fbpx

Në vend të një njësie zgjedhore, regjistrim dhe përmirësim i sistemit të Dontit

Kristijan Fidanovski

Politika

06.11.19

Прегледи

Ky tekst është vazhdim i blogut “Përse modeli i një njësie zgjedhore është ide e keqe” të publikuar më 16 tetor të vitit 2019.

Kristijan Fidanovski

Qytetarët duhet të kuptojnë se modeli zgjedhor prapëseprapë është vetëm formulë matematikore, e jo shkop magjik për demokratizim.

Në blogun paraprak ishin prezantuar dy elemente të reprezentimit politik (Numri i njësive zgjedhore dhe Pragu zgjedhor). Në këtë, do të prezantohen dy elementet e mbetura.

Pjesëmarrje e garantuar në Qeverinë e partive pakicë (sipas marrëveshjes së Ohrit)

Nga aspekti etnik, sistemi ynë tanimë është më reprezentativi që mund të jetë – dhe ajo në masë të padëgjuar për një shtet unitar. Kjo aspak nuk është problematike – përkundrazi, përfaqësimi etnik është vendimtar për vitalitetin e demokracisë në shoqërinë tonë multi-etnike. Por, duke e marrë parasysh pjesëmarrjen jo të obligueshme në Qeverinë të së paku një partie shqiptare në pajtim me Marrëveshjen Kornizë, kyç është të shmangen çfarë do qoftë kufizime shtesë gjatë formimit të qeverisë.

Mjafton që të rikujtohemi në zgjedhjet e fundit në vitin 2016 dhe në pazarllëkun që zgjati disa muaj midis BDI-së dhe dy partitë më të mëdha në shtet. Tani paramendoni se si ajo do të dukej nëse në Parlamentin gjendeshin edhe një varg i partive të tjera me nga një-dy mandate të deputetëve – për shembull DOM (Përtëritja demokratike e Maqedonisë ose VMRO – Popullore. Pa marrë parasysh se do të kishin fuqi më të vogël demokratike se BDI (e cila së paku kishte fituar dhjetë deputetë), këto parti, deri në pafundësi ti “shantazhojnë” dy partitë më të mëdha – dhe me atë edhe votuesit e tyre – dhe të kërkojnë kushte të ndryshme dhe privilegje gjatë formimit të qeverisë. Si rrjedhojë, më shumë parti në parlamentin – posaçërisht në një shtet multi-etnik – më së shpeshtua nuk do të thotë më shumë demokraci.

Presidenti i zgjedhur në zgjedhje (në vend se nga deputetët) si kundër baraspeshë e parlamentit.

Fakti që zgjedhim president në zgjedhje është edhe një karakteristikë reprezentative e jashtëzakonshme e sistemit tonë. Deri tani pamë se si modeli i Dontit e lehtëson formimin e koalicioneve qeveritare. Por, çfarë nëse aspak nuk kemi koalicione qeveritare? Mjafton që të rikujtohemi se njëra nga demokracitë më të vjetra bashkëkohore – ajo amerikane – aspak nuk ka kryeministër i cili do të vinte nga parlamenti, por ka president i cili zgjedhet në zgjedhje të veçanta. Përafërsisht si tek ne, me atë që atje presidenti gëzon ingerenca shumë të gjera. Qasja jonë ndaj kësaj çështjeje është tërësisht logjike për kontekstin tonë: në fakt, të gjitha shtetet e tjera post-socialiste në Evropë (përveç se në disa nga shtetet gjysmë-autoritare post sovjetike në të cilat nuk dëshirojmë tu ngjajmë) kanë kryeministër të fuqishëm dhe president të dobët – njëlloj si tek ne. Ashtu si edhe gjatë zgjedhjes së modelit proporcional në vend të atij të shumicës, shtetet post-socialiste druajnë se një president i fuqishëm – i cili, për dallim nga kryeministri, nuk do të kishte qenë i detyruar ti jep llogari parlamentit – do të sundonte në mënyrë më autoritare.

Namesto edna izborna edinica popis i podobruvanje na Dontoviot sistemBurim: nezavisen.mk

Në të njëjtin drejtim, gjithsesi do të sigurohemi edhe se kryeministri nuk do të “shkojë anësh”, e prandaj e ruajmë edhe presidentin si një farë baraspeshe edhe përkundër ingerencave të tija të kufizuara. Droja nga kthyerja në diktaturë me të drejtë na bën aq më të kujdesshëm që me vetëdije e “dënojmë” veten në lajthitje të ndryshme çdo herë kur kryeministri dhe presidenti janë nga parti të ndryshme (si në vitin 2018-19, por edhe mes viteve 2006 dhe 2009). Bashkë me modelin proporcional zgjedhor, mos-ekzistimi i pragut zgjedhor dhe garancia për qeveri multi-etnike, ekzistimi i presidentit të zgjedhur nga populli e bën sistemin tonë edhe më reprezentativ. Kështu edhe duhet të mbetet, por jo edhe me një njësi zgjedhore, e cila do ti maksimizonte vështirësitë tanimë serioze për formimin e koalicionit qeverisës.

Nga parlamente inkluziv deri te koalicione të pa suksesshme qeveritare: leksione nga Italia dhe Gjermania

Ekzistojnë shembuj të shumtë për koalicione midis dy ose më tepër partive të cilat kanë përfunduar me mos-sukses spektakolar. Më i freskët është shembulli është ai i partive Lega dhe Lëvizja me pesë yje në Itali. Në vend katër vite, ky koalicion mezi duroi një vit, duke u shpërbërë më në fund muajin e kaluar. Ky shembull konfirmon se madje edhe një model më pak proporcional se modeli ynë mund të shkaktojë koalicione të parealizueshme. Aq më me rëndësi, rasti italian tregon se koalicionet të ndryshme për nga ana ideologjike jo vetëm që nuk janë efikase, por në esencë nuk janë as reprezentative, edhe pse pikërisht ato duhet ta sjellin reprezentativitetin.

Koalicion më i ndërlikuar qeveritar nga ky – i përbërë nga parti skajshmërisht majtiste dhe skajshmërisht djathtiste – as që mund të paramendohet. Në zgjedhjet e vitit 2018, modeli proporcional solli madje njëmbëdhjetë parti në parlamentin italian. Për tu shmangur skenari në të cilën do të shantazhohet nga parti të ndryshme të imëta me nga disa deputetë, partia fituese Lëvizja me pesë yje ishte e detyruar të koalicionojë me partinë Lega të ranguar në vendin e dytë, sepse vetëm këto dy pari kishin vota të mjaftueshme për të formuar koalicion. Duke e pasur parasysh atë se shumica e premtimeve parazgjedhore të këtyre partive ishin përjashtuese nga njëra-tjetra, çdo njëra pre tyre ishte e detyruar të shlyejë që paku gjysmën e premtimeve të veta dhe ti tradhtojë pritjet e votuesve të vet.

Paramendoni situatë të ngjashme te ne në të cilën LSDM dhe VMRO-DPMNE do të ishin të detyruara të koalicionojnë mes vete. Nëse një rast i tillë arriti të ndodh në Itali pa një njësi zgjedhore, ai do të kishte qenë edhe më i mundur në një njësi zgjedhore, e cila e rrit numrin e partive në parlamentin. Në skenarin e tillë, rezultati do të kishte plotësisht jo-reprezentativ, duke pasur parasysh arë që do të kishte dalë se votuesit e LSDM praktikisht kanë votuar për qeveri me gjysmë të ministrave të VMRO-DPMNE-së, por edhe anasjelltas. Nëse demokracia është sundimi i shumicës – pa dallim se sa është ajo shumicë e madhe – rezultati në të cilin shumica fiton gjendje pothuajse të kundërt nga ajo e dëshiruar, nuk mund të jetë demokratike.

Në esencë, koalicioni i tillë “jo-demokratik” ekziston tanimë vite me radhë, e kjo ndodh në Gjermani me shkallë të lartë zgjedhore prej 5 përqind. Atje, Angela Merkel dhe Unioni Kristijan demokratik (CDU) janë në pushtet tanimë katërmbëdhjetë vite, nga të cilat dhjetë në koalicion me Partinë Socialdemokrate majtiste (SPD). Koalicionimi i tyre është tejet i nevojshëm sepse në parlament ka parti të ndryshme më të vogla, për shkak të të cilës partia fituese nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve për të qenë vetë në pushtet ose me një nga këto parti më të vogla, kështu që është e detyruar të bëjë koalicion me rivalin e vet ideologjik. Nëse te ne ekziston shpresë se përfaqësimi më i madh i partive të vogla në Kuvendin do ta thyejë dominimin e dy partive më të mëdha, Gjermania tregon se modeli proporcional – e ku më një njësi zgjedhore – e sjell pikërisht të kundërtën.

Në Gjermani, jo vet[m që dy parti rrotullohen në pushtet (si te ne), por shumë shpesh ato sundojnë bashkërisht. Koalicioni midis partnerit më të madh (CDU) dhe partnerit më të vogël (SPD) krijon ndjesi se “të gjithë” janë në pushtet dhe vetëm e thellon përshtypjen te qytetarët se jetojnë në elitokraci. Vitet e koalicionimit me CDU, e përgjysmuan rejtingun e SPD, e cila në anketat tanimë ka rënë në vendin e katërt. Në koalicionet e këtilla, partia më e vogël shpesh herë e ndan fajin për mos-sukseset, por jo edhe meritat për sukseset – kryesisht për shkak se nuk e ka pozitën e kryeministrit. Pra kështu, Gjermania praktikisht tanimë nuk ka dy – partizëm (si tek ne), por monopartizëm në të cilin CDU edhe një kohë shumë të gjatë do të mbetet para të gjitha partive të tjera. Siç shihet, më tepër parti në qeveri duket super në letër, por në praktikë jo vetëm që nuk e zbut dominimin e “të mëdhenjve”, por, madje edhe e thellon.

Në vend të një njësie zgjedhore, regjistrim dhe përmirësim të sistemit të Dontit

Fakti që një njësi zgjedhore është ide e keqe nuk do të thotë se modeli i tanishëm është i përkryer. Mirëpo, mos përsosja e tij ka të bëjë me implementimin e keq – jo me vetë konceptin. Gjashtë njësitë tona zgjedhore kanë qenë të krijuara para pothuajse tre dekada dhe që moti nuk e pasqyron ndarjen reale të popullatës: në NJZ 6, për shembull, jetojnë bindshëm më pak votues, por modeli prapëseprapë jep numër të njëjtë të deputetëve njëlloj sikur në pesë njësitë e tjera zgjedhore. Mirëpo, ky problem zgjidhet me realizimin e regjistrimit dhe me ndryshimin e njësive në sajë të rezultateve – jo me ndryshimin e tërë modelit.

A do të thotë mbajtja e sistemit të Dontit se dominimi i dy partive më të mëdha do të vazhdojë? Me siguri po, por nuk ka garanci se kjo do të mbetej njëlloj edhe në një njësi zgjedhore, vetëm me një varg të problemeve të tjera. Nëse partitë më të vogla dëshirojnë ta rrëzojnë “dy-partizmin”, atë do të duhet ta bëjnë me ofertë cilësore zgjedhore, e jo me ndryshimin e rregullave të lojës. Qytetarët, ndërkaq, patjetër duhet të kuptojnë se modeli zgjedhor është prapëseprapë vetëm formulë matematikore, e jo shkop magjik për demokratizim.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose para se ta merrni përmbajtjen.
Vërejte: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Kristijan Fidanovski

Kristijan Fidanovski është studiues në Institutin e Vjenës për Analiza Ekonomike dhe doktorant në politikën sociale në Universitetin e Oksfordit, ku studion politikat për nxitjen e natalitetit në Ballkan dhe në Evropën Lindore. Kristijan ka përfunduar studimet master në shkencat politike dhe studimet për Evropën Lindore në Universitetin Georgetown në Uashington dhe ka diplomuar në të njëjtën fushë në University College London (UCL). Përveç politikave pro-natalitet, fokusi i tij kërkimor përfshin edhe sistemet partiake, proceset e integrimit evropian dhe shëndetin publik. Kristijan është autor i punimeve akademike dhe kolumnave autoriale në gjuhën maqedonase, angleze dhe italiane për dhjetëra publikime vendase dhe ndërkombëtare.