Svetomir Shkariq
Vetë shpërndarja e Kuvendit dhe zgjedhjet e parakohshme, përdoren nga partitë politikë si mjet për të ngelur kohë më të gjatë në pushtet dhe jo për të mirë publike. Fillimisht duhet të miratohet aktvendim për shpalljen e zgjedhjeve, ndërsa më pas të merret vendimi për vetë - shpërbërje. Kjo është zgjidhje më logjike sesa të veprohet në mënyrë të kundërt, si deri më tani.
Vetë – shpërndarja e Kuvendit kryhet nga brenda, nga shumica e deputetëve. Aktvendimi i këtillë është në përputhje me bindjen e deritanishme se Kuvendi është organi më i lartë dhe se askush nuk mund ta shpërbëjë, përveç deputetët. Mendimi i këtillë ruhet që nga Asambleja e Parë e KAÇKM-së, deri më sot.
Sundimi i vazhduar i partive
Në periudhën pas luftës, Kuvendi çdo herë është konsideruar si organi më i lartë i pushtetit shtetëror. Kjo ide, vjen në shprehje edhe në Kushtetutën e vitit 1991, në dispozitën për vetë shpërndarjen e Kuvendit (neni 63). Konsiderohet se Kuvendi është organi më i lartë se organet të tjera dhe prandaj asnjë organ nuk ka të drejtë ta shpërbëjë para skadimit të mandatit të tij. Për shpërbërjen e tij mund të vendosë vetë Kuvendi edhe atë vetëm nëse për shpërbërjen e tij voton shumica nga numri i përgjithshëm i deputetëve: "Kjo zgjidhje kushtetuese është tipike për konceptin e sistemit parlamentar të qeverisjes" thuhet në librin e Evgeni Dimitrov, Specifikat e parlamentarizmit në Republikën e Maqedonisë sipas Kushtetutës së vitit 1991.
Në praktikën e deritanishme, Kuvendi është vetë shpërnda katër herë. Herën e parë ndodhi pas mandatit dy vjeçar, në prill 2008, me propozim të grupit parlamentar të BDI-së, e cila aso kohë ishte në opozitë. Propozimi u pranua nga shumica qeveritare (VMRO – DPMNE dhe PDSH). Si shkak kryesor për nevojën për vetë shpërbërje të Kuvendit u theksua puna e tij joefikase dhe obstruksioni i opozitës. Por ky ishte vetëm një mashtrim, fshehje e shkaqeve të vërteta.
Ndërsa shkaqet e vërteta ishin të tjera: presion mbi VMRO – DPMNE-në, të bëjë koalicion me BDI-në si parti me numër më të madh të deputetëve – shqiptarë dhe vlerësimi se në zgjedhjet e parakohshme partia në pushtet do të rrisë numrin e mandateve të deputetëve, i cili do të jetë i mjaftueshëm për qeverisje më komode. Që atëherë fillon procesi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat përdoren si mjet për të qëndruar kohë më të gjatë në pushtet.
Për herë të dytë, Kuvendi i vetë – shpërnda pas mandatit trevjeçar, në prill të vitit 2011. Propozimi për shpërndarje kësaj here erdhi nga VMRO – DPMNE-ja, e mbështetur nga partneri i koalicionit BDI-ja. Edhe njëra edhe partia tjetër ishin të bindura se do të arrijnë më lehtë te fitorja, duke përdorur nacionalizmin si mjet. Partia e parë, kalëroi mbi pakënaqësinë e qytetarëve nga vetoja greke për pranimin e Maqedonisë në NATO, ndërsa e dyta qëndroi mbrapa të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së, duke deklaruar se "me asnjë kusht nuk do të kalojë Ligji për mbrojtësit, nëse nuk plotësohet me të drejtat e luftëtarëve të UÇK-së". Në vigjilje të këtyre zgjedhjeve, u rrit numri i deputetëve me tre deputetë nga diaspora, pa pëlqimin e opozitës.
Vetë shpërndarja e tretë ndodhi pas mandatit trevjeçar në Kuvend, në prill të vitit 2014. Kësaj here, Kuvendi u vetë shpërnda me kërkesë të BDI-së e cila doli me propozimin për "president konsensual". VMRO – DPMNE-ja, e pranoi kërkesën e partnerit të koalicionit më tepër për shkak të asaj se donte të përputheshin zgjedhjet parlamentare me zgjedhjet presidenciale në rrethin e dytë, me qëllim në zgjedhjet presidenciale të dalin më tepër se 40 përqind e trupit votues, që përsëri të zgjidhet për president Gjorgje Ivanov. Ai u nevojitej për të vazhduar qeverisjen.
Vetë shpërndarja e katërt ndodhi pas mandatit dyvjeçar të Kuvendit, në fillim të vitit 2016, nën presion të aferës “Përgjimi” në vitin 2015, dhe presionit të fuqishëm nga BE-ja dhe SHBA-të. Fillimisht, zgjedhjet parlamentare u caktuan për 24 prill 2016, por për shkak të obstruksionit të partive qeveritare ato u prolonguan dy herë, që përfundimisht të mbahen në 11 dhjetor 2016. Paraprakisht, Kuvendi i vetë shpërndarë, përsëri u kthye në pushtet, edhe pse ishte i vdekur. U kthye edhe spikeri i vjetër, me bindjen se është figurë e pazëvendësueshme.
Burimi: vecer.press
Mesa duket do të ndodhë edhe vetë shpërndarja e pestë e Kuvendit, që duhet të ndodhë në shkurt, nëse ngel data për zgjedhje të parakohshme më 12 prill 2019. Data është dakordësuar nga liderët e partive politike kryesore të bllokut maqedonas dhe shqiptar, me ndërmjetësimin e presidentit të Republikës, Stevo Pendarovski. Shkaku është i karakterit trivial – mos marrjen e datës për negociata me BE-në. Është rënë dakord të vetë shpërndahet Kuvendi pa u pasur pasqyrë e qartë për kohën e ratifikimit të Protokollit për pranimin e shtetit maqedonas për anëtarësim në NATO. Nuk është e sigurt nëse ratifikimi do të ndodhë para ose pas vetë shpërndarjes së përbërës aktuale të Kuvendit.
Humbja e mandatit të Kuvendit
Është i gabuar interpretimi se Kuvendi i shpërndarë mund të konvokojë përsëri dhe të vendosë në lidhje me çështje të caktuara, siç është, për shembull, ratifikimi i Protokollit për pranimin e Maqedonisë në NATO. Njëherë Kuvend i shpërndarë do të thotë edhe zhdukja e tij nga skena politike. Nuk ka bazë kushtetuese për ringjalljen e tij përsëri, pas vendimit për vetë shpërndarje. Vetë fjala “Vetë shpërndarje e Kuvendit” do të thotë edhe përfundimi i punës së tij.
Precedenti në lidhje me ringjalljen e tij, që është bërë në vitin 2016 është jo kushtetues. Si i këtillë, nuk mund të përdoret si bazë për krijimin e rasteve të reja dhe shndërrimin e tyre në rregull të zakonshëm. Nëse Spanja, si anëtarja e fundit nuk e ratifikon Protokollin për pranimin e Maqedonisë në NATO, para vetë shpërndarjes së përbërjes aktuale të Kuvendit, atëherë ratifikimin do ta kryejë Kuvendi në përbërje të re, pas konstituimit të tij. Ndërsa konstituimi mund të zgjasë kohë më të gjatë. Për këtë nuk është mbajtur llogari e mjaftueshme nga liderët e partive politike dhe presidenti i Republikës kur kanë rënë dakord për datën e zgjedhjeve të reja të parakohshme.
Vetë shpërndarja e Kuvendit lidhet jashtëzakonisht shumë me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme dhe jo me mos zgjedhjen e qeverisë siç është rasti me vendet të tjera. Sa vetë shpërndarje e Kuvendit, aq edhe zgjedhje të parakohshme. Ndërsa zgjedhje të parakohshme kishte po aq saç kishte edhe zgjedhje të rregullta (5:5). Në vepër është keqpërdorim i rëndë i të drejtës votuese nga ana e partive politike. Zgjedhjet e parakohshme nuk përdoren për të mirën e përgjithshme, por janë mjet për vazhdim me qeverisje, të partive në pushtet. Nëpërmjet tyre më lehtë mbahet pushteti i fituar sesa nëpërmjet zgjedhjeve të rregullta.
Edhe më komik është kuptimi se kryetari i Kuvendit ngel kryetar edhe pas shpërndarjes se Kuvendit dhe se ai ka të drejtë përsëri të konvokojë Kuvendin e shpërndarë. Për shembull, nëse duhet të ratifikohet Protokolli për pranim në NATO ose nëse shpallet gjendje lufte ose gjendje e jashtëzakonshme. Interpretimi i këtillë do të thotë veçimin e funksionit kryetar i Kuvendit nga statusi deputet. Kjo është hyrje në inaugurimin e tij nga “i pari ndër të barabartët” në figurë me “ekstra” pushtet. Me dëshirë për pushtet të këtillë u arrit tek "E hëna e zezë" dhe "E enjtja e përgjakur".
Vetë shpërndarja e Kuvendit, krijon konfuzion edhe nga pikëpamja e kohës së miratimit të vendimit për shpërndarjen e Kuvendit dhe aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve. Cila të jetë e para, cila e dyta? Dhe nëse në përgjithësi nga aspekti kohor mund të harmonizohen veprimet në fjalë. Nëse fillimisht miratohet vendim për vetë shpërndarjen e Kuvendit atëherë nuk ka kusht të shpallë zgjedhje, sepse me vetë shpërndarjen e Kuvendit pushon funksioni i kryetarit të Kuvendit.
Një nga zgjidhjet mund të jetë – fillimisht të shpallen zgjedhjet dhe mbajtja e tyre në datën e propozuar nga liderët e partive politike, ndërsa më vonë miratimi i vendimit për vetë shpërndarjen e Kuvendit. Kjo do të ishte zgjidhje më e logjikshme sesa të veprohet në mënyrë të kundërt, si deri më tani. Gjatë përcaktimit të zgjidhjes së këtillë duhet të konsultohet edhe kryetari i Kuvendit. Shpallja e zgjedhjeve është kompetencë e tij. Prandaj edhe ai duhet të marrë pjesë në bisedimet për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, së bashku me liderët e partive politike.
Shpërndarja e parlamentit
Zgjidhjen që e përmban kushtetuta jonë, shumë rrallë është e përfaqësuar në të drejtën kushtetuese krahasuese. Vetë shpërndarjen e parlamentit njohin vetëm kushtetutat e Austrisë, Izraelit dhe Turqisë. Në Austri me vendim ligjvënës mund të shpërndahet Këshilli Nacional. Në Izrael, Knaseti merr vendim për vetë shpërndarje në procedurë të rregullt ligjvënëse. Në Kushtetutën e Turqisë, të vitit 1982 nuk është parashikuar procedurë e veçantë për vetë shpërndarjen e Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë. Kushtetuta e Norvegjisë, nga ana tjetër, nuk lejon shpërndarjen e Stortingut që nga viti 1814.
Kushtetutat të tjera flasin për shpërndarjen e parlamentit. Shpërndarja trajtohet si gur themel i parlamentarizmit, së bashku me të drejtën e parlamentit të votojë për mos besimin e qeverisë. Kushtetuta jonë e njeh vetëm përgjegjësinë e Qeverisë para Kuvendit, por jo edhe shpërndarjen e Kuvendit nga Qeveria. Nuk ka shpërndarje të Kuvendit as në rastin kur nuk mund të zgjedhë Qeveri. Mund të kemi Kuvend, por jo edhe Qeveri, sepse Kuvendi është organi më i lartë!
Karl Levenshtajn, profesor gjerman, në mënyrë figurative e përshkruan veprimin reciprok të parlamentit dhe të qeverisë si veprim ndërmjet pistonit dhe cilindrit nga motori i automjetit: votimi për mos besim të qeverisë nga parlamenti dhe shpërndarja e parlamentit nga qeveria mundësojnë rrotat e sistemit parlamentar të komplikuar të lëvizin vazhdimisht përpara, kjo është formula magjike për vendosjen e baraspeshës dinamike ndërmjet parlamentit dhe qeverisë për më tepër se dy shekuj nga zhvillimi i parlamentarizmit.
Shpërndarja e parlamentit nga qeveria ka vetinë e thumbit të bletës: siç vdes bleta menjëherë pas hedhjes së thumbit në trupin e dikujt, ashtu edhe qeveria bie sapo të vendosë të shpërndajë parlamentin. Si pasojë e kësaj, shpërndarja e parlamentit nuk paraqitet si shprehje e fuqisë së madhe të qeverisë, por vetëm si vendim i rëndë i qeverisë për mbrojtjen e dinjitetit të vet dhe të përgjegjësisë së vet, në lidhje me gjendjet në shoqëri.
Pak mekanikë dhe pak biologji nuk bëjnë keq, kur bisedohet për parlamentarizmin si formë e pushtetit. As pak filologji nuk do tu bëjë dëm atyre që dëshirojnë Kuvendin e vetë shpërndarë, ta kthejnë përsëri në jetë.
Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose para se të merrni përmbajtjen
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.