fbpx

Kush do të ishte fituesi i zgjedhjeve parlamentare?

Politika

03.11.21

Прегледи

Dimitar Hristov

Dimitar Hristov 400x500

Në të ardhmen e afërt, mund të presim drama të mëdha në Kuvend, si dhe rritje të bindjeve dhe shantazheve ndërmjet partnerëve qeveritarë, po ashtu dhe në bllokun opozitar.

Disa ditë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, mund të konstatojmë se VMRO-DPMNE së bashku me koalicionin fituan 41 komuna dhe qytetin e Shkupit. E Majta fitoi një numër të konsiderueshëm të vendeve në këshillat e komunave. Në anën tjetër, LSDM-ja, fitoi 16 komuna, modeste. Në bllokun shqiptar, nga ana tjetër, ishim dëshmitarë të një beteje të ashpër mes BDI-së, BESA-s dhe Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. BDI sërish fitoi shumicën e komunave, madje 10, por megjithatë nuk arriti ta mbajë bastionin, Tetovën, e cila për herë të parë do të jetë në duart e BESA-s e cila fitoi 2 komuna.

Koalicion i lëkundur qeveritar

Për shkak të kësaj rrjedhe të ngjarjeve, lind pyetja “Çfarë do të ndodhte nëse në vend të zgjedhjeve lokale, këto zgjedhje do të ishin parlamentare”? Përgjigjen e kësaj pyetjeje mund ta marrim nëse shikojmë komunat dhe qendrat e votimit brenda kufijve të njësive zgjedhore, gjatë çka do të mund t'i shndërrojmë rezultatet e zgjedhjeve në mandate parlamentare.

Gjërat e vendosura në këtë mënyrë vunë në "provë" shumicën qeveritare, e cila gjithsesi nuk dukej mjaft e qëndrueshme. Pas depozitimit të dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev, shumica është edhe më e pa qëndrueshme. Ndonëse ende nuk kemi epilog përfundimtar për dorëheqjen e kryeministrit, deklaratën e tij nuk mund ta neglizhojmë plotësisht, pa dallim nëse të njëjtën e ka dhënë nën afekt, apo jo.

Prandaj, do të ishte mirë të shihej se si do të ishte gjendja në Parlament nëse këto rezultate zgjedhore i shohim si rezultate të Zgjedhjeve parlamentare. Kjo statistikë dhe përpunim i votave do të na jepte një pasqyrë më të qartë se përse për VMRO-DPMNE-në opozitare, kjo është fitore shumë e rëndësishme dhe pse u pa shqetësim i madh tek kryesia e LSDM-së, gjatë dhënies së deklaratave menjëherë pas zgjedhjeve.

Koj bi bil pobednik na parlamentarni izbori1

Burimi: libertas.mk

Të shpërndara në 6 njësi zgjedhore, rezultatet e përgjithshme do të ishin si vijon: VMRO - DPMNE do të fitonte 44 deputetë, kryesori i shumicës aktuale qeveritare, LSDM do të binte në 34 deputetë, BDI do të rritej për 4 deputetë, përkatësisht tani do të kishte 19 deputetë, koalicioni AA dhe A do të fitonte një numër të konsiderueshëm deputetë 11, E Majtas fiton 5 mandate. BESA, e cila në zgjedhjet e kaluara kandidoi në koalicion parazgjedhor me LSDM-në, tani do të kishte 3 deputetë më vete, do të kishim edhe 2 deputetë të pavarur, ndërsa koalicioni i PLD-së dhe RDM-së, si dhe PDSH-ja do të fitonin nga 1 deputet.

Nga ajo që është shkruar më lartë, mund të arrijmë në përfundimin se VMRO-DPMNE do të ishte fituesja absolute e zgjedhjeve dhe udhëheqës i mundshëm i qeverisë së re. Në grupin e fituesve mund të përfshijmë edhe partinë E Majta, e cila do të merrte plus 3 deputetë nga 2 aktual, koalicioni i PLD-së dhe RDM-së, e cila në mënyrë të pavarur mund të jenë pjesë e përbërjes parlamentare, si dhe 2 deputetë të pavarur që vijnë nga njësia e dytë zgjedhore. Në bllokun maqedonas, humbësi më i madh do të ishte LSDM-ja.

Në bllokun shqiptar situata është pak a shumë e njëjtë. BDI do të mbetej lider absolut me 19 mandate, kurse ngritjen më të madhe do ta kishte BESA, e cila kësaj radhe do të merrte 3 mandate.

 

Koj bi bil pobednik na parlamentarni izbori 2

Siç mund ta shohim, pas një kohe të gjatë, mundësia e formimit të shumicës qeveritare do të ishte e mundur pa BDI-në. Gjithashtu, rritja e numrit të deputetëve të pavarur do të ishte një hap i madh përpara në ndërtimin e një shoqërie më demokratike. Progresi i partive më të vogla është shumë i rëndësishëm edhe për ndërgjegjësimin e qytetarëve se kanë mundësi të votojnë edhe për “opsion të tretë”. Rritja e numrit të partive në këtë përbërje parlamentare mund të nënkuptojë një vështirësi të konsiderueshme në ndërtimin e shumicës të qëndrueshme qeveritare, e cila në çdo rast dhe çdo kombinim duhet të ketë të paktën 3 parti.

Populli është forca më e madhe

Përveç kësaj, është shumë e rëndësishme të theksohet se populli në këto zgjedhje lokale dëshmoi se ai është forca më e madhe në shoqëri dhe se asgjë nuk mund të kalojë nëse populli është kundër. Pas shuplakës“ së parë nga populli, ajo që iu dha Nikolla Gruevskit, kjo është hera e dytë që populli në zgjedhje ndëshkon qeverisjen e keqe, e cila bazohet në kurdisjen e tenderëve, punësime partiake, mos përmbushje të premtimeve dhe   të ngjashme, gjë që krijon revoltë më të madhe te qytetarët. Pas këtyre dy goditjeve (shuplakave), shpresojmë që më në fund njerëzit në pozitën e fuqisë, të kuptojnë rolin e qytetarëve dhe fuqinë që ata posedojnë në festën e demokracisë: zgjedhjet.

Nëse kjo do të ndezë dritën e kuqe në LSDM dhe ata do të bëjnë ndryshime në punën e tyre, me qëllim të qëndrojnë më gjatë në pushtet, apo do t'i japë "shtysë" VMRO - DPMNE-së opozitare, të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare? Për këtë pyetje nga bllokut shqiptar në qeveri thonë se shumica qeveritare është stabile dhe se kryeministri Zaev ende gëzon besimin e tyre, ndërsa lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela paralajmëroi shumicë të re qeevritare. Për këtë temë mund të gjejmë edhe deklarata nga profesorë dhe analistë politikë. Sipas deklaratës së profesorit Kadriu, më së miri do të ishte të mos shpallen zgjedhje të reja, por të formohej qeveri e re nga shumica ekzistuese. Analisti politik Pekevski nga ana tjetër, me qëndrim të vetin rreth situatës, thotë se zgjidhja më e mirë janë zgjedhje të reja, madje që në mars.

Në fund, mund të thuhet se në të ardhmen e afërt, mund të presim drama të mëdha në Kuvend, si dhe rritje të bindjeve dhe shantazheve ndërmjet partnerëve qeveritarë, po ashtu dhe në bllokun opozitar. Megjithatë, mbajtja e zgjedhjeve të reja për periudhë të shkurtër kohore, sjell rreziqe të reja. Edhe pse është një forcë lëvizëse për ndryshim në shoqëri, populli dalë ngadalë po lodhet nga zgjedhjet që mbahen pothuajse çdo vit. Pyetje është edhe se sa mund të përballojë buxheti i shtetit organizimin e zgjedhjeve të reja. Sido që të jetë, jemi në pritje të një vjeshte me turbulenca, e cila me vete mund të sjellë ndryshime edhe më të mëdha në politikën në Maqedoni.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni
Vini re: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.