociatave, tërësisht anashkaloi “fotografinë e madhe”, përkatësisht ndryshimet që ndodhën në ndërkohë brenda BE. Përkatësisht, kriza financiare, ajo e borxheve dhe kriza e ekonomisë evropiane në periudhën 2008-2013 “nxorën” në sipërfaqe sfida të shumta të brendshme dhe mosmarrëveshje midis shteteve anëtare për çështjet kyç që lidhen me funksionimin e UE. Në kombinim me krizën e migrantëve të vitit 2015 dhe Bregzitin, problemet me të cilat ballafaqohet UE dhe shtetet anëtare e vënë në plan të dytë politikën e zgjerimit. Në këtë kontekst, përmbushja e kritereve që mundësuan që Mali i Zi dhe Serbia të fillojnë negociata qasëse në vitin 2012 përkatësisht në vitin 2013 tanimë nuk janë të mjaftueshme dhe praktika e vendosjes së standardeve më të ashpra dhe më të larta që ka filluar në vitin 2004 dhe 2007 edhe më tej vazhdon.
Përveç kësaj, zgjidhja e përkohshme e kontesteve me Greqinë dhe Bullgarinë nëpërmjet Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes të fqinjësisë së mirë nuk siguron asnjë garanci se procesi i pranimit do të vazhdojë pa pengesa dhe pa bllokada të reja nga këto ose vendet e tjera anëtare. (Keq) përdorimin e vetos në procesin e zgjerimit për të arritur interesat e brendshme që nuk lidhen drejtpërdrejt me vetë procesin ose vendet aspirante po bëhen tanimë bëhet një praktikë e rregullt. Për shembull, në Këshillin e fundit, Qiproja kërcënoi me veto çdo përpjekje për zgjerim të mëtejmë nëse UE nuk merr një qëndrim më të rreptë ndaj Turqisë. Ajo paralajmëron një krizë serioze në lidhje me instrumentet dhe parimet aktuale të politikës së zgjerimit. Politika “e rreptë, por fer e zgjerimit në të cilën çdo shtet avancon sipas meritave të veta, siç duket tanimë është koncept i cili nuk përkon me realitetin.
Çka pas tetorit të vitit 2019?
Edhe nëse marrim një datë në tetor 2019, e cila nuk është e sigurt, ajo do të jetë vetëm një shpërblim simbolik për Marrëveshjen e Prespës në mënyrë që UE të rikthejë një pjesë nga kredibiliteti i humbur në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të inkurajojë zgjidhje të mosmarrëveshjeve të tjera dypalëshe. Maqedonia e Veriut do të mbetet për një kohë të gjatë, ndoshta jo para derës, por në paradhomën e UE siç është rasti me Malin e Zi dhe Serbinë. Përkatësisht, të dy vendet ende nuk kanë filluar ti përmbushin kriteret për mbylljen e kapitujve dhe janë larg anëtarësimit, edhe pse në rastin e Malit të Zi pothuajse janë të hapura pothuajse të gjitha, 32 nga 33 kapitujt. Njëlloj siç për qytetarët nuk ka përfitim të rëndësishëm nga fakti se ata janë në procesin e pranimit tanimë për 6-7 vjet, aq në mënyrë thelbësore, për qytetarët e Maqedonisë dhe cilësinë e jetës së tyre, asgjë nuk do të ndryshojë vetëm me atë që do të marrim një datë.
Përkundrazi, sipas hulumtueses rumune Mungiu-Pipidi e cila e hulumton valën e aderimit në vitin 2004 dhe 2007 , pas fillimit të negociatave aderuese, vendet në përgjithësi e ngadalësojnë ritmin e reformave, ndër të tjera për shkak se elitat politike tashmë konsiderojnë se e kanë “marrë shpërblimin”. Sipas saj, është e rrezikshme të japësh siguri se UE do të pranojë një vend kur elitat vendase nuk kanë bërë gjithçka që munden. Kjo ndërlidhet lidhet me situatën aktuale në politikën e zgjerimit dhe qëndrimet e disa shteteve anëtare, përfshirë edhe në raport me Maqedoninë, ku reformat mungojnë që në fazën para-aderuese, por gjithashtu e shpjegon se përse nevojiten ndryshime thelbësore në pranimin në UE.
Si të dalim nga qorrsokaku?
Procesi i vendimmarrjes dhe kompetenca e UE-së në fusha të ndryshme janë të përcaktuara nga Marrëveshja për UE dhe Marrëveshja për funksionim të UE të nënshkruar në Lisbonë në vitin 2007. Nga marrëveshjet themeluese e këndej, me rritjen e numrit të anëtarëve, çdo rishikim i marrëveshjeve dhe rritja e kompetencave të Institucioneve evropiane bëhet gjithnjë e më e vështirë. Në atë kontekst, vendet anëtare po kërkojnë të gjejnë zgjidhje për të gjitha çështjet e reja në kuadrin ekzistues të marrëveshjeve dhe do të ishte pak e besueshme të arrihet ndryshim i mënyrës së vendimmarrjes nga ajo unanime në atë të shumicës së kualifikuar me qëllim që të shmanget vetos nga vetëm një vend dhe për tu siguruar vazhdimi i qetë i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.
Prandaj në frymën e “Evropës me më tepër shpejtësi“ që tashmë është një realitet për shtetet anëtare në shumë aspekte (Euro, zona Shengen, Unioni doganor, zona ekonomike Evropiane etj.), do të duhej të shqyrtohen opsionet për përfshirjen individuale të vendeve të Ballkanit Perëndimor në politikat për të cilat tregojnë një shkallë të lartë gatishmërie. Duke vepruar kështu, anëtarësimi nuk do të ishte më një proces që do të funksiononte paralelisht në të gjitha fushat dhe vendet kandidate nga “asgjë”, në ditën e aderimit ata do të merrnin “gjithçka”, por gradualisht do të ecnin përpara dhe avancimi do të bazohej në procesin e transferimit (spillover). Ky transferim përmes procesit të mësimit dhe evropianizimit do të zhvillohej në të paktën dy nivele - nga një politikë në tjetër në kuadër të vendit dhe nga institucionet evropiane dhe shtetet anëtare deri te vendet kandidate.
Vetë procesi nuk do ta lirojë shtetin nga detyrimi për të zbatuar reforma. Përkundrazi, reformat e zbatuara me sukses në një fushë të caktuar do të “shpërblehen” me mundësinë që vendi të ulet në të njëjtën tryezë dhe të marrë pjesë në procesin e krijimit të politikave në atë fushë. KE do të vazhdonte ta monitorojë progresin, përveç krahas Drejtorisë së Përgjithshme për zgjerim, do të përfshihen më shumë drejtoritë e linjave për fushat që ato i mbulojnë. Në atë mënyrë, vendet kandidate do të merrnin mundësi për tu “evropianizuar” dhe ta përshpejtojnë zbatimin e reformave, ndërkohë që institucionet dhe vendet anëtare evropiane do ta mbajnë kredibilitetin dhe mundësinë përmes kushtëzimit politik në politika të caktuara që të ndikojnë në ndryshimet pozitive dhe transformimin e vendeve kandidate, madje edhe në kushtet e një krize të politikës së zgjerimit.
Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit.