fbpx

Në BE “lodhje nga zgjerimi”, ndërsa në Maqedoni lodhje nga premtimet boshe të BE-së dhe “Fqinjësia e mirë”

Sveto Toevski

Politika

03.03.21

Прегледи

Sveto Toevski

Sveto Toevski 400x500Në Maqedoni po rritet euroskepticizmi dhe lodhja nga premtimet e parealizuara të Brukselit zyrtar, por edhe rezistenca e maqedonasve për të pranuar parimin e "marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë".

Anëtarësimi i vendeve të reja në Bashkimin Evropian po zhvillohet ngadalë dhe po bllokohet gjithnjë e më shumë: "lodhja nga zgjerimi" u shndërrua në "rezistencë ndaj zgjerimit". Në Maqedoni po rritet euroskepticizmi dhe lodhja nga premtimet e parealizuara të Brukselit zyrtar, por edhe rezistenca e maqedonasve për të pranuar parimin e "marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë", cili në vend që të vendosë bashkëpunim harmonik dhe marrëdhënie ndërshtetërore të respektueshme reciprokisht, po rezulton në mohimin e identitetit maqedonas dhe bllokimin e hapjes së negociatave të përafrimit për anëtarësim në BE.

Franca kryesuese kundër zgjerimit të BE-së

Franca, një nga "lokomotivat shtytëse" të BE-së, ka shprehur rezistencë të vazhdueshme për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Kjo dëshmohet nga konstatimet kryesore të një studimi të ri mbi pikëpamjet e opinionit publik francez, të realizuar nga Fondacioni "Shoqëria e Hapur", botuar këto ditë në portalin e pavarur pan-evropian "Euractive", i specializuar për politikat evropiane. Në këtë raport "Shumica e francezëve janë ende kundër integrimit të Ballkanit në BE" dhe vihet në dukje se më shumë se një në dy francezë kundërshtojnë zgjerimin e BE-së me rajonin e Ballkanit Perëndimor. "Rreth 59% e qytetarëve francezë nuk e shohin mundësinë e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE." Një vit e gjysmë para kësaj ankete të opinionit publik francez, në samitin e liderëve të BE-së, Presidenti francez Makron, duke bllokuar hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë, do të deklaronte: "Ne duhet ta reformojmë Bashkimin përpara se ta zgjerojmë atë. "Pa mohuar mundësinë e zgjerimit të BE-së, ne së pari duhet të ndryshojmë natyrën e zgjerimit të saj, në mënyrë që të bëhet më demokratik."

Por arsyet e kundërshtimit ndaj procesit të zgjerimit të BE-së janë më të thella dhe më të ndërlikuara. Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikës evropiane në Shkollën e Londrës për ekonomi dhe shkenca politike, Spiros Ekonomides (Spyros Economides), në punimin e tij shkencor "Nga lodhja në rezistencë - Zgjerimi i BE-së dhe Ballkani Perëndimor" vë në dukje se në BE ka një "rezistencë ndaj zgjerimit": "Në të kaluarën e afërt, rrëfimi mbi zgjerimin e ardhshëm ishte i dominuar nga 'lodhja prej zgjerimit'.... "Kundërshtimi ndaj zgjerimit tani nuk bazohet më vetëm në nocionin e 'kapacitetit absorbues': ai ndikohet fuqimisht edhe nga fragmentimi dhe shpërbërja e brendshme, si dhe nga paaftësia e vendeve kandidate për të përmbushur kërkesat e procesit të aderimit.“

"Rezistenca ndaj zgjerimit’ minon besueshmërinë e premtimeve të BE-së"

"Lodhja nga zgjerimi është një simptomë e dobësimit të vlerave evropiane" - ky është titulli i studimit kërkimor, në të cilin Vanja Miladineo, Dario Cepo dhe Valentino Petrovic, studiues nga Qendra Kroate për Demokraci dhe Drejtësi "Miko Tripalo" theksojnë se BE-ja me joseriozitetin e tij sa i përket zgjerimit të Ballkani Perëndimor vë në pikëpyetje vlerat themelore mbi të cilat BE-ja është ndërtuar: „...refuzimi për fillimin e negociatave zyrtare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE ... dërgoi një sinjal vendeve kandifate dhe pjesës tjetër të botës, se BE-ja nuk ofron mbështetje, as nuk është serioze në lidhje me procesin e zgjerimit.“

Ulrih Sedelmajer (Ulrich Sedelmeier), profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Shkollën e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca politike, në artikullin e tij shkencor "Zgjerimi: rritja e anëtarësimit, transformimi në ‘do të ishin‘ - anëtarët?" konsideron se vetoja e Makron për hapjen e negociatave të përafrimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë kishte vetëm një qëllim të vetëm - bllokimin e zgjerimit në përgjithësi të vendeve kandidate. Mirëpo, Sedelmeier thekson se edhe vetë vendet kandidate kanë shfaqur "shkallë të ulët demokracie dhe kapacitet të pamjaftueshëm shtetëror dhe aftësi të qeverive të tyre për të miratuar dhe zbatuar politikat në mënyrë efektive", duke shtuar këtu edhe dy pika të tjera, të cilat i referohen veçanërisht Maqedonisë: "... kushtet politike të BE-së kanë prekur çështje shumë të ndjeshme të shtetësisë dhe identitetit kombëtar ... ‘lodhja nga zgjerimi' minon besueshmërinë e BE-së lidhur me premtimet për anëtarësim."

Këto janë kushtet dhe tendencat e reja në aspektin e zgjerimit të BE-së, në të cilat Maqedonia ka pritur që nga viti 2005, duke pritur më kot për të realizuar ëndrrat e saj evropiane. Maqedonia duhet të futë në mënyrë radikale tone të reja në politikën e saj shtetërore të integrimit evropian, duke marrë parasysh "lodhjen" dhe tashmë edhe "rezistencën ndaj zgjerimit të mëtejshëm" të Bashkimit Evropian. Duke vepruar kështu, duhet të kihet parasysh sidomos vetoja e Makron, disponimi i Danimarkës dhe Holandës, vende që mbështetën presidentin francez, por edhe të kihet parasysh se çfarë është disponimi i maqedonasve dhe qytetarëve të tjerë të Maqedonisë për integrimin në BE.

Vo EU Zamor od prosiruvanjeto vo Makedonija zamor od praznite EU vetuvanjaBurimi: standard.rs

"Fqinjësi e mirë" me të cilën "në mënyrë arrogante mohohet gjuha dhe kombi maqedonas"

"Marrëveshja e Prespës" dhe "Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë" me Bullgarinë janë të drejtuara kryesisht kah kërkesat identitare dhe koncesionet nga populli maqedonas, në lidhje me gjuhën, kulturën dhe historinë e tij, në këmbim të marrëveshjes për t'i hapur rrugë integrimit evropian të Maqedonisë, gjë që vetëm fuqizoi disponimin euro-skeptik midis maqedonasve, por edhe midis disa qytetarëve të tjerë në Maqedoni. Shtetësia burimore e popullit maqedonas dhe identiteti i tij etnik, kulturor dhe gjuhësor trajtohen me "Marrëveshjen e Prespës" dhe "Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë" me Bullgarinë në një mënyrë që ngjallë reagime negative jo vetëm në Maqedoni, por edhe nga ekspertë politikë, analistë dhe figura të shquara publike në bashkësinë ndërkombëtare. Nuk është rastësi që Sedelmeier përmend "ndjeshmërinë e lartë ndaj çështjeve të shtetësisë dhe identitetit kombëtar".

Instituti për Politikë Evropiane në Shkup kishte analizuar kushtet bullgare për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në dhe kishte publikuar analizën e tij "Mbi pasojat e mundshme të 'kompromiseve' të mundshme të reja me Bullgarinë", në të cilën analizohen pikëpamjet mbi kornizën negociuese dhe fillimin e negociatave. Lidhur me përmbajtjen e "Memorandumit Shpjegues" nga muaji shtator i vitit të kaluar, të cilin Bullgaria ua dorëzoi vendeve anëtare të BE-së, Instituti shprehet: "... në mënyrë arrogante dhe të drejtpërdrejtë mohohet ekzistenca e kombit dhe gjuhës maqedonase, kërkohet të pranohet interpretimi bullgar i historisë maqedonase, si dhe kërkesa për mohimin e pakicës maqedonase në Bullgari. Është i qartë qëllimi i Bullgarisë për ta kthyer procesin e anëtarësimit në një "inxhinering të kundërt etnik dhe gjuhësor", në ndryshimin e identitetit kombëtar maqedonas. ... ... për të përdorur gjerësisht mundësitë e shumta për bllokimin e procesit ..."

Çështja e zgjerimit është trajtuar gjithashtu edhe nga Ervan Fuere (Erwan Fouere), ish-ambasador i BE-së në Maqedoni. Në një artikull për Qendrën Hulumtuese për Çështje Evropiane (CEPS) me qendër në Bruksel, ai akuzoi BE-në për ndjekjen e një axhende të zgjerimit "në emër të politikës së zgjerimit", duke shtuar: "Qeveria bullgare ka lëshuar një deklaratë ... me kushtet që insiston të plotësojë Republika e Maqedonisë së Veriut para fillimit të negociatave të përafrimit ... Maqedonia e Veriut të pranojë që gjuha e saj ka rrënjë bullgare dhe se "gjuha maqedonase" ose përkatësia etnike nuk kanë ekzistuar para vitit 1944. Kërkohet edhe mohimi i çfarëdo qëndrimi mbi ekzistencën e pakicës maqedonase në Bullgari. Sipas Fueres, çështja e pakicave është bërë më e mprehtë për Bullgarinë, "për shkak të aktgjykimeve të përsëritura të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, të cilat njohin ekzistencën e grupeve të pakicave maqedonase" në territorin e Bullgarisë".

BE-ja nuk është një arbitër në lidhje historinë, gjuhën ose identitetin

Në një përpjekje për të zhbllokuar veton bullgare, Këshilli i Evropës në mesin e muajit dhjetor të vitit të kaluar kishte miratuar projekt-konkluzione, për të filluar negociatat me Maqedoninë. Përmes projekt-konkluzioneve, Këshilli i BE-së i përkujtoi palët për Marrëveshjen e Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, si dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe bëri me dije për rëndësinë e zbatimit të tyre. Këto "Projekt-konkluzione" konstatuan se "këto dy hapa duhet t'i japin fund të gjitha pretendimeve të bazuara në keqinterpretimin e historisë".

Ministri i jashtëm çek Tomash Petrizhek (Tomáš Petříček) dhe ministri i jashtëm sllovak Ivan Korçok (Ivan Korčok) në një artikull autorial me titull "BE-ja nuk duhet të jetë një gjykatës/arbitër për çështjet e historisë" në "EUObserver" theksuan se ata nuk e mbështesin projekt-konkluzionin e Këshillit mbi zgjerimin, sepse "ata ishin detyruar të veprojnë për të parandaluar përfshirjen e zgjerimit në çështje historike, kurse BE-ja të luante rolin e arbitrit". "BE-ja nuk është këtu për të përcaktuar se kush ka të drejtë apo jo në lidhje me çështjet që i referohen historisë, gjuhës ose identitetit. Na duhet një proces i qartë dhe i parashikueshëm i zgjerimit, bazuar në kritere të matshme, angazhime të qarta dhe vullnet politik" - thanë të dy ministrat në artikullin e tyre.

Kritika ndaj procesit të zgjerimit gjithashtu ka shprehur edhe Mihael Martens (Michael Martens) në analizën e tij "Stop zgjerimit të BE-së: çfarë të bëhet me Ballkanin?" botuar në Frankfurter Allgemeine Rundschau. Sipas tij, procesi i zgjerimit është "plot me gracka politike, të cilat kanë pak të bëjnë me angazhimet reformuese të vendeve kandidate": "Zgjerimi i Bashkimit Evropian ka mbaruar tani për tani. ... Për ... Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë - mesazhi është i qartë: nuk vlen më parimi i vjetër se angazhimi në reforma në një çast çon drejt anëtarësimit në BE. Duke shtuar se "askush nuk e ka provuar këtë më qartë sesa Maqedonia e Veriut, e cila me kërkesë të Greqisë madje ndryshoi edhe emrin e vendit, në mënyrë që të mund të fillonte negociatat me BE-në,". Martens vazhdon: "Vetoja greke u pasua nga vetoja franceze dhe madje ajo bullgare, këtë herë për shkak të gjoja historisë dhe gjuhës së vjedhur të maqedonasve sllavë."

Duhen koncepte të reja për marrëdhënie të vërteta fqinjësie me Bullgarinë dhe Greqinë

BE po shfaq "lodhje" për shkak të zgjerimit të mëtejshëm, por edhe Maqedonia është "lodhur" gjithashtu në 16 vitet e fundit për shkak të premtimeve të parealizuara të Brukselit zyrtar se do të hapej procesi i negociatave. Në BE po rritet "rezistenca ndaj zgjerimit", kurse në Maqedoni po rritet numri i atyre qytetarëve, të cilët po fitojnë përshtypjen se BE-ja, në vend që të krijojë kushte të ndershme për zgjerime të reja, ai po largohet nga kandidatët për anëtarësim në familjen evropiane, duke u përpjekur së pari vetë të krijojë një arkitekturë të re të brendshme.

Gjithashtu, marrëveshjet e fqinjësisë së mirë të Maqedonisë me Greqinë dhe Bullgarinë mund të shënojnë fundin e çdo përpjekje të mëtejshme të integrimit evropian të Maqedonisë, nëse nuk plotësohet ndonjë kërkesë e dy vendeve fqinje, qoftë për sa i përket identitetit, historisë, gjuhës dhe shumë të tjerave. Kërkesa të tilla në të ardhmen duhet të pritet që të ketë edhe më shumë, kështu që mospranimi i këtyre kërkesave mund të jetë shkas për veto dhe bllokada të reja evropiane të Maqedonisë. Rezulton se Maqedonia nuk ka asnjë përgjigje ndaj vetove dhe bllokadave të tilla evropiane, për të cilat shtrohet pyetja se si ato mund të kapërcehen, duke ruajtur dinjitetin dhe identitetin e popullit maqedonas.

Pasi që po rezulton se integrimi evropian për Maqedoninë është, të paktën tani për tani, vetëm një "rrotullim sizifi i gurit drejt BE-së", atëherë lind pyetja: si të veprojmë më tej? Nga një garniturë e re udhëheqëse politike, e cili do të dilte nga zgjedhjet e mundshme të parakohshme parlamentare, Maqedonia do të duhet të propozojë koncepte të reja të marrëdhënieve të vërteta të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë dhe Greqinë, mes popullit maqedonas në njërën anë dhe popullit bullgar dhe grek në anën tjetër. Но, воопшто не вакви „добрососедски односи“ какви што се базирани врз двата договора. Hamza Karçiq ,,profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës, në një analizë të titulluar "Anëtarët e BE-së në Ballkan bllokojnë fqinjët e tyre që nuk janë në BE" tregon se në çfarë derexhe janë "marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë" në integrimin evropian : "Politikat obstruksioniste që anëtarët e rinj të BE-së po zbatojnë mbi fqinjët e tyre minojnë idenë e 'vërshimit' të evropianizimit ... Qasja 'bllokoni fqinjin tuaj tani kur mundeni' ekspozoi premtimin e rremë të efektit të 'vërshimit' të evropianizimi rajonal dhe trajtimin gjithnjë e më të padrejtë të pjesës tjetër të vendeve të Ballkanit. "Shtetet e reja anëtare të BE-së po përdorin anëtarësimin e tyre në klub për të përfituar koncesione nga fqinjët e tyre."

Gjithashtu, lind edhe një pyetje: nga këndvështrimi i Maqedonisë, duke pasur parasysh edhe pretendimet se "nuk ekziston gjuhë maqedonase", sa BE-ja respekton „Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian /2012/ C 326/02) , sipas së cilës "Bashkimi kontribuon në ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave të përbashkëta, duke respektuar larminë e kulturave dhe traditave të popujve të Evropës, si dhe identitetet kombëtare të vendeve anëtare ..." dhe "Bashkimi do të respektojnë diversitetin kulturor, fetar dhe gjuhësor"?

Dhe: sa dhe nëse maqedonasit janë të gatshëm të sakrifikojnë vetë-identifikimin e tyre kombëtar maqedonas në këmbim të integrimit në BE, veçanërisht pasi kanë kuptuar se ëndrra evropiane është larg realitetit? Përgjigjet për këto pyetje gjithashtu do të duhet të përfshihen në një politikë të re reformuese shtetërore të Maqedonisë për integrimin evropian.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni
Vini re: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

Sveto Toevski

Sveto Toevski është student doktorature për lingustikë dhe ka përfunduar masterin për shkenca politike, është analist i pavarur politik dhe studiues shumëvjeçar në gjuhësi dhe në shkencat politike.