Kristijan Fidanovski
E vetmja mënyrë që tabori i legalizimit të arrijë te shumica e qytetarëve është ti bind se ndalesa e kanabisit nuk është vetëm moralisht dhe për nga ana logjistike e pa shpagueshme, por edhe kundër-produktive. Për dallim nga ndalesa, legalizimi i kanabisit në mënyrë të konsiderueshme e zvogëlon atraktivitetin e tij, por edhe potencialin për varësi dhe efekte të dëmshme.
Te ne, politikat (policies) gjithmonë kanë qenë kryesisht nën hije të politikës (politics). Për fat të mirë, këto dy gjera ndonjë herë shkojnë bashkë. Skandali i paradokohshëm rreth furnizimit joligjor të vajit të kanabisit të tani deputetit në dorëheqje, Pavle Bogoevski, na shtyri që të pyetemi si shoqëri: a ka bërë me të vërtetë Bogoevski gabim? Dhe nëse ligji thotë se ka bërë, a duhet të ndryshojë të ai? Si shumë herë paraprakisht, skandali i një politikani me ditë pa nevojë e okuponte diskursin publik, që mandej politika – tërësisht rastësisht – të nxisë debat për politikat.
Për pjesën më të madhe të qytetarëve, legalizimi potencial i kanabisit është politikë e parëndësishme. Prapëseprapë, duka pasur parasysh se tanimë paralajmërohet propozim-ligj për zbatim të politikës së këtillë, debati i ardhshëm publik do të jetë tregues interesant për aftësitë për argumentim të të dy opsioneve më të mëdha politike. Rezultati nga ai debat me siguri do të jetë i pa rëndësishëm: Deputetit në pushtet (nëse e kanë ashtu ndërmend) do të votojnë “pro”, madje edhe nëse shumica e qytetarëve në shoqërinë tonë konservatore mbeten “kundër”. Mirëpo, gjërat mbeten shumë më interesante nëse pajtohemi se legalizimi i kanabisit është çështje anësore shoqërore, dhe pikërisht për këtë shkak nëse e shfrytëzojmë si test prove për elitat tona politike.
Për ta kalojë atë test, koalicioni qeverisës do të duhet të dëshmojë se është e aftë të ndërtojë argumentim gjithëpërfshirës progresiv për një nga kauzat më tipike progresive në botën. Me fjalë të tjera, do të duhet të shkohet më larg nga logjika përtace “liridashëse” se është natyrshëm që qeveria të angazhohet për liri të pakufizuara dhe ta promovojë edhe lirinë për të pirë një xhoint duke mos bart pasoja. Opozita, ndërkaq, do të duhet të sqarojë se përse do të kishte qenë i keq legalizimi i kanabisit për përdorim personal, e jo se përse është i keq vetë kanabisi. Frikësimet e turpshme për efektet negative nga përdorimi i mjeteve narkotike në mënyrë të plotë e humbasin. Me siguri tanimë e dinim se drogat janë të dëmshme (pa marrë parasysh se disa më tepër e disa më pak) – parashtrohet pyetja se çka do të ndryshonte me legalizimin e tyre?
Legalizimi i kanabisit pa marrë parasysh se është i dëmshëm, ose legalizimi i kanabisit sepse është i dëmshëm?
Në debatin për legalizimin e kanabisit, logjika “liridashëse” e arsyetuar më lartë i shtyn ata që janë pro-legalizimit që të shërbehen m argumente të cilat në esencë nuk kanë lidhje me kanabisin. Deri tani, argumentimi për me shpesh rrotullohet rreth vlerësimit strikte vlerësuese se është “gjynah” të shkohet në burg për pirje të xhointit. Shpesh herë mund të dëgjohen edhe dy argumente. E para, legalizimi i kanabisit do të duhej ta përmirësojë punën e policisë, sepse policët të cilët deri tani kanë “gjuajtur” (ose së paku do të duhej të gjuajnë) përdorues të marihuanës do të mund ta ri-orientojnë vëmendjen ndaj veprave më serioze kriminale. E dyta, legalizimi i përdorimit tanimë ekzistues i kanabisit – askush nuk beson se ndalesa e marihuanës se askush nuk e konsumon – do ti sjellë shtetit (dhe me atë edhe të gjithë neve) tatime të rregullta si për çdo prodhim tjetër në tregun.
Çdonjëri nga këto tre argumentet është tërësisht valid, ndërsa prapëseprapë asnjë prej tyre nuk ka gjasa më të mëdha të zhbind dikë i cili është kundër legalizimit të kanabisit. Jo për shkak se ato argumente janë tejet të ndërlikuara për taborin anti-legalizimit, por për shkakun e thjeshtë që asnjë prej tyre nuk e përfshin faktin e pa kontestueshëm se kanabisi – pa dallim të asaj se a është legal apo jo - është i dëmshëm. Argumentet të cilat apelojnë për humanitet (të mos lejohet tinejxher që një herë ka provuar xhoint të burgoset), ose të tillë që fokusohen në pasojat e tërthorta siç është zvogëlimi i vëllimit të punës së policisë ose rritje të të ardhurave nga tatimi, mund të tingëllojnë lehtë si lyerje e syve (gënjeshtra të vogla) që i bëjnë legalizuesit. Përshtypjen të cilin e marrin njerëzit më pak të informuar është se disa hipikë të ri, në esencë, shpikin argumente (“prej ku tani ju kujtua kjo me policët dhe tatimet”) vetëm e vetëm për ta kënaqur hedonizmin e vet naiv.
Mënyra e vetme që tabori i legalizuesve të depërtojë deri te shumica e qytetarëve është që ti bind se kriminalizimi i kanabisit nuk është vetëm jo moral ose për nga financiare dhe logjike e pa shpagushme, por edhe kundër produktive. Me fjalë të tjera, është tejet e nevojshme të konkludohet se legalizimi dhe kriminalizimi i kanabisit janë politika të kundërta të cilat kanë një qëllim të njëjtë: zvogëlimin e përdorimit të tij. Në shikim të parë, hapi i tillë nuk do të kishte qenë jo-logjik, e edhe shumë më pak i popullarizuar. Duket se nëse dëshiron kundër diçkaje duhet ta ndalosh e jo ta lejosh? Dhe me siguri se ata që luftojnë për legalizimin e kanabisit do të shpresonin për pika politike te ata që e konsumojmë, e jo te ata të cilët nuk do ta konsumojnë? Pa marrë parasysh se në shikim të parë duket jologjike, qasja e tillë është e vetmja mënyrë për tu siguruar përkrahja e shumicës së qytetarëve për legalizimin e kanabisit, e njëkohësisht është qasja e vetme e drejtë për një qeveri e cila i jep përparësi shëndetit publik, e jo pompimit të rejtingut të rinia urbane.
Kanabisi nuk është kokainë, por prapëseprapë është i dëmshëm
Gjithsesi, të pranohet se kanabisi është i dëmshëm nuk do të thotë që të pranohet deminizimi i kësaj droge në qarqet konservatore. Marihuana është tejet më pak e dëmshme nga alkooli, si dhe nga shumica e drogave të tjera. Edhe pse ekzistojnë studime të cilat e ndërlidhin përdorimin e kanabisit me paraqitjen e psikozës së probabilitetit të shtuar të sjelljes së dhunshme. Mirëpo, këto raste janë gjithmonë endogjene: vështirë është të dëshmohet nëse paraqitjet devijante kanë qenë të shkaktuara nga përdorimi i marihuanës ose, ndërkaq, janë krijuar për shkak të gjendjes së rënduar mendore, e cila gjithsesi do të kishte rezultuar me sjellje devijante madje edhe në raste të mos përdorimit të marihuanës. Mirëpo, madje në mënyrë edhe më optimiste të supozohet se marihuana nuk ka paraqitur faktor përkeqësimi gjatë asnjë nga këto rezultate negative afatgjata, mbetet fakti se çdo përdorim i saj intensiv ka efekte afatshkurtra. Madje, as ithtari më i madh i legalizimit të saj, për shembull, nuk do të kishte dashur të vozitet nga një person nën ndikimin e saj intensiv. Në mënyrë shtesë, këto efekte afatshkurtra shpesh nuk lënë efekte të përhershme shëndetësore mbi konsumuesin, por patjetër ndikojnë negativisht mbi produktivitetin në vendin e punës. Prandaj, pa marrë parasysh se sa është manipuluese kur politikanët konservatorë e vendosin marihuanë në të njëjtën shportë me të gjitha mjetet e tjera narkotike, mbetet fakti se të gjitha drogat - pavarësisht shkallës së ndryshme të rrezikut - janë të dëmshme deri në një masë të caktuar.
Legalizimi = përdorim më i vogël + më pak varësi + më pak efekte të dëmshme
Konkluzioni i këtillë e vë luftën për legalizim të kanabisit në perspektivë tërësisht të re. Detyra e aktivistit progresiv nuk është të dëshmojë se kanabisi nuk është i dëmshëm, por të sqarojë përse duhet të legalizohet një substancë e dëmshme – pa marrë parasysh nëse ajo është kanabisi, LSD, e madje edhe heroini – është mekanizëm më i mirë për ballafaqimin me të se sa kriminalizimi i saj. Dekriminalizimi i kanabisit në vitin 2001 në Portugali – vendi i cili konsiderohet si një nga pionierët në politikën e këtillë – definitivisht nuk ka qenë e motivuar nga dëshira që tinejxherëve tu mundësohet të pinë rehat xhoint. Përkundrazi, Portugalia ka vendosur që ti dekriminalizojë të gjitha drogat (për përdorim personal) si masë për ballafaqim me pandeminë e atëhershme nacionale të varësisë. Domethënë, kanabisi nuk ka qenë i dekriminalizuar sepse ka qenë i ndarë nga llojet e tjera të mjeteve narkotike, por pikërisht për shkak se ka qenë i numëruar bashkë me ato. Pothuajse dy decenie më vonë, Portugalia shënon një nga shkallët më të ulëta të varësisë në Evropë. Ekzistojnë tre shkaqe – të njohura si “AAA” – se përse storia e Portugalisë është e suksesshme.
“А” e parë (attractiveness – tërheqje, atraktivitet) ka të bëjë me efektin e dekriminalizimit të kanabisit mbi atraktivitetin e tij. Ky efekt, në thelb është variacion i fenomenit biblik të “frutit të ndaluar” ose ideja se e njëjta na duket më atraktive kur është e ndaluar se sa kur është e lejuar. Në vend që ti tërheq ata që deri atëherë kanë pasur drojë nga pasoja ligjore, legalizimi i kanabisit në esencë mund ta kthejë mbrapsht nga përdorimi çdo tinejxher që deri atëherë ka ndjerë presion që ta marrë si një lloj të rebelizmit pikërisht për shkak të asaj se ka qenë i ndaluar.
“А” e dytë (addiction - varësi) nënkupton se nga njerëzit të cilët edhe më tej do të jenë të tërhequr nga kanabisi, një numër i vogël do të bëhen të varur. Gjithsesi kjo “А” e dytë ka të bëjë më tepër me drogat e rënda të cilat krijojnë varësi fizike, ndërsa te kanabisi është më përkatëse të flitet për “përdorim të tij të rregullt”. Prapëseprapë logjika mbetet e njëjtë: kanabisi i legalizuar do të thotë liri që të flasim hapur për përdorimin e tij me njerëzit rreth nesh, gjë e cila, ndërkaq i shton shanset se më shpejtë do të dallojmë shenja për përdorim tejet të shpeshtë që mandej ta reduktojmë.
Në fund “А” e tretë (adverse effects, efekte të kundërta) është me rëndësi të madhe. Kanabisi i cili është i qasshëm sot mesatarisht është rreth tri herë më i fuqishëm nga kanabisi i cili ka qenë në përdorim vetëm para dy deceniesh. Kanabisi i legalizuar do të thotë prodhimi i tij transparent nga disa kompani të caktuara të autorizuara të cilat do të duhet të garantojnë fuqinë e kanabisit të prodhuar. Përkatësisht, shteti do të mund të vendos limit mbi intensitetin e lejuar të prodhimit dhe t’ua marrë licencën atyre kompanive të cilat atij nuk do ti përmbahen.
Për shkak të këtyre tre arsyeve, legalizimi i kanabisit do të rezultonte me përdorim të tij më të vogël, e jo më të madh. Madje edhe në Portugali, kur konservatorët e demonizuan si parajsë për drogën, në esencë edhe sot e kësaj dite bën përpjekje që ta dekurajojë përdorimin e kanabisit. Në vend të asaj, përdoruesi i dorëzohet komisionit të përbërë nga psikiatër, punëtor social dhe jurist, detyra kryesore e të cilëve është jo ta ndëshkojnë, por ta ç’bindin për përdorimin e mëtejmë. Duke pasur resurset tona të kufizuara, por edhe përvojën me politika të tilla avangarde, për ne kjo prapëseprapë do të kishte qenë zgjidhje joreale dhe do të duhej të shkohet në legalizim të plotë. Mirëpo, madje edhe në rast të legalizimit të plotë, sërish do të kishte ardhur në zvogëlimin e dëshiruar të të tria “A”-të të theksuara, me çka efekti mbi dy “A” të para (attractiveness dhe addiction) do të kishte qenë më i vogël se sa përmes modelit portugez.
Progresiviteti do të thotë ballafaqim me problemet, në vend të ndalimit të tyre
Por për se në përgjithësi i kushtojmë vëmendje aq e madhe kësaj çështjeje se sa problemeve shumë më të mëdha? Përgjigja qëndron në atraktivitetin e temës (respektivisht, kush nuk do të kishte dashur të flet më tepër për drogën se sa për reformat në gjyqësi?), por edhe në mundësinë të cilën ajo e ofron për të kuptuarin të vërtetë të progresivitetit. Çdo ideologji synon ta shpjegojë natyrën e njeriut: progresiviteti thotë njerëzit nuk mund të “disiplinohen”, por të menaxhohen, përkatësisht se ndalesat janë ikje nga problemi. Çështja nuk është nëse kanabisi mund të ç’rrënjoset tërësisht (gjithsesi se nuk mund), e as nëse duhet të luftojmë kundër tij (gjithsesi se duhet). Pyetja është se çka mundemi të bëjmë pasi të pranojmë pasi të pranojmë se gjithmonë do të ketë ndonjë person që do ta konsumojë, njëlloj siç gjithmonë do të ketë, të themi, dikush që do të prostituohet. Ndalimi i asaj që nuk na pëlqen na sjell në situatë të shtirjes së dyfishtë – kundërvajtësit të shtiren se nuk bëjnë asgjë, ndërsa sistemi shtiret se nuk ka shkelës të ligjit. Në vend që tu mundësojë atyre që janë të varur të kërkojnë ndihmë ose tu lejojë punëtoreve seksuale që të paraqesin sulm eventual (duke mos u frikësuar se edhe vetë do të përfundojnë në burg), sistemi thjeshtë mbyll sytë para status kuosë problematike.
Kur do të shohim se legalizimi i kanabisit – ose të cilës do qoftë drogës tjetër – na mundësojnë të luftojmë me problemin, në vend që të gënjehemi se ai do të zhduket në mënyrë magjike, dhe atëherë do të bëhemi progresistë të vërtetë të cilët angazhohen për liri të çdo individi që të hyjë në probleme dhe mandej të dalë nga ato probleme. Legalizimi i kanabisit do të kishte shenjë se me të vërtetë jemi të përgatitur të ndërtojmë shoqëri progresive, e cila një ditë do ti legalizojë edhe të gjitha drogat e tjera. Për shkak se legalizimi nuk do të thotë rrugë më e shpejtë drejt xhointit, por një mënyrë bashkëkohore të luftës me veset, në vend përmes ndalimit të tyre dhe goditjes së murrit me kokë.
Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit.