fbpx

Me zhvillimin e teknologjisë satelitore drejt të dhënave më të lira gjeohapësinore

Politika

14.01.20

Прегледи

Timurlenk Çekoviq

timurlenk cekovic200x250Gjatë muajve dhe viteve të ardhshme, kompanitë që merren me incizime satelitore planifikojnë të vendosin disa qindra satelitë të rinj në orbitë dhe presin të arrijnë “shkallën ditore të freskimit” - fotografi të reja nga pjesë të planetit - të paktën një herë në 24 orë.

Në botë, tani më kohë të gjatë është hapur programi hapësinor për lansimin e satelitëve komercial, ndërsa përdorimi i tyre masiv, komercial, fillon nga viti 2010 e këndej. Teknologjitë e reja gjatë lansimit dhe Мikrosatelitët e reduktojnë koston e tyre. Me qasshmëri më të madhe të teknologjisë satelitore, njerëzit përditë do të mund të ndjekin ndryshime më të mëdha në planet. Të gjitha ato të dhëna gjeo hapësinore do të fitohen nëpërmjet shfrytëzimit të mjeteve të reja gjeo hapësinore dhe teknologjisë më të re. Satelitet do të përdoren për qëllime të ndryshme, nëpërmjet disa do të matet komunikacioni, ndërsa nëpërmjet të disa të tjerëve do të kuptohet vëllimi i deforestimit ose numrit të refugjatëve në kampe të caktuara. 

Historik i shkurtë dhe zhvillim i lansimit hapësinor komercial

Satelitin e parë artificial “Sputnik1” e lansoi Bashkimi Sovjetik në vitin 1957, ndërsa një vit më vonë “Eksplorer1” u bë sateliti i parë artificial i SHBA-ve. Që atëherë, mijëra satelitë janë lansuar në orbitën rreth Tokës. Vendosja e satelitëve gjatë periudhës nga viti 1957 deri në vitin 200 kryesisht kryhej në ndërmjetësim të disa shteteve, si SHBA-të, BRSS, Kina, India dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) Edhe pse zakonisht janë vendosur satelitë ushtarakë për shkak të “Luftës së ftohtë”, fluturimet komerciale, i kanë sjellë përfitime më së shumti Rusisë, e cila kishte ofertën më të mirë dhe më të lirë. Nga viti 2010, me bashkëngjitjen e kompanive private ë lansimin e satelitëve, gjendja ndryshoi nga biznes i shtrenjtë në biznes të lirë hapësinor.

Mbikëqyrja e Tokës me satelitë paraqet 14 përqind të tregut të përgjithshëm të industrisë hapësinore. Sipas Raporti i Morgan Stenli, në rritje është zmadhimi i kërkesës dhe zvogëlimi i shpenzimeve në këtë industri. Raporti parashikon se deri në vitin 2040, të ardhurat e ekonomisë hapësinore globale do të rriten deri në 11,1 bilion dollarë, të udhëhequr nga zhvillimi i internetit dhe pajisjes.

Madje edhe raporti Geobiz 2019 tregon se nga dhjetë pozitat udhëheqëse kryesore në tregun e mbrojtjes, siguria e brendshme, e - qeverisja, infrastruktura dhe të gjitha aktivitetet qeveritare janë në kreun e listës deri në vitin 2020.

Fazë e re e zhvillimit të teknologjisë satelitore

Me lansimin e “Falkon Hevi” në shkurt të vitit 2018, filloi kapitull i ri në fluturimet hapësinore komerciale, në botë. U rrit kapaciteti i bartjes dhe mundësia të çohet ngarkesë e madhe në hapësirë, ndërsa u reduktua lartësia e kostos. Elon Mask dhe firma e tij “Spejs Eks” planifikojnë në orbitë të lansojnë as më shumë as më pak, por 12.000 satelitë, t[ cilët një ditë do të mund të bartin internet te çdo njeri në cilën do pjesë të planetit. Projekti “Starlink” tani më ka filluar, ndërsa në mak dhe në nëntor të vitit 2019, u fillua vendosja e 122 satelitëve të parë për transferimin e internetit super të shpejtë.

Përfundimisht “Spejs Eks” tregoi se teknologjia ka avancuar mjaftueshëm për të mundësuar ndryshime të reja të qasjes në Hapësirë. E njëjta ndodh me ULA (United Launch Alliance) dhe kompaninë “Blu Orixhin” të cilat si kompani private ende marrin pjesë në biznesin ushtarak në Amerikë, por konkurrenca të cilën e imponoi “Falkon Eks” hapi debate serioze në shoqërinë amerikane në lidhje me shpenzimet e industrisë ushtarake dhe investime në projekte të shtrenjta.

Rusia me raketën e saj “Proton” vitet e fundit është me numër të zvogëluar të misioneve për shkak të numrit të madh të parregullsive dhe fatkeqësive. Sipas kësaj, vështirë të ekzistojë ndonjë shtet i cili në të ardhmen e afërt mund t’i bëjë konkurrencë 18 lansimeve të cilat në nivel vjetor i kryen “Falkon 9”. Me bashkëngjitjen e “Falkon Hevi”, “Spejs Eks” u ngjitu në kreun e fluturimeve komerciale hapësinore.

So razvoj na civilnata satelitska tehnologija do poevtini geoprostorni podatociBurimi: beira.pt

Zvogëlimi i çmimit të satelitëve modern dhe shërbime të cilat ofrohen

Me përdorimin më të madh të raketave të cilat janë përdorur më parë, çmimi i lansimit reduktohet, ndërsa me këtë edhe çmimi i lansimit të satelitëve do të duhet të jetë më i lirë. Në vitin 2013 çmimi i lansimit të “Falkon 9” ishte 57 milion dollarë. Ndërkaq që në vitin 2014 “Falkon 9” ishte pothuajse 15 milion euro më i lirë nga çmimi i “Long Marsh 3B” kinez. Kjo shkaktoi rënien e çmimeve për lansim të cilat i Publikoi ESA me programin e saj “Arijana” që të mund t’ju bëjë konkurrencë çmimeve të reja komerciale. Çmimet e zvogëluara e detyruan operatorin satelitor “Eutelsat” të zvogëlojë shpenzimet e veta për 100 milion për mirëmbajtjen e sistemit të tij. E gjithë kjo u realizua me shpenzime më të ulëta të kostos të cilat i vendosi programi “Falkon” ndaj “Spejs Eks”. Edhe pse “Arijana” është projektuar të zvogëlojë shpenzimet në 90 milion euro për lansim, megjithatë edhe kjo nuk mjafton që në mënyrë të suksesshme t’i kundërvihet korrupsionet gjithnjë e më të madh. Rikonstruktimi i programeve hapësinore komerciale është i nevojshëm për faktin se Së shpejti mund të shohim teknologjinë e cila do të mund të lansojë satelitë me çmim më të mirë prej 5 deri në 7 milion dollarë.

Sa më e komplikuar është makineria aq më tepër kushton. Një satelit për ndjekjen e kushteve kohore mund të kushtojë deri në 290 milion dollarë, satelit për spiunazh do të kushtonte edhe 100 milion dollarë shtesë, ndërsa vetë mirëmbajtja kushton shpenzime plotësuese. Sigurisht, shërbimet të cilat mund t’i ofrojë një satelit nuk janë llogaritu, por në nivel vjetor vetëm një kompani telefonie duhet të paguajë rreth 1.5 milion dollarë për shfrytëzimin e satelitit të caktuar. Element tjetër i kostot është vetë lansimi. Kjo mund të kushtojë ndërmjet 10 dhe 400 milion, ndërsa tani më treguam se cilat kompani janë të parat në këtë drejtim dhe janë më të qasshme me çmimet e tyre. Duke e marrë parasysh këtë, satelit teknologjikisht i aftë i cili mund të jetë në funksion për të paktën 15 vjet nga lansimi nuk mund të kushtojë më pak se 50 milion dollarë. Mundësitë më të lira, me më pak afat të kohëzgjatjes, megjithatë mund të përdoreshin gjatë lansimit të satelitit në orbitë me ngarkesë më të vogël dhe këtë e ofrojnë kompanitë si “Planet Labs”. Me të gjithë 149 satelitët “Planet Labs” do të mund të mbikëqyrë çdo centimetër të sipërfaqes së Tokës, diçka të cilën nuk mund ta bëjë asnjë qeveri, madje as qeveria amerikane.

Aritshmëria e teknologjisë në vendet më të varfra

Për prodhimin e këtyre satelitëve nuk duhen shumë para, nevojiten vetëm disa ditë për përpunimin e një sateliti për mbikëqyrje. Secili nga satelitët në vete mban teleskop dhe kamerë të programuar të incizojë pjesë të ndryshme të sipërfaqes së Tokës. Satelit i këtillë mund të mbulojë territor sa Meksika. Në vitin 2017 me raketën e Indisë janë lansuar gjithsej 104 mikro satelitë, me çka është thyer rekordi i vendosur nga Rusia në vitin 2014 me 37 satelitë të lansuar. Sateliti më i madh arriti peshën prej rreth 700 kilogramë. Në muajin dhjetor 2019, mikrosateli me gamë më të gjerë, të cilin e lansoi Kina nga Etiopia, u vendosur në orbitë nga Qendra për Lansimin e Satelitëve “Tajxhuan” në pokrainën veriore Kineze Shansi.

Sipas Agjencisë Nacionale Hapësinore kineze, sateliti, me peshë prej rreth 65 kilogramë edhe me afat të kohëzgjatjes prej dy vjet, mund të grumbullojë të dhëna të rëndësishme për bujqësinë, pylltarinë, ekonominë e ujërave, si dhe për parandalimin dhe zbutjen e pasojave nga katastrofa.

Përpos misioneve të shumta paraprake satelitore, të cilat kanë qenë të përfshira në sistemin e mbikëqyrjes së Tokës, sot 28 satelite operative dhe misione satelitore janë në shërbimin shkencor të NASA-s, në bashkëpunim të ndërsjellë të numrit të madh të shteteve nga e gjithë bota. Satelitet më të njohura dhe instrumente të cilat janë në gjendje operative janë “Lendsat”, “Tera” dhe "Akva". Të njëjtit mund të kombinohen ( për shkak të përputhjes së mirë), që do të thotë të fitohen të dhëna për periudhë prej mbi 40 vjet. Incizimet satelitore dhe produktet nga misioni "Sentinel”, në veçanti nga SAR – sensori, kanë zbatim të madh në detektimin e ndryshimeve të mbulimit të tokës, rritjen dhe gjendjen e vegjetacionit, ndryshimin e popullatës dhe objekteve urbane, ndryshimin e topografisë ( natyrore dhe artificiale), madje edhe për përllogaritjen e deformimeve të shkaktuara për shkaqe tektonike dhe shkaqe të tjera ( tërmete, vullkane, rrëshqitje të tokës dhe ngjashëm).

Në zhvillimin e industrisë dhe shkencës hapësinore civile erdhi deri tek zvogëlimi i shpenzimeve të kostos së satelitëve, ndërsa njëkohësisht teknologjia e këtillë u bë e qasshme edhe për vendet më të varfra. Gjatë viteve të ardhshme në këtë mënyrë do të fitojnë informacione të leverdishme, në të cilat investohet aq shumë në botën e zhvilluar. Në këtë drejtim, dobia e të dhënave satelitore për rajonin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mund të jetë goxha e madhe ( praktikisht përparësi e pa kufizuar) për analizën e pothuajse të gjitha ndryshimeve gjeo hapësinore – kohore.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose para se të merrni përmbajtjen
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.