fbpx

Largimi i Britanisë nga BE-ja, mund të ndajë Evropën dhe të çojë drejt konfliktit

Nenad Zhivanovski

Politika

24.02.20

Прегледи

d-r Nenad Zhivanovski

nenad ziavainovskiBregzit, përkatësisht largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja, pa dyshim ndikon mbi ndërtimin e arkitekturës së re politike në Evropë, me ndarjen e re të zonave interesante në kontinentin e vjetër Historia na mëson se në të kaluarën ndarjet në Evropë, shumë shpesh, kanë çuar drejt konfliktit me përmasa rajonale dhe botërore.

Natën e 31 janarit, kur Britania e Madhe edhe zyrtarisht u largua nga Bashkimi Evropian, pamja para Bing Bengut ishte sureale: në mënyrë euforike kremtohej fundi i anëtarësimit britanik në këtë organizatë, sikur shteti deri në atë ditë ka qenë pjesë e ndonjë robërie kolonizuese ose vilajeti të zymtë, dhe jo anëtare e barabartë e një organizate demokratike në të cilën në mënyrë vullnetare hyn dhe po në mënyrë të njëjtë largohesh nga ky komunitet. Komentet cinike të promovuesit të Bregzit, Najxhel Farazh, në adresë të Brukselit, në stilin e “kush qesh i fundit...”, dhe nga ndonjë flamur të djegur të BE-së nga të pranishmit, paraqisnin vetëm mbështetje të përshtypjes për mos pasjen e sensit, për gjithë ekzibicionizmin populist të parë atë natë.

Edhe pse për mbështetësit e Bregzit, kremtimi ishte edhe “Dita A dhe Z” - dita për fillimin dhe dita për fundin, megjithatë, Bregzit është diçka më tepër nga ajo natë euforike e "dy në një". Pa dyshim, largimi britanik nga BE-ja, ka energji të madhe kumulative për ndikim në raportet ndërkombëtare, e cila do të lirohet gjatë viteve të ardhshme dhe dekadave të ardhshme, duke përkufizuar raportet në Evropë dhe në botë, në drejtim të kornizave, të cilat mund të parashihen që tani.

Në vazhdim vijojnë dhjetë poenta se si do të mund të zhvillohen ato korniza.

Potencialet e BE-së, janë shterur

1. Fuqia e Bregzitit, në tiparet e saj dhe e skicuar mund të kuptohet që tani, edhe pse tendenca në BE është ajo të injorohet ose të minimizohet. Ose, të paktën, për të mos flitet publikisht. Nuk a dyshim se potenciali i Bregzit është edhe me destruktivitet të mundshëm për vetë Bashkimin Evropian; ka analogji të ngjashme me atë që gjendet në BE, pas daljes së Britanisë, me gjendjen në të cilën gjendej aleanca lindore e shteteve socialiste në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar, gjatë çka Britania e Madhe aktuale paraqet alter ego të Polonisë së vitit 1981. Siç në Bllokun lindor kriza me Poloninë ishte paralajmërues i shpërbërjes së bashkësisë së atëhershme të shteteve socialiste, roli i këtillë mund t’i takojë Britanisë së Madhe dhe largimi i saj të jetë paralajmërim për fund të ngjashëm edhe të BE-së. Dallimi është vetëm në teknikën e realizimit të demontimit: në Poloni ishte revolucioni popullor, ndërsa në Britani u arrit në mënyrë demokratike me referendum.

2. Edhe me njohjen sipërfaqësore të historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare, është e qartë se Britania e Madhe, çdo herë ka qenë lakmusi i cili ka treguar në cilin drejtim do të zhvillohen raportet në botë, në të ardhmen. Dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja paraqet lakmus të skuqur, i cili tregon se potenciali i BE-së, s organizatë atraktive në të cilën do të bashkohen shtetet, është shterur.

Britanskoto napustanje na EU moze da ja podeli Evropa i da dovede do konfliktBurim: gruber-logistics.com

3. Është i përhershëm përcaktimi i elitës politike në Britaninë e Madhe se gjithçka është e ndryshueshme vetëm Kurora është e përjetshme, dhe për këto shkaqe vetë Bregzit-i është operacion i planifikuar gjatë dhe seriozisht, me kost - benefitin mirë të kalkuluar, e cila për qëllim përfundimtar ka mbijetesën, stabilitetin dhe zhvillimin e Mbretërisë. Nëse mundësia e tillë ka ekzistuar ende, në kuadër të BE-së, sigurisht se as referendumi nuk do të ishte organizuar, as që do të ishin larguar nga BE-ja. Vetëm naivët ende besojnë se në shtetet e mëdha dhe të fuqishme, lejohet referendum në të cilin rezultati mund tu dëmtojë interesave shtetërore dhe mbijetesës së shtetit. Spanja, dhe ndalimi brutal i të drejtës esenciale të Katalonasve në referendum të deklarohen për pavarësi, nga njëra anë, dhe Zvicra e cila nga disa herë në vit parapëlqen të shpallë deklarim në referendum për çështje pa lidhje, nga ana tjetër, janë fillimi dhe fundi i tregimit për atë se në çfarë demokraci jetojmë.

4. Promotorët kryesorë të Bregzit, Najxhel Farazh dhe Boris Xhonson, përfaqësojnë një politikë egocentrike, që Britania përfundimisht tu kthehet Britanikëve, ngjashëm siç u udhëhoq edhe fushata zgjedhore e Donald Trampit. Si në rastin me Trampin, ku politika e tij hasi në pranim te votuesi i rëndomë, i bardhë, ithtar i vlerave tradicionale krishtere dhe familjare, edhe Bregziti fitoren në referendum e bazon, para së gjithash në votat e anglezëve të bardhë, autoktonë, të cilët në mënyrë tradicionale janë raport autist ndaj pjesës tjetër të Evropës ( për ata gjithçka është "oversea" - matanë detit), me segment ende vital ndaj fuqisë së kolonizimit të Mbretërisë, për dallim nga britanikët - të ardhur, me origjinë emigrante, të cilët ishin për BE. Si rezultat i daljes, do të dobësohen edhe lidhjet me Evropën, përkatësisht ato do të ulen në nivel të interesit të kulluar politik dhe ekonomik, gjatë çka interesat në mënyrë më intensive do të kthehen kah SHBA, Kanadaja, Australia dhe India, si dhe ndaj ish territoreve të kolonizuara, të gjitha sot të bashkuara në Komonuelt-in.

5. Pas lëkundjeve afatshkurtra nga largimi nga BE-ja, do të vijë koha e qetësimit, Londra edhe më tutje do të ngelë qendër kryesore financiare e botës, lidhjet tregtare të cilat jua ofron Trampi do të jenë shumë më profitabile nga ato që i kanë pasur me BE-në, gjatë çka ekonomia britanike si importues më i madh sesa eksportues në tregun e BE-së (në Britaninë e Madhe shiten më tepër automobil gjerman sesa në çdo shtet të BE-së), vendosja e doganave për produktet nga BE-ja do të jenë burim më i madh të ardhurave në buxhet, i cili mungonte, kur shteti ishte anëtar i BE-së. Gjithashtu, Londra si seli globale e bankave dhe shërbimeve financiare edhe më tutje do të mbetet e tillë, kështu që edhe në të ardhmen koncerne të madha industriale nga BE-ja, paratë do t'i deponojnë në Londër, sepse asnjë metropol në BE nuk e ka këtë infrastrukturë financiare, e cila është ndërtuar në Londër me shekuj.

Ndarje e re e Evropës

6. BE-ja, dhe më së shumti Franca dhe Gjermania, do të veprojnë si egoistë, si dashnore e braktisur, sepse për jo lojalitetin e Britanisë së Madhe ndaj BE-së ishin të vetëdijshëm gjatë gjithë kohës nga anëtarësimi i saj, dhe kanë pritur një ditë se do të vijë deri tek lëvizja më radikale – Ishulli të braktisë BE-në. Të mashtruar dhe të lënduar, Francezët do të kujtojnë profecinë e babait të Republikës së tyre të pestë, Sharl De Gol, se Britania në Evropë është Kali i Trojës, për çka asnjëherë nuk guxon të jetë pjesë e bashkësisë. De Gol, dy herë ka vënë veto mbi Britaninë për hyrje në Komunitetin e atëhershëm Ekonomik Evropian. Gjermanët, të bindur se edhe përpos dy luftërave të humbura në shekullin 20, mund të qeverisin me Evropën në të cilën është edhe Britania e Madhe, përsëri do të kuptojnë se nuk mund t’ia hedhin Albionit krenar (Perfidius Albion) qoftë në konstalacione lufte ose në kohë paqësore ( shkrimtari serb Borisllav Pekiq, në mënyrë të perfektë e sqaron rolin anglez në politikën ndërkombëtare). Thënia e famshme e Uinston Çerçilit se Britania nuk ka miq të përhershëm, por vetëm interesa të përhershme, çon drejt dyshimit se Londra ka filluar të mendojë për Bregzit që pas ditës së parë kur Mbretëria është pranuar në BEE në vitin 1973, e vetëdijshme se kjo është vetëm një etapë në ekzistimin e Mbretërisë dhe se do të vijë dita kur nuk do të ketë më interes për anëtarësim në atë organizatë.

7. Pas Bregzit, Britania e Madhe, tërësisht do të kthehet përtej oqeanit kah SHBA-të, duke krijuar koalicion të ri euro - atlantik. Aleanca ndërmjet SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe është mjedis shumë më natyrshëm për ata, sesa aleanca e deritanishme me vendet si Franca dhe Gjermania deri me Bullgarinë, Rumaninë dhe Poloninë. Ekzistojnë shenja se edhe Gjermania përsëri do të përpiqet me “Lebensraum” - in e vet, përsëri të kërkojë lindjen (Drag nach Osten), në aleancën euro - aziatike me Rusinë, duke vënë në jetë idenë e shekullit të kaluar për superioritetin e saj, nëpërmjet bashkimit të teknologjisë gjermane dhe energjensët rus. Diçka që koalicioni euro – atlantik nuk e ka pranuar as në të kaluarën, as tani nuk do ta pranojë. Obstruksionet amerikane të rrjedhës Verore, Jugore dhe rrjedhës më të re Ballkanike janë ilustruese jo vetëm për faktin se nuk do të lejojnë energjensë rus, ndërsa me këtë edhe depërtim politik në Evropë, por edhe të flirt eventual gjerman me Arushën e lindjes.

8. Bregzit, përkatësisht largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja, pa dyshim do të jetë tjegull e rëndësishme në ndërtimin e arkitekturës së re politike në Evropë, me ndarjen e re të zonave interesante në kontinentin e vjetër – ndarja e parë pas rënies së Paktit të Varshavës në vitin 1991. Nëse e konsultojmë Xhorxh Orvel-in, nëpërmjet veprës së tij të të gjitha kohërave dhe jashtë kohore “1984”, dy koalicionet – Oqeania Euro atlantike dhe Euro – aziatike – do të jenë në konflikt të përhershëm. Ngjashëm siç ishin edhe pas Luftës së Dytë Botërore – atëherë Lufta e Ftohtë, ndërsa në të ardhmen Paqja e nxehtë.

9. Bregzit paraqet rrumbullakim të një cikli historik në Evropë, shpresë e re për britanikët, por edhe e shumë pasigurive për pjesën tjetër të Evropës. Ky është fund logjik në situatë kur keni, përkatësisht kur nuk keni interesa të përhershme të përkufizuara.

Bregzit ishte opsioni i vetëm

10. Shumica besojnë se rezultati i ngushtë në referendum me 52 përqind për dalje nga BE-ja dhe 48 përqind për të ngelur në BE, është indikator se ideja për Britaninë në BE, është ende vitale në Ishull dhe se në të ardhmen Londra përsëri do të trokasë në dyert e Brukselit. Prandaj, fundin e këtij shkrimi do ta kisha përfunduar me një pyetje hipotetike: çfarë do të kishte ndodhur nëse rezultatet e referendumit në vitin 2016 do të ishin të kundërta, përkatësisht mbështetësit e Britanisë në BE do të kishin fituar me 52 përqind, përkundër 48 përqind për ata të cilët janë për daljen britanike nga BE-ja?

Dhe me një rezultat të këtillë të supozuar, pakica e madhe prej 48 përqind kundër BE-së, do të thoshte se qeveria në Londër do të duhej të përfaqësojë një politikë të fuqishme sovrane në BE, ndërsa Brukseli do të ishte i detyruar të bëjë kompromise të vazhdueshme dhe të plotësojë kërkesat e Londrës. Situata e cila ishte e pranishme në raportet ndërmjet Londrës dhe Brukselit edhe para referendumit, kur Londra në shumë fusha bënte politikën e saj të pavarur, shpesh në kolizion me atë të Brukselit. Është e njohur se Britania e Madhe nuk iu bashkëngjit Politikës së përbashkët Evropiane të jashtme të sigurisë (për shembull: politika e vizave ju ngeli e pavarur nga sistemi i Shengenit), as ndaj Unionit Evropian monetar (Gjermania e anuloi markën, por jo edhe Britania funtën). Kalërimi i këtillë britanik mbi dy kuaj ( a është njëri kali i Trojës?) krijoi frustrim të madh te anëtaret të tjera të BE-së.

Me rezultatin e këtillë të ngushtë hipotetik, në referendum, sovranët britanikë vetëm do të kishin përforcuar politikën e tyre të pavarur brenda BE-së, ndërsa 52 përqindët për BE nuk do të kishin potencialin për revitalizim të proceseve integrative të Ishullit ndaj BE-së. BE do të fillonte të ngjasojë si Jugosllavia nga fundi i viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar ( secenionistë përkundër unitaristë), agonia vetëm se do të kishte vazhduar, deri në një referendum të ardhshëm, të ri dhe Bregzit me shumë më tepër përqindje se ato aktualet 52 përqind, për largim nga BE-ja.

Kush e njeh politikën britanike, e ka të qartë se për britanikët, Bregziti paraqiste opsionin e vetëm të mundshëm, para ri komponimit të ri të gjeopolitikës botërore, me revitalizimin e Rusisë, Kinës në ekspansion, SHBA-ve izoluese dhe BE-së, së dobët. Nëse është ashtu, përkatësisht nëse është dashur të ndodhë Bregzit, britanikët, si racional dhe llogaridhënës, kanë vendosur sa më parë të përfundojnë me atë dhe të ardhmen e Mbretërisë së tyre të mund ta projektojnë të paktën për gjysme shekullin e ardhshëm dhe të pozicionohen në anën fituese ose humbëse. Të jenë në aleancë të fuqishme me të cilën më lehtë do të mund tu përgjigjen edhe sfidave të tyre të brendshme siç janë secesionizmi në Irlandën Veriore dhe Skoci.

Këtu është edhe dallimi ndërmjet shtetasve britanik dhe politikanëve dhe burokratëve evropianë. A ekziston ndonjë lider evropian i cili tani ka vizion të qartë se si do të jetë BE-ja për pesëdhjetë vjet? Dhe nëse ka, në parashikimet e këtilla, zakonisht, BE-ja mungon.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose para se të merrni përmbajtjen
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Nenad Zhivanovski

Nenad Zhivanovski është një gazetar i pavarur nga Shkupi, që jeton në Londër. Ai ka shumë vite përvojë në gazetari, duke bashkëpunuar me media nga Maqedonia, Bullgaria, Kroacia, Serbia, Norvegjia dhe Gjermania. Ai ka kryer studimet në gazetari dhe menaxhim biznesi, ka magjistruar në studimet evropiane dhe ka doktoruar në gjuhësi të përgjithshme dhe krahasuese me temën e disertacionit Gjuha e urrejtjes në diskursin politik në media. Ai është autor i librit "Disa aspekte të krizës kosovare - Kosova midis miteve historike dhe problemi real evropian", botuar në Gjermani në gjuhën angleze, pastaj librit "Gjuha e urrejtjes", botuar në anglisht dhe bullgarisht, dhe "Gjuha e urrejtjes - rishikimi dhe hulumtimi teorik i Bullgarisë në mediat maqedonase”, botuar në gjuhën maqedonase. Fokusi i tij me interes akademik janë normat në diskursin e ri politik, gjeopolitikën e Ballkanit, fuqitë e mëdha dhe marrëdhëniet bashkëkohore midis popujve të Ballkanit.